• Në shkollën e Ruhullahut:

Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me partitë dhe grupet politike në sistemin e Republikës Islamike.

Partitë dhe grupet e politike

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar kemi folur rreth disa komponentëve të lirisë në pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra) dhe thamë se respektimi i të drejtave minoriteteve fetare dhe medh’hebeve të tjera dhe liria e aktiviteteve fetare, politike dhe shoqërore të tij, njohja zyrtare e lirisë së aktivitetit dhe pjesëmarrjes së grave në strukturat e sistemit të Republikës Islamike, liria e aktivitetit politik protestues dhe kritikë në universitete dhe sidomos aktiviteti i organizatave studentore; janë prej komponentëve më të rëndësishme të lirisë në sistemin e Republikë Islamike të Iranit të cilat në bazë të diskursit të paraqitur nga Imam Khomejni në procesin e Revolucionit Islamik janë njohur zyrtarisht në Kushtetutën e Iranit. Një tjetër komponent i rëndësishëm i lirisë politike dhe shoqërore të qytetarëve, është liria e krijimit të organizatave, partive dhe grupeve politike. Në këtë edicion do të njihemi me pikëpamjet e Imam Khomejnit në lidhje me këtë çështje.

Në fjalorin politik të botës, partitë dhe grupet politike konsiderohen motor shtytës i demokracisë. Me fjalë të tjera, motori i demokracisë vendoset në lëvizje me ndihmën e partive politike dhe marrëdhëniet politike i rregullon në formën demokratike. Sipas bindjes së shumë teoricienëve politikë, partitë dhe organizatat politike dhe civile konsiderohen prej kritereve më të rëndësishme të sistemeve demokratike, për arsye se ato konsiderohen sfera kryesore e manifestimit njëkohësisht të lirisë së shprehjes dhe lirisë së pjesëmarrjes politike. Në këto sisteme, partitë politika përbëjnë linjën ndërmjet sistemeve politike sunduese dhe popullit si dhe mekanizmin për bartjen e kërkesave të qytetarëve te klasa sunduese. Partitë dhe grupet politike kanë qenë forma më moderne e pjesëmarrjes politike dhe mekanizmin më të fuqishëm për organizimin e forcave shoqërore në sistemet demokratike në dy shekujt e fundit. Një prej karakteristikave më të rëndësishme të partive dhe organizatave politike dhe institucioneve të shoqërisë civile, është parandalimi i populizmit të politikës dhe edukimi i forcave politike për të pranuar përgjegjësitë kombëtar. Një prej karakteristikave të pjesëmarrjes së partive dhe organizatave politike, është përpjekja për të fituar pushtetin nëpërmjet rrugëve paqësore dhe të ligjshme hartimi i programeve për ta ruajtur ata nëpërmjet rrugëve ligjore për zbatimin e politikave dhe programeve përkatëse me zhvillimin dhe progresin e vendeve. Pavarësisht se në disa vende për shkak të mangësisë në strukturën e sistemit sundues ode dobësisë së kulturës politike pjesëmarrëse, partitë politika janë privuar nga kryerja e shumë aktiviteteve të tyre, mirëpo në përgjithësi në fjalorin politik përkatëse me demokracinë, ekziston një induktim pozitiv për rolin e partive dhe organizatave politike në ngritjen e zhvillimit politik në shoqëri dhe partitë për zhvillimin dhe progresin e shoqërive si edhe për vazhdimin e stabilitetit të sistemeve shtetëror ekzistuese, janë paraparë si një domosdoshmëri e pashmangshme.

Krijimi i partive dhe organizatave politike në Iran ka një historik mbi një shekull. Në realitet me fitoren e Revolucionit të Kushtetutës përball sistemit despotik mbretërore, në Iran ka filluar procesi zhvillimit politik dhe ky ishte një prej rezultateve të krijimit të atyre partive politike. Pavarësisht faktit se partitë politike në Iran kanë një historik bukur të gjatë, mirëpo partitë dhe organizatat politike deri në fitoren e Revolucionit Islamik në Iran nuk kishin gjendje të mirë dhe të përshtatshme në sistemin politik. Të qenit despotik i sistemeve politike, centralizimi i pushtetit dhe kundërshtimi i shtetit me ndarjen e pushtetit politik, mungesa e eksperiencës së madhe të pjesëmarrjes politike të shoqërive civile si dhe krijimi i partive të urdhëruara dhe të improvizuara nga shteti; ishin prej faktorëve më të rëndësishëm të dështimit të partive politike në Iran para fitores së Revolucionit Islamik. Natyrisht se kësaj liste duhet shtuar edhe dy faktorët e tjerë, ushtrimi i ndikimit dhe ndërhyrjes së fuqive të huaja në çështjet e brendshme të vendit në përgjithësi dhe në çështjet e partive politike në veçanti, si dhe natyrën e partive politike në vendet në zhvillim e sipër duke përfshijë edhe Iranin ku kryesisht në këto vende partitë politike ishin një reflektim dhe imitim i mangët i modeleve të partive politike në vendet perëndimore. Në përgjithësi mund të thuhet se gjendja e partive politike në Iran para fitores së Revolucionit ishin rrjedhojë e zhvillimeve të brendshme të vendit sidomos pasonin nivelin e lirive politike të qytetarëve dhe të grupeve politike dhe nivelin e pavarësisë së vendit nga ndërhyrjet e huaja dhe në një vështrim gjithëpërfshirës ishte e papërshtatshme.  

Revolucioni Islamik i Iranit konsiderohet një kthesë në historinë e zhvillimeve politike shoqërore të Iranit dhe gjithashtu në gjendjen e partive dhe organizatave politike. Imam Khomejni, lideri i kryengritjes revolucionare të popullit kundër despotizmit përgjatë gjithë viteve të luftës, gjithnjë ka theksuar nevojën për ekzistimin e partive dhe organizatave politike të lira për zhvillimin dhe progresin e vendit, prandaj vazhdimisht ka kritikuar gjendjen ngulfatëse të partive dhe organizatave politike nën sundimin despotik para fitores së Revolucionit. Imam Khomejni duke zbuluar natyrën e vërtetë të partive formale dhe improvizuese nga qeveria në periudhën e despotizmit mbretëror, ka treguar edhe përpjekjet e kolonialistëve për t’i keqshfrytëzuar ato për krijimin e mosmarrëveshjeve mes qytetarëve. Imam Khomejni duke kritikuar shfaqjet karikaturiste të demokracisë në periudhën e diktaturës despotike, ka paralajmëruar qytetarët që të mos bashkëpunojnë me partitë formale të improvizuara nga shteti me urdhër të mbretit siç ishte partia “Ringjallja”. Partia “Ringjallja” ishte prej partive e cila ishte krijuar gjatë viteve të fundit të sundimit të mbretit Muhamed Reza për të manifestuar demokracinë nga shteti dhe mbreti kishte urdhëruar të gjithë qytetarët që të bëhen anëtarë të kësaj partie, përndryshe duhej të largoheshin nga shteti. Me fitoren e Revolucionit Islamik u hap atmosfera për aktivitetin e partive dhe të grupeve politike edhe për ato parti të cilat nga aspekti ideologjik ishin plotësisht kundër ideologjisë islame si natyrë e revolucionit. Rruga politike e Imam Khomejnit gjatë viteve të udhëheqjes gjithashtu tregon se ai përkrahte aktivitetin e partive politike edhe pse vazhdimisht ka dhënë vërejtje për respektimin e kufijve dhe për të qenë paqësor dhe i ligjshëm aktiviteti i tyre.

Imam Khomejni në shpjegimin e qasjes së sistemit shtetëror të Republikës Islamike ndaj aktivitetit të partive dhe organizatave politike, ai ka krahasuar pozitën e partive politike dhe nivelin e aktivitetit të tyre në vitet e para pas fitores së Revolucionit Islamik me revolucionet e tjera të botës dhe ka thënë: “Asnjë revolucion nuk ka qenë si revolucioni i Iranit i cili menjëherë pas fitores ka hapur rrugët dhe lënë të lirë veprimtarinë e të gjitha partive dhe grupeve politike”. Ai që nga ato ditët e para të lëvizjes islame në Irani në vitin 1963, një prej çështjeve për të cilat ka kritikuar ashpër regjimin mbretëror, ishte gjendja e partive politike dhe ka zbuluar skandalet e partive politike formale. Imam Khomejni duke kritikuar rolin e qeverive në krijimin e partive politike dhe të qenit formal të rolit të qytetarëve në anëtarësimin dhe përkrahjen ndaj tyre, ka thënë: “Qeveritë vijnë e shkojnë dhe secila qeveri që vjen, krijon një parti politike... Në realitet në Iran “partia” nuk ka kuptim. Shteti një partiak në realitet nuk ka kuptim. Partia e krijuar me forcë, është e pakuptim... Ata marrin me forcë fshatarët dhe i bëjnë anëtarë të partive. Të mjerët fshatar as që kanë idenë se çfarë është partia dhe nuk kanë kurrfarë njohurie për statusin dhe programin e partisë... Këto dëshirojnë vetëm të mbledhin qytetarët dhe në një ambient të thonë vetëm moto “rroftë”!... Në atë vende ku ekzistojnë partitë politike, qeveritë formohen nga partitë politike dhe jo kjo që së pari të formohet qeveria dhe pastaj të krijohet një parti”.

Imam Khomejni duke kritikuar formën e imitimit të partive politike në Iran, një prej aspekteve që dallon aktivitetin e partive politike në vendet e zhvilluar me aktivitetin e partive politike në Iran, e ka quajtur përkushtimin ndaj interesave të qytetarëve të vendit. Ai ka thënë: “Vendet e tjera kanë parti politik, mirëpo partitë që kanë ata kanë një formë tjetër. Nuk është kështu që ato të bëjnë veprime që janë në dëm të vendit. Mirëpo kur kjo metodë është eksportuar në vendet në zhvillim e sipër, për shkak se nuk tregohet vëmendje e thellë ndaj çështjeve të tilla, krijohen parti të cilat janë tërësisht të dëmshme për gjendjen e vendit”. Imam Khomejni duke analizuar dëmet e gjendjes së partive politike në Iran, ka vë në dukje rolin dhe funksionin e partive të vendeve perëndimore në krijimin e unitetit dhe stabilitetit në vendet e tyre dhe lëvizjen drejt sigurimit të interesave kombëtare ndërsa ka zbuluar natyrën importuese dhe varësinë e partive politike në Iran nga fuqitë e huaja si dy faktor të dëmshme për partitë politike në Iran. Në një rast tjetër Imam Khomejni vë në dukje se partitë politike në vendet e zhvilluara janë të zotuara për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe nuk kanë mosmarrëveshje mes vete në këtë drejtim, ndërsa në Iran partitë e krijuara për formalitet dhe me ndikimin e fuqive të huaja veprojnë tërësisht në të kundërtën. Ai ka thënë: “Në Amerikë për shembull, ju kurrë nuk shikoni se ekzistojnë dy parti dhe njëra prej tyre të veprojë në kundërshtim me interesat e Amerikës. Ata pas zgjedhjes së presidentit të shtetit, partia humbëse e uron partinë fituese dhe vazhdojnë të çojnë përpara programet për zhvillimin e vendit”.

Imam Khomejni në mënyrë të përsëritshme në fjalimet e tij dhe në përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve gjatë viteve të përpjekjeve për Revolucionin Islamik dhe në periudhën e vendosjes së sistemit shtetëror të Republikës Islamike, përveçse ka pohuar ekzistencën e partive të lira dhe kritike në sistemin e Republikës Islamike, ka thënë se kufijtë dhe limitet e aktivitetit të partive politike janë ruajtja e interesave kombëtare. Ai ka shtuar: “Të gjitha llojet e tubimeve dhe partive politike të qytetarëve janë të lira në rast se nuk rrezikojnë interesat e qytetarëve dhe Islami në të gjitha këto çështje ka përcaktuar kufijtë dhe limitet e veprimtarisë së tyre”. Imam Khomejni partitë politike të cilat me aktivitetin e tyre dëmtojnë dhe dobësojnë unitetin kombëtar i ka quajtur “lojë partiake” dhe nga të gjitha subjektet ka kërkuar që t’i shmangën kësaj forme të aktivitetit.

Tags

Nov 24, 2018 23:05 CET
Komente