Me përfundimin e operacioneve të Mosulit dhe me çlirimin e këtij qyteti nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, pothuajse ka përfunduar jeta e këtij grupi terrorist në Irak dhe aktualisht ka mbetur vetëm një numër i vogël i terroristëve të ISIS të cilët veprojnë në mënyrë të paorganizuar në rajone të ndryshme të Irakut. Me këtë rast në këtë edicion do të flasim më gjerë në lidhje me rolin e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS të drejtuar nga Amerika në procesin e rënies  së ISIS.

(Roli i koalicionit ndërkombëtar në rënien e ISIS në Irak)
Për të shqyrtuar rolin e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, së pari duhet të shqyrtohet strategjia e Amerikës ndaj terrorizmit të ISIS në Irak. 
Amerika në hapin e parë kishte një vështrim si mjet dhe si një aset investues ndaj ISIS. Në kuadër të këtij vështrimi, ISIS nga vështrimi i Amerikës konsiderohet një mjet dhe kapital për ushtrimin e presionit dhe për të kërcënuar Republikën Islamike të Iranit, qeverinë e Irakut, Sirisë dhe në përgjithësi kundër lëvizjes së rezistencës islamike në Lindjen e Mesme. Prandaj, në kuadër të këtij vështrimi, ISIS jo vetëm që nuk duhet të shkatërrohet, por ai duhet të forcohet nëpërmjet rrugëve dhe metodave të ndryshme duke shfrytëzuar disa vende arabe, mirëpo njëkohësisht me këtë, kontrolli i ISIS gjithnjë duhet të qëndrojë në dispozicion të Amerikës dhe aleateve të saj në Lindjen e Mesme. Prandaj, një pikëpamje e till që mund të përmendet këtu është kjo që ISIS me dritën e gjelbër të Amerikës dhe të aleateve të saj rajonal, hyri në Irak dhe pushtoi një pjesë të territorit të këtij vendi. 
Ajo që u bë shkak për ndryshimin e vështrimit “si mjet dhe kapital” të Amerikës në një vështrim të “përballjes dhe deri diku armiqësor” kundër ISIS, janë veprimet e ISIS në përmasa jashtë kontrollit të Amerikës dhe të aleatëve të saj. Në këtë kuadër, terroristët e ISIS me qëllim të krijimit të khalifatit islamik, filluan sulmet kundër rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe qytetit Sanxhar ku jeton komuniteti Izedi dhe pushtuan këtë rajon, si dhe filluan të luftojnë kundër forcave kurde pishmarg duke synuar edhe pushtimin e qytetit Kirkuk. Në realitet, ISIS gjatë këtij procesi dol jashtë kontrollit të Amerikës dhe u shndërrua në një kërcënim për rajonin e Kurdistanit të Irakut që është aleat i Amerikës. Si rezultat i kësaj ofensive të terroristëve të ISIS kundër komunitetit Izedi, u krijua katastrofa e Sanxharit. Prandaj, qeveria e Amerikës me ndryshimin e vështrimit të saj ndaj ISIS, në shtator të vitit 2014, formoi koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS me pjesëmarrjen e rreth 60 vendeve. Aktualisht shtrohet kjo pyetje se pavarësisht faktit se Amerika formoi koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS, mirëpo për çfarë arsye rënia e ISIS në Irak ndodhi 34 muaj pas formimit të këtij koalicioni? Esencialisht ky koalicion çfarë ndihme u ka dhënë forcave irakiane në luftën kundër ISIS? Shumica e analistëve besojnë se ky koalicion ndërkombëtar i drejtuar nga Amerika nuk ka qenë efikas në misionin dhe qëllimin e tij, do të thotë në luftën kundër terrorizmit të ISIS ndërsa rënia e ISIS në Irak  është rezultat i veprimit dhe sakrificës së forcave të përbashkëta irakiane. Gjithashtu, paraqiten arsye të ndryshme në lidhje me këtë joefikasitet të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, por dy arsye janë më të rëndësishme.
1.    Qëllimi i koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS nuk ishte shkatërrimi i ISIS, por dobësimi i tij.
Një prej arsyeve më të rëndësishme të dështimit të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIS është kjo që ky koalicion edhe në kohën kur ISIS u shndërrua në një kërcënim për aleatet e Amerikës, nuk synonte shkatërrimin e ISIS, por kërkonte vetëm një ISIS të dobësuar. Ekzistenca e ISIS-it të dobësuar, për Amerikën dhe aleatet e saj ishte më e mirë se sa mosekzistenca e ISIS! Pas çlirimit të pjesës lindore të Alepos në Siri që u realizua me mbështetjen e Rusisë dhe të Republikës Islamike të Iranit, koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga Amerika arriti në këtë përfundim se terroristët në përgjithësi duke përfshirë edhe ata të grupit ISIS edhe atë të grupeve të tjera në Irak dhe Siri, tani po kalojnë procesin e rënies sepse edhe në Irak forcat e këtij vendi posedonin kapacitetin për të thyer terroristët e ISIS. Në realitet, Amerika arriti në këtë përfundim se nga njëra anë ISIS ka humbur funksionin e tij për Uashingtonin dhe nga ana tjetër, forcat irakiane edhe pa mbështetjen e Amerikës kishin arritur kapacitetin e duhur për për të thyer terroristët e grupit ISIS. Prandaj në këtë fazë, koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga Amerika bëri përpjekje të luajë rolin e mbështetësit për forcat irakiane në luftën kundër terroristëve të ISIS, por nuk kishte ndonjë rol të dalluar në rënien e grupit terrorist ISIS në Irak, sepse rënia e ISIS më shumë kishte nevojë për forca tokësore dhe guerile se sa që kishte nevojë për forca ajrore dhe koalicioni ndërkombëtar nuk kishte këso forcash në Irak. 
2.    Natyra e koalicionit ndërkombëtar
Një tjetër arsye e rëndësishme e joefikasitetit dhe dështimit të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, lidhet me natyrën e këtij koalicioni. Në realitet, këtë koalicion e kishin formuar vendet të cilat vetë ato më parë e kishin krijuar ISIS, e kishin mbështetur atë, e kishin zgjeruar atë dhe kishin krijuar rrethanat për praninë e ISIS në Irak. Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën drejtimin e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS në kohën kur disa prej funksionarëve shtetërorë amerikanë por edhe Donald Trump gjatë fushatës elektorale të tij përball Hillary Clinton, në mënyrë të qartë kanë pohuar se ISIS është produkt i Amerikës. Disa vende evropiane dhe disa vende të tjera si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia morën pjesë në këtë koalicion në kohën kur nuk ishin të interesuar fare për shkatërrimin e ISIS në Irak dhe sidomos në Siri. Nga ana tjetër, vende të rëndësishme si Republika Islamike e Iranit dhe Rusia nuk ishin të pranishme në këtë koalicion. Kjo është në kohën kur Republika Islamike e Iranit, Rusia dhe Siria në veprim ishin prijës të luftës kundër terrorizmit dhe kishin vullnet serioz në këtë drejtim. Pikërisht kjo përbërje e tillë e koalicionit dhe sidomos mosprezenca e Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë në këtë koalicion, tregon këtë se lufta kundër ISIS nga ky koalicion është vetëm një moto propagandistike dhe nuk do të ketë lufta serioze dhe të vërtetë kundër terroristëve të grupit ISIS. Një tjetër fakt që tregon se lufta kundër terrorizmit në koalicionin ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika është vetëm një moto propagandistike, është ky që ish-qeveria e Amerikës këtë koalicion ndërkombëtar e krijoi më 10 shtator 2014, saktësisht në përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Në lidhje me faktin se lufta kundër terrorizmit në koalicionin ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika është vetëm një moto propagandistike, gjeneral Husejn Dehkani, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit në atë kohë, në fund të dhjetorit të vitit 2016 në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today në gjuhën arabe, deklaroi: “Koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS është vetëm sipërfaqësor dhe mashtrues sepse perëndimorët nuk kanë vullnet serioz në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe Siri”.
Si përfundim, rënia e ISIS në Irak ndodhi pas tre viteve, mirëpo jo nga koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS i drejtuar nga Amerika, por nga forcat e përbashkëta irakiane. Roli më i rëndësishëm që ka luajtur koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS ishte ky që në nivel të kufizuar u ka dhënë mbështetje ajrore forcave të përbashkëta irakiane në luftën kundër terroristëve të grupit ISIS dhe gjatë kësaj mbështetje ajrore në shumë raste janë sulmuar dhe qëlluar vetëm civilët irakianë ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me qindra persona. Ky koalicion mund të ishte i suksesshëm në operacionet e tij vetëm në rrethanat kur së pari shkatërrimi i ISIS do të ishte qëllimi kryesor dhe primar i tij, ndërsa së dyti, në luftën kundër ISIS vështrimi politikë të mos kishte përparësi më të madhe nga vështrimi operativ. Shenjë që tregon qëndrime të caktuara politike të këtij koalicioni është kjo që në këtë koalicion nuk kanë marrë pjesë Rusia dhe Republika Islamike e Iranit. 

Tags

Aug 20, 2017 09:17 CET
Komente