• Speciale për zgjedhjet

Zgjedhjet për mandatin e dhjetë të Parlamentit Islamik dhe zgjedhjet për mandatin e pestë të Këshillit të Ekspertëve të Iranit do të zhvillohen më 26 shkurt 2016.

Zakonisht në çdo zgjedhjeje shumë faktorë luajnë rol në organizimin dhe në rezultatin e tyre, mirëpo aktualisht një çështjeje e cila ushtron ndikim më shumë se faktorët e tjerë në zgjedhjeje dhe tërheq vëmendjen e shumë vendeve, është roli partive politike në procesin e zgjedhjeve. 

Në shumicën e sistemeve politike shtetërore, parlamentet formohen në bazë të zgjedhjeve dhe duke u referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në votën e qytetarëve, mirëpo në disa metoda zgjedhore, partitë politike luajnë rol kryesor në fatin e zgjedhjeve. Një prej karakteristikave të partive politike është organizimi i lëvizjeve mendore dhe intelektuale që sundojnë në shoqëri dhe identifikimi i të menduarit dhe shijeve politike në vështrim ndaj çështjeve politike, shoqërore dhe ekonomike të një vendi. Në një vështrim të përgjithshëm, eksperienca që posedon populli iranian nga partitë politike, kryesisht është një eksperiencë e përcjell me zhvillime të ndryshme. Për këtë arsye, partitë politike nuk kanë një veprimtari shumë të madhe në zgjedhjet në Iran dhe kryesisht veprimtaria e partive politike zhvillohet në mënyrë periodike. Disa parti politike gjithashtu nuk kanë arritur të fitojnë besimin e qytetarëve iranianë deri në atë nivel sa kërkon populli iranian nga veprimtaria partiake dhe ky faktor u bë shkak që të krijohet një sjellje ose veprimtari jashtë partive dhe grupimeve politike ose kandidatët më shumë të paraqiten në mënyrë të pavarur në skenën politike. Ndoshta pikërisht për këtë arsye nuk i është dhënë rëndësia e duhur pozitës së partive në shoqërinë politike dhe në arenën e zgjedhjeve në Iran. Sidoqoftë, Republika Islamike e Iranit në bazë të ligjit për veprimtarinë e partive politike të miratuar në Parlamentin Islamik, partia, organizata, shoqata dhe grupe të tjera politike, konsiderohen në kuadër të subjekteve politike të cilat posedojnë status dhe program të caktuar dhe që janë themeluar nga një grup i personave faktik dhe juridik që besojnë në ideale dhe në një rrugë politike të caktuar. Në shumë vende të botës, partitë gjatë zgjedhjeve duke prezantuar programet e tyre të hartuara para qytetarëve, pas marrjes së votës dhe fitores në zgjedhje, formojnë qeverinë ose Parlamentin dhe marrin timonin e udhëheqjes së vendit dhe qeverisin vendin duke mbikëqyrur njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë larmia e partive politike në disa vende përkufizohet me dy parti kryesore. Në këtë mënyrë qytetarët në zgjedhjeje duke marrë parasysh informimin paraprak dhe njohjen e mjaftueshme të personaliteteve dhe programeve të paraqitura nga partitë politike, i japin votën partisë dhe kandidatëve të preferuar.

Në lidhje me modelin e këtij lloji të sistemeve politike shoqërore të ashtuquajtura dypartiak, mund të përmendet Anglia me dy partitë e saj kryesore, laburiste dhe konservatore ose SHBA-të me dy partitë republikane dhe demokrate. Ashtu siç është zakon edhe në zgjedhjet e Amerikës, partitë politike në një proces të caktuar më parë, për të marrë përqindjen e nevojshme të votës së qytetarëve për kandidatët e tyre, i prezantojnë ata para publikut gjatë fushatës elektorale për tu vlerësuar me anë të sondazheve dhe në bazë të standardeve dhe kritereve të tjera dhe në fund pas fushatës elektorale dhe konkurrencës mes kandidatëve të dy partive të cilët luajnë rol themelor në formimin e organeve qeverisëse, përcaktohen kandidatët më të dalluar. Krahasimi i metodave të ndryshme të veprimtarisë partiake tregon se përkundër sistemeve dypartiake, në sistemet në të cilat ekziston një larmi më e madhe partiake, zhvillohet një konkurrencë më e madhe elektorale. Kjo është për arsye se përveç larmisë së madhe të shijeve dhe mendimeve, ekziston edhe një aspekt më i madh konkurrues në krahasim me sistemet dypartiake dhe kjo konkurrencë mund të luajë rol të madh në krijimin e motivit më të madh për pjesëmarrjen e përgjithshme të qytetarëve në procesin e zgjedhjeve. Natyrisht se eksperienca ka dëshmuar se niveli i suksesit të sistemeve partiake dallon nga një shoqëri në shoqërinë tjetër dhe mund të ndodhë që modeli i dypartiak i cili u është përgjigjur më mirë nevojave të shoqërive në perëndim, të mos jetë i suksesshëm në vendet e tjera dhe të mos pranohet nga qytetarët e vendeve të ndryshme. Në disa vendeve të botës, partitë politike në mënyrë të drejtpërdrejtë sjellin në pushtet qeverinë dhe Parlamentin. Ky model gjithnjë shoqërohet me rrezikun e varësisë së qeverisë nga prirjet e partive politike si dhe me rrezikun e fenomenit të të ashtuquajtur “qeverizimi” ose “pushtetizimi” i një partie të caktuar politike. Kjo bëhet shkak që partia politika të neglizhojë detyra të ndryshme si mbikëqyrjen mbi qeverinë. Këto parti në raste të tilla, objektiv kryesor të veprimtarisë së tyre e caktojnë arritjen në pushtet dhe në veprim, ide të tilla mund të shndërrohen në shkatërrimin e procesit të lirë të zgjedhjeve. Kjo është për arsye se kushti kryesor është ardhja në pushtet nëpërmjet votës së qytetarëve dhe në kushte të një konkurrence të shëndoshë dhe në një formë plotësisht të ligjshme. Metoda e zgjedhjeve partiake sidoqoftë varët nga zhvillimi i veprimtarive partiake, si dhe nga fusha e kompetencave të partive në shoqëri duke marrë parasysh funksionin e partive. Mirëpo në disa vende ekziston një bashkim mes partive dhe subjekteve politike të pavarura që zgjedhja mes tyre me votën e popullit, varët nga niveli i besimit ndaj tyre. Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe theksimit në veprimtarinë partiake nga disa personalitete të Revolucionit si Ajetullah Dr. Beheshti i cili themeloi Partinë Republika Islamike, si dhe me ardhjen në pushtet të qeverisë reformatore në Iran, përkrah përkushtimit ndaj zhvillimit politik dhe shoqërisë qytetare, pluralizmi partiak si një nevojë shoqërore është ndjekur si një çështjeje e rëndësishme në shoqërinë iraniane. Në këtë proces disa personalitete politike me ide të llojllojshme dhe duke anuar ndaj partive dhe veprimtarisë kolektive, arritën t’i japin një zhvillim të veçantë veprimtarisë së partive dhe subjekteve politike. Disa parti gjithashtu deri diku arritën të fitojnë një besim të vazhdueshëm tek shtresat e ndryshme të shoqërisë dhe në një farë mënyrë të vendosin një marrëdhënie me qytetarët në bazë të ideve dhe të menduarit politik. Ekspertët besojnë se themelimi i disa partive politike përkrah zgjerimit të veprimtarisë së disa partive ekzistuese në shoqëri, është bërë shkak që të shtohet edhe më shumë konkurrenca mes partive politike.

Megjithëkëtë, shumë subjekte dhe grupime politike në Iran deklarojnë ekzistimin e tyre njëkohësisht me organizimin e zgjedhjeve dhe veprimtarinë e tyre politike e zhvillojnë në formë periodike. Ndërkohë që ekzistojnë edhe parti dhe subjekte politike që gradualisht për shumë vite kanë identifikuar objektivat dhe idetë e tyre politike dhe luajnë një rol më të dalluar në procesin e zgjedhjeve. Aktualisht një grup i partive politike në Iran veprojnë në kuadër të lëvizjes së quajtur “Konservatorët” dhe në kuadër të lëvizjes tjetër të quajtur “Reformatorët” dhe në këtë mënyrë zhvillojnë rivalitetin e tyre partiak dhe fushatën elektorale në Iran. Këto dy lëvizje kryesore janë subjektet kryesore partiake politike dhe janë të njëjta nga aspekti i parimeve dhe bazave të bindjeve ndaj sistemit shtetëror si dhe nga aspekti i respektimit të standardeve dhe idealeve të Revolucionit Islamik dhe kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit. Mirëpo këto dy lëvizje kanë dallime në vështrimin e tyre ndaj strategjive politike, ekonomike dhe shoqërore. Prandaj, të gjitha partitë politike në Iran e obligojnë veten për të respektuar këtë parim të përgjithshëm. Identiteti i partive politike në Iran mund të vlerësohet në bazë të pikëpamjeve dhe qëndrimeve të tyre në vështrimin ndaj çështjeve të shoqërisë, si dhe në politikën e jashtme. Disa parti politike në Iran si “Fronti i Ndjekësve të Linjës së Imam Khomeinit (ra) dhe të Liderit” është një koalicion i formuar nga 17 subjekte dhe grupe të vogla politike të njohura me emrin konservatorë. Disa parti të tjera politike kanë një histori më të gjatë si partia “Moalefe Islami” e cila është formuar disa vite para fitores së Revolucionit Islamik në Iran, ka zhvilluar një veprimtari të ngjeshur edhe gjatë regjimit mbretëror si dhe ka zhvilluar veprimtarinë e saj edhe pas Revolucionit Islamik dhe ende është aktive. Ekzistojnë edhe subjekte të tjera politike si “Shoqëria e Klerikëve Luftëtarë” e cila është formuar në kulmin e zhvillimeve të Revolucionit Islamik dhe me përpjekjet e disa personaliteteve të dalluara fetare si Ajetullah Beheshti, Ajetullah Motahari, Ajetullah Bahonar, Ajetullah Mofateh dhe Ajetullah Hashemi Rafsanxhani. Një grupim tjetër politikë është edhe “Fronti i Qëndresës së Revolucionit Islamik” i cili u formua rreth katër vite më parë nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar të ish-presidentit iranian Dr. Mahmud Ahmedinezhad dhe e konsideron veten të lidhur me frontin e bashkuar të konservatorëve. Në Iran kanë ekzistuar edhe disa subjekte të tjera politike si “Fronti i Pjesëmarrjes” i cili u formua në rrethanat para organizimit të zgjedhjeve të shtata presidenciale në Iran. Ky subjekt politik pas zgjedhjeve të dhjeta presidenciale dhe pas komploteve të vitit 2009, u shua dhe vazhdimi i veprimtarisë së këtij subjekti politik u shpall i paligjshëm. Në Iran ekzistojnë edhe parti të tjera politike si “Partia Moderatore për Progres” dhe Partia e Rikonstruktimit dhe zhvillojnë veprimtarinë e tyre në këto zgjedhje. Përkrahë këtyre partive politike ekzistojnë edhe subjekte të tjera politike të pavarura nga lëvizjet e mëdha dhe veprojnë me emra të ndryshëm.

Sidoqoftë çdo parti politike e cila merr pjesë në zgjedhjeje, ka një varg programesh dhe qëllime të caktuara. Gjatë periudhës së zgjedhjeve, partitë dhe lëvizjet politike në përputhje me pozitën dhe kredibilitetin e tyre politik, paraqesin programet dhe listën e kandidatëve të tyre që janë konfirmuar në mënyrë që të fitojnë një numër sa më të madh të votave të qytetarëve për listat e tyre të prezantuara në zonat zgjedhore dhe të fitojnë më shumë vende në Parlamentin Islamik të Iranit. Prandaj në mënyrë të zakonshme, ekziston një lidhje dhe marrëdhënie e afërt mes zgjedhjeve dhe partive politike, për arsye se partitë politike kanë rol të madh në mobilizimin dhe drejtimin e qytetarëve drejt kutive të votimit dhe në prezantimin e kandidatëve zgjedhor. Prania e partive të ndryshme politike me programe të ndryshme, mund të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel të gjerë në procesin e zgjedhjeve. Qytetarët me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje luajnë rolin e tyre në procesin e formimit të institucioneve politike të vendit dhe në këtë mënyrë manifestojnë pjesëmarrjen në qeverisjen e vendit dhe ndjejnë përgjegjësi në lidhje me përcaktimin e fatit të vendit të tyre.

Tags

Feb 24, 2016 10:44 CET
Komente