RII me organizimin e referendumit ka ndërtuar institucionet themelore dhe për këtë arsye të gjithë zyrtarët në Iran, direkt apo indirekt, me votën e popullit, me pjesëmarrjen nëzgjedhje, do të zgjidhen në mënyrë të lirë, kështu që pjesëmarrja e popullit në këto zgjedhje në 34 raundet e kaluara ka pasur rëndësi të madhe si në dimensionet e brendshme ashtu edhe në ato të jashtmet.

Zgjedhjet, simbol i demokracisë dhe fuqisë popullor. Në Iranin Islamik, pas fitores së Revolucionit Islamik janë mbajtur çdo herë zgjedhje të shkëlqyera. Zgjedhjet konkurruese të Iranit në katër dekadat e fundit kanë kapur vëmendjen e shumë analistëve dhe janë vlerësuar nga ata si një prej pikave kryesore të zhvillimit politik. Një nga mekanizmat e rëndësishëm të pjesëmarrjes dhe hyrjes së njerëzve në fushën e politikës janë zgjedhjet. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje,aq më i lartë do të ishte zhvillimi politik i vendit. Mbi këtë bazë, në disa vende si Irani, Turqia, India dhe Pakistani,sistemet zgjedhore mbajnë një histori më të gjatë dhe për këtë arsye dallohen nga pjesët e tjera të rajonit.Në dekadat e fundit, duke pasur parasysh zhvillimet që kanë ndodhur në rajon dhe në botë, disa modele demokratike janë shfaqur në formën e demokracive primitive në rajon. Kështu, zgjedhjet mbahen në shumicën e këtyre vendeve, por ndryshimet demokratike nuk i arrijnë praktikisht. Për më tepër, ndarja e degëve të qeverisë dhe pavarësia gjyqësore nuk është vërejtur në shumicën e vendeve rajonale. Prandaj, strukturat politike të shumicës së vendeve të Lindjes së Mesme janë shumë larg nga demokracia apo edhe nga procesi i ndryshimeve demokratike. Deklaratat e dr. Hani Zadeh, profesor universiteti dhe analist politik; “Padyshim, RII që nga fillimi i Revolucionit islamik, i kushton një rëndësi të madhe votës së popullit. Për faktin se kushtetuta e RII i konsideron qytetarët si pronarët e vërtetë tëpushtetit në sistem dhe askush nuk mund t’i provojë ata nga kjo fuqi. Një nga pikat më të rëndësishme të kulturës politike në Iran është pjesëmarrja e njerëzve në qendrat e votimit. Kjo tregon solidaritetin kombëtar të kombit iranian që është manifestuar në mënyrën më të mirë të mundshme në 34 zgjedhjet që janë mbajtur në Iran pas fitores së Revolucionit Islamik. Në fakt, pjesëmarrja masive e njerëzve në zgjedhje është manifestuar në formën e një prej qasjeve më të përparuara dhe më të rëndësishme politike në një shfaqje të forcës kombëtare. Në përgjithësi, ne kemi tre lloje të ndryshme të sistemeve politike në rajon. Sistemi politik që ekziston në Republikën Islamike të Iranit është i balancuar dhe i disiplinuar. Pra, kur flasim për zgjedhjet, po flasim për procesin e vendosjes së ekuilibrit në sistemin politik, veçanërisht brenda rajonit,e cila në fund të fundit është ekuivalent me rritjen e fuqisë kombëtare në domenin rajonal. Ky është dallimi më i rëndësishëm midis sistemit politik në Republikën Islamike të Iranit dhe sistemeve politike në vendet e tjera të rajonit".

Sipas nenit 6 të Kushtetutës së Iranit, çështjet e vendit duhet të qeverisen dhe administrohen duke u mbështetur në opinionin publik nëpërmjet mbajtjes së zgjedhjeve të tilla si zgjedhjet presidenciale, legjislative, të këshillave të qyteteve dhe fshatravedhe / ose nëpërmjet referendumeve,në rastet që janë përcaktuar me ligj. Institucioni i shenjtë islamik, ndryshe nga ish-regjimi despotik i Pahlavi, ka shtruar rrugën dhe ka formuar lirinë dhe pjesëmarrjen politike në shkallë të gjerë të njerëzve, grupeve dhe partive për përcaktimin e fatit të tyre politik nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje. Modeli i demokracisë i përpunuar në Iran është i rrënjosur në fenë hyjnore të Islamit dhe i jep një status hyjnor njerëzve në jetën e tyre shoqërore dhe në të gjitha fazat politike. Në këtë bazë, në demokracinë fetare të Iranit, njerëzit luajnë një rol vendimtar në skenën politike përmes pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Respekti që demokracia fetare në Iran i ka dhënë njerëzve gjithmonë një lidhje të ngushtë midis kombit iranian dhe sistemit të shenjtë islamik. Lidhja e ngushtë mes popullit iranian dhe sistemit islamik është ruajtur gjithmonë në kuadër të 34 zgjedhjeve të mbajtura në Iranin Islamik, nëpërmjet pjesëmarrjes masive të njerëzve nëpër këto zgjedhje. Më e rëndësishmja, në kohëzgjatjen ndërmjet këtyre zgjedhjeve, njerëzit kanë qenë gjithmonë në kontakt me zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit me mjete të ndryshme. Ndërtimi i "pjesëmarrjes maksimale" në zgjedhje. Në Republikën Islamike të Iranit, zgjedhjet mbahen me pjesëmarrjen masive të popullit. Zgjedhjet e paratë Republikës Islamike të Iranit u mbajtën 45 ditë pas fitores së Revolucionit Islamik, i cili është unik në mbarë botën. Fakti është se entuziazmi i popullit iranian në përcaktimin e fatit politik të vendit të tij është shumë më i lartë se vendet dhe kombet e tjera.

 

 

Tags

Maj 18, 2017 08:21 CET
Komente