Në këtë edicion do të njihemi me mendimtarin iranian Khaxhe Abdullah Ansari i njohur me epitetin "Piri i Heratit".

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore”. Në këtë edicion do të njihemi me një tjetër personalitet të shquar iranian dhe ai është Khaxhe Abdullah Ansari i njohur me epitetin "Piri i Heratit" i cili ishte një gnostik, komentues i Kur'anit, muhadith dhe një ndër shkrimtarët e mëdhenj iranianë të shekullit 5 hixhri kameri (shek. 11).

Abu Ismail Abdullah bin Mansur Ansari ka lindur në perëndim të ditës së premte më 2 shaban të vitit 396 hixhri kameri, në rajonin Kahndoz në rrethinën e qytetit Tus nga nëna me origjinë nga qyteti Balkh. Origjina familjare e Khaxhe Abdullah Ansari shkon deri te Abu Ejub Khalid bin Ansari, sahabiju i njohur i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Abu Ejub është ai në shtëpinë e të cilët është ndalur Hazreti Muhamed s.a.v.s. pas shpërnguljen nga Meka në qytetin e Medinës dhe për këtë arsye mikpritësin e lumtur e kanë quajtur "Sahibe Rehl". Në burimet historike transmetohet se kur Profeti i nderuar i Islamik s.a.v.s. u shpërngul nga Meka dhe arriti në qytetin e Medinës, shumë prej parisë së qytetit dhe banorëve të tjerë e ftuan atë që të shkonte në shtëpinë e tyre, mirëpo Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: "Në çdo vend ku do të ndalet Deveja, edhe unë do të ndalem at!". Deveja e Hazretit Muhamed s.a.v.s. u ndal pranë derës së shtëpisë së Abu Ejub Ansari dhe Hazreti Muhamed s.a.v.s. u vendos në shtëpinë e Abu Ejub Ansari.

Abu Ejub Mansur bin Ali Ansari, babai i Khaxhe Abdullah Ansari merrej me tregti, por ishte i njohur për virtytet e larta si gnostik dhe njeri i devotshëm. Khaxhe Abdullah Ansari ishte fëmijë kur i vdiq babai dhe ai mbeti vetëm. Khaxhe Abdullah Ansari periudhën e fëmijërisë e kaloi kryesisht në varfëri dhe mjerim. Ai në një rast në lidhje me këtë ka thënë: "Unë në shumë mbledhje kam shkuar me rroba të grisura dhe shumë ditë kamë kaluar duke ngrënë vetëm bimë dhe shumë net kam fjetur me tullë nën kokë. Gjithçka kishte shtëpia jonë, ishte një lloj tapeti i thurur me bimë mbi të cilin flinim dhe rroba prej shajaku të vjetruara e të grisura me të cilën mbuloheshim".

Khaxhe Abdullah Ansari që nga periudha e fëmijërisë kishte filluar shkollimin dhe ka mësuar pranë dijetarëve të kohës shkencat e ndryshme fetare si hadithin dhe komentimin e Kur'anit. Një prej mësuesve të tij ishte Jahja bin Amar Shejbani i cili nga Shirazi kishte shkuar në Herat dhe mbante kalë mësimi për nxënës. Jahja bin Amar Shejbani ishte njëri prej atyre personaliteteve që mundohej ta harmonizonte sa më shumë traditën e misticizmit me Sheriatin Islam dhe kjo metodë e tij ka ushtruar ndikim edhe në shkollën mendore të nxënësit të tij Khaxhe Abdullah Ansari. Dihet se Khaxhe Abdullah Ansari qysh në moshën e fëmijërisë fal kapacitetit të memories së fortë, kishte tërhequr vëmendjen e mësuesve dhe dallohej në mësimet fillestare dhe në mësimin përmendësh të Kur'anit të shenjtë dhe të poezive arabe në mesin e bashkëkohanikëve të tij.

Thuhet se Khaxhe Abdullah Ansari në moshën 4 vjeçar ka filluar të shkojë në mejtep, në moshën 9 vjeçare krijon poezi të mira dhe kishte mësuar një sasi të madhe të haditheve profetike nga dijetarët e kësaj fushe. Khaxhe Abdullah Ansari në shkrimin dhe transmetimin e haditheve të Profetit të nderuari të Islamit s.a.v.s. ka treguar një përkushtim të madh dhe vet ai në lidhje me këtë ka thënë: "Ato vuajtje dhe mundime që kam përjetuar unë në kërkim të haditheve të Hazretit Muhamed s.a.v.s., nuk i ka përjetuar askush. Njëherë isha në Nishabur, binte shi i madh dhe unë ecja i përulur ngase i kisha lidhur për stomaku dorëshkrimet me hadithe dhe nuk doja që ato të lagën".

Mësuesit e Khaxhe Abdullah Ansari kanë qenë ndjekës të shkollës Shafi'i, mirëpo pas një kohe ai zgjodhi shkollën Hanbeli. Khaxhe Abdullah Ansari në vitin 417 h.k., ishte në moshën 21 vjeçare kur shkoi në qytetin Nishabur për të vazhduar shkollimin. Në shekullin 4 dhe 5 hixhri kameri, provinca Khorasan ishte një qendër e shkencës dhe misticizmit islam dhe dijetarët dhe mistikët e njohur nga rajone të ndryshme të botës islame në atë kohë shkonin në Khorasan dhe shfrytëzonin bibliotekat e njohura të këtij rajoni që ishin të mbushura me libra në fusha të ndryshme shkencore dhe në misticizëm. Në Khorasan kishin shkëlqyer shumë personalitete të misticizmit si Abu Nasr Saraxh (vdiq në vitin 378 h.k.) autori i veprës "Al-Lem'a fil-tesavuf", Abu Bekr Muhamed Kolabadhi (vdiq 380 h.k) autor i veprës "Al-Tearrof), Abu Abdurrhaman Sol-lami (vdiq 412 h.k.) autor i veprës "Tabakatul-Sufije" dhe Imam Abul-Kasim Kushejri (376-465 h.k) autor i veprës "Resaletul-Kushejrije" dhe secili me kontributin e vet e kishin pasuruar edhe më shumë thesarin misticizmit islam. Themelet e shkollës së misticizmit të Khorasanit, qendër e rëndësishme e së cilës ishte qyteti i zhvilluar në fushën shkencore Nishaburi, ishte përputhja e Sheriatit dhe Tarikatit dhe lufta kundër devijimeve dhe bidateve. Mistikët e mëdhenj si Abu Nas Saraxh dhe nxënësi i tij Sul-lami dhe nxënësi i tij Kushejri për këtë qëllim kishin themeluar edhe shkolla të veçanta në këtë qytet. Misticizmi i përhapur në Khorasan i cili njihet si Shkolla e Khorasanit, ishte i bazuar në transmetimin e thënieve dhe mësimeve nga dijetarët e mëdhenj. Khaxhe Abdullah Ansari u edukua dhe shkolla pikërisht në këtë shkollë dhe deri në fund të jetës i qëndroi besnik bazave dhe parimeve të kësaj shkolle.

Kontributi më i rëndësishëm i Khaxhe Abdullah Ansari për shkollën mistike të Khorasanit është hartimi në mënyrë të sistemuar të shkallëve dhe pozitave të tarikatit në rrugëtim gnostik "Sejrosuluk" dhe në klasifikimin e pozitave solli një renditje të re. Karakteristikë e klasifikimit dhe renditjes së pozitave dhe shkallëve gnostike të tij është kjo që kjo renditje nuk është e veçantë e kufizuar vetëm për cilësinë e brendshme dhe iluministe, por në këtë sistem ai i ka futur edhe parimet e etikës dhe edukatën e një jete të normatizuar sipas njohjes në mënyrë që çdo individ mistik njëkohësisht me ruajtjen e lidhje me jetën, të kalojë rrugëtimin e përkryerjes shpirtërore dhe Tarikatin ta harmonizojë me Sheriatin. Khaxhe Abdullah Ansari fal zgjuarsisë dhe talentit të tij, në periudhën më të shkurtë të mundshme, ka arritur të zotërojë shumicën e shkencave fetare dhe letrare dhe për shkak të studimeve shumë të thella që ka bërë, shumë shpejtë u njohë si një dijetar dhe gnostikë i madh dhe rreth tij u mblodhën shumë nxënës nga rajone të ndryshme islame të asaj kohe për të mësuar pranë tij.

Khaxhe Abdullah Ansari as edhe një çast të jetës së tij nuk e kaluar në mënyrë të padobishme, derisa nga agimi e deri në mesnatë e kalonte ose duke lexuar Kur’anin e shenjtë dhe vepra të tjera ose shkonte pranë dijetarëve dhe dëgjonte ligjëratat e tyre. Ai vet në lidhje me këtë ka thënë: “Gjithë ditën shkruaja dhe kohën time e kisha ndarë me program, në mënyrë që nuk kisha asnjë kohë të lirë. Në orët e para të ditës do të thotë pas mesnatës shkoja mbi çatinë e shtëpisë dhe lexoja Kur’an, kur kthehesha lexoja dhe mësoja, kur binte mbrëmja me dritën e qiriut, shkruaja hadithe. Nuk kisha lënë kohë të lirë as për të ngrënë ushqim. Nëna më bënte kafshatën dhe ma vendoste në gojë. Në mes të shkruarit, Zoti i madhëruar më kishte dhënë një forcë për memorizimin e gjërave dhe çdo gjë që e shkruaja me laps, e mësoja përmendësh”.

Khaxhe Abdullah Ansari në vitin 423 h.k u nis drejt Gadishullit Arabik për kryerjen e Haxhit dhe në mes të rrugës u ndal në Bagdad për të marrë pjesë në kuvendët e ligjëratave të Abu Muhamed Khelal Bagdadi (vdiq 439 h.k). Khaxhe Abdullah Ansari gjatë kthimit nga udhëtimi nga Meka në Tus, shkoi në rajonet Basatam dhe Kharghan. Ai në qytetin Kharghan shkoi të vizitojë Abul-Hasan Kharghani (vdiq 425 h.k.), mistikun e njohur nga qyteti Kharghan. Ky takim ushtroi ndikim të madh mbi Khaxhe Abdullah Ansari dhe bë shkak për kultivimin e shijes gnostike në shpirtin e tij. Khaxhe Abdullah Ansari ka vizituar dhe ka mësuar edhe nga mistikët e tij të kohës së tij si Shejkh Abu Sa’id Abul-Khejr.

Khaxhe Abdullah Ansari pasi mësoi dhe përfitoi dituri në prani të dijetarëve dhe mistikëve të njohur të kohës së tij të cili në qytete të ndryshme mbanin kuvende mësimi dhe ligjërimi, më në fund u kthye në vendlindje dhe aty u vendos dhe filloi edukimin e nxënësve dhe udhëzimin e muridëve të tij. Në kohën kur Imam Al-Haremejn, juristi i njohur i shkollës Shafi’i, jepte lëndën e apologjetikës sipas shkollës Ash’ari në shkollën Nizamije të Nishaburit, Khaxhe Abdullah Ansari kundërshtoi shkencën e apologjetikës dhe shkroi një libër në kritikë të ashpër ndaj kësaj shkence. Për këtë arsye ai disa herë u kërcënuar edhe me vrasje dhe me urdhër të Khaxhe Nizamul-Mulk, vezirit të asaj kohe, u dëbua edhe nga qyteti Nishabur.

Khaxhe Abdullah Ansari i cili kishte marrë epitetin “Shejkhul-Islam” dhe kishte një numër të madhe të nxënësve dhe muridëve nën udhëzimin e tij në qytetin Herat, në fund të jetës e u verbua. Ai ndërroi jetë në mëngjesin e ditës së premte më 22 dhilhixhe të vitit 481 h.k. në moshën 85 vjeçare dhe u varros në një rajon 10 kilometra larg qytetit Herat. Varri i tij akoma ndodhet atë vend dhe është vendvizite për shumë njerëzi dashamirës së dijes dhe misticizmit.

Tags

Apr 28, 2018 09:16 CET
Komente