Përkushtimi ndaj çështjeve të fëmijës, sidomos ndaj të drejtave të tij, ekziston në masë të madhe në mesin e shkollave dhe ideve të ndryshme, mirëpo shtrohet kjo pyetje se në mesin e zhurmës së ideve dhe shkollave, cili sistem juridik i të drejtave është më i mirë dhe më gjithëpërfshirës?

Përkushtimi ndaj çështjeve të fëmijës, sidomos ndaj të drejtave të tij, ekziston në masë të madhe në mesin e shkollave dhe ideve të ndryshme, mirëpo shtrohet kjo pyetje se në mesin e zhurmës së ideve dhe shkollave, cili sistem juridik i të drejtave është më i mirë dhe më gjithëpërfshirës dhe cili prej tyre përveç teorive të larta, edhe në fushën e veprimit ka ofruar alternativa dhe metoda dhe patologji për këtë çështje dhe në përgjithësi në shoqërinë aktuale cili sistem juridik duhet të pranohet dhe të zbatohet.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut".

Sot çështjet e fushës së familjes dhe nëndegët e saj, kanë rëndësi shumë të madhe. Një prej çështjeve që diskutohen në fushën e familjes, janë të drejtat dhe detyrat e secilit anëtar të familjes dhe për shkak se fëmija është anëtari më i dobët dhe ndoshta më i rëndësishëm i familjes, të drejtat e tij janë të drejtat më të rëndësishme njerëzore, sepse nëse fëmijët nuk gëzojnë përkujdesje dhe të drejta të veçanta, atëherë nën hijen e të drejtave të tilla ai nuk mund të gëzojë një shëndet të mirë shpirtëror dhe fizik dhe të ketë një prani të dobishme dhe efikase në shoqëri. Prandaj çështjet përkatëse me të drejtat e fëmijës janë prej çështjeve rrënjësore dhe të rëndësishme dhe gjithnjë kanë rëndësi të madhe për shoqërinë.

Përkushtimi ndaj çështjeve të fëmijës, sidomos ndaj të drejtave të tij, ekziston në masë të madhe në mesin e shkollave dhe ideve të ndryshme, mirëpo shtrohet kjo pyetje se në mesin e zhurmës së ideve dhe shkollave, cili sistem juridik i të drejtave është më i mirë dhe më gjithëpërfshirës dhe cili prej tyre përveç teorive të larta, edhe në fushën e veprimit ka ofruar alternativa dhe metoda dhe patologji për këtë çështje dhe në përgjithësi në shoqërinë aktuale cili sistem juridik duhet të pranohet dhe të zbatohet? Në këtë mes njohja me pikëpamjet e fesë së pastër Islame ka rëndësi të madhe si feja e fundit dhe më gjithëpërfshirëse monoteiste, ka një rëndësi të veçantë.

Në mësimet hyjnore të Islamit, të gjithë fëmijët vajza dhe djem, kanë të drejta dhe privilegje të caktuara dhe ushtrimi i çfarëdo lloj dhune dhe pamëshire ndaj të gjitha të drejtave të tyre, është i ndaluar rreptësishtë. Zoti i lartësuar ka shpallur suren Keother për të respektuar pozitën e vajzës dhe në transmetimet islame nga imamët ma’sum (a.s.), ashtu siç është konsideruar mirësi fëmija mashkull, edhe fëmija femër është konsideruar mirësi dhe mëshirë. Kjo është në kohën kur para Islamit, në mesin e arabëve dhe të popujve të tjerë, fëmijët gjendeshin në një gjendje shumë të papërshtatshme dhe nuk gëzonin as të drejtat më elementare të tyre. Ata me çfarëdo preteksti si për të shpëtuar nga varfëria dhe nga shpenzimet e jetës, i eliminonin fëmijët. Në këtë mes gjendja e vajzave ishte shumë më e dhimbshme. Krerët dhe personalitetet e njohura të arabëve posedimin e vajzës e konsideronin turp për vete. Prandaj, i varrosnin ato për së gjalli dhe Zoti i madhëruar në lidhje me këtë thotë: “Çdo herë kur njëri prej tyre lajmërohej për lindjen e vajzës, i nxihet fytyra, ndërkohë që gëlltiste irritimin dhe pikëllimin e vetë dhe e mbulonte fytyrën nga fisi i tij për shkak të së keqes për të cilën është lajmëruar, se a do ta mbante atë ose do ta varroste në tokë? Dhe sa gjykim të keq bënin ata”. (Nahl 58 dhe 59).

Islami pas shpalljes, në kuadër të shprehjeve të bukura në lidhje me këtë çështje, jo vetëm që ka ndaluar njerëzit të ndjekin këtë zakon të keq, por ka ngritur vlerën e fëmijëve në shoqëri dhe ka kërkuar nga baballarët dhe nënat që të mos vrisnin fëmijët e tyre me pretekste të kota, por të kenë dhimbje për fëmijët. Në Kur’anin e shenjtë thuhet: “Nga frika e varfërisë, mos i mbysni fëmijët tuaj. Ne u japim furnizim juve dhe atyre. Me të vërtetë mbytja e tyre është një gabim shumë i madh”. (Isra/31).

Gjithashtu Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s.  në lidhje me këtë thotë: “Nuk është prej neve ai i cili nuk tregohet i mëshirshëm ndaj fëmijëve”.

Është interesant fakti se kjo mbështetje ndaj të drejtave të fëmijëve është paraqitur në kohën kur nuk ka ekzistuar kurrfarë organizate dhe konvente ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Islami duke marrë parasysh të gjitha nevojat parësore fizike, shpirtërore dhe psikologjike të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre, ka krijuar kushtet për zhvillimin dhe progresin e tyre në të gjitha aspektet.

Duhet patur parasysh se fëmija është një dhunti që është dhënë amanet në dispozicion të prindërve. Prandaj kjo dhunti duhet çmuar dhe nuk duhet kursyer asgjë për respektimin e tij. Kjo është për arsye se shëndeti i shpirtit të tij varët nga respekti ndaj tij dhe edukimi moral i tij bëhet më i suksesshëm duke e respektuar dhe çmuar atë. Fëmijët si çdo njeri tjetër, kanë dëshirë që të jenë të dëshiruar dhe të respektohet personaliteti i tyre. Në lidhje me këtë, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Kur të shqiptoni emrin e fëmijëve tuaj, nderojeni atë dhe lirojeni vendin për tu ulë ai dhe mos jeni të vrazhdë me atë”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. gjithashtu ka thënë: “Nëse ndonjëri e puth fëmijën e vetë, atij i shkruhet një vepër e mirë”. Në realitet të gjitha këto raste tregojnë respektimin e drejtë dhe të plotë ndaj fëmijëve që prindërit duke iu përmbajtur këtyre normave, mund t’i japin vlerë më të madhe fëmijëve të tyre dhe të plotësojnë nevojat psikologjike dhe shpirtërore të tyre.

Në konventën e të drejtave të fëmijëve sipas nenit 18, përgjegjësia më e madhe për respektimin e të drejtave të fëmijëve është vendosur mbi supe të prindërve. Në mësimet hyjnore të Islamit, gjithashtu, përgjegjësia më e madhe ndaj fëmijëve është vendosur mbi supe të prindërve dhe quhet “E drejta e fëmijëve mbi supe të prindërve”. Kjo është për arsye se fëmijët janë begatia e shtëpisë dhe një dhunti e mirë të cilën ua ka dhënë Zoti babait dhe nënës.

Fikhu islam çështjen e përkujdesjes ndaj fëmijës e konsideron një prej çështjeve më të rëndësishme dhe prej të drejtave të fëmijëve. Prioritet në mesin e këtyre të drejtave është detyra e nënës për ta ushqyer fëmijën me gjirin e saj. Mirëpo ajo çfarë perceptohet nga edukimi islam, është detyra e përbashkët e babait dhe e nënës për kryerjen e përgjegjësisë së tyre në edukimin dhe arsimimin e fëmijës deri në moshën e adoleshencës.

Në çështjen e përkujdesjes dhe dhënies së gjirit për fëmijën, Kur’ani i shenjtë në suren bekare ajeti 33 thotë: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vetë dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësinë e tij. Asnjë nënë nuk bënë të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ata. Nëse ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dijeni se All-llahu shiko çka punoni”.  

Profeti i nderuar i Islamit në mënyrë të përsëritshme në hadithet e tij duke u mbështetur në ajete kur’anore, thekson se fëmijët kanë të drejta të pamohueshme të cilat duhen respektuar dhe të plotësohen ato në mënyrë të merituar. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe rolin e rëndësishëm të tyre në edukimin intelektual, nuk ka neglizhuar këtë çështje as edhe në kohën e namazit kur fëmijët ishin duke lozur dhe nuk i ka penguar ata nga loja duke thënë se kjo është pjesë e të drejtave të tyre.

Të ushqyerit dhe ushqimi i përshtatshëm, është një prej të drejtave të pamohueshme të fëmijëve dhe plotëson nevojën fizike të tyre. Në bazë të paragrafit (C) të nenit 24 të konventës për të drejtat e fëmijëve, vendet nënshkruese të kësaj konvente janë zotuar: “Për të luftuar sëmundjet dhe kequshqyerjen nëpërmjet sigurimit të lëndëve ushqimore me kalori dhe ujë të pijshëm e të shëndoshë”.

Në fenë Islame sipas urdhrit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., “Asnjë punë nuk është më e mirë se sa ngopja e stomakut të një personi të uritur”. Nëse ky stomak i uritur është i një fëmije të tij, ky veprim është detyrë dhe e drejtë e tij. Hazreti Muhamed s.a.v.s. në një rast ka thënë: “Përgjegjësia e babait në kuadër të të drejtave ndaj fëmijës, është kjo që ai të mos i japë atij, përveç ushqim të pastër dhe të mirë”.

Prindërit nëse nuk kanë mundësi të sigurojnë lëndët ushqimore të përshtatshme, atëherë kjo është detyrë fetare e individëve të shoqërisë që të sigurojnë lëndët ushqimore të përshtatshme për fëmijët. Profeti s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: “Secili që të flejë i ngopur dhe fqinji i tij është i uritur dhe ai të jetë i informuar për këtë, ai nuk më ka besuar mua”.

Sipas paragrafit 1 të nenit 7 të konventës për të drejtat e fëmijëve: “Lindja e fëmijës, duhet të regjistrohet menjëherë pas lindjes dhe ai të gëzojë të drejtat juridike si emërimin, nënshtetësinë dhe identifikimin e prindërve të tij”. Në Islam gjithashtu, një prej detyrave të para të prindërve pas lindjes së foshnjës, është zgjedhja e emrit të bukur dhe të përshtatshëm për fëmijën. Imam Reza (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: “Çështja e parë që prindërit nëpërmjet saj bëjnë një vepër të mirë për fëmijën e vetë, është zgjedhja e emrit të bukur. Prandaj secili prej juve emëroni fëmijët tuaj me emra të mirë”.

Gjithashtu, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: “Përgjegjësia e prindërve në kuadër të të drejtave ndaj fëmijës është kjo që të zgjedhin emër të bukur për emërimin e tij”. Në realitet, zgjedhja e emrit të bukur për fëmijën, në Islam konsiderohet një lloj bamirësie të cilën e bëjnë prindërit ndaj fëmijës, sepse në këtë mënyrë plotësohet edhe një pjesë e nevojave shpirtërore dhe morale, por edhe i jepet një personalitet dhe kredibilitet atij si dhe shmangët përqeshja dhe ofendimi i fëmijës nga të tjerët. Nga pikëpamja e Islamit, emri i bukur dhe i mirë mund të sjell edhe siguri dhe qetësi psikologjike për fëmijën. Në një transmetim thuhet: “Kur Imam Xhafar Sadegh (a.s.) dëgjoi që një person kishte emëruar fëmijën e tij me emrin Muhamd dhe tha: “Mos e ofendo fëmijën tënd, mos e rrah atë dhe mos e keqtrajto atë”.

Oct 19, 2017 08:48 CET
Komente