Lufta kujton shkatërrimin dhe vdekjen, mirëpo kur lufta ka aspektin e mbrojtjes së vendit, ajo fiton vlera të larta njerëzore dhe bëhet e shenjtë dhe lavdishme.

Lufta tetë vjeçare e mbrojtjes së lavdishme të Iranit përball agresionit ushtarak të regjimit Ba'th të Sadam Huseinit, është një luftë e tillë. Të rinjtë, burrat dhe grat që janë martirizuar në këtë rrugë, janë legjendë të rezistencës dhe qëndresës, prandaj kujtimi i tyre nuk do të harrohet kurrë, sepse ata kanë flijuar jetën e tyre për të mbrojtur vlerat më të larta. Populli i Iranit që nga kohërat e lashta ka qenë ndërtues i civilizimit dhe kulturës dhe ky ndërtim i kulturës edhe pse gjatë historisë ka përjetuar batica dhe zbatica, mirëpo kurrë nuk është shuar. Revolucioni Islamik është fillim i një kapitulli të ri në jetën politike të Iranit në arenën botërore. Për këtë arsye, dy superfuqitë të perëndimit dhe lindjes dhe aleatet e tyre filluan armiqësinë me Revolucionin Islamik. Kjo është për arsye se Revolucioni Islamik kishte hapur një rrugë përpara popujve të shtypur për të luftuar kundër padrejtësisë dhe hegjemonisë dhe kolonializmit të vendeve dhe kështu sfidoi politikat kolonialiste dhe hegjemoniste të Amerikës dhe ish-BRSS, dy superfuqitë e perëndimit dhe lindjes. Agresioni ushtarak i diktatorit Sadam Husejn të Irakut kundër Republikës Islamike të Iranit filloi 19 muaj pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe me mbështetjen e të dy superfuqive të perëndimit dhe lindjes. Ata ishin të brengosur nga eksportimi i mesazhit të Revolucionit Islamik te popujt e tjerë nën kolonializmin dhe hegjemoninë. Ky agresion filloi më 22 shtator të vitit 1980. Lufta imponuese e Sadam Husejnit kundër Republikës Islamike të Iranit zgjati tetë vjet dhe Sadam Husejni dhe mbështetësit e tij në të dy blloqet e lindjes dhe perëndimit, nuk arritën të realizojnë asnjërin prej qëllimeve të tyre për ndarje territoriale të Iranit dhe për ta rrëzuar sistemin e ri të Republikës Islamike të Iranit. Kjo luftë është pika forcës dhe krenarisë për ngritjen dhe lartësimin e idealeve të Revolucionit Islamik dhe për zhvillimin dhe lulëzimin e Iranit në të gjitha fushat. Populli i Iranit për të kujtuar dhjetëra mijëra martirë, invalid të luftës dhe sakrificën e miliona personave të rinj, burra e gra në mbrojtjen e vendit dhe vlerave të Revolucionit Islamik, periudhën nga 22 deri më 28 shtator e ka emëruar "Java e Mbrojtjes së Lavdishme". Gjatë kësaj jave organizohen dhe zhvillohen shumë programe të ndryshme për t'i mbajtur gjallë kujtimet, trimërinë dhe sakrificën e qindra mijëra personave të cilët ranë dëshmorë ose u plagosen dhe mbetën invalid.

Dita e parë e Javës së Mbrojtjes së Lavdishme manifestohet me zhvillimin e paradave ushtarake në të gjitha qytetet e Iranit. Një prej paradave më të rëndësishme dhe më të mëdha me këtë rast zhvillohet në Teheran. Në këtë paradë, forcat e armatosura të Iranit ekspozojnë sukseset e tyre më të reja në mbrojtje të vendit në fusha të ndryshme tokësore, detare dhe ajrore. Luftëtarët iranianë gjatë tetë viteve të mbrojtjes përball agresionit ushtarak të regjimit të Sadam Husejnit, tregun një formë të re të kulturës së rezistencës, sakrificës dhe flijimit për popujt e tjerë nën shtypjen e hegjemonisë. Një prej ngjarjeve të rëndësishme që krijoi identitet dhe u bë e paharrueshme në historinë bashkëkohore të Iranit, është Mbrojtja e Lavdishme tetë vjeçare. Epopeja dhe heroizmi i njerëzve besimtarë të cilët luftonin me dashuri në rrugën e Zotit, paraqet stilet e pashembullta të luftës dhe heroizmit duke paraqitur një model të plotë të ndjekjes së parimeve praktike të kulturës islame. Nga pikëpamja e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, i cili nga aspekti teorik dhe praktik ka drejtuar Mbrojtjen e Lavdishme tetë vjeçare nga fillimi deri në fund, më mirë mund të njihen zhvillimet e kësaj periudhe të historisë së Revolucionit Islamik dhe ndikimet e tyre në vazhdimin e jetës së Republikës Islamike të Iranit. Imam Khomejni (ra) ka pikëpamje universale në lidhje me Mbrojtjen e Lavdishme që secila prej tyre zbërthen një aspekt të kësaj ngjarje të madhe. Kjo luftë nga pikëpamja e liderit gnostike dhe spiritual dhe liderit të madh të Revolucionit Islamik, për një popull i cili vetëm sa ishte liruar nga tirania e një regjimi mbretëror, konsiderohet një sprovë hyjnore. Imam Khomejni (ra) në deklaratat e tij në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Lufta, gjithashtu, ishte një çështje që njeriu mendonte se është shumë e rëndësishme, mirëpo më në fund u bë e qartë se dobitë e saj ishin më të mëdha se dëmet. Ai unitet i cili u krijua mes shtresave të ndryshme të shoqërisë si pasojë e luftës, ai kuptim shpirtëror dhe moral që u manifestua në vetë ushtarët dhe forcat e Gardës Revolucionare dhe në forcat e tjera të sigurisë, si dhe ai shpirt i bashkëpunimit që lulëzoi te të gjithë njerëzit duke përfshirë burra e gra në të gjithë vendin, i dha botës të kuptojë se kjo ngjarje që po ndodhë në Iran është e ndarë nga të gjitha çështjet e tjera".

Në histori, Mbrojtja e Lavdishme tetë vjeçare e popullit të Iranit do të kujtohet si simbol i lirisë, rezistencës dhe besimit në Zotin e madhëruar, mirëpo agresorët dhe mbështetësit e tyre të cilët i kanë ndihmuar ata përgjatë tetë viteve, do të kujtohen vetëm për të keq. Imam Khomejni (ra) ka thënë: "Ne, për çdo ditë në luftë kemi patur begati të cilat i kemi shfrytëzuar në të gjitha fushat. Ne gjatë luftës, e kemi eksportuar Revolucionin tonë në botë, ne kemi vërtetuar padrejtësinë që është bërë ndaj nesh dhe dhunën që kanë ushtruar agresorët gjatë luftës. Ne gjatë luftës kemi hequr perden dhe kemi zbuluar fytyrën e vërtetë të fuqive hipokrite të botës. Ne gjatë luftës, i njohëm miqtë dhe armiqtë tanë. Ne gjatë luftës kemi arritur në këtë përfundim se duhet të qëndrojmë në këmbët tona. Ne gjatë luftës, kemi thyer madhërinë e rrejshme të fuqive të mëdha të lindjes e perëndimit. Ne gjatë luftës, kemi forcuar rrënjët me plotë begati të Revolucionit Islamik. Ne gjatë luftës kemi besuar ndjenjën e vëllazërisë dhe dashurisë për atdheun në qenien e secilit qytetarë të Iranit. Ne gjatë luftës i kemi treguar popujve të botës dhe sidomos popujve të rajonit se një vend mund të vetëmbrohet për vite të tëra përball të gjitha fuqive dhe superfuqive". Imam Khomejni (ra) në ato çaste të ndjeshme dhe përcaktuese kur makineria vdekjeprurëse luftarake e Sadam Husejnit me mbështetjen e lindjes dhe perëndimit avanconte në territorin e Iranit, ka thënë: "Ne do t'ia japim një shuplakë aq të madhe Sadam Husejnit saqë të mos mund të çohet kurrë". Kjo thënie historike së bashkuar me këtë deklaratë të Imam Khomejnit (ra) ku thotë: "Lufta është luftë dhe dinjiteti dhe fisnikëria jonë është e lidhur me këtë luftë", paraqet pikëpamjet e qarta dhe të qëndrueshme të atij plaku të matur. Kjo fjali e njohur e Imam Khomejnit (ra) mori formën e saj në veprim disa vite më vonë gjatë një varg operacioneve si "Thamenul-Eime (a.s.), thyerja e rrethimit të Abadanit, në operacionet "Tarikul-Kods", "Fet'hul-Mubin" dhe "Bejtul-Mokades" dhe në çlirimin e qytetit Khorramshar kurse disa vite më vonë në operacionet "Qerbelaja 5" dhe "Al-Faxhr 8" e theu tërësisht ushtrinë e regjimit Ba'th të Sadam Husejnit. Sadam Husejni gjatë viteve pas luftës dhe gjatë agresionit ushtarak kundër Kuvajtit, ka pohuar: "Ne në luftën kundër Iranit, u përballëm me burra trima dhe të guximshëm". Ky armik i dhunshëm dhe kriminel duke shprehur respekt për Imam Khomejnin (ra), ka bërë edhe një pohim tjetër duke thënë: "Iranianët luftonin burrërisht".

Një prej karakteristikave të Imam Khomejnit (ra) ishin parashikimet e tij të drejta në lidhje me shumë ngjarje. Imam Khomejni (ra) përveçse ishte një gnostik, këto parashikime tregojnë perceptimin e tij të thellë rreth zhvillimeve botërore dhe besimin në ndihmën hyjnore dhe në besnikërinë e popullit të Iranit ndaj liderit të tyre. Lideri i madh i Revolucionit Islamik të Iranit në muajt e parë të agresionit ushtarak të ushtrisë së Irakut kundër Iranit, duke iu drejtuar diktatorit të Irakut, ka thënë: "Sadamit po i them unë kam vetëm një rrugë për ty dhe ajo është vetëvrasje. Ashtu sikur Hitleri që pas disfatës, vrau veten, edhe tij nëse je burrë dhe je sikur Hitleri, vraje veten". Imam Khomejni (ra) këto fjalë i ka thënë në kohën kur Sadam Husejn ishte në gjendje agresioni dhe avantazhi, ndërsa gjendja e forcave ushtarake të Iranit pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit ishte e pasistemuar. Sadam Husejni në vitin 2003, pas pushtimit të Irakut nga Amerika u ekzekutuar me vrasje në një gjendje poshtëruese. Lideri i madh i Revolucionit Islamik të Iranit në kohën kur aeroportet dhe portet detare të vendeve arabe në jug të Gjirit Persik ishin në dispozicion të Sadam Husejnit dhe këto vende i jepnin atij shuma të mëdha parash dhe pajisje të shumta luftarake, i ka këshilluar liderët e këtyre vendeve që të heqin dorë nga mbështetja ndaj kriminelit Sadam Husejn, sepse Sadami nëse do të ketë gatishmërinë e duhur do t'i sulmojë edhe vendet e tyre. Ky parashikim u tregua i drejt dhe ndodhi në realitet dy vite pas përfundimit të luftës imponuese kundër Republikës Islamike të Iranit në mes vitit 1990, në lidhje me Kuvajtin dhe Arabinë Saudite dhe Sadam Husejni sulmoi mbështetësit e vetë. Në lidhje me Mbrojtjen e Lavdishme tetë vjeçare të popullit të Iranit, ka shumë për tu folur. Populli i Iranit kurrë nuk do të harrojë kujtimin e burrave të cilët sakrifikuan çdo gjë për ta mbrojtur Revolucionin dhe Islamin. Java e Mbrojtjes së Lavdishme është një shkas për të kujtuar dhe për ta mbajtur gjallë sakrificën dhe flijimin e këtyre burrave të mëdhenj dhe me plotë krenari në historinë e Iranit.

Sep 28, 2017 11:13 CET
Komente