Ajetet e Kuranit flasin edhe për karakteristikat politike. Në ajetin 97 të sures El-Maide, lexojmë:

97. All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet të fesë të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç’ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).  

Në kohën kur dikush i vetëm propagandon idenë dhe teorinë e tij, perimetri i ndikimi është i vogël dhe i ngushtë. Një prej metodave efikase për të zgjeruar dhe shtrirë influencën e pikëpamjes dhe mendimit, është parashtrimi i mendimit në një grup njerëzish dhe në shoqëri. Për këtë arsye herë pas here bëhen grumbullime dhe tubime njerëzisht, ku parashtrohen pikëpamjet dhe pasqyrohen idetë dhe mendimet. Në këtë mënyrë Haxhi është një prej organizimeve më të mëdha të shoqërisë njerëzore i cili për çdo vit botës i përcjell mesazhin e lartë të Islamit. Kjo metodë propaganduese e fes së Zotit, për 14 shekuj me radhë u mëson myslimanëve që të ruajnë unitetin, bashkimin dhe fuqinë e tyre. Duke pasi parasysh këtë fakt a mund të thuhet se Haxhi është thjeshtë një ceremoni personale dhe fetare dhe nuk ka karakteristika dhe efekte politike dhe sociale?

 

Nëse i hedhim një vështrim ceremonisë së Haxhin, vihet re qartë se qëllimi i tij është bindja e njeriut dhe lëvizja e tij në rrugën e Zotit duke qenë brenda bashkësisë së madhe të myslimanëve. Pra duhet thënë se haxhi është një ceremoni individuale dhe shoqërore dhe një ceremoni politiko-fetare. Nëse haxhi do të ishte vetëm një ritual individual, nuk ishte e nevojshme që ai të organizohej në një kohë të caktuar dhe haxhinjtë të përballeshin me probleme në kushtet e nevojshme të tyre. Mirëpo Zoti duke përcaktuar muajin Dhi’haxhe për organizimin e ceremonisë së Haxhit, atë e ktheu në një ritual të madh hyjnor për shoqërinë myslimanë. Myslimanët në një kohë të caktuar kryejnë ritualin e Haxhit dhe duke u veshur të gjithë njëlloj dhe pa asnjë dallim nga njëri tjetri shkojnë së bashku në Shtëpinë e Zotit. Kulmi i mbledhjes së mijëra haxhinjve është në Arafat dhe përfundon në Mina. Atje haxhinjtë hedhin gurë ndaj simbolit të djallit dhe kërkojnë të çlirohen nga çdo e keqe djallëzore. Në Haxh, ibadeti personal është i lidhur me lëvizjen e bashkësisë së haxhinjve në mënyrë që me një lëvizje të përbashkët të përcillen mesazhet e larta të islamit dhe të fuqisë së myslimanëve.

Dyndja e njerëzve në Mina

Ajetet e Kuranit flasin edhe për karakteristikat politike. Në ajetin 97 të sures El-Maide, lexojmë: 97. All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet të fesë të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç’ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).  Sjellja e Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s) në Haxh, gjithashtu është përqendruar në dy karakteristika të rëndësishme që janë spiritualiteti dhe politika. Ai në vitin e parë që çliroi Mekën, shkatërroi idhujt e ngritur nga fisi Kurejsh të cilët i konsideroi shembuj të shirkut, mosbesimit në Zot dhe mëkatit. Në vitet e mëpasshme në ceremoninë e Haxhit, imam Aliu (as) me urdhër të profetit lexoi ajetet e para të sures Et-Tewbe  ku Zoti de Profeti paralajmërojnë mëkatarët dhe atyre u japin 4 muaj kohë që të përcaktojnë qëndrimin përfundimtar të tyre. Profeti Muhamed (s.a.v.s), pasi përfundoi haxhin e fundit të tij, Aliun(as) nga ana e Zotit e zgjodhi si zëvendësin e vet. Në të vërtetë Zoti duke shfrytëzuar pjesëmarrjen e gjerë të njerëzve në ceremoninë e Haxhit, kreu aktivitetin e rëndësishëm politik dhe kjo është po ajo që duhet bërë edhe sot në ceremoninë e Haxhit.

Imam Khomeini (ra) themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, duke pasur parasysh këshillat e Kuranit dhe të Profetit (s.a.v.s), haxhin e ka quajtur një ritual politiko-fetar dhe ka thënë: haxhi që nga dita kur është formuar ka pasur ndikim të rëndësishëm politik, ndikim që ka qenë po aq i madh sa dhe ndikimi fetar dhe spiritual. Me fjalë të tjera, politika e Haxhit ashtu si politikat e tjera në botë, nuk ka qëllime anormale dhe imorale por ka si qëllim që të propagandojë fenë e Zotit dhe për këtë arsye kjo karakteristikë e Haxhit në vetvete është ibadet. Fatkeqësisht qeveria e Arabisë Saudite, si organizatore e Haxhit, duke u mbështetur në pikëpamjet e sektit vahabist, nuk e njeh karakterin politik të Haxhit dhe me aq sa mundet ajo mundohet ta parandalojë këtë karakter. Por megjithatë, ndikimet politike të Haxhit nuk mund të parandalohen.

 

Prezantimi i fuqisë dhe i unitetit të myslimanëve, është një prej ndikimeve të karakterit politik të Haxhit. Në këtë ceremoni myslimanët nga të gjitha vendet islamike dhe jo islamike, mblidhen për të treguar fuqinë e tyre përballë armikut. Me fjalë të tjera teoria e karakterit politiko-fetar të Haxhit, përputhet me ajetin e fundit të sures Fet’h, që thekson: “ 29. Muhamedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh”.

Myslimanët për tu njohur me njëri-tjetrin, për të njohur pikëpamjet dhe mendimet e njëri-tjetrit dhe për të eliminuar keqkuptimet, duhet të jenë të bashkuar dhe haxhi krijon këtë mundësi. Armiqtë e islami bëjnë përpjekje të shumta për të përçarë myslimanët dhe haxhi është një mundësi që myslimanët edhe pse me prirje të ndryshme fetare të zgjidhin keqkuptimet dhe të afrojnë pikëpamjet e tyre. Në këtë mes dijetarët dhe mendimtarët fetarë luajnë një rol të rëndësishëm dhe me efikasitet të lartë në unitetin islame. Fatkeqësisht mundësia që krijon haxhi, për shkak të neglizhencës së sauditëve, nuk përdoret seriozisht për unifikimin e myslimanëve apo për afrimin e pikëpamjeve të tyre. Megjithatë haxhi është vendi i përshtatshëm për afrimin e zemrave, mendimeve, për unifikimin dhe bashkimin islam.

Shpallja e urrejtjes dhe kundërshtimit ndaj armiqve të Islamit, është një tjetër karakteristikë e Haxhit. Ashtu siç është theksuar edhe në ajetin e fundit të sures Fet’h, Profeti i Islamit dhe ndjekësit e tij mes njëri-tjetrit janë të butë dhe përballë armikut janë të ashpër. Mirëpo ajo që qartazi flet për përballjen me mëkatarët është ajeti i tretë i sures Et-Tewbe  që thotë:

3. “Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e Haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t’i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm”. Për këtë arsye imam Khomeini (ra) thekson: Thirrja për mohimin e mëkatarëve në ceremoninë e Haxhit është një thirrje politiko-fetare për të cilën ka këshilluar dhe urdhëruar Profeti (s.a.v.s). Armiqtë e islamit sot janë ato qeveri të cilat luftojnë kundër kësaj feje hyjnore dhe thurin komplote ndaj atyre që ndjekin këtë fe. Në krye të armiqve janë Amerika dhe regjimi sionist. Ajetollah Khamenei ka theksuar domosdoshmërinë e mohimit të armiqve të islamit në ceremoninë e Haxhit dhe ka thënë: haxhi në brendësi të tij ka dy elementë të rëndësishëm; Afrimi me Zotin nga mendimi dhe veprimi dhe distancimi nga e keqja dhe djallëzitë nga ana shpirtërore dhe fizike. Për këtë arsye, haxhi është një grumbullim i madh në tokën e shenjtë dhe një mundësi për të shprehur pikëpamjet për mohimin dhe përballjen me armiqtë e islamit.

Ceremonia e mohimit dhe refuzimit të mëkatarëve

Në vitet e kaluara, haxhinjtë iranianë së bashku me haxhinjtë e vendeve të tjera të Shtëpisë së Zotit, kanë organizuar ceremoninë e mohimit të mëkatarëve që shembuj të qartë janë Amerika dhe regjimi sionist. Mirëpo regjimi Al Saud i cili nuk është i kënaqur nga ceremonia anti-hegjemonizëm, duke i shërbyer Amerikës në vitin 1987 e shpalli të ndaluar organizimin e ceremonisë së mohimit të mëkatarëve dhe për këtë përdori forcën duke përgjakur dhe futur në dhe, me mijëra haxhinj. Kjo shtypje e dhunshme u bë shkak që ceremonia e mohimit të mëkatarëve të organizohet me përmasa më të vogla. Megjithatë është e qartë se me të tilla sjellje agresive, nuk mund të mbulosh urrejtjen dhe mërinë e ummetit islam ndaj armiqve të botës islame.

Vrasja e haxhinjve në vitin 1987

Mbledhja e mijëra haxhinjve në ceremoninë e Haxhit krijon mundësinë që myslimanë të shprehen dhe të njihen mbi gjendjen e njëri-tjetrit. Imam Khomeini (ra) në lidhje me këtë thotë: Haxhi është një mundësi për të analizuar problemet e një viti të myslimanëve dhe gjetjen e zgjidhjeve të tyre. Sot në botë, masmediat e mëdha drejtohen kryesisht nga fuqitë e mëdha të cilët nuk janë informacione të sakta për atë që ndodh në vendet islamike. Mirëpo pjesëmarrja e haxhinjve nga vende të ndryshme të botës, krijon mundësi për bisedim dhe shkëmbim informacionesh të sakta mbi problemet e botës islame dhe për rrugëzgjidhjen e tyre. Ndërhyrja e Amerikës në vendet islamike, pushtimi i Palestinës nga regjimi sionist dhe krimet e terroristëve takfiristë në vendet si Siria, Iraku, Libia, Afganistanit dhe Islamofobia në vendet perëndimore, janë disa nga problemet e botës islame. Edhe pse këto probleme trajtohen në takimet e haxhinjve me njëri-tjetrin, por nëse qeveria e Arabisë Saudite në formë të organizuar dhe të drejtë ceremoninë e Haxhit e përdor për të trajtuar dhe analizuar problemet e myslimanëve dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur të këtyre problemeve, me padyshim pritet që gjendja e ummetit islam të përmirësohet akoma më shumë.

 

Sep 04, 2017 09:10 CET
Komente