Jan 06, 2019 08:27 CET
  • Morali i lartë i vetëbesimit dhe kreativitetit të popullit iranian pavarësisht induktimit të propagandës së armiqve dhe përpjekjeve të tyre për zhgënjimin e qytetarëve

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në ditën e parë të vitit të ri iranian 1397 në tubimin e madh të qytetarëve në mauzoleun e Imam Ali Reza (a.s.) në qytetin Mashhad, vuri në dukje fuqinë dhe gjallërinë e Revolucionit Islamik në dyzetvjetorin e vet dhe duke bërë një vështrim të përgjithshëm mbi historikun e progresit dyzetvjeçar të Iranit, “vetëbesimin dhe vetëbesimin kombëtar” e ka quajtur një prej motove të realizuara të Revolucionit Islamik.

Ajetullah Khamenei ka thënë se Revolucioni Islamik me forcë dhe dinamizëm vazhdon rrugën e realizimit të motove dhe zbatimit të parimeve themelore dhe dyzetvjetori i Revolucionit është periudha e pjekurisë dhe gjallërisë më të dhe madhe jo periudha e pleqërisë dhe e shkuarjes mbrapa.

Në këtë edicion do të flasim rreth kësaj çështje.

Çështja e vetëbesimit dhe e pavarësisë, ishte një prej motove të para për të cilat ka theksuar Imam Khomejni (ra) në fillim të Revolucionit Islamik. Sot një prej sukseseve më të shkëlqyeshme të Republikës Islamike të Iranit është posedimi i një morali revolucionar dhe i një vetëbesimi të madh përball armiqve gjithnjë duke u mbështetur në kapacitet vendore dhe popullore.

Mirëpo koncepti i vetëbesimit kombëtar nuk është diçka që ka hyrë rishtazi në fjalorin e Revolucionit Islamik. Imam Khomejni (ra) në kohën kur në ditët e para të bombardimeve gjatë agresionit ushtarak të Irakut kundër Iranit, pa pësuar kurrfarë ndikimi nga raketat dhe bombat e agresionit ushtarak të armikut dhe pa kurrfarë lëkundje në të menduarin dhe moralin e tij, shumë herë ka deklaruar idealet e vërteta të popullit duke skicuar qëllimet dhe perspektivën e madhe të Revolucionit Islamik.

Me padyshim "vetëbesimi kombëtar" ka ushtruar ndikim të rëndësishëm në krijimin e Revolucionit dhe njëkohësisht vet ky koncept në një farë mënyrë është një prej fryteve të Revolucionit Islamik.

Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me këtë ka theksuar: "Kryesore është që ju të keni parasysh dy aspekte të cilat unë shumë herë i kam deklaruar ato: njëri është besimi në Zotin e madhëruar dhe të lartësuar i cili do t'iu ndihmojë juve atëherë kur ju dëshironi të veproni vetëm për hir të Tij...; tjetri është vetëbesimi do të thotë të keni besim në vetveten tuaj. Ju vet jeni të rinjtë që mund të kryeni çfarëdo veprimi që dëshironi drejt realizimit të qëllimeve".

Arroganca botërore me në krye Amerikën që nga fillimi, ka bërë të gjithë përpjekjet e saj për ta përmbysur sistemin e Republikës Islamike siç pretendonte vet. Kjo është për arsye se fitorja e Revolucionit Islamik i neutralizoi të gjitha përpjekjet për të vendosur hegjemoninë e huaj mbi popullin e Iranit dhe fati i popullit të Iranit u vendos në një rrugë të re të zhvillimit me dinjitet, pavarësi dhe fisnikëri njerëzore. Noma Çamsky, mendimtar dhe teoricien i njohur amerikan, beson se armiqësitë, komplotet dhe kundërshtimet e Amerikës dhe të shteteve perëndimore ndaj Iranit kryesisht janë për shkak të pavarësisë dhe mos pranimit të hegjemonisë dhe kolonializmit perëndimor nga ana Iranit.

Noam Çamsky thotë:

Përderisa Irani të mbetet i pavaruri dhe të mos nënshtrohet përball hegjemonisë së Amerikës, armiqësitë dhe kundërshtimet e Amerikës ndaj këtij vendi do të vazhdojnë. Republika Islamike e Iranit nga pikëpamja e Amerikës, është e papranueshme për arsye se ajo nuk heq dorë nga pavarësia e vet".

Gjatë zhvillimit të Revolucionit Islamik, populli i Iranit me njohjen e vet dhe paralel me heqjen e ligjeve të ideve importuese nga Perëndimi, përkufizoi bazat epistemologjike të saj duke shfrytëzuar konceptet e fesë Islame dhe ka prezantuar për të gjithë botën idenë dhe kuptimin më të mirë për të ardhmen e njeriut dhe për ndërtimin e civilizimit.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit krijimin dhe forcimin e vetëbesimit kombëtar e konsideron prej karakteristikave më të dalluara të periudhës së Imam Khomejnit (ra), për arsye se në periudhën e tiranisë ishte mbytur morali i krenarisë kombëtare të iranianëve nga ana e fuqive të huaja dhe induktohej në këtë mënyrë se Islami nuk ka forcë për të krijuar dinjitet dhe madhëri për popullin e Iranit, prandaj nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç ndjekjes së modeleve të kapitalizmit perëndimor ose të marksizmit lindor. Mirëpo Revolucioni Islamik i Iranit me udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra), ka ngjallur moralin dhe shpirtin e zgjimit dhe guximit dhe vetëbesimit në mesin e popullit iranian dhe në mesin e popujve të tjerë edhe të në mesin e popujve jomysliman. Përveç kësaj, ky revolucion u bë shkak për ngritjen e vetëbesimit të myslimanëve të botës dhe për ndryshimin e pikëpamjeve të tyre dhe të gjithë botës ndaj superfuqive dhe ndaj potencialit dhe të vërtetës së fesë Islame.

Republika Islamike e Iranit në 40 vite të kaluara dhe përgjatë të gjitha viteve të rezistencës dhe qëndresës përball perëndimit dhe lindjes, nuk është përkulur dhe gjatë këtyre periudhave të ndjeshme dhe të rëndësishme historike kur Amerika është pozicionuar kundër Iranit, ajo ka rezistencë dhe qëndresë edhe më të fuqishme se në të kaluarën dhe është e gatshme të përballet me çfarëdo komplote të fuqive arrogante.

Ky ndryshim i madh i shoqëruar me rezistencë dhe qëndresë përball presioneve, u bë shkak për ndryshime serioze në marrëdhëniet e Iranit me botën e jashtme dhe pikërisht ky ndryshim ka mjaftuar që Uashingtoni dhe aleatet e tij, për t'u përballur me sistemin shtetëror të ri të Republikës Islamike të Iranit, të hartojnë dhe kryejnë çfarëdo lloj intrige dhe komploti. Sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, kërcënimet e shumta tregojnë forcën e sistemit të Republikës Islamike, sepse nëse Republika Islamike e Iranit nuk do të kishte forcë dhe ndikim të madh, atëherë dashakeqësit e popullit të Iranit nuk do të bënin të gjithë këto përpjekje dhe komplote kundër saj.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në lidhje me këtë çështje ka folur gjatë takimit me elitat e të rinjve dhe talentet më të dalluar shkencorë në vitin e kaluar ku theksoi: "Unë ka besim shumë të thellë te elitat e rinjve, prandaj funksionarët e institucioneve shtetërore duhet të besojnë se ne kemi elitë të të rinjve dhe kjo elitë mund ta ndryshojë fatin e vendit".

Ashtu siç ka thënë lideri suprem i Revolucionit Islamik në shpjegimin e qëllimeve të mëdha të sistemit Islamik, ka theksuar vazhdimit se Republika Islamike e Iranit duhet të shndërrohet në një vend të zhvilluar, të fuqishëm, me dinjitet dhe të ketë fjalë të re për të thënë, të gëzojë dinjitet kombëtar dhe të jetë një vend i mbushur me spiritualitet dhe besim në mënyrë që të bëhet flamurtar i një civilizimi të ri islamik.

Aktualisht Revolucioni Islamik i Iranit ndodhet në 40 vjetorin e jetës së tij dhe ky Revolucion vazhdon të ketë atraktivitet të madh për popujt e zgjuar dhe që kërkojnë pavarësi dhe dinjitet. Sot koncepti i vetëbesimit dhe kthimit në vetvete që u paraqiten në vitet fillestare të Revolucionit Islamik nga liderët dhe mendimtarët e tij, u shndërrua në vetëbesim kombëtar dhe si një prej parimeve ose karakteristikave të popullit të Iranit dhe më nuk është vetëm një ideal dhe një qëllim idealist i paarritshëm, por ky koncept mund të vërehet në të gjitha sferat e jetës së popullit iranian.

Dyzetë vite më parë, Revolucioni Islamik si një prej revolucioneve spirituale dhe epistemologjike duke mbështetur mbi bazat e veta dhe duke sjellë koncepte të reja për jetën e njeriut, ka krijuar elementët për formimin e vetëbesimit kombëtar. Aktualisht gjithashtu theksimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në çështjen e ruajtjes së vetëbesimit kombëtar dhe forcimit të rrënjëve kulturore të tij, tregon fillimin e një periudhe të re të zhvillimit të Revolucionit Islamik të Iranit.

Zhvillimi dhe progresi në fusha të ndryshme shkencore si teknologjia atomike dhe izolimi sa më i madh i armikut në të gjitha sferat politike dhe ekonomike, është rezultat dhe fryt i vetëbesimit kombëtar. Mirëpo këto rezultate nuk kufizohen vetëm në rrafshin kombëtar. Poshtërimi i fuqive arrogante, shtrirja dhe përhapja e dinjitetit islamik të popullit të Iranit në të gjithë botën, dhënia e identitetit dhe personalitetit të duhur myslimanëve dhe rritja e vetëbesimit të botës islame, si dhe paraqitja e Iranit si një model i ri për të gjithë popujt e botës, mund të konsiderohen rezultate dhe fryte të vetëbesimit kombëtar të popullit iranian në arenat globale dhe ndërkombëtare.

Tags

Komente