• Speciale për zgjedhjet

Në mandatin e dhjetë Parlamenti Islamik i Iranit duke marrë parasysh rrethanat e krijuara me fillimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, duhet të marrë hapa më të sigurta drejt së ardhmes dhe njëkohësisht duhet të jetë i kujdesshëm që armiqtë të mos keqshfrytëzojnë pikat e dobëta të marrëveshjes bërthamore.

Parlamenti në mandatin e dhjetë pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Një prej përgjegjësive të Parlamentit Islamik në mandatin e nëntë ishte miratimi dhe ratifikimi i dokumentit të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, ndërsa në mandatin e dhjetë Parlamenti Islamik i Iranit duke marrë parasysh rrethanat e krijuara me fillimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, duhet të marrë hapa më të sigurta drejt së ardhmes dhe njëkohësisht duhet të jetë i kujdesshëm që armiqtë të mos keqshfrytëzojnë pikat e dobëta të marrëveshjes bërthamore. Mirëpo, Parlamenti Islamik në mandatin e dhjetë si mund të bëjë hapat e nevojshme në këtë drejtim?  

Hyrja në periudhën pas heqjes së sanksioneve tani është bërë njëkohësisht me fillimin e mandatit të ri të Parlamentit. Parlamenti në mandatin e ri të cilin do të fillojë pas zgjedhjeve të 26 shkurtit, gjegjësisht në verën e këtij viti, do të jetë mbrojtës i parimeve të cilat konsiderohen pjesë e vijave të kuqe të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Parlamenti është institucioni ligjvënës dhe mbështetës i Këshillit Ekzekutiv (qeverisë), prandaj për këtë arsye do të bëjë përpjekje që të largojë kërcënimet nga ambienti rreth sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Sukseset pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore për Iranin konsiderohen një sukses dhe një rast i çmuar. Ashtu siç ka saktësuar shumë herë në fjalimet e tij presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ky rast duhet të shfrytëzohet në maksimum dhe në mënyrën më të mirë. Njëkohësisht me këtë institucionet shtetërore gjithashtu duhet të jenë vigjilente edhe kundrejt përpjekjeve të armiqve për të depërtuar në Iran. Në lidhje me këtë, Parlamenti Islamik me kompetencat që ka duhet të mbyllë rrugët e armiqve për veprime të mundshme kundër Iranit në sfera të ndryshme. Në sferën e brendshme, gjithashtu, armiqtë e sistemit të Republikës Islamike padyshim se do të bëjnë përpjekje që duke krijuar lëvizje dypolëshe mes forcave revolucionare, të godasin nga brenda unitetin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Prandaj goditja e Parlamentit gjithashtu është një prej programeve të rëndësishme të armiqve kundër institucioneve të rëndësishme shtetërore të Iranit. Paraqitja e çështjeve devijuese nga disa senatorë amerikanë në lidhje me kërkesën e tyre për të vizituar Iranin në kohën e zgjedhjeve si vëzhgues mbi procesin e zgjedhjeve, janë pjesë e skenarëve për të krijuar përçarje mes subjekteve politike gjatë procesit të zgjedhjeve. Natyrisht edhe para kësaj, polemikat që janë zhvilluar gjatë procesit të shqyrtimit të tekstit të marrëveshjes bërthamore në Parlamentin Islamik të Iranit, kanë qenë në qendër të vëmendjes së shumë qarqeve politike dhe mediale të perëndimit, për arsye se ata kanë bërë llogaritje të veçanta mbi mosmarrëveshjet dhe konfliktet e brendshme në këtë drejtim brenda në Iran. E vetmja rrugë për tu përballur me këtë strategji të rrezikshme dhe për të mbyllur rrugën e depërtimit të armiqve në këtë drejtim, është bashkimi rreth boshtit të interesave të sistemit të Republikës Islamike, si dhe njohja e natyrës së qëllimeve të armiqve të Revolucionit. Kjo çështjeje në sferën e politikës së jashtme dhe në periudhën pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka rëndësi të madhe. Një prej strategjive të Amerikës në nivel rajonal dhe ndërkombëtar është paraqitja e parimeve dhe standardeve të Republikës Islamike të Iranit si parime të ndryshueshme në arenën ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, një prej qëllimeve të Amerikës në këtë drejtim është paraqitja e parimeve kryesore të politikës së jashtme të Iranit si parime që mund të ndryshohen në mënyrë që të pretendojë para vendeve të tjera të botës se edhe Republika Islamike e Iranit mund të tregohet elastike në bazë të qëllimeve të preferuara të Uashingtonit.

Strategji tjetër e Amerikës në këtë drejtim është krijimi i mosbesimit në fushën e sigurisë në marrëdhëniet e Iranit dhe të vendeve të rajonit. Si për shembull mund të përmendet politikat provokuese të disa vendeve të rajonit që janë në harmoni me Amerikën si Arabia Saudite e cila pas arritjes së marrëveshjes bërthamore po ndjek një politikë të palogjikshme kundrejt Iranit. Këto çështjeje aq sa konsiderohen sfidë për aparatin e politikës së jashtme të Iranit, konsiderohen sfide edhe për Parlamentin Islamik dhe kanë ndjeshmëri të madhe. Prandaj, Parlamenti në mandatin e dhjetë të tij do të përballet me këtë përgjegjësi më shumë se sa në mandatin e kaluar. Kjo është për arsye se qëllimi i lëvizjeve të armiqve është dobësimi i rolit të Iranit në zhvillimet e sigurisë në rajon nga njëra anë dhe prishja e sigurisë në nivel rajonal nga ana tjetër. Nga aspekti ekonomik, gjithashtu roli i Parlamentit në mandatin e dhjetë duke marrë parasysh rrethanat e reja që janë krijuar pas heqjes së sanksioneve, ka rëndësi të madhe. Parlamenti Islamik në mandatin e dhjetë do të fillojë punën në kohën kur qeveria ka filluar zbatimin e programit të gjashtë për zhvillim me qasje në ekonominë rezistente dhe natyrisht se suksesi në zbatimin e këtij programi dhe çuarja përpara e qëllimeve të ekonomisë rezistente, varët nga mbështetja dhe veprimtaria e Parlamentit në mandatin e dhjetë. Qëllimi i Amerikës në sferën e ekonomisë, deri para zbatimit të marrëveshjes bërthamore ishte ky që me presion ekonomik, ta gjunjëzojë Iranin. Mirëpo aktualisht ekonomia e Iranit mbi baza të marrëveshjes bërthamore, është duke shfrytëzuar potencialet faktike të pazbuluara në sferën e ekonomisë dhe industrisë. Me fjalë të tjera, perëndimi ka humbur mundësin për të ushtruar ndikim mbi ekonominë e Iranit nëpërmjet sanksioneve, por megjithëkëtë duke marrë parasysh se veprimet e Amerikës janë të paparashikueshme dhe të pabesueshme, nuk është larg mendjes përsëritja e presioneve të perëndimit me pretekste të ndryshme kundër Iranit. Është e natyrshme që në këto rrethana, duhet pasur përkushtim serioz ndaj çështjes së forcimit të infrastrukturës ekonomike ose të ekonomisë rezistente dhe për tu përballur me ndikimin ekonomik të perëndimit në periudhën pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Mosbesimi ndaj zotimeve dhe politikave të Amerikës nga njëra anë dhe rrethanat në ndryshim e sipër dhe lëkundjet e mëdha ekonomike, janë faktorë të cilët tregojnë se ekonomia nuk duhet të mbështetet vetëm në naftë. Në këtë mënyrë ekonomia e Iranit është në një rrugë që në vend të mbështetjes në naftë është duke shtuar potencialet e prodhimit në sektorët industrial dhe eksportues jonaftor. Në këtë drejtim roli i Parlamentit islamik në mandatin e dhjetë është përcaktues në çuarjen përpara të qëllimeve të ekonomisë rezistente brenda dhe në marrëdhëniet e jashtme. Parlamenti me mbështetjen e tij, përveç mbylljes së rrugëve për depërtimin e armikut, mund ta drejtojë ekonominë e vendit në një rrugë që ajo të jetë fitues i vërtetë në periudhën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe pas heqjes së sanksioneve. Në këtë fushë, Parlamenti me miratimin e projektligjeve dhe amendamenteve në lidhje me programin e gjashtë për zhvillim, mund të zhvillojë potencialet e brendshme dhe kushtet aktuale t'i shndërrojë në një rast për ekonominë e Iranit.

Arritja e këtyre qëllimeve ka krijuar pritje të mëdha nga Parlamenti dhe populli iranian në zgjedhjet e Parlamentit të dhjetë do të votojë duke marrë parasysh programet e kandidatëve të Parlamentit rreth qëllimeve ekonomike dhe politike dhe shoqërore. Në periudhën e heqjes së sanksioneve, reformat ekonomike duhet të jenë në krye të prioriteteve të politikave të qeverisë. Për ndryshe, zhvillimi dhe progresi ekonomik do të bëhet i vështirë. Në këtë mënyrë, edhe nëse realizohet ndonjë zhvillim, ai mund të jetë i përkohshëm dhe kalimtar. Prandaj është e nevojshme që duke shfrytëzuar forcën e re të vendit, duke thithur investimet e huaja, duke zgjeruar veprimtarinë e sektorit privat dhe duke shfrytëzuar teknologjinë moderne, të krijohen kushtet për zhvillim ekonomik afatgjatë brenda vendit. Të gjitha këto programe do të kenë nevojë për plane, për ide dhe për programe të miratuara në Parlament. Ajo që është e sigurt është kjo që për zhvillimin e ekonomisë së Iranit nuk duhet mbështetur vetëm në të ardhurat e mbledhura nga shitja e naftës dhe lirimin e mjeteve monetare të bllokuara jashtë vendit. Në përgjithësi nevojiten tre faktorë të rëndësishëm në ekonominë e Iranit për të arritur në efikasitetin më të madh të kërkuar. Së pari, shfrytëzimi i drejtë i burimeve të të ardhurave naftore; së dyti zbatimi i reformave ekonomike; dhe së treti, zgjerimi i investimeve në sektorët industrial dhe të shërbimeve. Zbatimi i secilit prej këtyre programeve është i pamundur pa mbështetjen e Parlamentit. Nëse Irani për dhjetë vitet e ardhshme do të arrijë një zhvillim 6 deri 8%, duke marrë parasysh se ka një popullsi të re, mund të realizojë këto qëllime duke thithur investimet e huaja dhe duke zgjeruar sektorin privat. Zhvillimet e një viti të kaluar dhe duke marrë parasysh lëkundjet e mëdha në çmimin e naftës, është vërtetuar se nafta nuk mund të jetë një mbështetës stabil për ekonominë. Eksperienca e fituar si rezultat i sanksioneve gjatë disa viteve të fundit në Iran e ka çuar ekonominë e Iranit drejt një drejtimi që ka mbetur prapa në aspektin e realizimit të disa investimeve dhe është bërë shkak që resurset ekonomike në vend që të shkojnë drejt investimit, të shkojnë më shumë drejt konsumimit. Prandaj, prioritet i programit të qeverisë së njëmbëdhjetë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe në zbatimin e programit të gjashtë për zhvillim, është kompensimi i kësaj prapambetje dhe ndërtimi i një baze mbështetëse të sigurt për ekonominë e vendit. Çështje tjetër është se çmimi i naftës është bërë i paparashikueshëm. Me gjendjen aktuale në tregun e naftës nuk mund të pritet që me heqjen e sanksioneve, të ardhurat e naftës të kthehen në periudhën e para sanksioneve. Edhe nëse shtohet eksporti i naftës, përsëri të ardhurat e naftës nuk do të jenë në atë nivel që ekonomia e Iranit të mund të mbështetët tërësisht në ato. Ekonomia e Iranit duhet të përshtasë veten me të ardhura të vogla të naftës dhe kjo çështjeje mund të realizohet vetëm në kohën kur të tregohet përkushtim në investimin e eksportit jonaftor. Nga një anë, ngadalësimi i procesit të investimeve, ka reduktuar potencialin e prodhimit brenda vendit, mirëpo tani pas heqjes së sanksioneve mund të shtohet potenciali i prodhimit, sidomos në prodhimin e mallrave që ekzistojnë kushtet për eksportin e tyre. Me zhvillimin e eksportit jo naftor, mund të largohet ekonomia nga mbështetja në të ardhurat naftore dhe me zhvillimin e sektorëve të tjerë, ekonomi mund të forcohet më shumë përballë lëkundjeve të çmimit të naftës. Çështjeje tjetër është reduktimi i nivelit të inflacionit me ardhjen në pushtet të qeverisë së njëmbëdhjetë në Iran. Në këtë drejtim, mbështetja e Parlamentit luan rol kyç dhe në të ardhmen gjithashtu programi i qeverisë për uljen edhe më shumë të nivelit të inflacionit, ka nevojë për mbështetjen e Parlamentit. Të gjitha këta faktorë tregojnë rëndësinë e zgjedhjen për mandatin e dhjetë të Parlamentit duke marrë parasysh kushtet aktuale në nivel të brendshëm dhe në atë rajonal në periudhën pas marrëveshjes bërthamore dhe pas heqjes së sanksioneve kundër Iranit.

Tags

Feb 24, 2016 10:50 CET
Komente