• Në shkollën e Ruhullahut:

Në këtë edicion do të shpjegojmë misionin e universiteteve dhe të universitarëve në pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra).

Misioni i universiteteve

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar kemi folur rreth boshteve kryesore të pikëpamjes së Imam Khomejnit në lidhje me universitetet dhe universitarët ku kemi shpjeguar se universiteti si burim i zhvillimeve të shoqërisë dhe universitarët si një kategori e rëndësishme dhe me ndikim në zhvillimet e vendit, kanë një pozitë të lartë në mendimin dhe pikëpamjet e Imam Khomejnit. Gjithashtu kemi thënë se duke ofruar një analizë gjithëpërfshirëse nga pikëpamja e Islamit rreth shkencës dhe diturisë, Imam Khomejni konsideron se koncepti i diturisë së dobishme është lidhje me shkencave dhe shkencave të tjera të kohës dhe me këtë logjikë, shkencën dhe besimin ai i konsideron elemente të nevojshme për zhvillimin individual dhe shoqëror. Përveç kësaj, kemi shpjeguar se nga pikëpamja e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, universitetet për të çuar shoqërinë në lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër, duhet të kenë lidhje të besueshme me vlerat dhe nevojat e qytetarëve të shoqërisë. Në këtë edicion do të zbërthejmë dhe analizojmë këtë temë dhe të shikojmë se nga pikëpamja e Imam Khomejnit, cilët janë qëllimet dhe misioni i universiteteve dhe universitarëve?

Qëllimi i parë misionar i universiteteve nga pikëpamja e Imam Khomejnit, është përpjekje dhe puna për ndërtimin e njeriut dhe për edukimin e njerëzve të ditur dhe të zotuar dhe me një zhvillim intelektual dhe shpirtëror. Imam Khomejni i konsideron universitetet në një pozitë paralele me shkollat fetare të shkencave islame dhe pionierë të edukimit të njerëzve të ditur dhe të zotuar të cilët nuk i nënshtrohen padrejtësisë dhe dhunës dhe nuk bëjnë tradhti ndaj vendit të vet. Ai thotë: "Ne kemi nevojë për njerëz të mirëfilltë. Vendi ynë ka nevojë për njerëz që janë besimtarë në përgjithësi. Pavarësisht se ata mund të jenë produkt i universiteteve apo shkollave fetare, nëse janë besimtarë, ata nuk do të pranojnë t'i nënshtrohen padrejtësisë dhe dhunës ndërsa kërcënimet dhe joshjet me kushte materiale, nuk ndikojnë mbi ata. Pra ai në të cilin nuk dikon kërcënimi dhe joshja, me padyshim se ka besim të fortë". Imam Khomejni misionin kryesor të universiteteve e konsideron ndërtimin e njeriut dhe beson se shpëtimi ose shkatërrimi i vendit është në duar të universiteteve dhe varët nga mënyrë e edukimit të të rinjve. Ai thotë: "Roli i universiteteve në çdo vend është ndërtimi i njeriut. Nga universitetet mund të dalë një njeri i cili e shpëton vendin, por në universitete mund të edukohen edhe njerëz të atillë që e shkatërrojnë një vend. Ky është roli i rëndësishëm i universiteteve. Çështjet përcaktuese dhe prioritetet e një vendi, janë në duar të universiteteve dhe në duar të atyre që dalin nga universitetet".

Imam Khomejni (ra) një tjetër mision të universitarëve e konsideron ruajtjen dhe mbrojtjen e parimeve, idealeve dhe sukseseve të Revolucionit Islamik dhe kërkon nga profesorët dhe studentët revolucionar të cilët përgjatë shumë viteve kanë vuajtur nga despotizmi dhe privimi i ndryshëm dhe kanë rezistuar me trimëri dhe guxim përball torturave diktaturës dhe nuk janë dorëzuar përpara fuqive djallëzore, që të mbrojnë dy amanete të mëdha hyjnore, do të thotë pavarësinë dhe lirinë të cilat fal fitores së Revolucionit Islamik janë garantuar për popullin e Iranit. Ai ka thënë: "O të rinj të dashur dhe o studentë e profesor dhe o shpresa e sotshme dhe e së nesërmes së umetit dhe Islamit! Amaneti i madh i pavarësisë dhe lirisë që është fituar me luftën dhe sakrificën e popullit iranian përball dy blloqeve të Lindjes dhe Perëndimit, tani është dorëzuar në duart tuaja dhe tani një përgjegjësi e madh është mbi supe të të gjithë juve. I gjithë populli dhe sidomos studentët myslimanë të cilët janë liderë të së ardhmes, janë përgjegjës për ta ruajtur këtë amanet të madh hyjnor". Imam Khomejni gjithashtu në testamentin e tij politik kërkon nga studentët që me guxim dhe trimëri të qëndrojnë përball devijimeve në mënyrë që idealet e Revolucionit Islamik të mos bëhen viktimë e interesave dhe ambicieve të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Ai thotë: "Porosi ime për të rinjtë e dashur të të gjitha institucioneve arsimore është kjo që vet ata të qëndrojnë me trimëri përball devijimeve në mënyrë që të mbrohet pavarësia dhe liria e tyre dhe e popullit të tyre".

Imam Khomejni (ra) mbrojtjen e pavarësisë së vendit e ka konsideruar të mundshme  vetëm nëpërmjet pavarësisë së universiteteve dhe pavarësisë intelektuale dhe ideologjike dhe politike nga Lindje dhe Perëndimi, prandaj sipas tij një prej misioneve të rëndësishme të universiteteve është ruajtja e pavarësisë së vet dhe gjithashtu ruajtja e pavarësisë së vendit nga ndërhyrjet perëndimore dhe lindore. Ai në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Varët nga universiteti që një vend mund të jetë i pavarur dhe varët nga universiteti gjithashtu që një vend mund të jetë i varur nga faktorët e huaj... Ne kërkojmë një universitet që ta udhëzojë popullin tonë të pavarur nga Lindja ose Perëndimi, jo që ta çojë popullin drejt Lindjes apo Perëndimit. Një popull i pavarur me mendim të pavarur, me universitet të pavarur, sepse me pavarësinë e universitetit  bëhet edhe vendi i pavarur. Nxënësit dhe të rinjtë tanë duhet të edukohen në atë mënyrë që Kibla e tyre të mos jetë as Moska dhe as Londra dhe as Uashingtoni. Pavarësia e vendit është e kushtëzuar me pavarësinë e këtyre universiteteve dhe shkollave fetare. Universitetet dhe shkollat fetare duhet të bashkëpunojnë mes vete për ta ruajtur pavarësinë e vendit".

Imam Khomejni vlerëson se detyrë e universiteteve dhe universitarëve është edukimi i të rinjve të pavaruri dhe me vetëbesim, prandaj thotë: "Universitetet duhet të punojnë në këtë drejtim që të rinjtë tanë të edukohen për të qenë të pavarur, të edukohen në atë mënyrë që ta kuptojnë se veta ata kanë një kulturë, një kulturë të madhe, të kuptojnë se kultura nga këtu është eksportuar jashtë".

Imam Khomejni besonte edhe në eksportimin e Revolucionit Islamik në vendet e tjera të botës, mirëpo përkundër ekstremistëve të cilët besonin se me veprime të dhunshme dhe luftë e agresion duhet të eksportohen vlerat e Revolucionit në vendet e tjera, ai kishte këtë bindje se eksporti i Revolucionit nuk është me kuptimin e agresionit dhe pushtimit të vendeve të tjera, për arsye se sulmi dhe pushtimet janë karakteristikë e shteteve arrogante ndërsa Revolucioni Islamik në natyrën e tij qenësore është kundër veprimeve të tilla. Imam Khomejni modelin e eksportit të Revolucionit Islamik e ka konsideruar një model kulturor dhe besonte se universitetet janë faktorët më të rëndësishëm të cilët kanë mundësi që me vetëdijesim dhe informim, të krijojnë rrethanat për depërtimin e kulturës së Revolucionit Islamik dhe përhapjes së vlerave dhe idealeve të tij në mesin e popujve të shtypur dhe të përvuajtur të botës. Ai mendon se një prej fushave me ndikim për eksportin e idealeve të Revolucionit Islamik është suksesi i sistemit shtetëror të Republikës Islamike në prezantimin e një modeli të suksesshëm dhe efikas për t'i dhënë përgjigje nevojave dhe kërkesave historike të popullit. Në bazë të kësaj ai beson se zhvillimi dhe progresi i vendit është parakusht për eksportin e Revolucionit në botë. Imam Khomejni rolin e universitarëve në rrugën e zhvillimit dhe progresit të vendit e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm dhe me ndikim dhe në lidhje me këtë ka thënë: "Rindërtimi dhe rikonstruktimi nuk mund të realizohet përveçse me bashkëpunim dhe ky vend i përket Islamit dhe të gjithë popullit iranian dhe ashtu sikur që në luftë të gjithë ishin përkrah njëri-tjetrit, edhe në paqe dhe në rindërtim duhet të qëndrojmë dhe bashkëpunojmë përkrahë njëri-tjetrit dhe me ndihmën e Zotit edhe qendrat shkencore dhe universitetet do të marrin pjesë dhe do të luajnë rol në këtë fushë".

Imam Khomejni konsideron se universitetet e pavarura dhe islamike janë shpresëdhënëse për të rinjtë universitarë në vendet e tjera dhe sidomos në vendet islamike të cilët me zotim dhe armën e rezistencës dhe qëndresës mund ta drejtojnë anijen e shpëtimit islamik dhe të rezistojnë përball fuqive arrogante të botës. Ai ka thënë: "Të rinjtë e zotuar përgjatë gjithë historisë dhe sidomos studentët myslimanë në gjeneratën e tashme dhe në gjeneratat e ardhshme, janë kapital shpresëdhënës i Islamit dhe i vendeve islamike. Këta janë ata të cilët me zotim dhe me armën e rezistencës dhe qëndresës, mund ta drejtojnë anijen e shpëtimit të Islamit dhe të vendeve të tyre. Këta të rinj janë ata të cilët  me kontributin dhe punën e tyre do të garantojnë pavarësinë, lirinë, progresin dhe zhvillimin e popujve. Këto gjithashtu janë ata që konsiderohen objektiv kryesor i kolonializmit të botës dhe çdo bllok synon t'i uzurpojë ata në mënyra të ndryshme sepse me uzurpimin e kësaj shtrese pushtohen dhe dobësohen popujt dhe vendet e ndryshme të botës". Pikërisht duke marrë parasysh ndjeshmërinë e një pozite të tillë, nga pikëpamja e Imam Khomejnit, universitetet gjithnjë janë objektiva të ambicieve të armiqve të vendeve të shtypura dhe islame. Ai thotë: "Objektivi më kryesor të cilin e kanë caktuar armiqtë e vendeve islame dhe të vendeve të shtypura, është universiteti. Kjo është për arsye se ata e din shumë mirë se nëse universiteti do të jetë tërësisht i përkushtuar dhe në shërbim të tyre, atëherë të gjitha vendet janë në shërbim të tyre. Në rast se universiteti do të jetë në dispozicion të plaçkitësve dhe kolonialistëve të Lindjes dhe Perëndimit, atëherë i gjithë vendi është në shërbim të atyre. Prandaj, universiteti gjithnjë ka qenë objektivi më i madh i sulmeve të armiqve".

Tags

Nov 25, 2018 00:13 CET
Komente