Programi disa edicionesh “Islamofobia në Perëndim” ka për qëllim të vëzhgojë ngjarjet e lidhura me islamofobinë në botë, sidomos në vendet perëndimore. Në edicionin e parë të këtij programi do të flasim rreth sulmit terrorist kundër myslimanëve anglezë dhe reagimi i ndryshëm ndaj këtij veprimi terrorist.

Viktimat e sulmit të katërt terrorist në Angli në tre muajt e kaluar, kanë qenë myslimanë. Në mëngjesin e hershëm të ditës së hënë më 19 qershor në Londër, një grup i myslimanëve të cilët ishin duke u larguar nga xhamia pas namazit të mëngjesit, janë goditur nga një makinë. Në këtë ngjarje u vra një person dhe u plagosen tetë persona të tjerë. Harun Khan, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve të Britanisë së Madhe, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Një makinë kamion ka goditur disa besimtarë myslimanë të cilët ishin duke u larguar nga xhamia dhe ky veprim është kryer me qëllim”. 

Foto: Vrasja e një personi dhe plagosja e tetë personave të tjera në sulmin terrorist të 19 qershorit në Londër

Këshilli i Myslimanëve të Britanisë së Madhe këtë veprim e ka cilësuar të qëllimtë dhe rezultat i propagandës islamofobiste dhe ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë rreth xhamive. Sadegh Khan, kryebashkiak i Londrës, me anë të një deklarate, deklaroi: “Ajo që dihet në mënyrë të qartë është kjo që ky ishte një sulm i kryer me qëllim kundër besimtarëve myslimanë të cilët kishin përfunduar lutjen dhe duanë e tyre në muajin e Ramazanit. Kjo ngjarje kishte tre dallime kryesore me veprimet terroriste të kaluara në Angli. Dallimi i parë është ky që përkundër sulmeve të tjera terroriste, askush nuk ka folur për fenë si faktor i këtij veprimi terrorist. Dallimi i dytë është kjo që deri më tani as ISIS dhe asnjë prej grupeve terroriste dhe takfiriste nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist kundër myslimanëve në Londër. Në sulmet terroriste të kaluara, së pari gishti i akuzës drejtohej drejt myslimanëve si autorë të këtyre sulmeve. Më pas ISIS ose Al Kaida merrte përsipër përgjegjësinë e këtyre veprimeve terroriste. Pasojë e këtyre akuzimeve dhe pranimi i përgjegjësisë së këtyre veprimeve terroriste nga ISIS dhe Al Kaida, ka qenë përhapja e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj islamit në Evropë. Dallimi i tretë i sulmit terrorist të 19 qershorit në Londër në krahasim me sulmet terroriste të mëparshme, ka qenë masa e mbulimit informativ të kësaj ngjarje. Reflektimi i kësaj ngjarje në nivel të qarqeve politike dhe mediale në Angli, ka qenë shumë i kufizuar.

Sulmi terrorist kundër besimtarëve myslimanë të Anglisë në Londër ka rrënjë në racizmin, diskriminimin racist, në islamofobinë dhe në urrejtjen ndaj Islamit në vendet evropiane. Qarqet politike dhe mediale dhe aparatet e shërbimeve inteligjente dhe të sigurisë së Evropës rrënjë të veprimeve terroriste në Evropë e konsiderojnë ekstremizmin në Islam. Për këtë arsye pas çdo sulmi terrorist në Evropë, së pari feja dhe pastaj të huajt akuzohen si faktorë dhe shkaktarë të veprimeve të tilla në vendet evropiane. Kjo politikë ndiqet për të përhapur dhe zgjeruar sa më shumë islamofobinë dhe urrejtjen ndaj Islamit. Prandaj, për këtë arsye në sulmin terrorist të 19 qershorit në Londër ku viktimat e të cilit ishin myslimanë, nuk është folur fare për fenë ose ndjekësit e fesë si faktor shkaktues i kësaj ngjarje. Kjo është për arsye se kjo ngjarje është ndryshe nga sulmet e mëparshme terroriste.

Foto: Sulmi terrorist kundër besimtarëve myslimanë të Anglisë në Londër

Autor i këtij veprimi ishte një shtetas anglez i krishterë 48 vjeçar, i cili gjatë kryerjes së këtij veprimi bërtiste me zë të lartë “Dua t’i vrasë të gjithë myslimanët!”. A mund të thuhet se pasi autori i këtij sulmi terrorist ishte i krishterë, feja e krishtere është përhapëse e terrorizmit. Asnjë analist në botë nuk ka bërë ndonjë analizë të tillë në lidhje me sulmin terrorist kundër besimtarëve myslimanëve në Londër. Mirëpo qeveritë evropiane theksojnë se sulmet terroriste në Evropë dhe në botë janë të lidhura me natyrën e mësimeve islame. Arsyeja e kësaj është kjo që ata me këtë politikë propaganduese të gjithë myslimanët i konsideron terroristë dhe të gjithë ata i konsideron një bombë e programuar me orë. Sjelljet e aparateve inteligjente dhe të sigurisë së Evropës ndaj të dyshuarve myslimanë të akuzuar për sulme terroriste, në asnjë mënyrë nuk janë të krahasueshme me sjelljet e tyre ndaj të akuzuarve jomyslimanë për kryerjen e veprimeve terroriste. Një çështje me rëndësi qëndron në këtë se ata parimisht veprimet e jomyslimanëve të cilët kryejnë krime, nuk i konsiderojnë veprime terroriste. Menjëherë formohet një ekip i ekspertëve dhe i njohësve të kriminalistikës për të shqyrtuar dhe analizuar arsyet e krimit. Mirëpo nëse autori i një krimi e ka emrin mysliman ose është shtetas i vendeve islame, ndryshon çdo gjë. Arsyeja e krimit është e përcaktuar dhe nuk ka nevojë për studim e analizë, sepse qarqet politike dhe mediale menjëherë fillojnë të analizojnë dhe zbërthejnë veprimin terrorist. Në fjalorin politik dhe medial të Perëndimit, termi terrorist dhe terrorizëm përkufizohet me myslimanët dhe Islamin.

Kjo politikë e qeverive dhe qeveritarëve dhe mediave perëndimore, është ndjekur plotësisht në mënyrë objektive. Vendet islame ndodhen në një pozitë strategjike të gjeografisë natyrore, ekonomike, politike dhe kulturore të botës. Vendet perëndimore pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik për të shfrytëzuar pozitën strategjike shumë dimensionalëshe të këtij rajoni dhe për të ruajtur dhe zgjeruar ndikimin e tyre, kishin nevojë për ndryshim dhe për gdhendjen e një armiku të ri në vendet islame. Në këtë mënyrë vendet perëndimore dhe në krye të tyre Amerika dhe Anglia mbështetën lëvizjet dhe grupet ekstremiste dhe takfiriste në vendet islame të rajonit të Lindjes së Mesme dhe në Azinë Jugore përball Islamit drejtësidashës dhe paqedashës dhe kundër hegjemonisë. Ata me këtë lloj politike kanë shkatërruar edhe imazhin e Islamit ndërsa me pretekst të luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, po arsyetojnë politikat e tyre ndërhyrëse dhe hegjemoniste në rajon. 

Foto: Mbështetja e Perëndimit ndaj lëvizjeve takfiriste për të çuar përpara Islamofobinë në botë.

Duke marrë parasysh deklaratat e tre viteve më parë të Theresa May, kryeministres së Anglisë, bëhet edhe më e qartë politika islamofobiste e qeverisë së Anglisë dhe e vendeve të tjera perëndimore. Këto deklarata të Theresa May shumë mirë tregojnë se qeveritarët perëndimorë janë shumë mirë të informuar rreth mësimeve paqedashëse dhe drejtësidashëse të Islamit dhe me këtë vetëdije po mbështesin përsëri lëvizjet takfiriste dhe terroriste dhe qeveritë që përhapin ekstremizmin dhe terrorizmin. Kryeministrja konservatore e Anglisë tre vite më parë pas vrasjes së tmerrshme të David Hinz, qytetar anglez aktivist i të drejtave të njeriut nga grupi terrorist ISIS në Siri, në një deklaratë rreth terroristëve të ISIS, thotë: “Ata vetën po e quajnë Shtet Islamik, mirëpo më lejoni tua them të vërtetën juve, ata nuk janë as shtet dhe as islamist. Kjo ideologji urryese nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin e vërtetë”. Theresa May në atë kohë ishte në funksionin e ministres së brendshme të Anglisë. Mirëpo këto deklarata në atë kohë nuk bënë ndonjë jehonë të madhe dhe nuk u transmetuan në nivel të gjerë nga mediat. Natyrisht se Theresa May më kurrë nuk ka përsëritur këtë deklaratë edhe pse grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për kryerjen e tre sulmeve terroriste në Angli në tre muajt e kaluar. Ndoshta mund të thuhet se Theresa May këtë deklaratë e ka bërë në një gjendje të ndikuar nga emocionet si pasojë e vrasjes së tmerrshme të David Hinz dhe pasi është zgjuar, ndoshta është penduar për këtë deklaratë sepse Theresa May më nuk ka bërë kurrfarë deklarate në lidhje me natyrën e ISIS. 

Theresa May gjatë atij fjalimi gjithashtu ka vë në dukje edhe çështje të tjera të rëndësishme dhe kjo tregon informimin e saj në lidhje me mësimet e Kur’anit të shenjtë. Nëse dikush nuk i kushton rëndësi folëses së këtyre deklaratave, mendon se këto deklarata bëhen nga një dijetar fetar. Theresa May thotë: “Kur’ani thotë: “Nuk ka kurrfarë dhune në fe!”, prandaj na lejoni që nga kjo sallë të dërgojmë këtë mesazh se ekstremistët kurrë nuk do të arrijnë të krijojnë përçarje mes nesh. Na lejoni që nga këtu të dërgohet ky mesazh që ne e dimë se Islami është fe e paqes dhe nuk ka kurrfarë lidhje me ideologjinë e armiqve tanë. Na lejoni që të qëndrojmë krah për krahë me myslimanët anglezë, për krah atyre të cilët janë mbledhur dhe po thonë: “Jo në emër timin!” Ne duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për ta thyer këtë ideologji dhe të parandalojmë të rinjtë myslimanë anglezë që të bëhen ekstremistë”.

Kryeministrja konservatore e Anglisë ka këtë informim të plotë rreth fesë islame në kohën kur ka udhëtuar në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, vende të cilat njihen si mbështetëse kryesore të ISIS dhe përhapëse të ekstremizmit dhe terrorizmit, ku ka nënshkruar edhe kontrata disa miliarda dollarësh për shitjen e armatimeve. Në realitet duhet thënë se qeveria e Anglisë është partnere e krimeve dhe veprimeve terroriste të terroristëve takfiristë në Siri dhe Irak dhe në qytete të ndryshme evropiane.  

Aug 20, 2017 09:19 CET
Komente