Jan 06, 2019 08:38 CET
  • Besnikëria ndaj idealeve të Revolucionit dhe përkushtimi i gjeneratës së re ndaj vlerave të sistemit politik dhe largimi nga pasiviteti; lulëzim i talenteve

Revolucionit Islamik i Iranit që nga fillimi i formimit e deri më tani, ka lënë mbrapa shumë gjenerata dhe në vitet e fundit në disa lëvizje mediale dhe qarqe politike po vërejmë përdorimin e disa termëve si “gjenerata e tretë”, “dallimi mes gjeneratave”, “Ndarja ose ndërprerja e gjeneratës”.

Kjo se çfarë është gjenerata e tretë dhe se çfarë karakteristika dhe kërkesa ka ajo dhe se a ekziston ndarje gjeneratash në shoqërinë e Iranit në dyzetvjetorin e jetës së sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, janë prej çështjeve të cilat do t’i zbërthejmë dhe analizojmë në këtë edicion.

Në bazë të disa përkufizimeve të mund të vërehen në enciklopeditë e shkencave shoqërore, me fjalën “gjeneratë” kuptojnë një grup të individëve të cilët kanë filluar ose përfunduar një fazë të jetës së tyre së bashku. Në mënyrë natyrore, asnjë gjeneratë nuk është pasqyrim i plotë i idealeve të gjeneratës së mëparshme  dhe sidomos nuk është pasqyrim i karakteristikave dhe virtyteve të asaj gjenerate. Një varg i dallimeve që ekzistojnë mes dy gjeneratave janë si: dallimi në ideale dhe qëllimeve të dy gjeneratave, dallimi në aspektin sipërfaqësor, dallim në pritje nga jeta dhe më pas dallimi në stilin e jetës. Këto janë dallimet dhe karakteristikat e tyre që krijojnë një lloj natyre të re, të freskët dhe më të ndryshme nga gjeneratat e kaluara për gjeneratën e ardhshme.

Mirëpo gjendja disi e rrezikshme e kësaj situate, është largimi gradual i dy ose tre gjeneratave të një pas njëshme nga njëra-tjetra nga aspektet ideologjike dhe nga aspekti i vlerave, proces ky që krijon një situatë të re dhe në terminologji ky proces quhet “shkëputje e gjeneratave”. Në formimin e kësaj shkëputje ose distance dhe dallimi mes gjeneratave, ekzistojnë faktorë të ndryshëm që ushtrojnë ndikim si nevojat e moshës dhe disa faktorë që burojnë nga rrethanat e veçanta të shoqërisë dhe të botës aktuale.

Revolucioni Islamik që nga fillimi i formimit e deri më tani, është përballur me katër gjenerata.

Gjenerata e parë, janë individët të cilët një pjesë të jetës së tyre ia kanë kushtuar luftës kundër despotizmit dhe tiranisë dhe fitores së Revolucionit Islamik derisa kanë formuar Republikën Islamike të Iranit. Kjo gjeneratë në ditët më të vështira të Revolucionit, kishte përsipër administrimin dhe drejtimin e shoqërisë dhe pavarësisht sfidave dhe komploteve të ndryshme, kanë arritur të shpëtojnë Revolucionin nga rruga e devijimeve.

Gjenerata e dytë e cila është edukuar nga gjenerata e parë, janë ata të cilët kanë qenë motori shtytës dhe lëvizës i Revolucionit Islamik dhe kanë administruar luftën imponuese dhe me mundësitë dhe kushtet më të pakta, kanë arritur të ngadhënjejnë kundër ushtrisë mercenare të Sadam Husejnit duke krijuar epope të pavdekshme dhe në realitet ata quhen “gjenerata e Revolucionit dhe e luftës”. Këta individë, janë ata të cilët kanë përjetuar fitoren e Revolucionit dhe me eksperiencën e luftës, kanë hyrë në fushën e rindërtimit të vendit dhe në paraqitjen e planeve dhe projekteve të mëdha urbane dhe të ndërtimit për të cilët kishte nevojë vendi pas përfundimit të luftës, kanë marrë përsipër strukturën e administrimit të shtetit dhe aktualisht shumica e funksionarëve dhe drejtuesve të shoqërisë janë nga kjo gjeneratë.

Gjenerata e tretë, janë bijtë e gjeneratës së dytë të cilët nuk kanë përjetuar eksperiencën e revolucionit dhe luftës.

Gjenerata e katërt, janë bijtë e gjeneratës së tretë që aktualisht janë fëmijë dhe gjatë disa viteve të ardhshme do të paraqitën në skenën e sferave shoqërore.

Në këtë mënyrë, pjesa kryesore dhe publik në këtë ndryshim gjeneratash që në realitet përbëhet nga të rinjtë dhe moshat e mesme të sotshme të vendit që përbëjnë gati 70% të popullsisë së shoqërisë. Një pjesë e kësaj përbërje të popullsisë janë të moshës nën 30 vjeç dhe 35 % e tyre konsiderohen në grupmoshat e të rinjve. Nëse moshën e të rinjve do ta përkufizojmë mes 15 deri 28 vjeçare, në këtë mënyrë 25 milionë e të rinjve iranianë si një kapital shumë i madh, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë aktuale e cila në 20 vite të ardhshme do të jetë në dispozicion të pikërisht këtyre të rinjve të gjeneratës së tretë të Revolucionit.   

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në shpjegimin e lidhjes së gjeneratës së tretë me Revolucionin Islamik, thotë:  

“Një prej pretendimeve që sot është bosht i luftës psikologjike të armikut – që ekziston nevoja të shqyrtojmë atë – është kjo që ata thonë se gjenerata e tretë e Revolucionit është ndarë nga idetë e Revolucionit. Më pas ata këtij pretendimi i shtojnë edhe një filozofi si të gjitha filozofitë false dhe të rrejshme që paraqitet vetëm për të arsyetuar një pretendim të gabuar dhe një gënjeshtër në mënyrë që askush të mos guxojë të thotë se kjo është e pavërtetë. Ata thonë se ky pretendim është i bazuar mbi një filozofi! Çfarë është ajo filozofi? Ajo filozofi është kjo që gjithnjë në të gjitha revolucionit, gjenerata e tretë ia ka kthyer shpinën atij revolucionit! Një gënjeshtër e madhe, një pretendim i gabuar dhe një fjalë koti! Për të cilët revolucione ata flasin? Në vitin 1789 ndodhi revolucioni në Francë, mirëpo jo gjenerata e tretë dhe jo gjenerata e dytë, por ishte gjenerata e parë që i ktheu shpinën atij revolucioni! Pas katër-pesë viteve u organizua një lëvizje kundër revolucionarëve dhe tre-katër vite më vonë përsëri u organizua një lëvizje tjetër kundër tyre e cila uzurpoi pushtetin. Përsëri pas katër-pesë viteve u bë një lëvizje kundër atyre, derisa arriti në vitin 1802 kur ishte ndryshuar aq shumë natyra e këtij revolucioni sa që një person si Napoleoni arriti në pushtet dhe vendosi kurorën e mbretërisë mbi kokën e vet.  Më pas gjithashtu përgjatë gati 80-90 viteve në Francë kanë sunduar dinasti të ndryshme mbretërore të cilat gjithnjë ishin të preokupuar me luftë për pushtet, dekadencë dhe korrupsion! Ai revolucion nuk arriti as në gjeneratën e dytë, e nuk bëhet fjalë fare për gjeneratën e tretë, për arsye se themelet e revolucionit, ishin themele të dobëta. Sot pasi kanë kaluar dy shekuj nga ai revolucion, disa faktorë në Republikën Islamike nuk kanë turp dhe vijnë dhe paraqesin me tituj të mëdha ide të cilat në kohën e tyre kanë arritur një revolucion ta çojnë në rezultat, duke u munduar që ato ide t’ua japin revolucionarëve të Iranit, revolucionarëve të cilët kanë arritur të krijojnë revolucionin më të madh me themele dhe baza të forta dhe për vite me radhë e kanë mbrojtur ata përball stuhive të ashpra”.  

Shqyrtimi i realiteteve ekzistuese në lidhje me gjeneratat e Revolucionit Islamik, tregojnë këtë realitet që një pjesë e dallimeve ekzistuese mes gjeneratave është plotësisht i natyrshëm. Idealet, nevojat dhe ndjenjat e gjeneratës së re të çdo shoqërie, kanë dallim nga ata të gjeneratës së mëparshme.

Karakteristika e njohura në gjeneratën e tretë të Revolucionit Islamik tregojnë se kjo gjeneratë nga aspekti i personalitetit, ka identitet të pavarur dhe sa i përket simboleve fetare, ajo mbështetët në burimin, origjinalitetin dhe të vërtetën e fesë. Përkundër disa perceptimeve të sociologjisë politike, kjo gjeneratë në mënyrë vullnetare bënë hapat e saj në kuadër të vazhdimit të Revolucionit Islamik.

Karakteristikë tjetër e kësaj gjenerate, është dinamizmi dhe morali kritikues i saj e cila përball devijimeve dhe shtrembërimeve të mundshme, shumë shpejtë tregon reagim duke kërkuar korrigjimin e gabimeve. Orbita e lëvizjes së kësaj gjenerate është qëndruar dhe qëndron mbi njohjen, eksperiencën, analizimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike të botës dhe marrjen e qëndrimeve adekuate për përballje të shpejtë me kërcënimet. Rrethanat globale, shpërthimi informativ dhe qarkullimi i shpejtë i informacioneve, gjithashtu i kanë dhënë kësaj gjenerate dinamizëm dhe forcë të lartë për analizim.

Kjo gjeneratë ka interesim të madh për kulturën dhe traditat iraniane dhe respekton fenë dhe parimet e veta morale ndërsa dimensionet kulturore, artistike dhe estetike të kulturës iraniane, kanë atraktivitet të madh për këtë gjeneratë.

Gjenerata e tretë e Revolucionit Islamik, është gjeneratë që kërkon pjesëmarrjen dhe të ketë rol më të madh në shoqëri. Gjenerata e sotshme, me begatinë e pavarësisë dhe lirisë së krijuar nga Revolucioni Islamik, ka prani aktive dhe me ndikim jo vetëm në ambientet e shkollave dhe universiteteve, por edhe në sferat politike dhe shoqërore të shoqërisë ka prani përcaktuese.

Kjo gjeneratë e cila është rritur dhe zhvilluar gjatë periudhës me plotë vrull dhe lëvizje të mëdha në 20 vitet e para pas Revolucionit, pjesëmarrjen në sfera të ndryshme shoqërore dhe ndërhyrjen në përcaktimin e fatit të vendit, e konsideron të drejtë të saj ndërsa duke marrë parasysh numrin në rritje e sipër të saj, duke shfrytëzuar lirinë dhe zgjedhjen që i ka dhënë Revolucioni kësaj gjenerate, ajo gjeneratë ka fituar rolin më të madh në shumë procese të vendimmarrjes të bazuar mbi votën e qytetarëve. Kjo gjeneratë aktualisht përbënë 65-70 % të shoqërisë iraniane dhe në të ardhmen kjo gjeneratë do të krijojë trupin kryesor të sistemit shtetëror dhe politik ndërsa beson në përpjekje, vetëbesim dhe në aftësitë e saj.  

Një prej krenarive të mëdha të Republikës Islamike të Iranit është zhvillimi për çdo ditë e më tepër dhe prania aktive e vendit në sferat shkencore. Në realitet një prej faktorëve të forcës së Iranit në zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe novacioneve në vend, lidhet me sukseset e tij në prodhimin e shkencës. Sipas raportit të Organizatës për Zhvillim dhe Tregti  të OKB, Irani në dekadat e fundit ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të ngritur dhe forcuar arsimin sidomos në sferat e shkencave ekzakte, teknike, inxhinierike dhe në fushat e tjera përkatëse. Këto karakteristika që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik janë bërë baza dhe themele të zhvillimit dhe progresit të gjeneratave të Revolucionit dhe të popullit të Iranit, prandaj pavarësisht vështirësive, sabotimeve dhe sanksioneve të armiqve, populli i Iranit jo vetëm që nuk ka humbur shpresën për të vazhduar rrugën, por e ka vazhduar progresin dhe sot pikërisht kjo gjeneratë e tretë ka arritur të shënojë suksese dhe rezultate dhe progres të madh në fusha të ndryshme.

Tags

Komente