Këshilli gardianëve luan rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e tre pjesëve vitale të shtetit duke u bazuar në mekanizma të rëndësishëm si “mbikëqyrja e ligjshmërisë”, “mbikëqyrja e zgjedhjeve” dhe ”interpretimi i Kushtetutës”.

”. Deklarata e Liderit suprem të Revolucionit islamik; ‘Sot në vendin tonë janë zgjedhur autoritetet në nivele të ndryshme nga ana e popullit, ose në mënyrë direkte ose në mënyrë indirekte, përgjegjësit e emëruar apo të zgjedhur, nuk punojnë vetëm për të përfituar materialisht, por ata kryejnë detyrën e tyre me nder dhe dinjitet. Këto zgjedhje, qofshin zgjedhje presidenciale, apo parlamentare,apo për Kuvendin e ekspertëve, ose për këshillat e qyteteve dhe fshatrave. Këto zgjedhje nderojnë popullin iranian, Islamin dhe personalitetine Imam Khomeinit (ra)”. Roli i rëndësishëm i Këshillit të gardianëve është misioni i tij për të mbikëqyrur zgjedhjet dhe të veprojë si burim zyrtar për interpretimin e Kushtetutës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit, është parashikuar themelimi i Këshillit të Ruajtjes me qëllim të mbrojtjen dhe ruajtjene rregulloreve islamike, si dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e Kushtetutës. Neni 91 i Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit thekson se Këshilli i gardianëve është themeluar për të mbrojtur rregullat dhe rregulloret islame si dhe Kushtetutën. Në përgjithësi, Kushtetuta e Iranit ka numëruar një numër detyrash për Këshillin e gardianëve, më e rëndësishmja e të cilave është mbikëqyrja e ligjshmërisë dhe zgjedhjeve, si dhe interpretimi i Kushtetutës. Ndërkohë, përmbushja e detyrave dhe funksioneve të ndryshme të Këshillit të gardianëve mbron islamizmin dhe republikanizmin e sistemit të shenjtë islamik. Në përputhje me referendumin të cilin themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i ndjeri Imam Khomeini (ra), e nxiti pas fitores së Revolucionit Islamik, populli iranian votoi në favor të themelimit të Republikës Islamike të Iranit. Kështu, republikanizmi dhe islamizmi i sistemit politik në Iran është me rëndësi të madhe dhe detyra për të mbrojtur dy parimet e rëndësishme të islamizmit dhe republikanizmit të sistemit të shenjtë islam kryesisht i është besuar Këshillit të gardianëve.

Monitorimi i ligjeve që mbrojnë Islamin dhe republikanizmin. Filozofia mbikëqyrëse mbi rregullat dhe ratifikimet qëndron në mbrojtjen e Sheriatit dhe të Kushtetutës. Në përgjithësi, sistemet politike të qeverisjes mund të ndahen në dy grupe. Grupi i parë përbëhet nga sisteme qeverisëse të cilat fitojnë legjitimitetin e tyre vetëm nëpërmjet votave të njerëzve. Disa nga sistemet e tjera qeverisëse janë ideologjike. Në këto komunitete, njerëzit, duke pranuar lirisht një shkollë mendimi, në fakt shpallin se duan të gjejnë dhe vendosin çdo gjë në bazë të shkollës së tyre të mendimit. Ndërkohë, Republika Islamike e Iranit është një sistem qeverisës i bazuar në Shkollën Islame të Mendimit dhe populli iranian, gjatë një referendumi që u mbajt në mars 1979, deklaroi sistemin e tij drejtues si Republika Islamike e Iranit. Populli iranian nëpërmjet votimit për themelimin e Republikës Islamike të Iranit, në të vërtetë ka kërkuar që vendi i tij të qeveriset në bazë të rregullave dhe rregulloreve islamike. Kështu, Kushtetuta e Iranit Islamik thekson se në sistemin e shenjtë islam, të gjitha rregullat dhe rregulloret duhet të bazohen në parimet e Sheriatit. Prandaj, procesi i ligjvënies në Iran duhet të jetë në përputhje me kriteret islame. Në këto kushte, për të fituar siguri se të gjitha ligjet e vendosura në Republikën Islamike të Iranit janë në përputhje me fenë e shenjtë të Islamit, një burim kompetent duhet të mbikëqyrë këtë proces, me qëllim që të parandalojë ratifikimin e ligjeve që shkelin kriteret islame.  Për më tepër, Kushtetuta e Iranit Islamik ka rëndësi të madhe. Në fakt, Kushtetuta formon strukturën e një sistemi qeverisës politik,duke luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha marrëdhëniet dhe duke vepruar si gurthemel i të gjitha masave të marra. Të gjitha organizatat e sistemit të shenjtë islamik të Iranit janë të rrënjosura në Kushtetutën Islamike të Iranit dhe parimet e Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit përpunojnë të drejtat dhe detyrat e qeverisë dhe të popullit. Dr.Abas Ali Kodkhodai, zëdhënësi Këshillit të gardianëve thotë: “Në Këshillin e gardianëve nuk është diskutim koha, kur një persontë menaxhojë, sepse dëshirojmë të pranojmë se a mund t’ia besojmë në të ardhmen atij menaxhimin e vendit apo jo, nuk ka ndryshim ose para 5 viteve ose para 20 ose 30 viteve të ketë menaxhuar, e rëndësishme është cilësia jo koha”.

Sistemi i shenjtë islamik është një sistem ligjor dhe legjitim dhe të gjitha organizatat qeverisëse të Iranit sipas nenit 71 të Kushtetutës, nuk mund të vendosin ligje që shkelin Kushtetutën dhe asnjë nga organizmat ligjvënëse dhe vendimmarrëse nuk lejohen të miratojnë ratifikime që shkelin Kushtetutën. Për të arritur këtë qëllim, një burim kompetent duhet të studiojë ratifikimet para zbatimit të tyre, në mënyrë që të sigurohet që ratifikimet përkatëse të mos shkelin Kushtetutën. Këshilli i gardianëve, si një burim kompetent, mbikëqyr plotësisht procesin e hartimit të ligjeve për të mbrojtur dhe siguruar interesat kombëtare dhe islamizmin dhe republikanizmin e sistemit të shenjtë islamik, bazuar në kërkesat popullore. Burimet themelore të të drejtave kanë vënë theksin në monitorimin e rregullave dhe rregulloreve të bazuara në Kushtetutë, duke përmendur dy qasje; Qasjen gjyqësore dhe jo-gjyqësore. Në Republikën Islamike të Iranit është zbatuar një qasje kontrolluese jo-gjyqësore dhe mbikëqyrja mbi ligjvënien është deleguar në një organizatë jo gjyqësore dhe të pavarur, e quajtur Këshilli i gardianëve. Dr. Sejed Morteza Kazemi Dinan, analist politik dhe profesor universiteti, thotë: “Sipas nenit 99 të Kushtetutës së RII mbikëqyrja e zgjedhjeve i është besuar Këshillit të gardianëve, të cilët punën e tyre e bëjnë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor, pra që nga aprovimi apo refuzimi i kandidatëve, monitorimi  dhe mbrojtja e të drejtës për të votuar. Pra në këtë kontekst, puna e Këshillit të gardianëve është që të shqyrtojnë kualifikimet e individëve dhe a i plotësojnë kushtet ata të cilët dëshirojnë tëkandidohen në zgjedhje. Pas regjistrimit të njerëzve, para Këshillit të gardianëve prezantohen dokumente për të parë nëse janë ndjekur të gjitha procedurat në përputhje me ligjin”. Organizata mbikëqyrëse në Republikën Islamike të Iranit është e detyruar të shohë nëse ratifikimet e legjislaturës përputhen me Kushtetutën, nga njëra anë, dhe ratifikimet e legjislaturës a janë në përputhshmërime rregullat e Sheriatit, nga ana tjetër. Kështu, dy grupe të teologëve dhe juristëve duhet të jenë të pranishëm në Këshillin e gardianëve. Prandaj, dymbëdhjetë individë, gardianëve për të kontrolluar dhe monitoruar ratifikimet e ligjvënësve. Kjo organizatë e rëndësishme verifikuese drejtpërdrejt mbikëqyr zgjedhjet dhe interpreton Kushtetutën, përveç mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë të procesit ligjvënës për të siguruar interesat kombëtare dhe islamizmin dhe republikanizmin e sistemit të shenjtë islamik.

 

 

 

Tags

Maj 17, 2017 10:42 CET
Komente