Kryengritja e Imam Husejnit (as) u krijua në bazë të kërkesës për drejtësi, liri dhe moral dhe për këtë arsye ajo u zgjerua në mbarë botën dhe mbeti gjithmonë gjallë në historinë e njerëzimit.

Dita kur hz. Isa (as) para shokëve të tij tha se “Unë jam i dërguari i All-llahut”: “Cilët janë shokët e mi në rrugën e Zotit?” Ata me zemër të ngrohtë u përgjigjën: “O i dërguari i All-llahut, ne jemi shokë me të dërguarin e Zotit”. Kur’ani i kushton vëmendje këtij modeli, duke ju drejtuar besimtarëve që të jenë ndihmëtarë të  Zotit. Në ajetin 14 të sures Saf, Zoti thotë: “O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është ndihmëtarë imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijunët i thanë: “ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne, ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.  

 

Në vitin 60 h.k ndodhën dy ngjarje kontradiktore. Jezidi me të gjitha forcat e tij doli në skenë  për të shkatërruar frymën e drejtësisë në mesin e shoqërisë dhe hapi rrugën për realizimin e qëllimeve  të tij mizore. Dhe Husejni (as), i cili u edukua në shkollën e drejtësisë së Imam Aliut (as) u përballë me Jezidin dhe mendimet e tij shtypëse. Kryengritja e Imam Husejnit (as) u krijua në bazë të kërkesës për drejtësi, liri dhe moral dhe për këtë arsye ajo u zgjerua në mbarë botën dhe mbeti gjithmonë gjallë në historinë e njerëzimit. Ai kërkoi ndihmë nga besimtarët dhe ndjekësit e rrugës së drejtë, me moton “Lebejk Ja Husejin”, krijoi një ndër epopetë më të bukura për të gjithë. Husejni (as) kishte zgjedhur pasuesit e dashurisë, misticizmit dhe sinqeritetit nga mesi i mijëra dhe miliona njerëzve myslimanë dhe tek ata kristalizoi Islamin, Kur’anin, dashurinë dhe besimin.

Në atë mëngjes që ndodhi incidenti më i madh, 72 persona u vendosën përballë 30 mijë ushtarëve të Jezidit. Ndihmësit e Imamit ishin të pakët në numër, por ishin plotë madhështi, besim dhe në emër të Zotit ishin të gatshëm të martirizoheshin për të mbrojtur personalitetin më të dashur dhe më të afërt të Zotit dhe të Dërguarin e Tij. Berir bin Khadhir bënte shaka me mikun e tij Abdulrahman ibn Abrube, por Abrube e paralajmëroi atë se nuk është momenti i shakasë, por është koha e vdekjes në rrugën e drejtë, jo të jetosh në këtë botë. Berir duke iu përgjigjur atij, tha: “Të afërmit e mi e dinë se nuk kisha dëshirë të bëja shaka as në kohën e rinisë time, e as në pleqëri, por Zoti e di se sot jam shumë i lumtur që do t’a takojë Atë dhe nuk ka distancë midis nesh dhe Huraleinit, edhe nëse shpata e armikut zbret në Tanman.

 

Shokët besnikë të Imam Husejnit (as) ishin qendra e besimit dhe zemra dhe shpirti i tyre ishin plot dashuri për Zotin, prandaj frika në jetën e tyre nuk zinte vend. Të gjithë ata u martirizuan në fushën e betejës, ndërsa ata, së bashku me Imamët e tyre, ujitën fidanët e lirisë dhe rezistencës ndaj shtypjes. Ndoshta për shkak të kësaj, Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë: "Për martirizimin e Imam Husejnit (as) është një nxehtësi në zemrat e besimtarëve që kurrë nuk do të ftohet apo shuhet".

Sipas Imam Khomeinit, themeluesit të RII, po kjo nxehtësi në vitin 1379 h.sh shënoi fitoren e Revolucionit Islamik. Ai tha: “Nëse nuk do të ishte Ashura, nxehtësia dhe shpirti shpërthyes, nuk dihej a do të ndodhte një kryengritje e tillë e paprecedentë dhe e organizuar”.

Nga ditët e para të Revolucionit Islamik në Iran, ithtarët e vërtetë të revolucionit ishin njerëzit që filluan me emrin dhe kujtimin e Imam Husejnit (as) lëvizjet e tyre fetare dhe islame. Ata dukej se kishin mësuar nga momenti i epopesë së Ashures dhe ashtu sikur shokët e Husejnit (as), ata ishin besnikë, të durueshëm dhe rezistues. Populli epopenë e madhe e ndoqi duke kujtuar trimërinë e shokëve të Imam Husejnit (as) dhe ndihmuan Imamin e tyre dhe në natën e Ashurasë, liderin e tyre e morën dhe me dashuri i thanë: “Nëse 1000 herë në rrugën tuaj vritemi dhe ngjallemi prapë, prapë jemi krah për krah me ty”.  

 

Kjo është një veçori e veçantë e kryengritjes së Imam Husejnit që kushdo që e gjen dashurinë dhe lumturinë me të, ndjen dhe shtrëngon zemrën, shpirtin dhe jetën e tij. Një komunitet i lidhur me kulturën e Ashurasë do të jetë plot me dinamizëm, ngritje dhe aftësi. Për këtë arsye, Revolucioni Islamik në shoqëri ndikoi në lindjen e një njeriu modern që krijoi historinë dhe krijoi skena ku mund të gjendet pasioni, inteligjenca, guximi dhe lavdia e Ashurasë. Imam Khomeini thotë: "Revolucioni ishte një zhvillim që u ngrit në popullin iranian".

Shpirti i Imam Khomeinit, sikurse besimi i hz. Isa (as) dhe Imam Husejnit (as), u kthyen në Iran, një vend që ishte poshtëruar dhe shfrytëzuar për vite me radhë nën grabitjen e tiranisë. Dashuria për Ehli Bejtin, Islamin dhe Kur'anin, si zjarri nën hi, lulëzoi me Revolucionin Islamik. Imam Khomeini, si një njeri i dashur për të gjithë popullin iranian, e shndërroi Revolucionin Islamik në një mrekulli të shekullit, ku u përhapën ndriçuesit madhështorë të asaj bote.

 

Akoma pema islame nuk ishte krijuar kur lufta e regjimit irakian Ba'ath filloi kundër Iranit. Këtë herë, i ri e i vjetër, stilistët e fronteve të luftës, mbrojtën Islamin dhe vendin me zemrat dhe mendjet e tyre. Në luftën 8 vjeçare, të rinjtë iranianë bënë tokën një tërmet, ku secili nga ta kishte një botë sinqeriteti, besimi dhe guximi. Ndjekja e rrugës së Imam Husejnit (as) dhe mbrojtja e fesë dhe lirisë, zgjoi popullin iranian, ku shumë të rinj në dokumentet e tyre të identifikimit rritën moshën e tyre për t’iu bashkuar frontit në mbrojtje të Islamit. Husejn Fahmide, një i ri 13 vjeçar me trimëri dhe guxim, kujtoni të riun Kasem ben Hasan (as), i cili luftonte me guxim për të mbrojtur xhaxhain dhe udhëheqësin e tij të dashur, i cili më vonë u martirizua nga  dora e armikut xhelat.

Pesë tanke irakiane sulmuar luftëtarët iranianë dhe tentuan t’i rrethonin ata. Hosein Famideh, ndërsa në belin e tij i kishe të lidhura disa granata dhe në dorë po ashtu kishte disa të tjera, u nis drejt tankeve. Plumbi goditi këmbën e tij dhe ai mbeti i plagosur. Por pa aspak frikë dhe me guxim të lartë, duke parë që tanket po i afroheshin atij, vendosi të shpërthente granatat e tij dhe u bë copë e grimcë. Armiku që besoi se sulmet ishin iniciuar nga forcat iraniane, humbi shpirtin e vetë dhe me shpejtësi braktisi tanket dhe lëshoi frontin. Si rezultat, bllokada u thye dhe arritën forcat ndihmëse iraniane. Luftëtarët arritën të largonin irakianët nga ajo zonë. Në lidhje me martirizimin e Husein Fahmide, Imam Khomeini tha: “Lideri ynë është ai fëmijë 13 vjeçar, i cili me zemrën e tij të vogël e cila ka vlerë më se shumë qindra gjuhë dhe pena, me granatë ai martirizoi veten nën tanke dhe e shkatërroi atë dhe veten e piu si shurup martiri”.

Historia e Revolucionit Islamik është një bekim i besimtarëve të rinj dhe besnikë si dëshmorët Hemmet, Zajn al-Din, Bagheri dhe Bakiri, të cilët u bënë komandant me martirizimin e tyre. Ata kishin dëshirë të martirizoheshin për të ndjekur rrugën e Imam Husejnit (as) dhe i luteshin Zotit për një gjë të tillë. Sipas Imam Khomeinit (ra) “Sa më afër martirizimit të jetë Dita e Ashurasë Sejed ul Shohehda-selamullah alej- do të jetë më ndezur. Të rinjtë iranianë garonin që të bëheshin martirë, të gjithë e dinin se do të martirizoheshin pas disa orësh. Ata e dinin se çfarë do të bënin. Ata ishin të vetëdijshëm se kishin ardhur për të përmbushur obligimin e caktuar nga Zoti dhe për të ruajtur Islamin".

I ndjeri Sejed Xhafer Shahidi shkruan:

"Lëvizja e Ashures ishte një kryengritje e madhe, një kryengritje që atë ditë dukej pa rezultat, por rezultati i saj shihet edhe tani dhe do të shihet edhe më tej”. Kjo lëvizje, në dukje ishte fikur, por kurrë nuk u përmbyt. Me kryengritjen e Sulejmanit, birit të Suredit, i cili ishte një njeri i respektuar dhe me një shtet sovran, i cili në emër të gjakut të martirëve, i konsolidoi themelet e qeverisë së tij për një kohë të shkurtër, mesazhi i Imam Huseinit u gjallërua dhe prej asaj kohe mori frymëzimin e luftën kundër shtypësve dhe sundimtarëve”.

 

 

 

Tags

Sep 28, 2017 11:25 CET
Komente