Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Në fillim ashtu si në edicionet e kaluara, do të shqyrtojmë një tjetër kategori të letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të vazhdojmë me tregimin e edicionit të kaluar.

Përrallat dhe tregimet në formë të recitimit dhe të transmetimit gojor ose të kënduara në formë poetike dhe të shoqëruara me muzikë, që nga kohërat më të lashta kanë ekzistuar dhe kanë qenë të përhapur në mesin e të gjitha grupeve etnike dhe popujve. Shumica e epëve të lashta kombëtare dhe fetare të botës para se të paraqiten në formë të shkruar dhe para se të marrin një formë të unifikuar letrare, ato janë shprehur në formë gojore në kuvende dhe në mbledhjet popullore nga poetët, transmetuesit dhe rapsodët profesionistë. Iliada dhe Odiseu e Greqisë, Mahabharata dhe Ramajana e Indisë, Shansonët e shekujve të Mesjetës në Evropë dhe Shahnameja e Firdosit dhe shumë epe të tjera kombëtare të Iranit si Gershaspname dhe Barzuname dhe Bahmanname janë prej veprave të cilat sipas dëshmive historike, para se të shkruhen, janë transmetuar në mënyrë gojore. Shumica e tregimeve të dashurisë ose tregimeve me plotë aventura dhe çudira të cilat sot përbëjnë një pjesë të letërsisë së shkruar të popujve të ndryshëm të botës, gjithashtu hyjnë në këtë kategori. Këto tregime gjithashtu në fillim janë shprehur në formë të tregimeve të transmetuara nga recituesit ose rapsodët në oborre mbretërore, në kuvende miqësore, nëpër shtëpi ose në ndonjë vend të veçantë publik në qytete dhe në fshatra përpara një turme të njerëzve.

Sipas Zhul Mul, studiues francez, tregimet dhe transmetimet gojore të cilat janë transmetuar nga e kaluara nga një gjeneratë në tjetrën, përbëjnë bazën e historisë së popujve. Historia ka filluar pikërisht nga këtu, sepse njeriu para se të shkruajë, ka krijuar tregime dhe ka kënduar këngë. Ai që këndonte këto tregime quhej "recitues" ose rapsod dhe kjo punë konsiderohej një profesion. Sipas studiuesit iranian Xhafer Ma'xhub Muhaghegh, recituesit ose rapsodët ishin një grup njerëzish që flisnin me emocione dhe me fjalë të bukura, me fjalë të tjera kishin talent në krijimin e tregimeve dhe legjendave. Këta individë në vende të ndryshme mblidhnin njerëzit rreth vetes dhe me tregimet e tyre, zbavitnin njerëzit dhe nëpërmjet këtij profesioni, ata siguronin të ardhura për jetën e tyre.

Zakoni i transmetimit të tregimeve që nga kohërat e lashta, ishte përhapur në Iran dhe në mesin e popujve të tjerë myslimanë dhe në libra dhe burime të ndryshme historike janë përmendur shumë persona që recitoni dhe transmetonin tregime ose që tregonin përralla. Thuhet se Nadr bin Hareth i cili ishte një prej persona të klasës borgjeze të fisit Kurejsh, në fillim të shpalljes së Islamit, kishte shkuar në Iran dhe kishte mësuar tregimin e Rrostamit dhe Esfendjarit dhe tregimin e Rrostamit dhe Sohrabit nga recituesit iranianë dhe më pas e transmetonte atë në mesin e popullit të Gadishullit Arabik. Në parathënien e Shahnames së autorit Abu Mansuri janë përmendur disa prej recituesve dhe rapsodëve të tregimeve iraniane. Shumë prej tregimeve të Shahnames, veprës së çmuar të Firdosit, në burim janë versione të tregimeve të recituara nga recituesit si Azad Sarv, Shadan Barzin, Makh i njohur me epitetin Pire Khorasan etj..

Miq të nderuar tani po kalojmë në botën e tregimeve iraniane dhe po vazhdojmë tregimin e edicionit të kaluar të zgjedhur nga vepra "Njëmijë e një net".

Në edicionin e kaluar arritëm deri aty ku Xhuzari së bashku me Abdulsamedin u nisën në udhëtim. Abdulsamed kishte me vete duqit magjistar nga të cilët ofronte çfarëdo lloj ushqimi për Xhuzarin. Ata pas 4 ditë udhëtimi që ishte i barabartë me 4 muaj udhëtim, arritën në qytetin në të cilin ndodhet thesari i Shamardalit. Ata shkuan në një shtëpi të bukur e cila ishte e Abdulsamedit dhe qëndruan aty 20 ditë duke ngrënë ushqime të ndryshme dhe Abdulsamedi i dha rroba të bukura Xhuzarit. Në ditën e 21-të ata shkuan pranë lumit në të cilin ndodhej thesari dhe Abdulsamedi i tregoi Xhuzarit sa çfarë duhet të bëjë në faza të ndryshme gjatë rrugës derisa të arrijë te thesari, si dhe si duhet të përballet dhe të reagojë gjatë përballjes me rreziqet. Më pas i tha: "Pastaj, para teje do të hapet dera e thesarit, hy brenda dhe largoje perden e madhe e cila është e varura nga tavani lartë. Prapa perdes, do ta shikosh Shamardalin i cili është ulur mbi një fron. Mbi kokën e Shamardalit është diçka e rrumbullakët dhe e shkëlqyeshme dhe ajo është qelqi që shikon botën. Ai në shokë ka një shpatë magjistare dhe në dorë ka unazën vulë. Gjithashtu, ai në qafë ka një zinxhir në të cilin është varur kutia e pikatores. Merri këto katër gjëra dhe dil jashtë nga vendi i thesarit, unë të pres jashtë vendit të thesarit". Xhuzari u ngrit nga vendi dhe tha: "Po mbështetem te Zoti dhe po shkoj". Abdulsamed hodhi bimën e aromës në zjarr dhe filloi të këndojë lutje. Papritur Xhuzari e pa që lumi me ujë, ishte tharë dhe në vend të tij u shfaq një portë e madhe prej floriri. Shkoi pranë portës. Kapi me dorë hallkat me xhevahir dhe tre herë trokiti në derë. Dikush nga mbrapa portës thirri me zë të lartë: "Kush je ti që po troket në portë?" Xhuzari tha: "Unë jam Xhuzari peshkatar". Porta u hap dhe Xhuzari bëri të gjitha veprimet ashtu siç e kishte porositur Abdulsamedi dhe kështu u prish magjia e gjashtë portave dhe portat u hapën njëra pas tjetrës. Xhuzari arriti pranë portës së shtatë dhe trokiti në portë. Porta u hapë dhe Xhuzari e pa fytyrën e bukur të nënës së tij. Nëna i hapi duart që ta marrë në përqafim Xhuzarin, mirëpo ai kujtoi fjalët e Abdulsamedit dhe bërtiti me zë të lartë: "Largohu nga unë dhe dil jashtë nga kjo formë!" Nëna e tij tha: "Çfarë është kjo që po thua? A ke harruar që unë jam nëna jote?" Xhuzari mori shpatën që ishte e varur në mur. E drejtoi atë drejt nënës dhe tha: "Ti nuk je nëna ime, shpejt dil nga kjo formë, përndryshe ty do të mbysë!" Nëna filloi të qajë dhe tha: "Unë ty të kam dhënë gji dhe të kam rritur. Jam munduar shumë në këtë rrugë. A ky duhet të jetë shpërblimi im?" Xhuzari me të dëgjuar këto fjalë, u dobësua dhe zemra e tij u tregua e mëshirshme. Lëshoi shpatën në tokë dhe tha: "Më falë oj nënë e dashur, ti je e respektuar dhe e nderuar shumë pranë meje!" Mirëpo akoma pa i përfunduar fjalët, në vend të nënës së vet iu shfaq një plakë e keqe dhe frikshme sikur shtrigë. Shtriga magjistare bërtiti me zë të lartë: "Xhuzari ka gabuar, goditeni atë!" Papritur rojat e thesarit erdhën nga çdo anë dhe u vërsulën mbi Xhuzarin. E goditen aq shumë atë saqë ai humbi vetëdijen dhe e hodhën atë jashtë thesarit. U mbyllën portat e thesarit dhe uji i lumit filloi të ecë ashtu siç ishte më parë. Xhuzari kur u zgjua nga kllapia, e pa mbi kokë Abdulsamedin. Filloi të qajë dhe i tregoi atij të gjithë ngjarjen që kishte ndodhur. Abdulsamed lëshoi një rënkim të thellë dhe i tha: "Unë të kam thënë se ajo nuk është nëna jote dhe nuk duhet të mashtrohesh me fjalët e saj. Nëse do ta kishe thyer magjinë e saj, do të kishim fituar thesarin. Tani duhet të kthehemi dhe të presim një vit derisa të arrijë një ditë si kjo. Deri në atë ditë qëndro pranë meje!". Xhuzari dhe Abdulsamedi u kthyen në qytet. Xhuzari qëndroi për një vit pranë Abdulsamedit derisa më në fund erdhi dita e caktuar. Shkuan pranë lumit dhe Xhuzari kaloi përsëri gjashtë portat dhe theu magjinë e secilës portë. Arriti pranë portës së shtatë, nëna e tij hapi portën për atë. Xhuzari mori shpatën nga muri. Nëna duke u lutur i kërkonte Xhuzarit që të heqë dorë nga vendimi i tij, mirëpo Xhuzari kësaj radhe nuk u mashtrua dhe e detyrojë atë që të dalë jashtë asaj forme. Shtriga magjistare ra për toke dhe iu shfaq fytyra e saj e shëmtuar dhe kështu iu thye magjia e saj. Xhuzari eci përpara dhe arriti pranë portës së thesarit, e hapi atë dhe hyri brenda. Sipas porosisë së Abdulsamedit, mori shpatën, unazën, kutinë e pikatores dhe qelqin që shikon botën dhe me nxitim vrapoi drejt portës së thesarit. Zhurma e drumeve u dëgjua nga çdo anë. Rojet e thesarit i binin drumeve dhe njëzëri thoshin: "O Xhuzar, të urojmë ty për këtë thesar!" Xhuzari doli jashtë nga vendi i Thesarit. Abdulsamed vrapoi në drejtim të tij. E përqafoi atë dhe e shtrëngoi fuqishëm. Xhuzari i dha atij katër gjërat që kishte marrë nga thesari dhe pastaj ata të dy u kthyen në qytet. Arritën në shtëpi, ngrënë ushqim dhe u çlodhen nga të lodhurat e këtij udhëtimi. Më pas Abdulsamedi u kthye nga Xhuzari dhe i tha atij: "Xhuzar, ti je munduar shumë për mua dhe tani trego se me çfarë dëshiron të shpërblejë ty. Xhuzari tha: "Unë përveç nga Zoti, nuk kërkoi gjë nga askush tjetër. Mirëpo, ti nëse do të më jep duqit magjistar, do të jem mirënjohës përgjithmonë". Abdulsamed i dha atij duqit magjistar dhe i tha: "A sikur të kërkoje diçka më të vlefshme nga unë! Këta duqi të sigurojnë ty vetëm ushqime. Tani dëgjo se si duhet të marrësh ushqim nga këta duq. Duhet të fusësh dorën brenda në duq dhe të thuash: "O shërbyesi i duqeve, të betoj ty në të gjitha emrat e mëdhenj që janë shkruar në këtë palë duq që të përgatisësh llojin e ushqimit që e kërkoi unë!" Atëherë shërbyesi i duqeve do të japë ty çfarëdo lloj ushqimi që e dëshiron. Mirëpo unë përveç këtyre duqeve, ty do të jap edhe një palë duq me plotë flori dhe xhevahir". Pastaj thirri dy shërbëtorët e tij dhe u tha: "Silleni një palë duqe me plotë flori dhe xhevahir për Xhuzarin dhe hipeni atë mbi mushkë dhe shoqërojeni deri në qytetin dhe shtëpinë e vet dhe më pas kthejeni mushkën". Xhuzari me dy palë duqe që kishte marrë nga Abdulsamedi, hipi mbi mushkë dhe së bashku me shërbëtorët u nis në rrugë drejt shtëpisë. Të nesërmen në mëngjes arriti në qytetin e vet. Në rrugë drejt shtëpisë e pa nënën e vet duke lypur në rrugë. I çuditur bërtiti me zë të lartë. Ndali mushkën dhe vrapoi drejt nënës. E përqafoi shumë dhe filloi të qajë. Më pas, Xhuzari e hipi nënën mbi mushkë dhe shkuan së bashku në shtëpi. Nëna i tregoi Xhuzarit se monedhat e floririt që ai i kishte lënë asaj, vëllezërit e tij ia kishin marrë me mashtrime e gënjeshtra. Xhuzari e qetësoi nënën dhe i tha: "Nënë e dashur mos u pikëllo, unë jam pranë teje". Pastaj, shtroi një sofër me lloj-lloj ushqime për nënën e vet.

Tags

Apr 20, 2018 09:45 CET
Komente