• Drita e Besimit

(Një grua nga Polonia pranon Islamin) Znj. Marzena Goralska, myslimane e re nga Poloni: "Islami është fillimi i një jete të re. Thuajse je lindur rishtazi, çdo gjë është e rilindur, e ngjashme me një faqe të bardhë. Mund të bën përpjekje dhe të bëhesh më e mirë. Për ty janë caktuar vepra të mira dhe duhet të largohesh nga veprat e këqija. Unë i shqiptova dy shehadetët dhe u bëra myslimane".

Prirja në rritje për çdo ditë e më tepër e besimtarëve të feve dhe shkollave të ndryshme drejt Islamit, është një fenomen interesant dhe për tu lavdëruar. Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë ka lajmëruar për përhapjen e fesë së fundit hyjnore. Një prej këtyre lajmërimeve vërehet në ajetin 33 të sures Teobe ku thuhet: "Ai është i cili ka dërguar të Dërguarin e Tij (Hazretin Muhamed) me udhëzim dhe fenë e të vërtetës në mënyrë që ajo të ngadhënjejë ndaj të gjitha feve, edhe pse idhujtarët mund ta urrejnë këtë". Ky lajmërim i realizua qysh në vitet para të Islamit pasi që shumica e njerëzve në Gadishullin Arabik dhe në vendet e tjera e pranuan fenë Islame dhe deri më tani ky proces po vazhdon akoma, sepse Islami është në harmoni të plotë me arsyen dhe me natyrën qenësore të njeriut. Sot në mesin e atyre që pranojnë Islamin, duket se numri i femrave është më i madh në krahasim me meshkujt dhe sipas statistikave, numri më i madh i atyre që e pranojnë Islamin, janë femra. Një prej këtyre femrave që rishtazi ka pranuar Islamin është edhe znj. Marzena Goralska nga Polonia.

Znj. Marzena Goralska ashtu sikur shumë prej qytetarëve polakë, është lindur në një familje të krishtere. Ajo që nga rinia e hershme kishte filluar të ketë dilema në lidhje me mësimet aktuale të fesë krishtere të cilat janë distancuar nga mësimet burimore të Hazretit Isa a.s.. Për atë ashtu si për shumë të krishterë të tjerë që janë kërkues të së vërtetë, kryqëzimi dhe bindja se Hazreti Isa a.s. është zot, ishte i palogjikshëm. Znj. Marzena Goralska përballej me këso bindje që ngjallnin shumë pyetje në mendjen e saj, ndërkohë që martesa me një burrë mysliman i hapi asaj një dritare drejt të vërtetës. Është interesant se burri i znj. Marzena Goralska në asnjë mënyrë nuk e detyroi atë që ta pranojë Islamin, por i kërkoi asaj që të lexojë dhe të hulumtojë vet në lidhje me këtë fe nëse ajo ka dëshirë. Marzena Goralska në lidhje me këtë thotë: "Kur mendoj rreth burrit dhe arsyes së pranimit të fesë Islame, më duket interesant fakti se sa durim kishte burri im. Ai kurrë nuk më ka detyruar mu që ta pranojë Islamin. Atëherë kur i kërkoja unë, ai mua më sillte libra dhe burime të tjera që të lexoja. Nganjëherë ne bisedonim në lidhje me çështje të ndryshme, mirëpo unë kurrë nuk kam parë ndonjë detyrim nga ana e tij. Kur u bëra mysliman, ky vendim ishte vetëm për vete dhe qind për qind ishte vendim vetëm i imi. Tani kur mendoj për durimin e bashkëshortit, e lus Zotin që t'i japë mirësi dhe begati atij për shkak të ndihmës që më ka dhënë mua në këtë drejtim. Ai vazhdimisht ishte i palodhshëm".

Znj. Marzena Goralska

Marzena Goralska ka vazhduar leximin dhe hulumtimin në lidhje me Islamin derisa arriti ta kuptojë vërtetësinë e kësaj feje të madhe qiellore. Argumentimi i saj për pranimin e Islamit, gjithashtu është interesant. Ajo thotë: "Një ditë u zgjova nga gjumi dhe në bazë të përpjekjeve dhe leximit që kisha bërë gjatë ditëve të kaluara, papritur fillova të mendoja rreth kësaj çështje se "a duhet ta pranojë Islamin apo jo?" Thash me vete nëse më ndodhë mua diçka dhe të vdes nesër apo në këtë ditë të sotshme, duhet të vdes myslimane". Në këtë mënyrë znj. Marzena Goralska nuk e konsideroi të logjikshme vonesën në pranimin e fesë Islame, prandaj mori vendim të bëhet myslimane. Ajo me të drejtë, pranimin e Islamit e konsideron "lindje përsëri" dhe në lidhje me këtë çështje me pas thotë: "Islami është fillimi i një jete të re. Thuajse je lindur rishtazi, çdo gjë është e rilindur, e ngjashme me një faqe të bardhë. Mund të bën përpjekje dhe të bëhesh më e mirë. Për ty janë caktuar vepra të mira dhe duhet të largohesh nga veprat e këqija. Unë i shqiptova dy shehadetët dhe u bëra myslimane". Për disa muaj shkoja nga një vend në një vend tjetër, kënaqësia e këtij veprimi ishte e papërshkrueshme. Unë isha bërë myslimane dhe me vetëdije të plotë pranove këtë fe".

Kur'ani është mrekullia e madhe e Islamit dhe Profetit të nderuar Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Qëllimi i këtij libri, është udhëzimi i njerëzve drejt përkryerjes dhe lumturisë. Kur'ani i shenjtë për realizimin e këtij qëllimi, ka përdorur metoda të ndryshme si paraqitja e çështjeve shkencore në mënyrë që t'i tregojë kërkuesve të së vërtetës pafuqinë e tyre. Shumë prej myslimanëve të rinj, nën ndikimin pikërisht të këtyre çështjeve shkencore të sakta dhe të jashtëzakonshme të Kur'anit të shenjtë, kanë pranuar fenë Islame. Znj. Marzena Goralska në lidhje me këtë çështje thotë: "Ajo çfarë ishte e mirë dhe interesante për mua dhe për jomyslimanët e tjerë, është shkenca në Kur'an. Unë mund të besoja çdo gjë, por ju në Kur'anin e shenjtë vëreni të trajtohen çështje nga shkenca të ndryshme si nga biologjia, gjeografia, astrologjia etj.. Është interesant fakti se këto të vërteta janë zbuluar së fundi me shkencën dhe teknologjinë moderne, ndërkohë që mjetet shkencore aktuale nuk kanë pas ekzistuar në kohën e shpalljes së Kur'anit të shenjtë. Kjo është një prej shenjave dhe argumenteve që vërteton se këto janë zbritur nga ana e Zotit të madhëruar".  

Për grat të cilat dëshirojnë të pranojnë fenë Islame, pozita e gruas në Islam, është një çështje e rëndësishme. Grat, sidomos në perëndim, janë në kërkim të një rruge për të dalë nga situata e papërshtatshme në të cilën ndodhen. Shfrytëzimi i femrës si një vegël për kënaqësinë e burrave dhe vendosja e dinjitetit njerëzor të femrës në harresë, i çon femrat drejt nihilizmit dhe hiçit. Lëvizja feministe, gjithashtu, në perëndim është formuar për të mbrojtur femrat përball meshkujve, mirëpo ajo nuk ka arritur suksese të mëdha dhe është devijuar. Femrat të cilat lexojnë dhe hulumtojnë në lidhje me pozitën e femrës në Islam, e kuptojnë se Islami i jep rëndësi të madhe dinjitetit njerëzor dhe personalitetit të femrës në shoqëri dhe u kërkon femrave që të paraqiten në shoqëri në atë mënyrë që të tjerët të mos keqshfrytëzojnë bukurinë e tyre. Znj. Marzena Goralska, gjithashtu, këtë aspekt të mësimeve të avancuara të Islamit e quan interesant dhe thotë: "Kur lexova në lidhje me pozitën e femrës në Islam, e pash se atraktiviteti dhe rëndësia e femrës varët nga personaliteti i saj. Dituria dhe aftësia e femrës janë të rëndësishme dhe jo forma e paraqitjes së saj dhe çfarë rroba vesh. Bukuria e brendshme është ajo që ju bënë juve të bukur. Unë këtë e quaj liri, sepse nuk jam e detyruar të jem tjetërkush. Unë nuk detyrohem t'i bëjë grim vetes apo me orë të tëra të humbi në dyqane që të gjejë rroba të ndryshme, thuajse për çdo ditë është dasmë. Nuk ka rëndësi se si dukem unë në sytë e të tjerëve".

Për njerëzit kërkues të së vërtetës, pas pranimit të Islamit shtrohet pyetja se çfarë metode të ndjekin për kryerjen e adhurimeve dhe ritualeve fetare? Me fjalë të tjera, myslimanët e rinj menjëherë përballen me medhhebe dhe shkolla të ndryshme të cilat në parimet bazë dhe në shumë çështje dispozita fetare, kanë qëndrime të përbashkëta, mirëpo kanë edhe mjaft dallime. Znj. Marzena Goralska gjithashtu u përball edhe me këtë sfidë dhe për tejkalimin e saj, filloi të lexojë dhe të hulumtojë rreth kësaj çështje. Ajo thotë: "Kur fillova të hulumtoja rreth Islamit, kisha një pyetje të përgjithshme dhe ajo ishte kjo se cila është e vërteta e Islamit? Esencialisht mendoja rreth kësaj se unë të bëhem vetëm mysliman dhe mjafton. Nuk kisha ndonjë ide të veçantë se cilën shkollë dhe medhheb ta ndjek. Unë nuk e kisha pranuar fenë Islame nëpërmjet ndonjë personi ose shkolle të veçantë dhe më shumë kisha marrë informacione nëpërmjet librave dhe faqeve të internetit duke u njohur me parimet e përgjithshme të Islamit. Bashkëshorti im, gjithashtu nuk u mundua të më bind për të ndjekur ndonjë medhheb të veçantë. Ai bisedonte me mua në lidhje me shkolla të ndryshme islame. Më thoshte kjo shkollë i përket sunizmit, kjo shkollë i përket shiizmit dhe Ehli Bejtit (a.s.), zgjedhja është e jotja! Vet ke vendosur të pranosh fenë Islame, prandaj secila nga shkollat që të duket më e kuptimshme dhe më racionale, atë zgjedhe! Nuk ka rëndësi se çfarë shkolla ndjekin të tjerët apo cila shkollë është më e përhapur. Pranoje atë medhheb i cili flenë më tepër në zemrën tënde! Unë fillova të lexoja më tepër dhe të bëja krahasime mes medhëhebeve dhe më në fund zgjodha shkollën e Ehli Bejtit (a.s.)".

Një prej arsyeve të pranimit të medhhebit shiit nga znj. Marzena Goralska është një thënie e njohur të cilën e ka thënë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjatë kthimit nga Haxhi Lamtumirës para turmës së madhe të myslimanëve në Ghadir Khum. Znj. Marzena Goralska thotë: "Në një hadith të Hazretit Muhamed s.a.v.s. thuhet: "Unë po ua lë dy gjëra të çmuara në mesin tuaj dhe derisa të jeni të lidhur për këto dy gjëra, nuk do të humbni rrugën kurrë. Këto dy gjëra janë Kur'ani dhe Ehli Bejti". Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në këtë hadith dhe në shumë hadithe të tjera ka këshilluar njerëzit që ta ndjekin rrugën e Ehli Bejtit të tij dhe Hazretin Ali (a.s.) e ka prezantuar për zëvendës të vet".

Në këtë mënyrë, znj. Marzena Goralska duke mësuar mësimet udhëzuese të Kur'anit të shenjtë dhe të Ehli Bejtit (a.s.), ka filluar një jetë të re për vete për të fituar lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Mar 09, 2018 09:39 CET
Komente