Përshëndetje për ju të nderuar miq! Jemi përsëri së bashku me edicionin tonë të emisioneve me titull “Hadithi i udhëzimit”. Në emisionin e kaluar folëm në lidhje me përkujtimin dhe përmendjen e Zotit, ndërsa sot do të vazhdojmë të flasim mbi përfitimet e përkujtimit dhe përmendjes së Zotit të Lartëmadhërishëm. Ju lutemi qëndroni me ne!

Vëmendja e njeriut ndaj Zotit dhe lidhja me burimin e Tij të pashtershëm të fuqisë kanë implikime të rëndësishme në jetën njerëzore. Zoti i Plotfuqishëm e konsideron përmendjen e Tij si ndriçim dhe zgjim të zemrave. Në ajetin 201 të sures A’raf, Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)”.   Për aq sa zemra është në përkujtim të Zotit, edhe madhështia hyjnore do t’a nderojë atë. Në fakt, ekziston një marrëdhënie e dyanshme. Zoti i Madhërishëm në ajetin 152 të sures Bekare në lidhje me këtë thotë: “Pra më kujtoni Mua,  Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni”. Kjo është për çdo vlerë që njerëzit në kujtim të All-llahut kujtojnë, në fjalën dhe veprimin e All-llahut, ata do të kenë vlerë më të madhe ndaj All-llahut të Plotfuqishëm. Një person të tillë, drita hyjnore e qenies së tij, e ndriçon rrugën e tij të jetës dhe e çon në shpëtim.

Përkujtimi i Zotit nuk përshtatet në një kohë dhe vend të caktuar dhe nuk ka të njëjtën madhësi. Prandaj, njeriu duhet t’a mbajë gjallë Krijuesin e Gjithësisë. Zoti në ajetin 103 të sures Nisa, thotë: “Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët”. Nga ajeti i mësipërm kuptojmë se nuk duhet të kujtoni Zotin vetëm në namaz, i cili është një nga shembujt më të rëndësishëm, por duhet t’a kujtojmë Atë në të gjitha momentet e jetës, derisa Imam Aliu (as) Imam Hasan Al Moxhtabas (as) i thotë: “Gjithmonë përkujtoje Zotin!” Në një transmetim thuhet se Profeti (s.a.v.s.) shokëve të tij u ka thënë: “A nuk ju kam thënë se kush është ndër veprat më të mira që ka vlerë të lartë për ju dhe ju bën të jeni më afër Zotit dhe që ka më shumë të mira se ari dhe argjendti dhe që është më e mirë se Xhihadi në rrugën e Zotit? Ata i thanë: “Kush është o i Dërguari i Zotit? Ai tha: Ajo është përmendja e Zotit”.

Përveç përmendjes dhe përkujtimit të Zotit, tubimet në të cilat përmendet emri i Zotit, kanë vlerë të veçantë dhe shumë të madhe. Në çdo tubim në të cilin shpirti dhe zemra e njeriut e kupton Krijuesin dhe kujton atributet dhe karakteristikat e së drejtës, nuk do të vendoset vetëm vëmendja e njerëzve të pastër dhe paqësor, por do të tërheq edhe vëmendjet e larta shkencore. Profeti i nderuar i Islamit, hz. Mohammed (s.a.v.s.), ka thënë: “Asnjë grup mos të angazhohet në përmendjen e Zotit, edhe nëse engjëjt i marrin ata në mesin e tyre dhe i përfshinë ata në mëshirën e Zotit dhe zbresin qetësinë mbi ta dhe emrat e tyre do të përmenden me ata që ishin me ta”. Po ashtu Profeti (s.a.v.s) në lidhje me përmendjen e Zotit të Plotfuqishëm thotë: “Nëse keni gjetur thesaret dhe kopshtet e parajsës, vendosni ato në ecjen tuaj! Profeti  u pyet se kush janë kopshtet e xhenetit? Ai tha: Tubimet e përkujtimit dhe përmendjes së Zotit.

Në njërin nga fjalimet e të Dërguarit të Zotit, u përmend një pikë e rëndësishme në lidhje me edukimin dhe ndikimin e rëndësishëm që ka edukimi në përsosjen e njeriut. Njerëzit e thjeshtë nuk janë të prirur të bëjnë rituale dhe programe fetare, por nëse i shohin të tjerët, tek ata rritet motivimi. Prandaj Profeti (s.a.v.s) bëri thirrje për të marrë pjesë në tubime në të cilat përkujtohet dhe përmendet ringjallja fetare, duke thënë se një gjë e tillë ndikon në hyrjen ne kopshtet e parajsës. Profeti (s.a.v.s) ka thënë: “Dhe ai që  vendos dinjitetin e tij afër Zotit, dinjiteti i Zotit do të jetë afër tij. Në të vërtetë, radhitja e çdokujt afër Zotit, është e barabartë me afërsinë e Zotit me të. Me të vërtetë, një ndër veprat më të larta dhe më të pastra dhe që ka shumë efekt në ngritjen e gradave të njeriut, është përmendja dhe përkujtimi i Zotit të Plotfuqishëm, sepse Zoti në lidhje me këtë ka thënë: “Unë jam pranë atyre që më kujtojnë dhe përmendin Mua”.

 

 

Aug 27, 2017 11:22 CET
Komente