Në këtë emision do të vazhdojmë të flasim në lidhje me pretendimet territoriale dhe kufitare të regjimit të Sadamit, diktatorit irakian i cili kreu agresion kundër territorit iranian.

Në emisionin e kaluar folëm në lidhje me pretendimet e Sadamit për pushtimin e tokave të RII dhe për shkeljen e Traktatit Algjerian. Natyrisht se pretendimet dhe ambiciet e Sadamit për pushtimin e tokave iraniane ishin përtej pretendimeve territoriale dhe kufitare. Ai dëshironte që pas rënies së regjimit të Mohamed Reza Pahlavit në Iran, të bëhej xhandar i Amerikës në rajon dhe me përmbysjen e RII, të realizonte synimet e politikës së jashtme amerikane. Rreth një viti pas fillimit të luftës së imponuar, Taha Jasin Ramazan, zv/kryeministër i qeverisë së Irakut kishte thënë: “Kjo luftë nuk është për shkak të traktatit të vitit 1975 dhe për shkak të disa kilometra territor ose për lumin Arvend, por qëllimi i kësaj lufte është rrëzimi i RII”. Ky qëllim i Irakut u publikua edhe në mediat perëndimore. Gazeta Cristine Sience Monitor, duke cituar Eduard Woodlock, profesor në universitetin George Town, shkruan: Ndoshta një nga qëllimet e Irakut është rrëzimi i sistemit të RII”. Iraku, disa vende të rajonit dhe fuqitë perëndimore kishin synime të njëjta për rrëzimin e sistemit të RII. Amerika gjatë periudhës së mbështetjes së saj për Sadamin në luftën kundër Iranit, i detyroi aleatët e saj perëndimorë që anijet e tyre luftarake t’i dërgojnë në gjirin Persik. Tre javë më pas, anijet e përbashkëta të Francës, Anglisë, Australisë dhe Kanadasë u vendosën në oqeanin Indian, duke e shtuar numrin e anijeve luftarake në rajon nga 30 që ishte në 60 anije. Në atë kohë Iraku nënshkroi një kontratë 1.5 miliard dollarësh për blerjen e armatimeve nga Franca dhe një kontratë prej 1 miliard dollarësh për blerjen e armatimeve nga Anglia. Iraku pasi mori disa avionë super të shpejtë nga Franca, në vitin 1984 nisi agresionin e tij të gjerë kundër fushave të naftës së Iranit, kundër anijeve tregtare dhe kundër naftëmbajtëseve iraniane në det. 

Prandaj, veprimet e qeverive të ndryshme evropiane të mbështetura nga SHBA kundër RII, nuk u ndalën. Këto veprime u zbatuan në dy nivele, në atë të brendshëm dhe të jashtëm. Në nivelin e brendshëm, këto fuqi arrogante botërore synonin krijimin e kaosit, anarkisë dhe luftës civile, duke tentuar të përdorin pakicat etnike dhe rryma të lidhura me monarkinë, si dhe grupe të ndryshme sociale e politike kryesisht ato majtiste kundër RII. Armiqësia dhe komplotet e Amerikës kundër Iranit nisën që në vigjilje të revolucionit islamik dhe u zgjeruan me kalimin e kohës. Fuqitë hegjemoniste me gjithë kontradiktat dhe rivalitetin e tyre, ndoqën një strategji të përbashkët. Në bazë të kësaj strategjie, revolucionit islamik i Iranit konsiderohet rrezik pasi ky revolucion mohon dhe kundërshton hegjemonizmin dhe imperializmin botëror. Xhimi Karter ish president i Amerikës, për të goditur Iranin, iu përgjigj kërkesës së Arabisë Saudite për ndihmë në gjoja përballjen me një sulm të mundshëm nga ana e Iranit dhe më 5 tetor të vitit 1980, Riadin e pajisi me 4 avionë zbulues Avax së bashku me sistemin logjistik tokësor.

Gazeta New York Times shkruante: Amerika pas dështimit të operacionet Tobs, përdor tre plane ushtarake shumë të rëndësishme. Dërgimi i forcave ushtarake në  qytetet ku po mbaheshin pengjet amerikane të marra peng në vitin 1980 nga ambasada amerikane nga ana e studentëve iranianë, minimi i fushave të naftës ose bombardimi i rafinerive  iraniane, kanë qenë një nga këto plane. Kjo gazetë shton: Uashingtoni shpreson se sanksionet ekonomike dhe politike kundër Iranit, do të kenë ndikim të madh në marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut. Disa njerëz në Perëndim besonin se perspektiva e luftës me një vend të fuqishëm, ndoshta Iranin do t’a detyronte të rishikonte politikën e tij. Para fillimit të luftës, duhej të zbatohej një plan tjetër i cili në rast se do të dilte i suksesshëm, do të rrëzonte sistemin e RII, kurse në rast të mos suksesit, do të fillonte lufta. Me këtë rast, në qershor të vitit 1980, u tentua të realizohej një grusht shteti i njohur si “Maska” me mbështetje e disa elementëve brenda ushtrisë së Iranit me udhëheqjen e SHBA. Por këtë herë, me ndihmën e forcave përgjegjëse revolucionare dhe shumë vigjilente, ky grusht shteti para se të fillojë u neutralizua dhe edhe njëherë tjetër  Amerika u përball me një dështim të rëndë. Në rrethana të tilla. Brezhinski, këshilltari për siguri kombëtare i ish presidentit amerikan Jimy Carter, kishte thënë: Strategjia e Amerikës në përballje me Revolucionin iranian duhet të forcojë qeveritë që të mund të kryejnë operacione ushtarake kundër regjimit iranian. Në këtë kontekst, Brezhinski më 6 korrik 1980 në mënyrë të fshehtë takoi Sadam Huseinin në Jordani.

Sipas fjalëve  të Geri Sik, nga ekipi i këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë, Brezhinski në takim me Sadamin, i kishte dhënë dritën e gjelbër Irakut për të sulmuar Iranin. Revista Le Figaro, në lidhje me rëndësinë e këtij takimi, shkruan: Lufta midis Irakut dhe Iranit në fakt filloi që nga qershori i kaluar, në kohën kur Brezhinski udhëtoi në Jordani dhe në kufirin midis Jordanisë dhe Irakut, u takua me Sadam Huseinin dhe i premtoi atij mbështetje në luftën kundër Iranit. Brezhinski i tha Sadamit se Amerika nuk do të kundërshtojë planet e Irakut rreth lumit Arvend dhe mundësinë e krijimit të një republike arabe në këtë rajon. Në këtë takim, Carter lejoi shitjen e avionëve Boeing Irakut vetëm disa ditë para sulmit ndaj Iranit dhe shfuqizoi vendimin për mos shitjen e motorëve General Eelectric Bagdadit. Një koordinim i tillë ishte një nga planet më të fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore kundër popullit revolucionar iranian. Por armiqësia e Amerikës me Revolucionin Islamik ndikoi që ky vend ishte i gatshëm të bashkëpunonte edhe me armikun e tij ish Bashkimin Sovjetik, kurse Irakun e shihte si vendin e parë për të futur në luftë me Iranin.

 

 

 

Aug 09, 2017 08:40 CET
Komente