Në këtë emision do të shqyrtojmë mënyrën e agresionit të regjimit të Sadamit kundër territorit të RII më 22 shtator 1980.

Pse dhe si ndodhi agresioni i regjimit të Sadamit kundër RII? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje nuk është aq e lehtë. Arsyeja që Sadami në ditët para dhe pas agresionit kundër territorit të RII ka qenë mosmarrëveshjet kufitare. Por arsyeja e vërtetë e luftës së imponuar nga Sadamit në territorin e Iranit vetëm 19 muaj pas fitores së Revolucionit Islamik, është më e gjerë sesa arsyeja e paraqitur nga Sadami. Në fakt, mosmarrëveshjet territoriale dhe kufitare midis Irakut dhe Iranit u bën shkak për fillimin e agresionit. Qëllimi kryesor ishte përmbysja e sistemit të porsalindur të RII.

Arsyen e agresionit të Sadamit kundër territorit të RII mund t’a shohim në tre nivele, kombëtar, rajonal dhe botëror. Fillimisht do ta shqyrtojmë nivelin kombëtar dhe arsyen që Sadami paraqiti për fillimin e agresionit kundër territorit të RII. Për këtë qëllim, do të japim një vështrim të shkurrtër në lidhje me mosmarrëveshjet rreth kufirit midis Irakut dhe Iranit. Mosmarrëveshjet që kanë një histori të gjatë datojnë që nga koha e perandorisë Osmane, kur Iraku në atë kohë ka qenë pjesë e territorit të sunduar nga kjo perandori. Mungesa e një zgjidhje definitive për këtë kontest çoi në mosmarrëveshje pas pavarësisë së Irakut në vitin 1932. Mënyra e përdorimit të kufirit nga lumi i madh kufitar Arvend, ishte një nga mosmarrëveshjet. Iraku pretendonte se ka të drejtën e ushtrimit ët sovranitetit mbi lumin Arvend që ishte një lum i lundrueshëm. Por, Irani që nga koha e regjimit të Mohamed Reza Pahlavi ishte nën direktivat e perëndimit. Për shkak të mbështetjes politike dhe ushtarake të Amerikës në Gjirin Persik, Irani kishte fuqi të jashtëzakonshme në Gjirin Persik dhe në atë kohë Iraku nuk kishte mundësinë e konfrontimit me Iranin. Në këtë mes edhe pse marrëdhëniet diplomatike mes Irakut dhe Amerikës u ndërprenë në vitin 1967, mirëpo zyra për mbrojtjen e interesave të Amerikës në Bagdad menjëherë u aktivizua për të inkurajuar dhe mbështetur regjimin e Sadamit në nisjen e luftës.

Ambasadori i Irakut në Bejrut gjatë një interviste me gazetën Al Nehar në nëntor të vitit 1979 kishte theksuar se përmirësimi i marrëdhënieve midis Iranit dhe Irakut duhet të jetë subjekt i rinovimit të traktatit të vitit 1975 të Algjerisë midis dy vendeve në lidhje me lumin Arvend. Sadami në prill të vitit 1980 gjatë një interviste kishte thënë se një nga kushtet për ndalimin e luftës mes Iranit dhe Irakut është rivendosja e sovranitetit mbi lumin Arvend njëjtë sikur para vitit 1975. Diktatori i Irakut gjatë një sulmi të ashpër ndaj qeverisë së RII, kishte thënë se Iraku është i gatshëm të përdorë forcën për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me Iranin. Sipas kësaj pikëpamje, ai sulmoi Iranin.

Iraku në ditët e para të agresionit kundër territorit të Iranit, duke publikuar një deklaratë, kishte paraqitur disa kushte për vendosjen e armëpushimit që dëshmoi për fillimin e agresionit irakian kundër Iranit. Sadami si pretekst për nisjen e luftës kundër Iranit nxori disa pretendime për vijën kufitare mirëpo e vërteta është se fuqitë botërore i kishin premtuar Sadamit se me eliminimin e Iranit nga skena, ai do të kthehej në fuqi rajonale. Ambiciet e Sadamit për pushet, e forcoi akoma më shumë idenë e tij për të sulmuar Iranin. Këto ambicie dhe drita jeshile e Amerikës, e inkurajuan Sadamin që të nisë luftën e imponuar kundër Iranit. Në këtë mënyrë fuqitë e mëdha nisën një fushatë rajonale dhe ndërkombëtare në mbështetje të Sadamit.

Çështja e tre ishujve në Gjirin Persik po ashtu ka qenë një pretendim tjetër i Sadamit, ndërsa ishujt Abu Musa, Tonbi i Madh dhe Tonbi i Vogël me mijëra vjet më parë kanë qenë nën sovranitetin e Iranit. Këto ishuj në periudhën e pushtimit të forcave angleze u morën, ndërsa pas largimit të forcave angleze nga Gjiri Persik në vitin 1971 ju dhanë Amerikës dhe më pas këta ishuj janë kthyer nën sovranitetin e Iranit. Që atëherë EBA kanë shfaqur pretendime në lidhje me këta ishuj dhe regjimet arabe që janë armiq të Iranit kanë përkrahur këto pretendime. Sadami për të marrë mbështetjen e regjimeve arabe për agresionin ndaj Iranit, i futi në mënyrë të ndarë këta ishuj në listën e kushteve të tij për armëpushim.

Pjesë e ambicieve të Sadamit në agresionin kundër territorit të Iranit ishte ndarja e pjesëve të territorit ët Iranit dhe rënia e sistemit të porsalindur të RII.  Megjithatë populli iranian me unitet dhe sakrifica të panumërta mbrojti lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të vendit dhe sistemin e RII dhe nuk e lejoi armikun të arrijë qëllimet e tij të errëta. Revolucioni islamik ishte një zhvillim i rëndësishëm në historinë e Iranit që shpalosi vullnetin, forcën, unitetin dhe aspiratat e larta të popullit iranian.  Sadami me anë të karakteristikave të tij personale dhe duke pasur parasysh çështjet gjeopolitike të Irakut, për të mbushur boshllëkun e krijuar nga rrëzimi i Shahut u mundua të krijojë një supremaci në rajonin e Lindjes së Mesme. 

Revista Newsweek gjatë shqyrtimit të tendencave të tilla të udhëheqësve irakiane, pohoi se qëllimet e Irakut janë dominimi i Gjirit Persik dhe i të gjithë Lindjes së Mesme në kurriz të dy fuqive të mëdha. Sepse në këtë me ekzistonte një vakum që duhej plotësohej. Egjipti për shkak të pjesëmarrjes së tij në negociatat e paqes në kampin Dejvid, ishte izoluar dhe nuk shihej si pretendent për dominim. Armiqësia dhe komplotet e Amerikës kundër Iranit nisën që në vigjilje të revolucionit islamik dhe u zgjeruan me kalimin e kohës. Fuqitë hegjemoniste me gjithë kontradiktat dhe rivalitetin e tyre, ndoqën një strategji të përbashkët. Në bazë të kësaj strategjie, revolucionit islamik i Iranit konsiderohet rrezik pasi ky revolucion mohon dhe kundërshton hegjemonizmin dhe imperializmin botëror. Për këtë arsye të gjithë u kthyen në armiq të revolucionit islamik të Iranit dhe ata u bashkuan për të thurur komplote me qëllim rrëzimin e revolucionit. Fuqitë hegjemoniste me një akord të panënshkruar dhe me qëllim rrëzimin e revolucionit islamik nisën një luftë duke mbështetur regjimin e Sadamit kundër Iranit.

Një tjetër qëllim i regjimit të Sadamit në agresionin kundër territorit të Iranit ishte përmbysja e sistemit të sapolindur të RII. Sadam Husein në një intervistë dhënë më 12 nëntor 1980 në mediat irakiane, në lidhje me qëllimet e përgjithshme të Iranit, kishte thënë: “Ne nuk mërzitemi aspak të degradojmë dhe shkatërrojmë Iranin deri në kohën kur ky vend është armiku ynë, prandaj çdo irakian dhe çdo arab duhet të jetë i gatshëm të kontribuojë në ndarjen dhe shkatërrimin e Iranit”. Sigurisht që Irani kurrë nuk ka qenë iniciator i luftës, mirëpo gjithmonë ka treguar se është i gatshëm të mbrohet dhe me qëndresën dhe rezistencën e tij ka arritur të ngre lart pozitën reale të kombit iranian përballë armiqve.  Sadami kishte thënë se ekzistimi i pesë Iranëve  të vegjël është më i mirë se ekzistimi i një Irani të vetëm. Sadam Husejni në vitin 1980 para një grupi të anëtarëve të ushtrisë kombëtare (Xhejsh Al Sha’bi) të cilët kishin shkuar në betejat e luftës, u kishte thënë këtë gjë: “Ne jemi të gatshëm për çdo ndihmë, duke përfshirë edhe dhënien e armatimeve që kërkojnë populli arab i Khuzestanit dhe etnitetet tjera në Iran e posaçërisht kurdët, baluchët dhe të gjithë patriotët e vërtetë. Ne nuk jemi të interesuar për tërësinë e plotë territoriale të Iranit dhe kjo është strategjia jonë të cilën e kemi shpallur kohë më parë”.

 

 

Aug 09, 2017 08:39 CET
Komente