Sloganet dhe qëndrimet e kandidatëve për president në zgjedhjet e 12-ta presidencial, kanë zgjuar vëmendjen e popullit, të cilat pritet të ndikojnë në votimin e tyre. Pozicioni kryesor dhe parimor i RII është përcaktuar mbi Kushtetutën në dimensionet politike, ekonomike, ushtarake, shoqërore, fetare dhe kulturore.

Kushtet e rëndësishme të kandidatëve për president të RII dhe ndjekja e parimeve të palëkundura të sistemit. Zgjedhjet luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e shtyllave të sistemit të shenjtë islamik të Iranit. Kështu, mbajtja e zgjedhjeve të shëndetshme është me rëndësi shumë të madhe. Deklarata e analistit politik Hosein KashaniPur: Me revolucionin që u realizua me gjakderdhjen e mijëra martirëve, populli iranian ka arritur të përmbysë tiraninë dhe të vendos ligjshmërinë për interes të tij. Një nga pikat më të rëndësishme të kulturës politike në Iran është pjesëmarrja e njerëzve në qendrat e votimit. Kjo tregon solidaritetin kombëtar të kombit iranian që është manifestuar në mënyrën më të mirë të mundshme në 34 zgjedhjet që janë mbajtur në Iran pas fitores së Revolucionit Islamik. Në fakt, pjesëmarrja masive e njerëzve në zgjedhje është manifestuar në formën e një prej qasjeve më të përparuara dhe më të rëndësishme politike në një shfaqje të forcës kombëtare. Në përgjithësi, ne kemi tre lloje të ndryshme të sistemeve politike në rajon; Sisteme politike shumë të mbyllura; Sisteme krejtësisht të ngathëta politike; Dhe sisteme të balancuara politike me korniza rajonale. Në rajonin tonë, një pjesë e rëndësishme e sistemeve politike kategorizohen në grupet e para dhe të dyta. Ndërkohë, sistemi politik që ekziston në Republikën Islamike të Iranit është i balancuar dhe i disiplinuar. Pra, kur flasim për zgjedhjet, flasim për procesin e vendosjes së ekuilibrit në sistemin politik, veçanërisht brenda rajonit,që në fund të fundit është ekuivalent me rritjen e fuqisë kombëtare në domenin rajonal. Ky është dallimi më i rëndësishëm midis sistemit politik në Republikën Islamike të Iranit dhe sistemeve politike në vendet e tjera të rajonit". Demokracia liberale përcakton kapitalizmin liberal si llojin më të përparuar të civilizimit dhe regjimit politiko-social. Ky model i demokracisë përcakton konceptin e përparimit të bazuar në mirëqenien materialiste,zgjerimine dominimit,dominimin teknik të njerëzimit mbi natyrën,zgjerimine burokracisë dhe ndërlikimeve socialedhe përforcimin e dominimit të kapitalizmit, humanizmit dhe materializmit.

Deklaratat e Husein KashaniPur, analist i cështjeve politike: “Nga atje ku armiku ynë mbështetet ëshët ekonomia dhe nga aspekti ekonomik dëshirojnë të na paraliozjnë dhe ne të përballemi me çrregullime ekonomike. Ndërkohë, studimi i modeleve të sjelljes së mediave të huaja gjatë zgjedhjeve të mëparshme në Iran tregon gjithashtu se mediat perëndimore përdorin teknologjitë dhe qasjet korresponduese, duke ndjekur tri faza të përgjithshme. Në fazën e parë, mediat perëndimore kritikojnë kushtet e regjistrimit të kandidatëve dhe lartësojnëpraninë e individëve të pakualifikuar në këtë skenë. Në vijim të kësaj faze, fushatat e propagandës së mediave perëndimore drejtohen kryesisht në çështjen e miratimit të kualifikimeve të kandidatëve të mirënjohur. Mediat perëndimore përpiqen disi të përcjellin mesazhin e pabazë që vetëm në Iran, një organizatë siç është Këshilli i gardianëve, studion kushtet e të nominuarve dhe gjatë zgjedhjeve në vende të tjera, nuk ka mbikëqyrje mbi kualifikimet e kandidatëve. Megjithatë, ky pretendim është tërësisht i pabazë dhe kualifikimet e të emëruarve gjithashtu mbikëqyren në sistemet elektorale të vendeve të tjera. Fakti është se këto media perëndimore, në këtë fazë në kohë, kanë për qëllim nxitjen e dyshimeve në natyrën gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve në Iran”. Disa zgjedhje të shkëlqyera janë mbajtur në Iranin Islamik, pas fitores së Revolucionit Islamik. Zgjedhjet konkurruese të Iranit në katër dekadat e fundit kanë kapur vëmendjen e shumë analistëve dhe janë vlerësuar nga ata si një nga pikat kryesore të zhvillimit politik. Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Iran, agjencitë e lajmeve perëndimore dhe mediat kanë qenë të zjarrta në një farë mënyre duke nënkuptuar se sistemi i shenjtë islamik është i paaftë për të menaxhuar politikat ekonomike dhe të jashtme, në përpjekje për të sabotuar fushatat zgjedhore në Iranin islamik. Deklarata e Liderit suprem të Revolucionit islamik; “Nëse e humbim rrugën e Imamit (ra) apo e harrojmë atë, ose mos dashtë Zoti, e braktisim, populli iranian do të përmbyset”. “Të gjithë duhet ta dini se sot shumë vende islame nuk kanë identitet islam dhe armiqtë mund të depërtojnë shumë lehtë në kulturën, bindjet, ekonominë, politikën dhe në marrëdhëniet shoqërore të tyre dhe të krijojnë urrejtje dhe konflikte në mes myslimanëve”. Pjesëmarrja vigjilente dhe entuziaste e njerëzve në zgjedhje është një nga treguesit më të rëndësishëm të forcës së sistemit të shenjtë islamik përballë kërcënimeve. Pjesëmarrja masive e popullit iranian në zgjedhje ka shfaqur fuqinë e Iranit islamik dhe ka forcuar shtyllat e sistemit të shenjtë islamik, duke i humbur shpresat të mediave perëndimore në përmbushjen e qëllimeve të tyre.

Maj 17, 2017 10:44 CET
Komente