• Në shkollën e Ruhullahut:

Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjen pragmatike të Imam Khomejnit (ra) në lidhje me partitë dhe grupet politike në periudhën dhjetëvjeçare të udhëheqjes së Republikës Islamike.

Partitë dhe grupet e politike

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar kemi shpjeguar pikëpamjet e Imam Khomejnit në lidhje me lirinë e formimit dhe aktivitetit të partive dhe organizatave politike në periudhën e lëvizjes kryengritëse islame të popullit iranian dhe thamë se ai në hartimin e kornizës së diskursit të Revolucionit Islamik në sektorë të ndryshëm intelektual dhe politikë, ka kritikuar politikat dhe programet e periudhës së sundimit të regjimit mbretëror Pahlavi në vend dhe kishte këtë bindje se në periudhën e sundimit të regjimit despotik Pahlavi, partitë dhe organizatat politike nuk lejoheshin të veprojnë në mënyrë të lirë dhe në sferën politike ishin të pranishme vetëm partitë politike të cilat nuk kishin mbështetje popullore, por ata ishin krijuar me urdhrin e mbretit. Gjithashtu thamë se Imam Khomejni lirinë e formimit dhe aktivitetit të partive dhe organizatave politike e ka konsideruar prej nevojave të domosdoshme të sistemit të Republikës Islamike, por njëkohësisht ka kujtuar dëmet dhe kërcënimet të cilat nuk mund të mbrohen dhe durohen në kuadër të sistemit të Republikës Islamike, si dhe kufijtë dhe limitet e aktiviteteve partiake. Në këtë edicion do të njihemi me dimensione të tjera të pikëpamjeve të themeluesit të Revolucionit Islamik të Iranit sidomos të rrugës vepruese të tij në periudhën e udhëheqjes dhjetëvjeçare të tij.

Imam Khomejni në qëndrimet e tij gjatë kryengritje islamike dhe gjithashtu në periudhën e vendosjes së Republikës Islamike, në mënyrë të përsëritshme ka theksuar nevojën e formimit dhe aktivitetit partiak. Kjo është në kohën kur ai kishte bindje se në formimin dhe fitoren e Revolucionit Islamik, partitë dhe organizatat politike nuk kanë luajtur rol efikas. Nga aspekti historik gjithashtu kjo hipotezë mund të vërtetohet, për arsye se Revolucioni Islamik ka arritur në fitore në vite dhe në rrethanat kur në Iran sundonte regjimi despotik në mënyrë absolute, prandaj ishin shpërbërë dhe shkatërruar të gjitha partitë dhe lëvizjet politike brenda në vend nga forcat e regjimit. Revolucioni Islamik ka arritur në fitore nëpërmjet një rrugëtimi popullor dhe në mungesë të partive politike dhe nën udhëheqjen karizmatike të Imam Khomejnit dhe ideologjia që unifikoi turmat e popullit ishte Islami. Imam Khomejni në shpjegimin e rolit të madh të popullit në Revolucionit Islamik dhe rreth rolit joefikas të partive dhe grupeve politike në këtë proces, ka thënë: “Ndoshta pak revolucione mund të gjenden në botë që kanë ndodhur pa udhëheqjen e partive dhe grupeve politike të caktuara. Nëse do të kërkoni në të gjithë revolucionet që kanë ndodhur, ju nuk do të gjeni një revolucion që të ketë këto dy karakteristika që ka patur Revolucioni Islamik: njëra është kjo që ai të ketë ndodhur nga populli pa ndërhyrjen e partive dhe grupeve të caktuara politike, e dyta është të qenit fetar i revolucionit. Në të gjitha revolucionet që kanë ndodhur në botës, ju nuk mund të gjeni asnjë të ngjashëm me revolucionin e Iranit. Ky revolucion është ndjekës i idesë islame... Të gjithë deklaronin se ne kërkojmë Islamin, të gjithë kishin konsensus për shtetin islam dhe për Republikën Islamike ndërsa asnjë prej partive dhe grupeve të tjera politike nuk kanë luajtur kurrfarë roli në këtë revolucion...”.

Imam Khomejni në një rast tjetër duke krahasuar Revolucionin Islamik me revolucionet e tjera të botës, ka vë në dukje qëndrimin e Revolucionit Islamik ndaj aktiviteteve të partive dhe grupeve politike dhe ka thënë: “Deri më sot nuk do të gjeni asnjë revolucion të jetë si Revolucioni i Iranit me plotë fryte dhe me pak dëme...në revolucionet e tjera vriteshin me qindra mijëra njerëz, shkatërroheshin të gjitha mediat dhe mbylleshin të gjitha partitë politike dhe burgoseshin liderët e tyre... Mirëpo asnjë revolucion nuk ishte si Revolucioni i Iranit i cili duke u mbështetur që duke u mbështetur në faktin se populli ishte mysliman dhe populli vet kishte bërë revolucion, dyert ishin të hapura për të gjithë qytetarët”. Qasja e Imam Khomejnit si element kryesor i formimit të diskursit të Revolucionit Islamik dhe ai si themelues i Republikës Islamike është bërë shkak që në Kushtetutën e Iranit e cila është hartuar menjëherë par fitores së Revolucionit Islamik dhe është vendosur në referendum, të theksohet dhe është pranuar në mënyrë të qartë liria e formimit dhe veprimit të partive dhe organizatave politike. Në nenin 26 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit e cila është konfirmuar në mënyrë të prerë nga populli iranian, thuhet: “Partitë, organizatat, shoqatat politike dhe sindikatat, organizatat islame ose të minoriteteve fetare të njohura zyrtarisht, me kusht që të respektojnë parimin e pavarësisë, unitetit kombëtar, standardet islame dhe themelore të Republikës Islamike, mund të veprojnë në mënyrë të lirë dhe askush nuk mund të ndalohet ose të detyrohet të marrë pjesë në këto struktura”.

Imam Khomejni duke pranuar lirinë e formimit dhe veprimit të partive dhe organizatave politike duke bërë përpjekje për të legjitimuar këto veprimtari në kartën juridike të sistemit të Republikës Islamike të Iranit, ka paraqitur dy ide për formimin e “Hezbullahut” dhe “Partisë së të Shtypurve”. Imam Khomejni në shpjegimin e konceptit të “Hezbullahut” ka vë në dukje zgjerimin e madh të kësaj partie në të gjitha shtresat e popullit të Iranit dhe në përgjigje të një pyetje të gazetarëve se ai pranë cilës parti politike e shikon veten, u përgjigj: “Motot dhe kërkesat e revolucionit islamik të Iranit janë pranuar masë aq të madhe nga shumica dërmuese e popullit iranian sa që asnjë grup politik nuk mund t’i kundërshtojë atë dhe nëse kundërshton, ai nuk do të ketë kurrfarë pozite në mesin e popullit iranian. Revolucioni i popullit të Iranit ka thyer të gjitha limitet dhe kufijtë partiak dhe është paraqitur në formën e një partie të unifikuar dhe ajo parti është Partia e Popullit Mysliman të Iranit, do të thotë Partia Islame dhe Hezbullahu”.

Ai gjithashtu ka paraqitur idenë e formimit të Partisë së të Shtypurve të Botës duke përfshirë myslimanët dhe jomyslimanët dhe në shpjegimin e kësaj partie ka thënë: “Unë shpresoj që të formohet një parti me emrin “Partia e të Shtypurve” në të gjithë botën dhe në këtë parti të marrin pjesë të gjithë popujt e shtypur të botës dhe të mënjanojnë së bashku pengesat në rrugën përpara popujve të shtypur dhe të bëjnë kryengritje kundër kolonialistëve dhe plaçkitësve të Lindjes dhe Perëndimit dhe të mos lejojnë arrogantët e botës të ushtrojnë dhunë mbi popujt e shtypur”.

Imam Khomejni, idenë për formimin e Hezbullahut dhe Partisë së të Shtypurve e ka konsideruar në një kornizë dhe plotësuese të njëra-tjetrës dhe këtë lidhje organike e ndjek në tre niveli: në nivelin kombëtar, rajonal me bosht botën islame dhe në nivelin ndërkombëtar. Ai duke vë në dukje eksperiencën e fitores së Revolucionit Islamik në Iran, thotë: “Tani kur është krijuar një model i lidhjes së të shtypurve në vendet myslimane, ky model duhet të realizohet në nivel më të gjerë në mesin e të gjitha shtresave të shoqërisë njerëzore me emrin “Partia e të Shtypurve” e cila është pikërisht ajo partia Hezbullah dhe është në përputhje me vullnetin e Zotit të madhëruar i cili ka thënë se të shtypurit duhet të jenë trashëgimtar të tokë”. Ai në një vend tjetër në lidhje me pozitën e kësaj partie në botën islame ka thënë: “Të gjitha vendet islame janë në rrezik, duhet të kompensohen gabimet e kaluara me bashkimin e myslimanëve dhe me formimin e Partisë së të Shtypurve  kundër arrogancës botërore”. Ai formimin e Hezbullahut dhe të Partisë së të Shtypurve nuk e ka konsideruar si shkelje ose kufizim të aktivitetit të partive politike në nivel lokal dhe kombëtar dhe në lidhje me këtë ka thënë: “Ne thamë se të formohet një parti me emrin Partia e të Shtypurve në të gjithë botën, kjo do të thotë se kjo parti nuk duhet t’i mohojë partitë e tjera lokale dhe kombëtare në Iran ose në vendet e tjera, por kjo është një parti tjetër për të gjithë njerëzit. Nëse myslimanët me ndihmën e Zotit do të kenë sukses dhe do të arrijnë të formojnë një parti të tillë, do të thotë Partinë e të Shtypurve, kjo do jetë shumë me kohë...”.

Imam Khomejni me një vështrim të matur dhe të bazuar në eksperiencën historik të popullit iranian dhe të eksperiencës njerëzore në vendet e tjera, ka analizuar dëmet e partive politike në vend dhe në mënyrë të matur ka ndaluar tre kategori të qytetarëve që të hyjnë në partitë politike. Grupi i parë përbënë forcat ushtarake në të gjitha strukturat ushtarake dhe policore. Grupi i dytë janë forcat e sigurisë dhe të gjithë punonjësit e Ministrisë së Inteligjencës. Grupi i tretë përbën aparatet shtetërore dhe burokratike. Imam Khomejni ka thënë: “Krerët e ushtrisë dhe të të gjitha forcave të armatosura duhet të kenë kujdes dhe të ruajnë ushtrinë nga ndërhyrja në çështjet politike, sepse hyrja e ushtrisë në politik, do të bëhet shkak që ushtria të humbë nderin dhe dinjitetin e saj. Politika për ushtrinë është më e dëmshme se heroina për njeriun. Heroina e shkatërron njeriun dhe politika e shkatërron brendësinë e ushtrisë”.

Mosndërhyrja e forcave të armatosura në aktivitetin e partive është e rëndësishme për shëndetin e këtyre forcave dhe Imam Khomejni shumë herë ka theksuar në këtë parim dhe ka kërkuar që këto forca të mos inkuadrohen në partitë politike. Në këtë çështje nuk ekziston dallim mes grupeve dhe partive politike. Ai gjithashtu këto sugjerime i ka bërë edhe duke iu drejtuar forcave të sigurisë dhe punonjësve të Ministrisë së Inteligjencës duke i paralajmëruar ata që të mos inkuadrohen në asnjë parti, organizatë dhe grupi politik me qëllim që të ruhet pavarësia këtyre institucioneve dhe ato të mos bien nën ndikimin e partive të ndryshme politike.

Imam Khomejni duke iu drejtuar institucioneve ekzekutive i ka porositur gjithashtu këto institucione dhe punonjësit e tyre të mos inkuadrohen në asnjë krahë dhe parti politike duke thënë: “Unë kërkoj nga të gjitha organet shtetërore që të mos anojnë ndaj grupeve dhe partive politike, por ta dedikojnë veten vetëm për t’i shërbyer popullit dhe shtresave të shtypura”.

Tags

Nov 24, 2018 23:11 CET
Komente