Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Ejani me ne në Iran".

Nëse iu kujtohet, në edicionet e kaluara thamë se në veriperëndim të Iranit ndodhet një rajon i zhvilluar me emrin Azerbajxhan dhe ky rajon ndahet në tre provinca: Azerbajxhani Lindor, Azerbajxhani Perëndimor dhe Ardebil. Në edicionet e kaluara shkurtimisht kemi folur rreth dy provincave Azerbajxhani Lindor dhe Azerbajxhani Perëndimor. Në këtë edicion do të shkojmë në provincën Ardebil për tu njohur edhe me këtë pjesë të territorit të gjerë të Iranit.

Në veriperëndim të Iranit dhe në fqinjësi të bjeshkës së lartë Sabalan, ndodhet provinca Ardebil me sipërfaqe mbi 18000 km2. Kjo provincë nga veri dhe verilindja kufizohet me Republikën e Azerbajxhanit dhe nga linja dhe juglindja kufizohet me provincën Gilan, nga perëndimi me provincën Azerbajxhani Lindor dhe nga jugu me provincën Zanxhan.

Provinca Ardebil nga aspekti natyror, historik, shoqëror dhe kulturor, është një praj rajoneve të zhvilluara dhe të çmuara të Iranit. Kushtet e veçanta gjeologjike dhe topografike të këtij rajoni janë bërë shkak për krijimin e vendeve tërheqëse dhe të bukura natyrore dhe me pamje shumë të bukura turistike. Bjeshka e madhërishme Sabalan dhe maja vullkanike e saj, burimet e ujit ngrohtë si dhe liqenet natyrore të vogla por të shumta, konsiderohet vendet më të bukura natyrore të këtij rajoni të Iranit.

Vargmalet Sabalan që në gjuhën lokale quhen "Savalan", përbëhen nga shumë bjeshkë dhe maja më e lartë e tyre quhet Maja Sulltan Sabalan me lartësi 4811 m. Sabalan është një prej majave më të larta dhe më atraktive të bjeshkëve të Iranit dhe për shkak të ekzistencës së një liqeni të bukur dhe atraktiv mbi majën e lartë të saj, kjo bjeshkë ka një pozitë të veçantë në mesin e bjeshkëve të Iranit. Gjithashtu ekzistenca e akullnajave të mëdha natyrore që kanë rrethuar majën e kësaj bjeshke nga të gjitha anët dhe sidomos burimet e shumta të ujitë të ngrohtë dhe majat e larta me mbi 4000 m si maja Herem Dagh, Kesre Dagh, Ilgar, Këzël Dagh dhe Ghusha, i kanë dhënë një madhëri të pashembullt bjeshkëve Sabalan.

Bjeshka Sabalan është një prej qendrave të rëndësishme për mbledhjen e lumenjve të provincave Ardebil dhe Azerbajxhani Lindor. Shpatet veriore të saj përfundojnë në luginën e lumenjve Kara Su dhe Ahor Çaj ndërsa shpatet jugore të kësaj bjeshke përfundojnë në degët e lumit Talkhe Rud (Axhi Çaj). Prandaj, bjeshka Sabalan siguron pjesën më të madhe të ujërave të lumit Aras dhe të liqenit Orumije. Ekzistenca e burimeve të shumta të ujit të ftohtë dhe të ngrohtë në shpatet e bjeshkës Sabalan që janë shpërndarë në rajon në formë të lumenjve të vegjël me ngjyra të zezë dhe të gjelbër, i kanë dhënë një bukuri të veçantë këtij rajoni.  

Emri i provincës Ardebil është i lidhur edhe me emrin e fiseve endacake Shahsavan. Fiset endacake Shahsavan ose Ilsavan përbëjnë një popullatë e cila për shumë vite me radhë është mësuar të jetojë në shpatet e bjeshkës Sabalan në një klimë të ftohtë dhe gjysmë të mesëm të këtij rajoni dhe në fushat e gjelbëruara të tij. Maja e bjeshkës Sabalan si një kullë e lartë për shumë vite ka vëzhguar dhe po vëzhgon përpjekjet dhe punën e fiseve endacake të cilat vazhdimisht nga jugu bredhin në veri dhe anasjelltas dhe po vazhdojnë jetën e tyre të thjeshtë.

Në përgjithësi provinca Ardebil nga aspekti klimatik ndahet në tre pjesë: zona e ftohtë që përfshinë lartësitë e Sabalanit, zona e mesme që përfshinë Ardebilin dhe zona e ngrohtë që përfshinë tokat me lartësi të vogël në fushën Moghan. Ekzistenca e burimeve natyrore të shumta dhe të larmishme si liqenet, burimet e ujërave minerale, fushat për gjueti, malet e ndryshme dhe zona e komplekse turistike të ndryshme përkrah këtyre qendrave, i kanë dhunë bukuri dhe shumë atraktivitet për turizëm provincës Ardebil. Për çdo vit, sidomos në stinën e verës një numër i madh i turistëve nga rajone të ndryshme të Iranit dhe nga vendet e tjera të botës shkojnë në këtë rajon për të shijuar bukurinë natyrore të këtij rajoni.  

Provinca Ardebil gjithashtu llogaritet si një prej rajone të rëndësishme bujqësore të Iranit. Produktet më kryesore bujqësore të kësaj province janë gruri, elbi, patatja, lloje të ndryshme të bathëve dhe farërave që përdoren për prodhimin e vajit, si dhe lloje të ndryshme të frutave dhe perimeve. Kompleksi bujqësore dhe industrial i Moghanit i cili ndodhet në këtë rajon dhe llogaritet një prej qendrave më të mëdha prodhuese-bujqësore në Iran, ka shtuar edhe më shumë rëndësinë e provincës Ardebil.

Karakteristika të tjera të provincës Ardebil, është pozita e përshtatshme e këtij rajoni për blegtori. Kullotat e shumta dhe fushat e shumta që ndodhen në shpatet e bjeshkës Sabalan, kanë krijuar kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e llojeve të ndryshme të blegtorisë dhe për prodhimin e produkteve të mishit.

Provinca Ardebl për shkak të historikut të saj, konsiderohet një prej rajoneve më të rëndësishme kulturore-historike vendit islamik të Iranit. Prania e dhjetëra veprave të çmuara historike, Ardebilin e sotshëm e lidhin me periudhat e shkëlqyera islame dhe paraislame. Sipas historianëve, historiku i jetës së njerëzimit në këtë rajon daton që nga 4000 vite para erës së re.

Në këtë rajon përkrah resurseve të çmuara natyrore, ekzistojnë edhe objekte historike dhe të bukura si Tyrbja e Shejkh Safiudin Ardebili e cila në realitet është një kompleks me disa objekte rreth saj dhe që i përkasin periudhave të ndryshme historike, prandaj turistët duke vizituar këtë kompleks historiko-fetar mund të njihen me disa objekte historike të vjetra. Kodrinat me komplekse antike, hamamet e vjetra, pallatet e mëdha historike, varrezat dhe tyrbet e figurave dhe personaliteteve fetare dhe historike, përbëjnë vendet tjera historike-turistike të provincës Ardebil të cilat përkrah artizanaleve dhe bukurive të tjera shoqërore dhe kulturore përbëjnë një rajon turistik të rrallë.

Industritë e provincës Ardebil ndahen në dy grupe: artizanalet dhe industritë makinerike. Artizanalet e provincës Ardebil më shumë prodhohen nga fiset endacake dhe banorët e qytete dhe fshatrave të vogla të rajonit. Artizanalet më të rëndësishme të kësaj province mund të përmenden si llojet e ndryshme të qilimave, shalli, çorape të leshta punëdore, punëdore me grep, si dhe shumë produkte të ndryshme që qepën ose punohen me grep dhe kërrabëza kryesisht nga fiset endacake. Industritë makinerike të këtij rajoni janë krijuar kryesisht me lëndët e para që gjenden në miniera të kësaj province. Krakteristikat gjeologjike dhe strukturën e larmishme të burimeve minerale të provincës Ardebil janë të rëndësishme dhe në përputhje me llojin e tokës, ky rajon ka rezerva të konsiderueshme të metaleve si bakri, plumbi, zinku, floriri etj.

Në fund po prezantojmë shkurtimisht një prej vendeve shumë të bukura të ekoturizmit të provincës Ardebil që quhet "Qafa Hajran". Rajoni Qafa Hajran është një prej zonave më të bukura natyrore të Iranit dhe si rrugë lidh qytetet Astara-Ardebil. Kjo zonë ka një natyrë aq të bukur dhe të pashembullt që mahnitë çdo turist. Rruga ëndërrore dhe e bukur e Qafës Hajran, nga njëra anë përshkon bjeshkët të cilat janë të mbuluara me male të dendura dhe nga ana tjetër, përshkon luginat jo shumë të thella nëpërmjet të të cilave kalon lumi Aras. Kjo Qafë gati në të gjithë kohën është e mbuluar me mjegull. Luginat dhe shpatet e mbuluara me lule dhe bimë malore dhe kullosat në të cilat kullosin bagëtitë, si dhe pamjet e bukura nga koshiqët e bletëve, janë gjërat e para të cilat mund të vërehen nga çdo turist. Klima shumë e bukur dhe e freskët e kësaj zone në stinën e verës, shikimi i natyrës së virgjër dhe nganjëherë lëvizja kolektive e kuajve të egjër, krijojnë pamje të paharrueshme në mendjen e çdo turisti. Ndoshta për këtë arsye, disa ambientalistë këtë rajon e quajnë "Alpe të Iranit".  

Tags

Apr 13, 2018 10:10 CET
Komente