• Në shkollën e Ruhullahut:

Në këtë edicion do të shpjegojmë sjelljen politike dhe mënyrë e përballjes së Imam Khomejnit (ra) me qëndrimet e partive politike dhe grupeve shkelëse të ligjit.

Përballja e Imam Khomejnit me partitë dhe grupet e ndryshme

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në disa edicione të kaluara kemi folur për qëndrimin e Imam Khomejnit ndaj partive politike dhe rreth kufijve dhe limiteve të veprimtarive politike, ndërsa kemi shpjeguar se ai e ka konsideruar aktivitetin e partive dhe grupeve politike si element i nevojshëm për pjesëmarrje politike dhe si një prej qëllimeve dhe idealeve të Revolucionit Islamik, ndërkohë që lirinë e veprimtarive partiake e konsideruar të kufizuar dhe kushtëzuar me respektimin e parimeve të tilla si interesat kombëtare, mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të vendit, respektimin e vlerave islamike dhe qytetare, si dhe zhvillimin e veprimtarive paqësore. Ai gjithashtu i ka paralajmëruar forcat e armatosura duke përfshirë ushtrinë, gardën revolucionare, forcat policore dhe agjentët dhe funksionarët e Ministrisë Inteligjente dhe gjithashtu forcat administratës shtetërore që të mos inkuadrohen në partitë dhe grupet politike. Në këtë edicion do të shqyrtojmë mënyrën e përballjes së tij me partitë dhe grupet politike të cilat në veprim kanë shkelur parimet dhe linjat e caktuara dhe do të mundohemi të arrijmë në një vështrim gjithëpërfshirës rreth pikëpamjeve të Imam Khomejnit në fushën e krijimit të partive politike.

Një prej karakteristikave të pashembullta të Revolucionit Islamik ishte kjo që me maturinë e udhëheqjes së Revolucionit, menjëherë pas rrëzimit të regjimit despotik të mëparshëm dhe në rrethana kur vendi përballej me ndryshime dhe zhvillime politike të brendshme dhe rajonale dhe kur ekzistonte shqetësimi se si pasojë e një grusht shteti ose komploti të brendshëm ose të jashtëm, do të rrëzohej revolucioni, procesi i tranzicionit të pushtetit u zbatua në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe njëkohësisht në mënyrë demokratike. Akoma nuk kishin kaluar gjashtë muaj nga fitorja e Revolucionit kur sistemi i ri shtetëror do të thotë Republika Islamike si zëvendësim i regjimit të mëparshëm u hodhe në referendumin popullor për të marrë konfirmimin e qytetarëve. Gjithashtu atmosfera politike ishte hapur në mënyrë të plotë dhe partitë dhe grupet politike të ndryshme vepronin në mënyrë të lirë. Duke marrë parasysh faktin se referimi te vota e qytetarëve për vendosjen e sistemit të ri shtetëror, ishte një çështje shumë e domosdoshme për të çuar përpara qëllimet kombëtare, ky proces u zhvillua në mënyrë plotësisht demokratike, por disa grupe dhe parti politike morën qëndrime kundër organizimit të referendumit. Imam Khomejni në reagim ndaj atyre të cilët bojkotuan referendumin ose sabotuan organizimin e tij, ka thënë: “Ne dëshironim të organizojmë referendumin dhe i gjithë populli e mbështeste këtë plan, kush ishte kundër këtij plani? Disa grupe e kanë bojkotuar atë. Disa prej këtyre grupeve ishin në Kurdistan të cilët ishin njerëz komunistë dhe përbënin disa grupe dhe parti. Në disa qytete janë djegur kutitë e votimit dhe në disa vende me pushkë dhe armë kanë penguar qytetarët që të votojnë...! A ishte referendumi përkundër rrugës politike të qeverisë? Referendumi të cilin e kërkonin të gjithë qytetarët, a ishte në kundërshtim me interesat kombëtare që e bojkotuan atë disa grupe? Këta nuk kanë qëllime të mira... Këto qëndrime janë argumente që tregojnë se këta nuk dëshirojnë që Revolucioni të japë fryte.

Pas referendumit për përcaktimin e sistemit të ri shtetëror, veprimi më i mirë dhe më i shpejtë i revolucionarëve ishte hartimi dhe miratimi i Kushtetutës. Në këtë drejtim, për fat të mirë me maturinë e Imam Khomejnit, procesi i hartimit dhe miratimit të Kushtetutës u zhvilluar me një shpejtësi të lartë. Në këtë mes kanë qenë edhe individë dhe grupe të tilla të cilët besonin se duhet të formohej “Kuvendi i Themeluesve” nga përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë populli dhe të hartojnë Kushtetutën. Mirëpo Imam Khomejni i cili ishte i shqetësuar për intrigat dhe komplotet e brendshme dhe të huaja, deklaroi se për ta përshpejtuar këtë proces të rëndësishëm duhet të zgjidhet këshilli i ekspertëve me një numër të kufizuar të përfaqësuesve nga populli me qëllim që të parandalohen polemikat dhe të hartohet Kushtetuta në kohën më të shkurtë të mundshme. Disa grupe dhe parti politike ishin kundër këtij vendimi por që u përballen me reagimin e Imam Khomejnit i cili tha: “Po ata të cilët kanë bojkotuar referendumin, tani nuk po lejojnë që të miratohet Kushtetuta. Kjo për këtë arsye se Kushtetuta është një kushtetutë islame. Këta kanë frikë nga Islami... . Kërkojnë që këtu të ekzistojë një kuvend i themeluesve si në perëndim që të ketë 700 persona anëtarë. Të zgjatë disa muaj derisa të caktohen anëtarët e tij dhe të zgjasë disa vite derisa të miratohet Kushtetuta. Kjo është për këtë arsye se ata dëshirojnë që ta shtyjnë dhe vonojnë çështjen në mënyrë që të riorganizojnë përsëri elementët e këqij dhe të korruptuar për të krijuar një strukturë tjetër”. Ose në një rast tjetër në lidhje me trazirat që u organizuan në disa rajone të vendit, Imam Khomejni ka thënë: “Këto trazira të cilat po zhvillohen tani në Kurdistan dhe në Khuzestan... të gjitha janë plane me anë të cila dëshirojnë që të mos ekzistojë Kushtetuta. Me këto veprime dëshirojnë t’i ndajnë grupet nga njëri-tjetri”.

Imam Khomejni në reagim ndaj atyre të cilët ishin kundër disa neneve të Kushtetutës sidomos me nenin përkatëse me aktivitetin e partive dhe organizatave politike, ka thënë se rrënja kryesore e këtyre kundërshtimeve është kjo që Kushtetuta i mbyll rrugët e disa lëvizjeve të cilat në emër të aktiviteteve partiake synojnë ta dëmtojnë unitetin kombëtar, vlerat fetare dhe themelet e sistemit të Republikës Islamike dhe të mos lejojnë realizimin e objektivave të Revolucionit Islamik. Ai në lidhje me këtë ka thënë: “Këshilli i ekspertëve ka hartuar Kushtetutën dhe më pas kjo Kushtetutë do të votohet në referendum, do të thotë një demokraci më e lartë se të gjithë demokracitë e botës. Qytetarët një herë do të votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve dhe një herë do të votojnë për Kushtetutën e hartuar nga ata.  Mirëpo disa grupe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të krijuar probleme për këtë kushtetutë...”.

Imam Khomejni duke vë në dukje nenin e hartuar në Kushtetutë i cili e deklaron të lirë aktivitetin e partive dhe organizatave politike dhe civile, vë në dukje komponent të tjerë si këtë që partitë politike nuk duhet të jenë të varura nga fuqitë e huaja, duhet ta ruajnë pavarësinë dhe tërësinë territoriale të vendit, si parime më të rëndësishme që kufizojnë aktivitetin politik. Imam Khomejni gjithashtu ka kërkuar nga studentët dhe universitarët si dhe nga përgjegjësit dhe drejtuesit e institucioneve të tjera kulturore dhe arsimore të mos lejojnë që këto ambiente të shndërrohen në beteja të luftës për ambicie të partive dhe grupeve politike, për arsye se filozofia e ekzistencës së këtyre institucioneve është e ndryshme nga filozofia e ekzistencës së grupeve dhe partive politike. Ai në lidhje me këtë thotë: “Në fillim të hapjes së universiteteve, qendrave dhe shkollave të tjera, disa figura dhe grupe ndoshta mundohet që me mashtrime të krijojnë pengesa në punën e universiteteve që studentët të mos pranojnë të shkojnë në klasa mësimore, por autoritetet universitare duhet të neutralizojnë këto komplote”. Imam Khomejni sabotimet e disa partive dhe grupeve politike në ambientet kulturore dhe arsimore, i konsideron në kuadër të përpjekjeve të njëjta për krijimin e kaosit edhe në sektorë të tjerë të vendit dhe të lidhura me komplotet e faktorëve të huaj, sidomos të Amerikës. Ai thotë: “Ata të cilët kanë krijuara trazira në Kurdestan dhe në ambientet universitare dhe trazirat e lidhura me veprimet e paligjshme të shtetit të Irakut në kufijtë Iranit si dhe veprimet e Karterit në ndërhyrjen ushtarake në Iran, të gjitha kanë lidhje konkrete. Nëse këto grupe të devijuara do të krijojnë trazira në universitete, atëherë populli do të caktojë rrugën e vetë në përballje me këto grupeve të devijuara”.

Imam Khomejni (ra) i cili shumë herë ka theksuar nevojën për aktivitetin e partive dhe të organizatave politike dhe në periudhën e udhëheqjes së tij ka mbrojtur dhe mbështetur veprimtarinë e partive politike, në disa periudha kur disa parti dhe lëvizje politike duke keqshfrytëzuar lirinë, kanë shkelur qëllimet dhe idealet e popullit në Revolucionin Islamik dhe me veprimet e veta krijuan rrethanat për shkeljen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Iranit dhe për varësinë dhe ndërhyrjen e shteteve të tjera në çështjet e brendshme të Iranit, në mënyrë serioze ka paralajmëruar ndaj keqshfrytëzimit të lirisë dhe ka reaguar ndaj këtyre aktiviteteve politike. Ai në lidhje me këtë ka thënë: “Ne kemi garantuar liri, ajo është keqshfrytëzuar dhe më nuk do të lejojmë keqshfrytëzimin e lirisë. Liria nuk do të garantohet me këtë kuptim që të tjerët të dëshirojnë të bëjnë veprime destruktive. Islami nuk lejon të garantohet liria që secili person të bëjë çfarë veprimi destruktiv që dëshiron dhe të vrasë e të përgjak popullin”.

Në përgjithësi duhet thënë se vështrimi i Imam Khomejnit në kuadër të vlerave fetare të diskursit të Revolucionit Islamik  ndaj aktivitetit të partive dhe grupeve politike, është pozitiv, mirëpo ai në masë të madhe ka treguar ndjeshmëri serioze ndaj partive dhe grupeve politike që shkelnin limitet ligjore dhe interesat kombëtare. Shkurtimisht mund të thuhet se sipas mendimit të Imam Khomejnit, partitë politike gëzojnë liri dhe mbështetje, mirëpo brenda limiteve ligjore.

Tags

Nov 24, 2018 23:16 CET
Komente