Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore” ku do të vazhdojmë me prezantimin e personalitetit të njohur iranian Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, një ndër poetët më të mëdhenj iranianë dhe me famë botërore. Idetë dhe mendimet e mëdha të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe shumë mendimtarë dhe letrarë janë ndikuar nga idetë e tij.

Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, poet dhe gnostik i madh i shekullit 7 hixhri kameri (13 të erës së re), ka jetuar në territorin e gjerë kulturor të Iranit. Në vazhdim të edicionit të kaluar, në këtë edicion do të vazhdojmë me shqyrtimin e veprave të këtij poeti dhe gnostiku të njohur iranian.

Dëshirojmë ta kuptojmë se pse Mevlana u bë Mevlana? Çfarë karakteristika kishte ai dhe çfarë rrethanash u krijuan që arritën ta trazojnë këtë det të njohjes dhe të nxjerrin këtë sasi të madhe të guacave me inxhi nga ai?! Kanë kaluar gati 8 shekuj që nga koha kur ka jetuar Mevlana dhe akoma njeriu i sotshëm mund të përfitojë në masë të madhe nga këto guaca të detit të pafund të Masanavisë, të mësojë shumë nga mendimet burimore të Mevlanas dhe me padyshim se kështu do të vazhdojë edhe në shekujt e ardhëm.

Thuaj tani se folësi hap kanale

Që uji të arrijë edhe në shekujt pas nesh

Edhe pse në çdo shekuj ka të urtë e poetë

Por, të thëna e të parëve, ndihmojnë njerëzit

Mevlana veten e konsideronte si një njeri që hap kanal dhe nëpërmjet këtij kanali rrjedh uji në mënyrë të vazhdueshëm dhe gjeneratat e ardhshme mund të shuajnë etjen me këtë ujë.

Nga Mevlana është transmetuar se kur ai kishte shkuar në shtëpinë e një miku të tij dhe e kishte parë që ai e kishte vendosur Masnavinë prapa kokës dhe ishte mbështetur në atë, u irritua shumë dhe tha: "Ky libër, nuk është një libër që njerëzit ta vendosin prapa kokës dhe të mbështetën në atë. Ky libër do të bëhet universal".

Ky parashikim i Mevlanas është realizuar sot. Arsye e kësaj është kjo që Mevlana edhe fliste mirë edhe ishte i vetëdijshëm për thellësinë e kuptimit të fjalëve të tij dhe e dinte se cilat vepra do të jenë të pavdekshme dhe cilat vepra do të zhduken me kalimin e kohës.

Të gjithë studiuesit e veprave të Mevlanas konsiderojnë se shkaku kryesor dhe sekreti i pavdekshmërisë së Mevlana, duhet të kërkohen në takimin e veçantë dhe të pashembullt të Mevlanas me Shamsudin Tabrizin dhe besojnë se Mevlana pas përballjes dhe shoqërimit me Shamsudin Tabrizin, u bë me të vërtetë Mevlana. Disa të tjerë besojnë se Mevlana deri para takimit me Shamsudin Tabrizin, ka qenë si Ghazaliu, mendimtari dhe dijetari i njohur islam. Abu Hamid Muhamed Ghazali ishte një prej mendimtarëve i cili në fikh, filozofi dhe apologjetikën islame ishte një prej figurave të shquara të kohës së tij. Ai ishte një dijetar i shquar i cili gjatë jetës relativisht të shkurt 55 vjeçare, ka shkruar libra dhe vepra jashtëzakonisht të rëndësishme dhe ka ushtruar ndikim të madh në historinë e kulturës islame.

Mevlana ishte një prej dashamirësve dhe simpatizantëve të mëdhenj të Ghazaiut dhe veprat e tij i kishte lexuar e studiuar me vëmendje të veçantë. Mevlana deri para takimit me Shamsudin Tabrizin, ishte një dijetar, jurist dhe ligjërues fetar si shumë dijetarë të tjera islam. Mirëpo takimi me Shamsudin Tabrizin duke u bazuar me disa aludime të shkurta të Mevlanas që i kanë mbijetuar kohës, ka krijuar një ndryshim të madh në personalitetin e tij. Mevlana në librin "Fih ma Fih" ka vënë në dukje këtë çështje se Shamsudin Tabrizi i ka dhuruar atij një xhevahir që quhet "Dashuri". Nga ajo kohë, Mevlana gjeti një personalitet tjetër, një personalitet të dashuruar i cili veprat e tij i shkoi me gjallëri dhe freski më dinamike.

Mevlana deri para takimit me Shamsudin Tabrizin sipas vet atij, ishte një "adhurues i madh në sexhde". Ai ishte një dijetar dhe i biri i një kleriku të madh fetar i cili posedonte njohuri dhe informacione të gjëra fetare dhe gëzonte reputacion dhe respekt të madhe nga shtresat e ndryshme të shoqërisë. Mirëpo ai person në asnjë mënyrë nuk ishte ai Mevlana të cilin sot e njeh bota.

Isha asket, më bëre këngëtar

Më bëre iniciator të kuvendeve të pijes dhe më bëre të varur për verë

Unë isha adhurues i madh në sexhde

Më bëre të përqeshëm nga fëmijët e lagjes

Puna më e parë dhe më kryesore që bëri Shamsudin Tabrizi me Mevlanan, ishte prishja e të gjitha lidhjeve të tij me këtë botë. Në vështrimin e Shamsudin Tabrizit, Mevlana ishte një shqiponjë që lidhjet e kësaj bote i kishin prangosur krahët e saj. Prandaj, ai erdhi dhe i këputi ato lidhje dhe i hoqi ato pranga nga këmbët dhe krahët e kësaj shqiponje. Shamsudin Tabrizi e ndau Mevlanan nga familja, nga leximi i librave, nga pozita shoqërore, nga profesioni si mësues dhe nga kuvendët që zhvillonte me nxënësit dhe miqtë e tij, si dhe e çliroi atë duke e bërë si një njeri që ka lindur rishtazi.

Karakteristikë kryesore e veprave të Mevlanas, është risia dhe novacioni i fjalëve të tij. Fjalët e Mevlanas nuk e mërzisin asnjë lexues, për arsye se fjala e tij është e re. Mevlana ishte tërësisht i vetëdijshëm për këtë karakteristikë të gjuhës së tij dhe për këtë arsye ai veten e quan "Ejd" festë dhe ditë e re.

Përsëri erdha si një festë dhe ditë e re që të thyej drynin dhe burgun

Dhe t'i thyej kthetrat dhe dhëmbët këtij qielli që ha njerëz

Fjala "Ejd" do të thotë ditë e re, ditë në të cilën njerëzit veshin rroba të reja dhe bota merr një pamje gjallëruese të re. Gjallëria dhe freskia arrin kulmin e saj në çdo vend. Ai që e quan vetën "Ejd, me padyshim se një eksperiencë të tillë e ka përjetuar në psikologjinë dhe në botën shpirtërore të tij. Nëpërmjet kësaj eksperience fjalët e Mevlanas nuk kanë armën e së vjetrës dhe nuk janë të mërzitshme. Vepra e tij mund të lexohet shumë herë dhe në çdo herë të kuptohet diçka e re nga ajo. Prandaj me guxim mund të thuhet se të paktë janë ato vepra që posedojnë këtë karakteristikë të veçantë.

Mevlana e ka djegur të kaluarën dhe të ardhmen. Për këtë arsye fjalët e tij janë të reja dhe të freskëta. Ai është lidhur në det dhe ai që është i lidhur në det dhe ka qasje në një rezervë të pafund, gjithnjë ka fjalë të reja dhe gjithnjë ofron guaca me plotë inxhi për myshterinjtë e tij. Ai kurrë nuk lodhe nga numri i madh i myshterinjve dhe nuk brengoset nga zbrazja e rezervave të tij. Mevlana pa frikë se një ditë mund të zbrazët, i ofron lexuesit një sasi të madhe të njohurive hyjnore. Mevlana është prej atyre gnostikëve që nuk e njeh pikëllimin. Në gnosticizmin e dashurisë së Mevlanas, pikëllimi nuk ka vend. Ai ka arritur në botën e dashurisë dhe ka përfituar në mënyrë të ndryshme nga ajo:

Sytë e mi janë të ngopur, shpirti im është i pastruar

Jam bërë trim si luani, jam bërë i shndritur si Venera  

Sytë dhe shpirti i Mevlanas janë të ngopur. Ai në Masnavi gjithashtu ka theksuar këtë se dashuria e ngop njeriun dhe atij që është i dashuruar ia heq urinë. Në mësimet e Mevlanas, dy faktorë bëhen shkak për ngopjen e njeriut: njëri është dashuria dhe tjetri besimi. Besimi është një ushqim i pastër. Kur njeriu të hajë këtë ushqim, ngopet jashtëzakonisht. Edhe dashuria është e tillë.  

Shamsudin Tabrizi i ka mësuar këtë mësim Mevlanas se lidhja në prangat e kësaj bote, është në kontradiktë me fluturimin në qiellin e pafund. Prandaj ai i propozon ati një marrëveshje. Një marrëveshje në të cilën nuk ekzistonte asnjë shpresë për të fituar. Në atë marrëveshje njeriu nuk duhet të mendojë fundin dhe nuk duhet të llogarisë fitimin ose humbjen. Ai kërkon nga i dashuruari (ashiku) vetëm pastërtinë dhe sinqeritetin në dashuri. Pastërtia dhe sinqeriteti në dashuri do të thotë se njeriu të humbë çdo gjë dhe të mos shpresojë se do të fitojë diçka. Dashuria e kërkon të gjithë të dashuruarin dhe jo vetëm një pjesë të tij. Shamsudin Tabrizi nuk ka kërkuar nga Mevlana gjë tjetër, përveç kësaj që të sakrifikojë çdo gjë pa pritur se do të fitojë ndonjë gjë. Edhe Mevlana e bëri këtë veprim.

Qoftë i bekuar ai bixhozxhi që humbi çdo gjë që kishte

Derisa nuk i mbeti asgjë, përveç dashurisë për të luajtur përsëri

Prandaj, edhe dashuria i qëndroi besnik atij dhe i dha çdo gjë. Atij i dha një zemër që sipas fjalëve të tij, ishte "depo e verës për të gjithë botën". Shams Tabrizi i dha atij një dorë çelësa me të cilët hapte dyert e çdo thesari. Ai ia kishte bërë Mevlanas zemrën si det dhe si një diell që rrëzon.

Një dorë çelësa ndodhen nën sqetull të dashurisë

Që më është dhënë mua për t'i hapur portat

Tags

Apr 28, 2018 09:15 CET
Komente