Islami, kjo fe universale dhe qiellore duke marrë parasysh mësimet hyjnore dhe morale, ka paraparë të drejta dhe detyra të veçanta për njerëzit në lidhje me marrëdhënien mes vete për shkak të pozitës së tyre,

Ato janë disa të drejta dhe detyra që deri më tani akoma nuk është treguar përkushtim ndaj tyre në asnjë prej qarqeve akademike, shkollave të juridikes dhe në asnjë prej dokumenteve dhe konventave ndërkombëtare, ndërkohë që këto janë ndër të drejtat më të dalluara dhe të veçanta të sistemit të së drejtës islame.

Të drejtat islame të njeriut

Dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut". Në edicionet e kaluara kemi folur rreth të drejtat e grupeve të dobëta të shoqërisë si të drejtat e femrave, fëmijëve, personave të moshuar, personave me të meta dhe robërve të luftës. Kjo kategori e individëve për shkak të kushteve të veçanta të tyre, kanë nevojë për mbështetje dhe vëmendje të veçantë ndërkohë që mbrojtja e të drejtave të tyre nuk është marrë parasysh në nivel të duhur në dokumentet ndërkombëtare. Në këtë edicion dhe në disa edicione të ardhshme do të flasim rreth të drejtave të një kategorie tjetër të individëve që në mënyrë të veçantë dhe vetëm në fenë islame u është treguar përkushtim ndaj tyre. Islami, kjo fe universale dhe qiellore duke marrë parasysh mësimet hyjnore dhe morale, ka paraparë të drejta dhe detyra të veçanta për njerëzit në lidhje me marrëdhënien mes vete për shkak të pozitës së tyre, të drejta dhe obligime që deri më tani akoma nuk është treguar përkushtim ndaj tyre në asnjë prej qarqeve akademike, shkollave juridike dhe në asnjë prej dokumenteve dhe konventave ndërkombëtare, ndërkohë që këto janë ndër të drejtat më të dalluara dhe të veçanta të sistemit të së drejtës islame. Një çështje tjetër është kjo që në fenë islame çdo herë kur flitet për të drejta, paraqiten edhe detyre të caktuara dhe kjo është një karakteristikë tjetër e kësaj feje qiellore e cila gjatë viteve të fundit gradualisht po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendjen e ekspertëve të shkencave juridike dhe të qarqeve universitare. Në këtë edicion do të flasim rreth të drejtave të dhe detyrave të profesorëve dhe mësimdhënësve.

Të drejtat islame të njeriut

Pavarësisht mospërfilljes së njerëzve ndaj arsimit dhe arsimimit, Zoti i madhëruar fenë Islame e ka themeluar në bazë të rëndësisë se diturisë dhe respektit të dijetarit, prandaj në ajetet e para që i janë shpallur Hazretit Muhamed s.a.v.s., Zoti i madhëruar ka folur për mësimin dhe lapsin dhe veten e ka prezantuar mësues të njerëzve.

Profeti i nderuar i Islamit me qëllim që ta themelojë kulturën e përgjithshme në Umetin Islam dhe të krijojë kushtet e nevojshme për arsimim fillestar për të gjithë njerëzit në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të gëzojnë mirësinë e shkrim-leximit, të gjithë prindërit i ka obliguar që t'u mësojnë shkrim-leximin fëmijëve të tyre dhe të krijojnë kushtet për arsimimin e tyre.

Prijësi i Islamit ka thënë: "Ekzistojnë tre të drejta në kuadër të të drejtave islame që prindërit duhet t'i zbatojnë ato ndaj fëmijëve të tyre: së pari zgjedhja e emrit të bukur, së dyti t'u mësojnë atyre shkrim-leximin dhe së treti kur të arrijnë në moshën e pjekurisë, t'i krijojnë kushtet që fëmijët e tyre të martohen dhe të krijojnë familje".

Nevoja për nxënien e diturisë dhe shkencës

Çështja shkrim-leximit është një prej fazave të arsimimit dhe Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. 14 shekuj më parë në një ambient të paarsimuar dhe analfabet të periudhës së injorancës, këtë çështje e ka futur në kategorinë e të drejtave të fëmijëve. Ky hadith profetik shfrytëzohet shumë mirë që arsimimi i përgjithshëm është një prej programeve të Islamit dhe nëse në të kaluarën ndjekësit e rrugës së Hazretit Muhamed s.a.v.s. do ta zbatonin në përpikëri këtë urdhër profetik dhe të gjithë prindërit myslimanë nga çfarëdo klase dhe race do të zbatonin të drejtën e arsimimit të fëmijëve të tyre dhe ata do të arsimoheshin, shumë shekuj më parë Umeti Islam do të krenohej në mesin e popujve të tjerë për arsimim të përgjithshëm. Imam Sadik (a.s.) në lidhje me fëmijët dhe kohën e fillimit shkollimit të tyre ka thënë: "Fëmijën tënd dërgoje në shkollë 6 vjet që të arsimohet dhe edukohet". Shkollimi gjashtë vjeçar në shkollë është niveli më i vogël i arsimimit për të gjithë fëmijët mysliman, mirëpo prijësit dhe dijetarët e Islamit gjithnjë kanë inkurajuar të rinjtë dhe të rriturit për vazhdimin e shkollimit.

Arsimimi i fëmijëve

Shumë hadithe janë transmetuar për të treguar vlerën dhe dobinë e nxënien e diturisë. Për shembull, Imam Aliu (a.s.) në një rast i është drejtuar një njeriut besimtar duke i thënë: "Dituria dhe edukata është vlera e ekzistencës tënde. Në nxënien e diturisë, bëri të gjitha përpjekjet sepse në çfarëdo mase që të shtohet dituria dhe edukata, në po atë masë do të shtohet edhe vlera jote".

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: "Njeriu nëpërmjet diturisë, i nënshtrohet urdhrave të Zotit. Më e mira në këtë botë dhe në botën tjetër sigurohet nëpërmjet diturisë dhe e më e keqja e kësaj bote dhe e botës tjetër, vije si pasojë e injorancës".

Imam Sadik (a.s.) prijësi i shkollës shiite i ndan njerëzit në tre kategori dhe thotë: "Njerëzit janë tre grupe: në grupin e parë hyjnë dijetarët dhe të shkolluarit, në grupin e dytë hyjnë nxënësit dhe studentët dhe në grupin e tretë hyjnë ata të cilët nuk janë as dijetarë dhe as në rrugën e nxënies së diturisë. Këto njerëz janë sikur ferrat she shkopinjtë që lundrojnë me vërshimin e ujit".

Siç duket Imam Xhafer Sadik (a.s.) shoqërinë e krahason me një lumë të vërshuar në të cilin grupi i të shkolluarve dhe ata që janë duke nxënë diturinë janë sikur uji dhe valët e tij të cilët lëvizje origjinale dhe kryesore, prandaj bëhen shkak për zhvillim dhe gjallëri. Mirëpo grupi i atyre që nuk janë as të shkolluar dhe as në rrugën e nxënies së diturisë, janë sikur ferrat she shkopinjtë mbi lumin e vërshuar të cilët nuk kanë kurrfarë lëvizje të veten, por shkojnë në atë drejtim në të cilën i çon lëvizja e ujit dhe e valëve, ndërsa nga njëherë mblidhet në një vend dhe e pengojnë lëvizjen e ujit.

Ky hadith inkurajon të gjitha shtresat e shoqërisë për arsimim dhe nxënien sa shumë të diturisë dhe i paralajmëron ata që mos bëhen si ferrat she shkopinjtë mbi lumin e vërshuar. Ky hadith i jep njerëzve të kuptojnë se secili individ duhet të jetë i vetëdijesuar për detyrat e tij dhe në punët e tij të bëjë hapa me vetëdije dhe vigjilencë, për arsye se në Islam lëvizje dhe aktiviteti i njerëzve në çdo rast duhet të jetë i bazuar në njohuri dhe dituri.

Imam Aliu (a.s.) në një rast i ka thënë Kumejl bin Zijad: "Nuk ekziston asnjë lëvizje dhe asnjë aktivitet, përveçse ti të kesh nevojë për dituri në kryerjen e tij".

Nevoja për nxënien e diturisë dhe shkencës

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. për të çuar përpara kulturën gjithëpërfshirëse dhe për të arsimuar fëmijëve e myslimanëve, përveç rregullave të përgjithshme dhe vërejtjeve gojore, edhe praktikisht ka shfrytëzuar rastet e krijuara si për shembull pas luftës së Bedrit me urdhër të Profetit të nderuar të Islamit, u arrit një marrëveshje e veçantë me robërit e luftës të cilët dinin shkrim-lexim. Hazreti Muhamed s.a.v.s. i tha shokëve të tij: "Robërit e luftës mbani në kushte të mira dhe silluni me mirësi ndaj tyre dhe ata që dinë shkrim-lexim duhet t'i mësojnë dhjetë fëmijë të myslimanëve në mënyrë që ta fitojnë lirinë".

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. nëpërmjet kësaj marrëveshje nga njëra anë krijoi kushtet për arsimimin e fëmijëve myslimanë dhe ndihmoi zhvillimin e kulturës aktuale, ndërsa nga ana tjetër, në historinë ushtarake të botës bëri një veprim të pashembullt njerëzor dhe robërit e luftës i vendosi në një punë të çmuar dhe arsimimin e bëri zëvendësim të plaçkës së luftës.

Me të gjitha këto theksime të shumta të fesë Islame për nxënien e diturisë, me patjetër edhe respekti ndaj profesorëve dhe arsimtarëve të cilët punojnë në rrugën e Islamit, ka një rëndësi të veçantë. Në shkollën e lartësuar të Islamit ku mësuesi i parë i saj është vet Zoti i madhëruar dhe nxënësi i parë i kësaj shkolle është vet Hazreti Muhamed s.a.v.s., është paraparë një pozitë shumë e lartë për mësuesin deri në atë masë saqë Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë: "Nga çdo njeri që ke mësuar një fjalë, bëhesh rob i tij". Thuajse pas Zotit të madhëruar, mësuesit janë ata të cilët gëzojnë një pozitë shumë të lartë në mesin e njerëzve dhe mësuesit janë ata që njeriu duhet të përulët pranë tyre. Padyshim se mësuesit e parë dhe më të lartë të njerëzimit janë Profetët dhe të Dërguarit e Zotit të madhëruar, sepse ata duke duruar të gjitha vështirësitë dhe me një sakrificë të madhe, janë munduar ta zgjojnë njeriun nga gjumi i neglizhencës dhe ta shpëtojnë atë nga balta e injorancës dhe paditurisë.

Respekti ndaj mësuesit

Imam Saxhad (a.s.) në librin "Resale Hukuk" u tërheq vëmendjen myslimanëve ndaj të drejtave të veçanta të Islamit në lidhje me njerëzit e tjerë dhe në një kapitull të këtij libri në lidhje me të drejtën e mësuesve thotë: "E drejta e mësuesit tënd është kjo që ta nderosh atë dhe të respektosh kuvendin mësimor të tij, të dëgjosh me vëmendje fjalët e tij dhe t'i mësosh mësimet e tij dhe ta ndihmosh atë në mënyrë që ai të mësojë ty atë çfarë ke nevojë për dituri në mënyrë që të lirosh dhe qetësosh mendjen tënde dhe të shfrytëzosh të kuptuarin dhe zgjuarsinë tënde për ta pastruar zemrën dhe duke u larguar nga dëshirat e kota, të ndriçosh shikimin e syve të tu dhe dije se ti me mësimet që të ka mësuar ai, je i dërguar pranë atyre të cilët nuk janë të arsimuar. Mësimet që ke mësuar duhet t'i transmetosh sa më mirë te të tjerët dhe kurrë mos bënë tradhti ndaj kësaj përgjegjësie që ke marrë!"

Apr 28, 2018 09:18 CET
Komente