Përkundër asaj që shumica besojnë se kategoria e personave me të meta fizike janë pengesë për zhvillim dhe progres, Islami për shkak të pozitës dhe rëndësisë që u jep kategorisë së personave me të meta fizike, këtë kategori të njerëzve e ka konsideruar si njerëz me dinjitet dhe u ka dhënë të drejta të veçanta atyre.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut". Në këtë edicion do të flasim për të drejtat e personave me të meta fizike. Me aftësi të kufizuara ose me të meta fizika janë ata persona të cilët për shkak të të metave fizike ose mentale, përballen me pengesa të konsiderueshme në mënyrë të vazhdueshme në shëndetin dhe funksionin e tyre të përgjithshëm ose krijohen kufizime për ata në sferat shoqërore, ekonomike dhe profesionale në atë mënyrë që këto pengesa reduktojnë pavarësinë individuale, shoqërore dhe ekonomike të tyre. Kjo kategori përfshinë njerëz me të meta në shqisa si personi i shurdhër, i verbër ose me të meta trupore dhe mentale.

Zoti i madhëruar në ajetin 155 të sures Bekare në Kur’anin e shnjtë në lidhje me provimin hyjnor me anë të cilit njerëzve u matet durimi i tyre, thotë: “Me padyshim se juve iu provojmë me diçka si frika, uria, reduktimi i pasurisë, i shpirtrave dhe i prodhimeve. Lajmëro durimtarët”.

E meta dhe çfarëdo lloj mangësie fizike dhe mentale sipas Kur’anit të shenjtë është një detyrë për provimin e njerëzve në mënyrë që njerëzit me të meta fizike ta falënderojnë Zotin për mirësitë e tjera të shumta dhe gjithashtu individët e shëndoshë ta dinë vlerën e shëndetit të tyre dhe të respektojnë të drejtat e njerëzve me të meta dhe t’u ndihmojnë atyre.

Në kulturën islame është theksuar në masë të madhe për të respektuar personat e verbër, të shurdhër dhe personat me të meta fizike dhe mentale.

Kur’ani i shenjtë në raste të ndryshme ka theksuar për të respektuar dhe ndihmuar personat me të meta. Përkundër asaj që shumica besojnë se kategoria e personave me të meta fizike janë pengesë për zhvillim dhe progres, Islami për shkak të pozitës dhe rëndësisë që u jep kategorisë së personave me të meta fizike, këtë kategori të njerëzve e ka konsideruar si njerëz me dinjitet dhe u ka dhënë të drejta të veçanta atyre.

Pikëpamjen e vërtetë të Islamit në lidhje me personin me të meta fizike ose mentale, mund ta kuptojmë nga hadithet profetike dhe thëniet e prijësve të mëdhenj të fesë. Me një vështrim mbi jetën dhe veprën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe të imamëve ma’sum (a.s.), vërejmë shumë raste të trajtimit të personave me të meta fizike dhe mentale nga ana e këtyre personaliteteve fisnik dhe të ndershme që mund të konsiderohen mësime të shumta për neve. Këto personalitete kurrë nuk i konsideronin plotësisht të paaftë personat të cilët kishin të meta fizike në trupin e tyre, por gjithnjë i inkurajonin ata që shfrytëzonin në maksimum aftësitë e tjera të tyre dhe të metën e tyre fizike në një gjymtyrë të trupit ta kompensojnë me aftësitë e tjera të fshehura në qenien e tyre. Për shembull, shumë shekuj para se të lind ideja për përdorimin e shkopit të bardhë nga personat e verbër, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. një person të verbër i cili ankohej se nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e namazit me xhemat për arsye të verbërisë, e këshilloi që ta shfrytëzojë një litar për ta gjetur rrugën deri në xhami. Gjithashtu në mesin e nxënësve të Imam Xhafer Sadik (a.s.) ishte një person që quhej Eba Basir (Babai i të pamurit). Ai ishte i verbër por mori këtë epitet për shkak se u inkurajua për të vazhduar aktivitetin edhe pse ishte i verbër, ai shfrytëzoi aftësinë e dëgjimit dhe të kujtuarit për të mësuar derisa u bë një prej transmetuesve të njohur të haditheve. Në këtë mënyrë e meta e tij në shikim nuk e pengoi atë për të luajtur rolin e tij në mënyrë efikase dhe të dobishme në shoqëri.

Në sjelljen e ndershme, në inkurajimet dhe në udhëzimet e imamëve mas’sum (a.s.) për të penguar izolimin e personave me të meta fizike, ekzistojnë mësime shumë të bukura për të gjithë njerëzit, për shoqërinë islame dhe gjithashtu për vetë personat me të meta fizike. Prijësit e fesë tonë inkurajonin të gjithë pjesëtarët e shoqërisë dhe vetë personat me të meta fizike që të aktivizojnë aftësitë e tyre të fshehura në qenien e tyre me qëllim që të metën e tyre të veçantë ta kompensojnë me aftësitë e tjera arbitrare.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Ai i cili e shoqëron 40 hapa një person të verbër në rrugë, kurrë nuk mund ta vlerësojë një grimcë të kësaj vepre me floririn e kësaj bote dhe nëse një të verbër e shpëton nga rënia në pus ose në një gropë, ai person në ditën e Kiametit do të vërej se pesha e veprave të tij është më e rëndë se pesha e veprave të mira të njerëzve të tjerë dhe kjo vepër e tij ngadhënjen mbi të gjitha mëkatet e tij dhe do t’i mbulojë mëkatet e tij dhe pastaj ai do të dërgohet në parajsë”. Profeti s.a.v.s. në një rast tjetër gjithashtu ka thënë: “Secili person që e ndihmon një person me të meta fizike në punët e tij, Zoti do ta ndihmojë atë në punët e tij dhe i obligon engjëjt që ta ndihmojnë atë për tejkalimin e frikës dhe për të kaluar nëpër hendeqet e zjarrit dhe për të arritur shëndoshë në parajsë. Gjithashtu ai person i cili e ndihmon një person me të meta në të kuptuar dhe njohje duke i mësuar atij argumentet e drejta, Zoti atij në çastet e vdekjes do t’i diktojë të dëshmuarit se Zoti është një dhe se Muhamedi është i dërguar i tij dhe do ta ndihmojë atë në shqiptimin e kësaj dëshmie shpëtimtare në mënyrë që të kalojë nga kjo botë dhe të kthehet pranë Zotit të madhëruar me veprat më të mira dhe në gjendjen më të mirë. Atëherë i dëshirojnë mirëseardhje shpirtit të tij dhe e lajmërojnë atë për gjendjen e mirë dhe atëherë Zoti i tij është i kënaqur me atë dhe nuk ka zemërim ndaj tij”.

Imam Aliu (a.s.) në paragrafin e tetë të letrës së Malek Ashtar thotë: “O Malek, në lidhje me kategorinë e personave me të meta fizike, respektoji ato të drejta të cilat i ka caktuar Zoti i madhëruar për këtë kategori të caktuar të njerëzve. Një pjesë të arkës shtetërore dhe një pjesë të drithërave të tokave që konsiderohen plaçkë e luftës së Islamit, ndaji për personat me të meta fizike dhe mentale në çdo qytet. Gjithmonë mendohu për problemet e tyre dhe kurrë mos ua kthe shpinën atyre”. Gjithashtu në lidhje me këtë çështje mund të përmendim edhe fjalët e Imam Husejnit (a.s.) në Arafat i cili në lidhje me personat me të meta fizike ka thënë: “O njerëz, po vërehet që pa kurrfarë frike dhe shqetësimi, keni thyer besën tuaj që i keni dhënë Zotit, ndërkohë që frikësoheni nga shkelja e zotimeve nga ana e baballarëve tuaj, mirëpo në praktikë nuk po e konsideroni të vlefshme besën tuaj që keni bërë me të Dërguarin e Zotit dhe obligimin për respektimin e urdhëresave të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. . Për këtë arsye personat e verbër, personat e shurdhër dhe personat me të meta fizike në qytete e fshatra kanë mbetur pa mbështetje dhe nuk po shqyrtohen problemet e tyre. O ju njerëz, ju në bazë të aftësisë dhe mundësisë tuaj, nuk po ndjeni përgjegjësi ndaj personave me të meta fizike dhe nuk po bëni përpjekje për të siguruar mirëqenien e tyre. Nëse nuk keni aftësi të bëni kurrfarë pune, të paktën vlerësoni dhe falënderoni shërbyesit e personave me të meta fizike”.

Në gjithë këtë thënie paraqitet vëmendja dhe përkushtimi i fesë Islame dhe i imamëve ma’sum (a.s.) për zgjidhjen e problemeve dhe për shqyrtimin e çështjeve të personave me të meta çfarëdo qofshin ato, sepse ai në kulmin e luftës kundër dhunës dhe padrejtësisë së kohës së tij, kurrë nuk ka harrur përkushtimin ndaj çështjeve fetare, kulturore dhe ndaj mirëqenies së personave me të meta fizike. Përveç kësaj, ai edhe në këto rrethana u tërheq vëmendjen njerëzve ndaj çështjeve dhe gjendjes së personave me të meta fizike, ndërsa neglizhencën ndaj personave me të meta fizike e konsideron në të njëjtën shkallë me thyerjen e besëlidhjes me Zotin dhe me të Dërguarin e tij. Prandaj në bazë të këtyre urdhëresave, përkushtimi ndaj gjendjes së personave me të meta fizik, konsiderohet një prej detyrave të të gjithë njerëzve në përgjithësi.

Burimet historike dëshmojnë se Imam Aliu (a.s.) kishte ndarë një buxhet nga arka shtetërore për personat me të meta fizike dhe me aftësi të kufizuar. Është transmetuar se Imam Aliu (a.s.) në kohën e qeverisjes së tij mbi Shtetin Islam, një ditë në treg pranë një muri e takoi një burrë plak në gjendje të mjerueshme. Shkoi pranë tij dhe e pyeti për gjendjen e tij dhe e kuptoi se ai nuk kishte njeri që të përkujdesej për atë dhe të sigurojë shpenzimet për jetën e tij... Imam Aliu (a.s.) urdhëroi autoritetet që të caktojnë një rrogë mujore për atë nga arka shtetërore dhe pastaj tha: “Ashtu sikur që ky burrë plak në kohën kur ishte i ri punonte dhe ishte i dobishëm për shoqërinë, edhe tani ka pozitën dhe vlerën e vet e cila është e rezervuar pranë nesh dhe në një farë mënyre ne jemi përgjegjës ndaj tij...”

Ky rast dhe raste të tjera të ngjashme që ndodhen shumë në jetën dhe veprën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe të imamëve ma’sum, tregojnë përkushtimin ndaj realizimit të të drejtave të njerëzve dhe për zbatimin e drejtësisë gjatë gjithë historisë Islame.

Pavarësisht zotimeve dhe detyrave që kanë personat e shëndoshë ndaj personave me të meta fizike të shoqërisë, edhe personat me të meta fizika nga pikëpamja e Islamit, kanë disa detyra të caktuara. Këto detyra më tepër përfshinë çështjet morale si për shembull, personi me të meta fizika ka për detyrë që ankesën e vetë të mos e paraqesë pranë askujt tjetër, përveçse pranë Zotit, ai duhet të ketë durim dhe ndërgjegje. Megjithëkëtë, këto detyra nuk krijojnë kundërshtim me faktin që edhe të tjerët të kenë detyra dhe aq sa kanë mundësi të bëjnë përpjekje për kurimin e tyre, të ndihmojnë nëse kanë mundësi për kryerjen e operacioneve dhe në asnjë mënyrë të mos neglizhojnë këtë kategori të njerëzve. Ky është kuptimi i të drejtës së personit të sëmurë, të plagosur ose me të meta fizike që duhet të realizohet nga të tjerët.

Personat me të meta fizike duhet të marrin pjesë aktive dhe duhet të ushtrojnë ndikim në procesin e vendimmarrjes, sidomos në organizatat në të cilat janë anëtarë persona me të meta fizike dhe në institucionet të cilët ofrojnë shërbime për personat me të meta fizike. Ndihma për formimin e grupeve për ta ndihmuar vetveten me qëllim të mbështetjes dhe zhvillimit të kategorisë së veçantë të personave me të meta fizike, janë veprimet më të rëndësishme për pjesëmarrjen e kësaj kategorie në sferat shoqërore. Formimi i shoqërisë së veçantë të personave me të meta fizike, gjithashtu mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave të këtyre personave. Nga ana tjetër, ekzistenca e organizatave të tilla bëhet shkak që individët përveç krijimit të marrëdhënieve shoqërore, pavarësi ekonomike, respekt shoqëror, qasje në shërbime speciale-profesionale dhe të krijojnë familje dhe jetë bashkëshortore, kanë mundësi edhe të paraqesin pikëpamjet dhe idetë e tyre dhe të marrin vendime në lidhje me çështjet përkatëse me jetën e tyre.

Personat me të meta fizike duhet të gjejnë rast për të zhvilluar aftësitë e tyre kreative artistike dhe intelektuale dhe t’i shfrytëzojnë ato jo vetëm për interesat e tyre, por edhe për të pasuruar shoqërinë. Për këtë qëllim duhet të garantohet qasja e tyre në aktivitetet shoqërore dhe kulturore. Një prej këtyre kushteve mund të përmendet sigurimi i mjeteve për të ndihmuar komunikimin e personave të shurdhër, sigurimi i burimeve dhe i literaturës me shkrim beril ose të materialit me audio-zë për personat e verbër në nivele të ndryshme etj..

Oct 19, 2017 08:48 CET
Komente