• Lutja me rastin e vizitës së Arbainit

Ndodhemi në përvjetorin e Arbainit të kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.). Një ditë kjo e cila ka një rëndësi të veçantë dhe një pozitë shumë të lartë pranë dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.). Shumë prej tyre për çdo vit në ditën e Arbainit marshojnë në këmbë drejt Qerbelasë.

Vizita e Arbainit ka tërhequr vëmendjen e të gjithë imamëve ma'sum (a.s.). Imam Hasan Askeri (a.s.) vizitën e Arbainit e ka numëruar si një prej shenjave të besimtarit. Kjo është për arsye se në lutjen që bëhet gjatë kësaj vizite janë shprehur bindjet e myslimanëve shiitë dhe të dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.). Në të vërtetë në lutjen e vizitës së Arabainit është shprehur  e gjithë ajo bindje e cila e përkufizon një besimtar.

Tani ndodhemi në përvjetorin e Arbainit të kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.). Arbaini është dita e dyzetë pas martirizimit të Husejn bin Ali (a.s.) dhe besnikëve të tij. Arbaini gjithashtu është kthimi i  karvanit të Ehli Bejtit të robëruar në Qerbela pasi kishte kaluar dyzetë ditë të vështira të pikëllimit dhe vuajtjes nën robërim. Ky karvan në atë kohë duhej të ishte në kulmin e mposhtjes, mirëpo tani kthehej në këtë vend të shenjtë kokë lartë dhe ngadhënjimtar për të manifestuar dinjitetin dhe madhërinë e pavdekshme të lirisë dhe ngadhënjimin e fitores.

Në kulturën kur'anore dhe islame, "Arbaini" konsiderohet një proces i përkryerjes i cili fillon në një pikë dhe ec hap pas hapi deri në ditën e dyzetë në të cilën arrijnë kulmin dhe përkryerjen. E dyzeta është simbol i arritjes në zhvillimin dhe pjekurinë e duhur. Ashtu sikur që në suren Ahkaf, ajeti 15, në tregimin kur paraqitet rrugëtimi i njeriut gjatë viteve të jetës së tij, thuhet:

"حَتَّى إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَبَلَغَ أَرْبَعِینَ سَنَةً قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِی أَنْ أَشْکُرَ نِعْمَتَکَ الَّتِی أَنْعَمْتَ عَلَیَّ وَعَلَى وَالِدَیَّ

"Derisa të arrijë pjekurinë e plotë dhe të arrijë në të dyzetat e moshës së tij, pastaj thotë: o Zot, ma bënë zemrën që të falënderoj Ty për mirësitë që më ke dhënë mua dhe babait dhe nënës time!". Në transmetimet islame numri 40 është shenjë e pjekurisë dhe zhvillimit fizik dhe shpirtëror. Do të thotë që individi në këtë moshë jo vetëm që arrin në pjekurinë fizike, por arrin edhe në pjekurinë shpirtërore dhe intelektuale, emocionale dhe në pjekurinë e personalitetit të tij. Në mësimet islame ai i cili arrin në moshën 40 vjeçare, duhet të ketë arritur edhe në pjekurinë shpirtërore, prandaj ai nga aspekti mendor-intelektual, shpirtëror dhe i besimit, duhet të ketë arritur në kulm.

Në një transmetim të njohur nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. thuhet: "Nëse njeriu dyzet ditë përkushtohet me pastërti dhe sinqeritet në Zotin e madhëruar, do të thotë qenia, atributet dhe veprimet e tij të jenë të përkushtuar me sinqeritet dhe në mënyrë të pastër vetëm për Zotin e madhëruar, atëherë Zoti i urtë do t'i dhurojë atij një urtësi e cila do të burojë nga zemra e tij dhe do të rrjedhë nga gjuha e tij". Prandaj, në bazë të kësaj thuhet se nëse një individ në një periudhë dyzetë ditore përkushtohet në një veprim, me siguri që ai veprim do të ushtrojë ndikim pozitiv në personalitetin e tij.

Arbaini është një prej karakteristikave të pashembullta e cila është paraqitur vetëm në lidhje me Arbainin e Imam Husejnit (a.s.) dhe një karakteristikë të tillë nuk e ka asnjë imamë tjetër. Vetëm vizitën e varrit të Imam Husejnit (a.s.) është porositur të ecët në këmbë, ashtu siç është porositur për Haxhin. Ky marshim në këmbë për të shkuar në vizitën e varrit të Imam Husejnit (a.s.), nuk është porositur për asnjë imam tjetër. Ky marshim në këmbë është i shoqëruar me shumë vështirësi si lodhje fizike, lëndimi i këmbëve, djegia nën rrezet e diellit, durimi i urisë, por edhe pasiguria. Mirëpo të gjitha këto vështirësi për vizitorin e Imam Husejnit (a.s.), përbëjnë një fazë të rrugëtimit shpirtëror drejt përkryerjes (sejrosuluk) dhe afrimit pranë Fronit Hyjnor. Për vizitën e varrit të Imam Husejnit (a.s.) është transmetuar një lutje nga Imam Xhafer Sadik (a.s.). Teksti i kësaj lutje pavarësisht se është i shkurt dhe intensiv, por në realitet përfshin një periudhë mësimdhënëse për njohjen e Imamit dhe në këtë tekst janë prezantuar karakteristikat veçoritë e Imamit në mënyrë që vizitori ta dijë se çfarë  personi po shkon ta vizitojë. 

Spikeri...

Lutja e vizitës së Arbainit fillon me përshëndetjen për Imam Husejnit (a.s.):

اَلسَّلامُ عَلى وَلِىِّ اللَّهِ وَحَبیبِهِ اَلسَّلامُ عَلى خَلیلِ اللَّهِ

"Përshëndetje për të emëruarin dhe të dashurin e Zotit! Përshëndetje për mikun dhe të zgjedhurin e Zotit!" "Selami", do të thotë përshëndetja, para se gjithash, është shenjë e edukatës dhe në këtë mënyrë e përshëndesim të dashurin e Zotit që të afrohemi më shumë pranë tij. Ky afrim pranë të dashurit dhe mikut të Zotit i cili ka sakrifikuar jetën e vet në Për të Dashurin (Zotin), na jep neve ndjenjën e mirë të qetësisë. Të dashurit e afruar pranë Fronit Hyjnor dhe ndërmjetësuesit në ditën e Kiametit, dëgjojnë fjalët tona, i përgjigjen përshëndetjes tonë dhe ata shikojnë vendin dhe pozitën tonë në të cilën aktualisht ndodhemi. Të menduarit në frazat fillestare të lutjes së Arbainit, tregon se kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) jo vetëm që e ka shpëtuar fenë e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ajo ka parandaluar edhe zhdukjen e qëllimeve të misionit të profetëve të tjerë të Zotit. Kjo është për arsye se Hazreti Muhamed s.a.v.s. është plotësues dhe përkryerës i misionit të profetëve të Zotit, ai është vula e  profetëve dhe feja e tij është vula e feve. Thuajse përpjekjet e të gjithë profetëve të kaluar kanë qenë përgatitje për ardhjen dhe shpalljen e Profetit të fundit s.a.v.s. dhe për t'i dorëzuar atij flamurin e udhëzimit të njerëzve deri në ditën e Kiametit.

 

اللّهُمَّ اِنّى اَشْهَدُ اَنَّهُ وَلِیُّکَ وَابْنُ وَلِیِّکَ وَصَفِیُّکَ وَابْنُ صَفِیِّکَ الْفاَّئِزُ بِکَرامَتِکَ اَکْرَمْتَهُ بِالشَّهادَةِ وَحَبَوْتَهُ بِالسَّعادَةِ وَاَجْتَبَیْتَهُ بِطیبِ الْوِلادَةِ وَجَعَلْتَهُ سَیِّداً مِنَ السّادَةِ وَ قآئِداً مِنَ الْقادَةِ وَذآئِداً مِنْ الْذَّادَةِ وَاَعْطَیْتَهُ مَواریثَ الأنْبِیاَّءِ

“O Zot, unë kam ardhur këtu që të dëshmoj se Husejni është miku dhe i biri i mikut dhe i zgjedhuri yt, po ai i cili është martirizuar dhe Ti e ke furnizuar atë me një lumturi të tillë. Dhe Husejni ishte trashëgimtar i të gjithë profetëve të Zotit. Ai ka ringjallur fenë Islame në rrethanat kur ekzistonte frika se do të harrohen frytet e përpjekjeve të profetëve dhe sidomos të Profetit të fundit s.a.v.s.!” Në këtë pjesë të lutjes së Arabainit, Imam Husejni (a.s.) prezantohet si trashëgimtar jo vetëm i Hazretit Muhamed s.a.v.s., por edhe trashëgimtar i të gjithë profetëve të Zotit. Është interesant ta dimë se Imam Husejnit (a.s.) praktikisht për të vërtetuar se lëvizja e tij ishte si kryengritja e Hazretit Musa a.s., në rrugën e tij nga Medina deri në Qerbela hap pas hapi, lexonte ajetet e Kur’anit të shenjtë të cilët kanë zbritur në lidhje me Hazretin Musa a.s.. Imam Husejni (a.s.) me këtë veprim i jepte të kuptonte njerëzve që ai është trashëgimtar i Musaut a.s. dhe Jezidi qëndron në pozitën e Faraonit ndërsa hipokritët janë si ndjekësit e Faraonit dhe njerëzit deri në kohën kur ishin me Profetin Muhamed s.a.v.s. dhe e ndiqnin atë, gëzonin mëshirën e Zotit të madhëruar. Tani nëse njerëzit nuk ndjekin udhëheqësit hyjnorë, do ta humbin rrugën se populli Beni Israil. Prandaj në këtë lutje thuhet: “Përshëndetje për ty o Husejn që je trashëgimtar i Ademit, trashëgimtar i Nuhut, trashëgimtar i Ibrahimit dhe trashëgimtar i Musaut dhe Isaut dhe Muhamedit...”.

Në pjesën tjetër të lutjes së Arbainit, shpjegohet domethënia e sakrificës së Imam Husejnit (a.s.) dhe besimtari që viziton varrin e Imam Husejnit (a.s.) lutet pranë Zotit duke thënë se ky është robi yt – ky Husejni yt – ka sakrifikuar gjakun e vet për të shpëtuar njerëzit nga rruga e humbur.

وَ مَنَحَ‏ النُّصْحَ‏ وَ بَذَلَ مُهْجَتَهُ فِیکَ لِیَسْتَنْقِذَ عِبَادَکَ مِنَ الْجَهَالَهِ وَ حَیْرَهِ الضَّلَالَهِ ...

“Në thirrjen e njerëzve në rrugën e drejtë, ai nuk ka lënë kurrfarë preteksti për askënd dhe nuk ka kursyer asgjë derisa ka sakrifikuar edhe jetën e vet në rrugën tënde për t’i larguar njerëzit nga injoranca dhe humbja...”. Parimisht qëllimi i misionit të profetëve të Zotit është shpëtimi i njerëzve nga injoranca dhe nxjerrja e tyre nga rruga e humbur racionale. Profetët për t’i informuar dhe vetëdijesuar dhe për t’i udhëzuar njerëzit nga errësira drejt dritës, ka kërkuar mirësi për ata dhe nuk ka kursyer kurrfarë përpjekje në këtë drejtim. Në ajetin 2 të sures Xhum’a thuhet:

هُوَ الَّذِی بَعَثَ فِی الاْ ُمِّیِّینَ رَسُولاً مِنْهُمْ یَتْلُوا عَلَیْهِمْ آیاتِهِ وَیُزَکِّیهِمْ وَ یُعَلِّمُهُمُ الْکِتابَ وَ الْحِکْمَةَ وَ إِنْ کانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِی ضَلال مُبِین

Ai është i cili nga mesi i një shoqërie të paarsimuar, ka dërguar një profet për ata i cili lexon ajetet e Kur’anit për ata dhe i pastron ata dhe u mëson atyre Librin dhe urtësinë edhe pse ata më parë kanë qenë në rrugën e humbur!”. Prandaj misioni i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ishte i bazuar nga njëra anë në bazë të mësimit të Librit dhe urtësisë ndërsa nga ana tjetër në bazë të pastrimit të shpirtrave të njerëzve në mënyrë që edhe t’i arsimojë injorantët edhe t’i udhëzojë njerëzit e humbur dhe si rezultat të pastrojë edhe injorancën e diturisë edhe injorancën vepruese. Pikërisht këto dy qëllime vërehen në lutjen e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.). Në bazë të kësaj, në lutjen e Arbainit lexojmë: “O Zot, unë pranë Fronit Hyjnor dëshmoj që Husejni për t’i udhëzuar njerëzit në rrugën e drejtë, ka sakrifikuar edhe jetën e vet. O Zot, unë dëshmoj që Husejni me buzët e etura dhe në kohën kur kishte atë e kishte kapluar etja, përsëri nuk ka hequr dorë nga udhëzimi i njerëzve. Megjithëkëtë, ai nuk është mjaftuar me kaq dhe ka dhuruar edhe gjakun e tij dhe shkoi të luftojë kundër injorancës, devijimit dhe besëtytnive”.

Një pjesë tjetër e lutjes së Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) në lidhje me ushtrinë që është vendosur për të luftuar kundër Imam Husejnit (a.s.), lexojmë: “ata janë njerëz të dashuruar në këtë botë, njerëz që e kanë shitur fenë për këtë botë, janë ndjekës të tiranisë dhe dëshirave të epshit, janë njerëz të përçarjes dhe hipokrizisë dhe grupi i ferrit”.

"قد توازر علیه من غرته الدنیا و باع حظه بالارذل الادنی و شری آخرته بالثمن الاوکس.."

Në realitet një tjetër aspekt fetar i lutjes së Arbainit, është distancomi nga armiqtë e Ehli Bejtit (a.s.). Është e natyrshme që njeriu çdo kënd që ta do, njëkohësisht distancohet nga armiqtë e tij. Kur’ani i shenjtë në shumë ajete si në ajetin 22 të sures Muxhadile ka vë në dukje këtë parim të rëndësishme dhe thotë:

لا تَجِدُ قَوْماً یُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْیَوْمِ الآْخِرِ یُوادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ

“Njerëzit të cilët kanë besuar në Zotin dhe në ditën e Kiametit kurrë nuk do t’i gjen në këtë mënyrë që të bëjnë miqësi me armiqtë e Zotit dhe të Profetit edhe nëse ata armiqtë mund të jenë baballarët ose fëmijët ose vëllezërit dhe të afërmit e tyre”. Prandaj, kushti i vërtetësisë së Vilajetit të Ehli Bejtit (a.s.) është armiqësia me ata të cilët kanë qenë uzurpues të së drejtës së helafetit të Ehli Bejtit (a.s.), armiqësia me ata të cilët kanë lënduar Ehli Bejtin (a.s.), armiqësia me ata të cilët i kanë vrarë anëtarët e Ehli Bejtit (a.s.) dhe kanë mohuar virtytet e larta të tyre. Pikërisht për këtë arsye Imam Xhafer Sadik (a.s.) në një frazë të kësaj lutje ka thënë: “

اَشْهَدُ اَنَّکَ وَفَیْتَ بِعَهْدِ اللَّهِ وَ جَاهَدْتَ فِی سَبِیلِهِ حَتَّی اَتَاکَ الْیَقِینُ فَلَعَنَ اللَّهُ مَنْ قَتَلَکَ وَ لَعَنَ اللَّهُ مَنْ ظَلَمَکَ وَ لَعَنَ اللَّهُ اُمَّه سَمِعَتْ بِذَلِکَ فَرَضِیَتْ بِهِ

“Me të vërtetë unë dëshmoj se ti ke zbatuar premtimin e Zotit dhe ke luftuar në rrugën e Tij derisa ke arritur në pozitën e besimit të sigurt, pra Zoti i mallkoftë ata të cilët të kanë vrarë ty dhe kanë bërë padrejtësi ndaj teje dhe Zoti i mallkoftë ata të cilët kanë dëgjuar këtë çështje dhe janë pajtuar me atë!”.

Në fund mund të thuhet se lutja e vizitës së Arbainit është përmbledhje e bindjeve të dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.), të atyre të cilët besojnë në ardhjen dhe kryengritjen e Imam Mahdiut (a.xh). Prandaj Imam Xhafer Sadik (a.s.) lutjen e vizitës së Arbainit (a.s.) e përfundon me koncepte të tilla si “rikthim” dhe “deklarimi i gatishmërisë për fitore dhe për të ndihmuar imamët”. Ashtu sikur që të gjithë fetë hyjnore presin paraqitjen e shpëtimtarit të fundit të njerëzimit, shpëtimtari Mahdi do të vjen dhe ne në frazën e fundit të lutjes së vizitës së Arbainit së bashku me Imam Xhafer Sadik (a.s.) deklarojmë:

بِإِیَابِکُمْ‏ مُوقِنٌ بِشَرَائِعِ دِینِی وَ خَوَاتِیمِ عَمَلِی وَ قَلْبِی لِقَلْبِکُمْ سِلْمٌ وَ اَمْرِی لِاَمْرِکُمْ مُتَّبِعٌ وَ نُصْرَتِی لَکُمْ مُعَدَّه حَتَّی یَاْذَنَ اللَّهُ لَکُمْ فَمَعَکُمْ مَعَکُمْ لَا مَعَ عَدُوِّکُمْ

“Besoj në kthimin tënd, në bazë të ligjeve të fesë time dhe fundin e veprës time, zemrën time ta kam dorëzuar ty dhe puna ime ndjek punën tënde dhe ndihma ime është e gatshme për ty derisa Zoti i madhëruar të lejon paraqitjen tënde, prandaj jemi me ty dhe jo me armiqtë tënd!”

Tags

Oct 29, 2018 20:18 CET
Komente