Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Ejani me ne në Iran".

Nëse ju kujtohet, në edicionin e kaluar në vazhdim të udhëtimit tonë në provincën Azerbajxhani Lindor në veriperëndim të Iranit, jemi njohur me kryeqendrën e kësaj province do të thotë qytetin historik të Tabrizit (Tibriz). Në edicionin e sotëm do të vazhdojmë vizitën tonë në qytetin historik dhe të bukur Tabriz dhe do të prezantojmë monumentet dhe veprat historike të këtij qyteti.

Miq të dashur, ashtu siç thamë edhe më parë, qyteti Tabriz është prej qyteteve të Iranit i cili për shkak se posedon vepra dhe monumente të çmuara historike dhe kulturore, ka një famë shumë të madhe. Disa prej objekteve të rëndësishme të qytetit Tabriz të cilat kanë rëndësi të madhe historike, janë edhe xhamit e këtij qyteti. Historianët dhe turistët iranianë dhe të huaj të cilët gjatë periudhave të ndryshme kanë vizituar këtë qytet, në lidhje me xhamitë dhe shkollat fetare të këtij qyteti dhe mënyrën e adhurimit dhe zhvillimit të arsimit në këto objekte, kanë kryer hulumtime interesante. Mirëpo në këtë mes ekzistojnë disa xhami si "Xhamia Kebut" (Xhamia me ngjyrë të kaltër të mbyllur), "Xhamia Xhame' ose Xhamia Kryesore" dhe xhamia ose "Arg-e Alishah", kanë një famë jashtëzakonisht të madhe. Edicionin e sotëm do t'ia kushtojmë prezantimit të këtyre objekteve historike.

Xhamia Kebud ose Xhamia Xhahanshah për shkak se posedon një kupolë të bukur me ngjyrë të kaltër të mbyllur dhe zbukurime me qeramikë, mozaik me ngjyrë të kaltër të mbyllur që janë përdorur në pamjen e brendshme dhe të jashtme, është njohur edhe me emra "Firuze Xhahan", "Firuze Islam" dhe "Masxhide Kabud". Objekti kryesor i Xhamisë Kabud i përket periudhës së sundimit të Xhahanshah Korre Kojvenlu në shekullin 15 dhe ndërtuese e këtij objekti ishte një zonjë e quajtur Salehe, vajza e Xhahanshah.

Porta kryesore e Xhamisë Kabud është ndërtuar mbi një sipërfaqe të lartë dhe në pjesën e sipërme të saj ndodhet një hark në formë të vezës. Në të dy anët e xhamisë, ekzistojnë shtylla të lidhura me objektin të ndërtuara në formë spirale dhe në pjesën e sipërme të tyre formojnë një gjysmëhënë në formë veze. Këto shtylla tërësisht janë të veshura me qeramikë shumë të bukura me ngjyrë të kaltër të mbyllur duke krijuar edhe figura shumë të bukura. Pasi të kalojmë nëpër portën kryesore të xhamisë, hyjmë në një hapësirë të madhe të veçantë për mbrëmje që quhet "shabestani". Muret e brendshme të hapësirës nën kupolën e hapësirës Shabestan që përdoret për mbrëmje, janë të veshur me qeramikë ngjyra-ngjyra. Këto qeramika janë përdorur në masa shumë të vogla dhe janë ngjitur mes vete me një mjeshtri të rrallë thuajse janë një pjesë e unifikuar. Këto elemente zbukurimi në piktura dhe komponime të ngjyrave janë përdorur në formë të bukur dhe me mjeshtëri të rrallë deri në atë masë saqë njeriu duke i shikuar ato, e gjen vetën përpara një pikture shumë të madhërishme dhe me plotë gjelbërim dhe lule.

Evlija Çelebi, udhëpërshkruesi i njohur turk i cili në gjysmën e parë të shekullit 11 hixhri kameri ka vizituar qytetin Tabriz, në veprën e tij "Sefername" ka përshkruar bukurinë dhe madhërinë e këtij objekti dhe ka shkruar:

"Objekti i Xhamisë Xhahanshah është më i lartë se sa "Harku i Kisrasë" (që ndodhet në afërsi të Bagdadit). Ky është një objekt shumë i bukur dhe i zbukuruar me qeramika të bukura dhe ka kupola të larta. Të gjithë muret dhe dyert e tij janë të zbukuruara me qeramika ngjyra-ngjyra dhe është një kompleks shumë magjeps saqë çdo kush që hyn brenda në të, zemra e tij nuk dëshiron të dalë jashtë".

Xhamia Xhahanshah përveç qeramikave të bukura, ka edhe dysheme të shtruar me gurë shumë të bukur. Znj. Jane Dieulafoy, arkeologe franceze e cila ka vizituar këtë xhami para 120 viteve, dyshemetë e shtruara me gurë të bukur i përshkruan në këtë mënyrë:

"Dyshemetë e shtruara me gurë në këtë objekt, duken shumë të bukura dhe të madhërishme. Kjo pjesë e xhamisë ka rëndësi të madhe dhe i jep një madhëri të veçantë objektit, ndërsa kanë dallim plotësisht me bukurinë dhe me zbukurimet e shkëlqyera të mureve të xhamisë dhe i jepin njeriut qetësi! E gjithë kjo bukuri e detyron çdo vizitor të lavdërojë këtë kryevepër të madhe".

Përveç qeramikave dhe dyshemeve të shtruara me gurë të bukur, në xhami ekzistojnë edhe shumë mbishkrime të ajeteve të Kur'anit të shenjtë që janë shkruar me stile të ndryshme të shkrimeve islame arabe si nuskh, thulth, kufi dhe nasta'lik. Këto mbishkrime gjithashtu janë modele të bukurisë së kaligrafisë së artistëve iranianë. Në realitet këto bukuri janë elementë të cilët janë bërë shkak që shumë turistë botërorë, ta vlerësojnë lartë bukurinë dhe madhërinë e Xhamisë Xhahanshah.

Xhamia Xhami' (Xhamia Kryesore) e Tabrizit është gjithashtu një prej monumenteve historike të qytetit Tabriz, por që nuk dihet data e ndërtimit të këtij objekti. Kjo xhami e cila në burimet historike quhet edhe me emrin "Xhami'e Kabir" (Xhamia e Madhe), që nga koha e ndërtimit të saj konsiderohej xhamia kryesore e qytetit Tabriz dhe tregu i qytetit është formuar rreth e rrotull saj. Pjesa më e vjetër e këtij objekti është një hapësirë e gjerë Shabistan e ndërtuar nga harqet dhe kupolat e vendosura mbi shtylla tetëkëndëshe prej tullave. Këto shtylla dhe hapësira Shabistan është zbukuruar me pllaka gëlqere të punuar me mjeshtëri të rrallë nga artistët e shekullit të pestë hixhri kameri. Xhamia Xhami'e në periudhën e dinastisë mongole Ilkhani është meremetuar dhe asaj u janë shtuar disa objekte të tjera. Mihrabi i lartë dhe zbukurimet me gëlqere aktuale, kujtojnë artin e asaj periudhe. Në periudhën e sundimit të Agh Kojunluve në Azerbajxhan, një kupolë e lartë e zbukuruar me lloje të ndryshme të qeramikës me mozaikë, është ndërtuar në pjesën veriore të Xhamisë Xhami'e të Tabrizit që ende kanë mbetur disa pjesë të zbukurimeve me qeramikë mozaik të këtij objekti. Në tërmetin e vitit 1193 hixhri kameri ku pësuan dëme të mëdha të gjitha objektet historike të Tabrizit, edhe kjo xhami pësoi dëme të konsiderueshme. Xhamia aktuale është ndërtuar pas tërmetit në fillim të sundimit të dinastisë Ghaxhare. Objekti në fjalë konsiderohet prej monumenteve shumë të mira të periudhës së dinastisë Ghaxhare. Lartësia, qëndrueshmëria e shtyllave dhe meritat e tjera, janë karakteristika që vlerësohen shumë nga ekspertë të artit dhe arkitekturës.

Xhamia ose Arg-e Alishah, gjithashtu është një prej monumenteve historike të Tabrizit dhe na kujton periudhën e dinastisë Ilkhani. Ky objekt përmban muret më të larta historike të Iranit dhe konsiderohet simbol i qytetit Tabriz. Arg-e Alishah në Tabriz është ndërtuar në periudhën e sundimit të Ghazan Khan dhe për shkak të tërmetit, janë shkatërruar kupola dhe muret tij. Në një periudhë skaj këtij objekti ishte ndërtuar edhe një sallë e madhe për realizimin e programeve muzikore dhe të operës e cila mund të krahasohej me një sallë të ngjashme në San Petersburg të Rusisë, por më pas është shkatërruar. Aktualisht xhamia kryesore e Tabrizit "Mosala" ndodhet afër Arg-e Alishah. Qëndrueshmëria mahnitëse e objektit Arg-e Alishah përball ngjarjeve si tërmeti dhe sulmet me artileri, ka çuditur shumë ekspertë të arkitekturës. Objekti Arg-e Alishakh në vete përmban një "universitet të arkitekturës"!  Teknika e ndërtimit, llogaritjet e sakta, lartësia e objektit dhe elasticitetet e përdorura në këtë objekt, konsiderohen mësim për studentët e arkitekturës. Ky objekt është modeli më i qartë i shkollës së arkitekturës së Tabrizit që më pas u bë bazë e arkitekturës moderne islame në rajone të tjera të Iranit.

Miq të dashur në pjesën e fundit të edicionit të sotëm, po prezantojmë një tjetër objekt historik të çmuar të qytetit Tabriz që quhet "Rob'e Rashidi". Rob'e Rashidi ndodhet në lagjen Abasi të Tabrizit dhe është një prej komplekseve historike që gjurmët e mbetura nga ai, tregojnë madhërinë dhe bukurinë e objekteve të para të këtij kompleksi. Sipas dokumenteve ekzistuese, Rob'e Rashidi ka qenë një qytezë shkencore dhe universitare me emrin Khaxhe Rashidudin Fadlullah Hamedani që është ndërtuar rreth 600 vite më parë. Shumë historianë dhe turistë kanë përshkruar madhërinë dhe bukurinë e objekteve të kësaj qyteze dhe kanë shkruar se kjo qytezë universitare ka ndërtesa të ndryshme si shkollë, qendër shëndetësore, xhami, fabrikë, kopshte, karvansara, dyqane, shtëpi dhe një tyrbe ku është varrosur Khaxhe Rashidudin Fadlullah Hamedani që ishte ndërtuar shumë bukur me pllaka të larta mozaiku dhe me gurë mermeri.

Fadlullah Hamedani për të siguruar  burimet financiare të kësaj qendra shumë prona në Iranin e vjetër, në disa pjesë të Irakut, në disa qytete të Afganistanit, Gjeorgjisë, Velajetit Romak, të Azerbajxhanit dhe Sirisë i kishte lënë vakëf për këtë qendër. Khaxhe Rashidudin Fadlullah Hamedani për administrimin e pronave të vakëfit, kishte hartuar një rregullore të veçantë e cila njihet me emrin "Vakëfnameje Rashidi" dhe aktualisht ka mbetur vetëm një kopje nga ajo e cila ruhet në Bibliotekën Qendrore të Tabrizit. "Vakëfnameje Rashidi" në qershor të vitit 2007, nga ana e Organizatës së Bibliotekës Kombëtare të Iranit është prezantuar në UNESCO dhe në mbledhjen e cila u zhvillua pikërisht në atë muaj në UNESCO, u regjistrua në listën e trashëgimisë botërore së bashku me Shahnamen e Bajsonkariut.

Jul 02, 2017 09:18 CET
Komente