Në këtë emision do të flasim mbi rezistencën e pashembullt të rinisë iraniane kundër ushtrisë okupatore të regjimit Bath të Sadamit në Khorramshahr.

Porti Khorramshahr para agresionit të ushtrisë irakiane, ka qenë një nga portet më të zhvilluara dhe më të popullarizuara të Iranit. Një nga qëllimet kryesore të regjimit të Sadamit në sulmet në provincën Khozestan, ka qenë pushtimi i Khorramshahrit dhe Abadanit. Rafineria më e madhe iraniane ishte në qytetin Abadan dhe qyteti Khorramshahr dhe ai Abadan nuk janë larg njëri-tjetrit dhe kanë një rëndësi të madhe gjeostrategjike, gjeopolitike dhe ekonomike.

Forcat irakiane në agresionin ndaj Khorramhsharit hasën në një rezistencë të fortë të forcave popullore, Sepahut dhe ushtrisë iraniane. Khorramshahri me duar bosh dhe vetëm me një numër të vogël forcash popullore, rezistoi përballë ushtrisë irakiane për 34 ditë me radhë. Pikërisht kjo rezistencë u bë shkak që Khorramshahri të pushtohet jo me anë të një divizioni por me një ushtri të madhe. Mbrojtësit e Khorramshahrit i dhanë leje ushtarëve iranianë që të hyjnë në qytet, vetëm atëherë kur ata u rrethuan. Me ato pak armë që kishin, ata arritën të shkatërrojnë një makineri të madhe të ushtrisë irakiane dhe të vrasin një numër të madh të ushtarëve irakianë. Një komandant i lartë i ushtrisë irakiane gjatë shpjegimit të tij në lidhje me gjendjen e forcave agresore, ka thënë: “Në orën 16:15 të 2 tetorit 1980, e kam parë me sytë e mi se si forcat irakiane ishin të përgatitur me tanke  dhe makineri të rëndë ushtarake për të kompletuar pushtimin e plotë të qytetit, por situata për një moment ndryshoi në dëm të ushtrisë tonë dhe ne nuk arritëm që të kontrollojmë situatën e krijuar në atë zonë dhe me probleme shumë të mëdha mezi arritëm të tërhiqemi. Batalioni i tankeve Al Hasan, kishte humbur mbi 23 tanke, 17 makina të tipit Sccot të prodhuara në Çekosllovaki, si dhe ishin vrarë dhe zënë rob shumë ushtarë.

Data 2 tetor 1980, për mbrojtësit e Khorramshahrit, pavarësisht vështirësive të mëdha, është një ditë e suksesshme. Në këtë ditë, mbrojtësit e Khorramshahrit në mënyrë të rrufeshme garantuan dhe sulmuan ushtrinë e armikut me granat dhe koktej molotovi, duke shkatërruar tanket e ushtrisë irakiane njërën pas tjetrës. Në kohën kur qyteti Khorramshahr u çlirua, shumë analistë çlirimin e këtij qyteti e cilësuan rezultat të qëndresës dhe rezistencës së pashoq të kombit iranian përballë agresorit dhe pohuan se ishte rezistenca e këtij populli e cila nuk lejoi realizimin e planeve të armikut dhe mbështetësve të regjimit Bath të Irakut, si dhe ishte kjo rezistencë që krijoi kushte të reja për fatin e luftës së imponuar. Për këtë arsye, çlirimi i qytetit Khorramshahr u kthye në një epope. Kjo epope ndikoi shumë gjatë tek populli iranian dhe ajo është një mësim për armiqtë e këtij populli. Çlirimi i qytetit Khorramshahr krijoi kushte të reja për fatin e luftës së imponuar. Epopeja e çlirimit të Khorramshahrit për popullin iranian ishte një ditë e shënuar në kalendarin e rezistencës së kombit iranian gjatë luftës së imponuar. Padyshim se përgjatë luftës së imponuar, rezistenca, qëndresa dhe sakrifica e bërë në mbrojtjen e lavdishme, do të mbesin gjithmonë në kujtesë dhe histori. 

Sipas një plan të ri, në mëngjesin e 5 tetorit 1980, ushtria e regjimit irakian Bath filloi sulme të rënda dhe pas shumë përpjekjeve, arriti ë depërtojë brenda portit vetëm 50 metra, por këtë herë kishte pësuar shumë humbje. Pas kësaj situate, Ismail Al Naimi, komandanti Korpusit të Tretë të ushtrisë iraniane, me qëllim analizimin e ndalesës së njësive irakiane, vizitoi selinë kryesore të Brigadës 33. Abdulrahman Abdulvahed, gjeneral major i ushtrisë irakiane, si këshilltar i njësive ushtarake për paraqitjen e gjendjes dhe raportimin në selinë kryesore  të operacioneve pushtuese në Khorramshahr, hyri në këtë rajon. Armiku pas këtyre disfatave, ndryshoi strategjinë dhe taktikën e luftës dhe u bazua në mbështetjen e njësive të blinduara dhe të këmbësorisë. Si rezultat, ata shtuan sulmet e artilerisë në Khorramshahr, duke u munduar t’a bllokonin të gjithë qytetin. Si rezultat, shumë luftëtarë dhe zjarrfikës u martirizuan dhe plagosën nga tymi i zjarrit që ishte ndezur nga ushtria e armikut. Shumë pemë dhe palma u djegën pranë rrugëve të qytetit.

Armiku, midis 6 dhe 8 tetorit, pas përforcimeve dhe organizimeve të reja, u fut brenda qytetit, por qëndresa e popullit të Khorramshahrit shërbeu si bazë e organizmit të forcave të rezistencës si dhe e luftëtarëve të Islamit. Ura e Khorramhsharit si dhe kryqëzimi i pjesës perëndimore dhe lindore të qytetit u dominua nga mbrojtësit e qytetit për t’u siguruar nga sulmet e armikut. Avancimi i ushtrisë së regjimit Bath të Irakut në kohë të shkurtër vazhdoi, pavarësisht dëmeve të rënda dhe mbrojtësit e qytetit pavarësisht ndryshimit të pozicioneve, po ashtu vazhduan rezistencën. Sadami për arsye të dështimit dhe pamundësisë së forcave të tij për të sulmuar pika të tjera në frontin jugor, kishte nevojë për një fitore për të justifikuar pushtimin e Iranit. Ai premtoi se provincën Khozestan do të pushtonte për tre ditë, por forcat e rezistencës nuk e lejuan të ndodhte një gjë të tillë. Përkundër përllogaritjeve që kishte bërë Sadami, ushtria irakiane pësoi disfatë shumë të madhe duke humbur jetën shumë ushtarë të regjimit irakian dhe duke u shkatërruar sasi e madhe e armatimit që regjimi i Sadamit kishte blerë nga disa shtete të fuqishme botërore.

 

 

 

Tags

Aug 09, 2017 08:40 CET
Komente