Në krijimin e një sistemi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe transparent, ekzistojnë një numër i madh faktorësh.

Komponentët politikë, kulturorë, ekonomikë, deri te popullsia dhe territori, po ashtu edhe faktorët historikë dhe kulturorë si traditat shoqërore dhe autoktone si dhe qasje të tilla si mundësia e ndikimit në zgjedhje, janë nga faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë proces. Në Iranin Islamik janë mbajtur disa zgjedhje të shkëlqyera, pas fitores së Revolucionit Islamik. Zgjedhjet konkurruese të Iranit në katër dekadat e fundit kanë kapur vëmendjen e shumë analistëve dhe janë vlerësuar nga ata si një prej pikave kryesore të zhvillimit politik. Një nga mekanizmat e rëndësishëm të pjesëmarrjes dhe hyrjes së njerëzve në fushën e politikës janë zgjedhjet. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i lartë do të ishte zhvillimi politik i vendit. Dr. Abas Ali Kodkhani, zëdhënës i Këshillit të gardianëve, thotë: “Anëtarët e nderuar të Këshillit të gardianëve, përveç ligjit dhe vullnetit të Zotit, nuk kanë gjë tjetër për të menduar dhe në marrëdhënie me zgjedhjet presidenciale, Këshilli i gardianëve përpos kritereve të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligjin për zgjedhjet presidenciale, nuk ka të drejtë të merret me veprimtari tjera. Por është e natyrshme që anëtarët e Këshillit të gardianëve janë njerëz, janë pjesë e kësaj shoqërie dhe janë të njohur me klimën politike, kanë njohur në lidhje me diskutimet që kanë të bëjnë me personat, monitorojnë lajmet nëpër media dhe si përfundim japin shpjegime për kriteret e rregulloret e brendshme të Këshillit të gardianëve si dhe në lidhje me regjistrimin e kandidatëve. Ky kusht i menaxhimit në të vërtetë përfshinë të gjitha rastet, ndonjëherë një peron është i ri, ju m und të thoni nuk ka përvojë dhe nuk mund të menaxhojë si një person i cili ka përvojë disa vjeçare, por kjo nuk do të thotë se ai mund të dështojë, sepse ata mund tëpunojnë së bashku dhe të korrin rezultate. Por çka do të thotë të jesh besimtarë në RII? Të jesh besimtar në RII është parim kryesor dhe një nga themelet e Kushtetutës së RII, pra dikush që do të pranonte të shërbente në sistemin e RII e në këtë rast në Këshillin e gardianëve, ai patjetër duhet të jetë besimtar dhe me vullnet të kryejë detyrën e tij.

Në dekadat e fundit, duke pasur parasysh zhvillimet që kanë ndodhur në rajon dhe në botë, disa modele demokratike janë shfaqur në formën e demokracive primitive në rajon. Kështu, zgjedhjet mbahen në shumicën e këtyre vendeve, por ndryshimet demokratike praktikisht nuk arrihen. Për më tepër, ndarja e degëve të qeverisë dhe pavarësia gjyqësore nuk është vërejtur në shumicën e vendeve të rajonit. Prandaj, strukturat politike të shumicës së vendeve të Lindjes së Mesme janë shumë larg nga demokracia apo edhe nga procesi i ndryshimeve demokratike.Aktualisht, me përhapjen e valës së re të demokracisë,Azia Perëndimore gjithashtu është ndikuar nga kjo valë. Shenjat e demokracisë mund të vërehen në shfaqjen e organizatave të reja të shoqërisë civile.Ndërkohë, disa regjime rajonale, veçanërisht shtetet arabe të Gjirit Persik, nuk lejojnë pjesëmarrjen e njerëzve në sferën politike dhe prandaj nuk mbajnë burime aktuale të legjitimitetit. Kështu, këto regjime janë të paqëndrueshme dhe të brishta. Deklarata e Liderit suprem të Revolucionit islamik: “Nëse e humbim rrugën e Imamit (ra) apo e harrojmë atë, ose mos dashtë Zoti, e braktisim, populli iranian do tëpërmbyset”. “Të gjithë duhet ta dini se sot shumë vende islame nuk kanë identitet islam dhe armiqtë mund të depërtojnë shumë lehtë në kulturën, bindjet, ekonominë, politikën dhe në marrëdhëniet shoqërore të tyre dhe të krijojnë urrejtje dhe konflikte në mes myslimanëve”. Në gjysmën e fundit të këtij shekulli, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, në vendet e rajonit u formuan një numër ndryshimesh, të cilat sfiduan qeveritë autoritare, në mbrojtjen dhe ruajtjen e sundimit të tyre. Kjo gjë bëri që disa qeveri rajonale të bënin reforma ekonomike dhe politike. Në bazë të kësaj, disa nga mbretëritë rajonale si Jordania, Maroku dhe Kuvajti e përforcuan autoritetin e parlamenteve të tyre. Bahrejni, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe themeluan këshillat konsultative për të krijuar sisteme gjysmë-parlamentare, pa mbajtur asnjë zgjedhje. Kёtokёshilla nuk kishin kontroll mbi Degёn Ekzekutive dhe ishin emёruardrejtpёrdrejt nga krerёt e regjimeve tё tyre. Në fakt, sundimtarët e këtyre vendeve synojnë që dikush të arrijë legjitimitetin nëpërmjet formimit të këshillave konsultativë. Kështu, në shumicën e vendeve të rajonit, nuk ka pasur gjurmë të pjesëmarrjes së njerëzve në skenën politike. Edhe në disa shtete të përparuara, të cilat pretendojnë të mbrojnë demokracinë në botë, shkalla e pjesëmarrjes së njerëzve në zgjedhje është e parëndësishme. Ndërkohë, në Republikën Islamike të Iranit, mbahen zgjedhjet me pjesëmarrjen masive të njerëzve. Zgjedhje e paranë Republikën Islamike të Iranit u mbajtën 45 ditë pas fitores së Revolucionit Islamik, i cili është unik në mbarë botën. Fakti është se entuziazmi i popullit iranian në përcaktimin e fatit politik të vendit të tij është shumë më i lartë se vendet dhe kombet e tjera.

 

 

 

Maj 17, 2017 10:41 CET
Komente