Jan 06, 2019 08:45 CET
  • Një vështrim mbi punën e Iranit në vendosjen e sigurisë dhe në luftën kundër ideve ekstremiste

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në ditën e parë të vitit 1397 të kalendarit iranian, në tubimin e madh të vizitorëve qytetarëve iranianë në mauzoleun e Imam Ali Reza (a.s.), duke folur për neutralizimin e komploteve djallëzore të Amerikës për rajonin e Lindjes së Mesme, ka bërë një vështrim të shkurt mbi punën 40 vjeçare të Republikës Islamike të Iranit në fushën e respektimit të motove, vlerave dhe parimeve fondamentale.   

Ajetullah Khamenei në një pjesë të fjalës së tij vuri në dukje çështjet e Lindjes së Mesme dhe planet djallëzore të Amerikës dhe tha: "Aktualisht fuqitë ndërkombëtare të cilat gjithmonë ndërhyjnë në çështjet e brendshme të rajoneve të ndryshme të botës, po kundërshtojnë Republikës Islamike të Iranit duke thënë se pse Irani po ndërhyjnë në çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme? Në përgjigje ne u themi atyre se kjo çështje nuk të bëjë fare me ju". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar në këtë se prania e Republikës Islamike të Iranit në disa vende të rajonit të Lindjes së Mesme është me kërkesën e qeverive dhe popujve të këtyre vendeve, shtoi: "Ne nuk kemi ushtruar as politikë të dhunshme dhe as nuk kemi ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendeve. Ata kanë kërkuar ndihmë dhe ne u kemi ofruar ndihmë dhe këtë ndihmë e kemi ofruar me motive të logjikshme dhe me llogaritje shumë racione dhe jo në mënyrë emocionale".

Në këtë program dhe në vazhdim të edicioneve të kaluara në dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, do të shqyrtojmë më gjerësisht këtë çështje.

*********

Populli i Iranit përgjatë gati katër dekadave që po kalojnë nga fitorja e Revolucionit Islamik, ka tejkaluar shumë sfida dhe vështirësi. Pjesa kryesore e këtyre sfidave dhe problemeve janë krijuar si rezultat i politikave të Amerikës dhe të shteteve që ndjekin politikë të harmonizuar me qëllimet e Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme.

Aktualisht, gjithashtu kërcënimet jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por duke shfrytëzuar planet për krijimin e pasigurisë dhe trazirave, ato po vazhdojnë të riprojektohen, prandaj nevojitet gatishmëri për t'u përballur me ato.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke folur për planet e amerikanëve të projektuara për rajonin e Lindjes së Mesme, tha: "Amerikanët synonin që duke krijuar grupet djallëzore dhe kriminale si ISIS, t'i preokuponin popujt e rajonit me luftë të brendshme dhe të largojnë vëmendjen e tyre nga regjimi sionist uzurpues, mirëpo me ndihmën e Zotit ne kemi arritur të neutralizojmë këtë planë djallëzor". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar se Republika Islamike ka arritur të vendosë sigurinë në rajon, deklaroi: "Edhe tani e tutje do të jetë në këtë mënyrë dhe me padyshim Amerika nuk do të realizojë qëllimet e saj në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Republika Islamike e Iranit me ndihmën e Zotit të t'i realizojë qëllimet e saj rajonale".

Republika Islamike e Iranit duke theksuar në parimin e interesave kolektive dhe të sigurisë për të gjithë, ka bërë përpjekje për mënjanimin e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve nëpërmjet dialogut ndërsa ka pranuar luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit me të gjitha shpenzimet e saj dhe me krenari e ka deklaruar këtë si një politikë parimore, të qartë dhe institucionale dhe po vazhdon ta ndjekë këtë rrugë.

Husejn Divsalar, profesor i sociologjisë politike në Universitetin e Teheranit, thotë: "Irani pa marrë parasysh disa interesa kalimtare dhe afatshkurtër që mund të arsyetojnë veprimet si grusht shtetin, tensionet dhe krizat; prioritet të politikës së jashtme të vet e ka vendosur nevojën për largimin dhe mosndërhyrjen e shteteve të huaja, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit nga vet vendet e këtij rajoni, krijimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe për fqinjësi të mirë, bashkëpunimit me të gjitha vendet e  botës për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, mënjanimin e tensioneve etj., si dhe ka bërë të gjitha përpjekjet e veta për të forcuar vendet e rajonit ndërsa ka qëndruar fuqishëm përball vendeve të cilat synojnë dobësimin e myslimanëve, ndarjen territoriale të vendeve të rajonit dhe ndjekin politikën e krijimit të krizave vetëm për të siguruar interesat e superfuqive".

Irani në Siri dhe Irak përgjatë gati 7 viteve ka qëndruar me rezistencë në Irak dhe Siri për të garantuar interesat kolektive të popujve të shtypur të rajoneve dhe për të mbrojtur qeveritë legjitime përball komploteve dhe armiqësive, si dhe vazhdon mbështetjen e vet ndaj popullit të Palestinës, popullit të Jemenit dhe myslimanëve të shtypur në përgjithësi.

Në vitin 2001, Amerika duke u mbështetur në fuqinë ushtarake me pretekst të sulmeve të 11 shtatorit, filloi ofensivën e gjerë ushtarake kundër Afganistanit dhe e pushtoi këtë vend. Më pas sulmoi Irakut dhe e pushtojë për disa vite këtë vend. Këto ndërhyrje rezultuan me probleme politike me çmim shumë të lartë dhe tragjik të cilat shkaktuan destabilitet në rajon dhe zhvillimin e terrorizmit dhe ekstremizmit, fenomene këto që konsiderohen kërcënim serioz për të gjitha palët përkatëse.

Aktualisht është plotësisht e qartë se ky veprim i Amerikës nuk është bërë për të luftuar kundër terrorizmit dhe për t'u përballur me trazirat dhe pasiguritë.

Në ditën kur Donald Trump deklaroi se "arabët janë si lopë qumështore dhe duhen mjelë ose në një vend tjetër kur deklaroi se garantimi i sigurisë së arabëve përball Iranit ka shpenzime dhe nëse Amerika mbështet arabët, ata duhet të paguajnë çmimin e kësaj mbështetje"; u bë plotësisht e qartë se çfarë lloj sigurie synon Amerika në rajonin e Lindjes së Mesme.

Rezultat i agresionit ushtarak të huaj në Afganistan ishte shtimi i aktiviteteve terroriste dhe gjithashtu zhvillimi i prodhimit të drogës dhe dërgimi në sasi të mëdha i heroinës në anë e mbanë botën, ndërkohë që Irani po mbanë një përgjegjësi të rënd në luftën kundër këtyre fenomeneve.

Aventura ushtarake në Irak rezultojë me një varg ngjarje dhe zhvillimeve të pakuruara dhe me formimin dhe sulmet e grupeve terroriste si ISIS dhe Fronti Nusra që krijuan një vorbull të paparë dhe të pamëshirshme e barbare e cila për disa vite përfshiu edhe rajonet rreth Irakut.   

Kjo është në kohën kur tani janë zbuluar saktësisht se kush ishin autorët e sulmeve të 11 shtatorit.

15 prej 19 personave që ishin autorë të këtyre sulmeve, ishin shtetas të Arabisë Saudite dhe 2 prej tyre shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëri prej tyre ishte egjiptian dhe njëri libanez.

Disa shtete të rajonit formuar grupe ekstremiste dhe i armatosen ato dhe akoma vazhdojnë t'i mbështesin financiarisht. ISIS dhe Fronti Nusra janë prej këtyre grupeve të cilat po shfrytëzohen për zhvillimin e luftërave zëvendësuese ose asimetrike në Siri, Irak dhe në vende të tjera.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tre vite më parë pas sulmeve terroriste të kryera në Francë, ka dërguar dy letra të hapura për të rinjtë e Evropës dhe Amerikës Veriore ku ka shqyrtuar shkaqet e njollosjes së gjerë të imazhit të Islamit dhe ka theksuar nevojën për njohjen e drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetësues të fesë së Islamit.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik paraqitjen e imazhit të frikshëm nga feja e pastër Islame e ka quajtur "njollosje të gjerë" kundër Islamit dhe kërkoi nga të rinjtë perëndimorë që të gjejnë njohje të drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetësues rreth Islamit.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në këtë letër vuri në dukje çështjen e ndikimeve reciproke dhe lidhjeve kulturore të perëndimit me popujt e tjerë duke përfshirë edhe popujt e botës islame dhe ka kërkuar njohje të drejtë rreth të vërtetës së botës islame.

Në realitet kjo letër me përmbajtje duke porositur në kërkimin e të vërtetës, i tregoi botës se feja Islame është fe të menduarit dhe njohjes së të vërtetës. Një vërtetë kjo e cila mund të ndryshojë fatin njerëzor dhe t'i drejtojë shoqëritë njerëzore drejt paqes dhe sigurisë së vërtetë. Mirëpo disa në perëndim akoma nuk mund ta durojnë të drejtën e të menduarit për ta gjetur të vërtetën.

Richard Falk, profesor amerikan thotë:

"... Temat e kësaj letre mund të vendosen si themel shpirtëror dhe moral të shoqërive dhe ato mund të zgjerohen në tërë shoqëritë njerëzore. Ekzistenca e një ndjenje të tillë në këtë periudhë kohore është shumë e domosdoshme, sepse kjo ka mundësi që duke eliminuar mosbesimin, të ndihmojë edhe në çarmatosjen bërthamore në botë dhe vendosjen e sigurisë".

Arabia Saudite me pikëpamjet ekstremiste dhe me mbështetjen ndaj terrorizmit nën ideologjinë e vehabizmit, gjithnjë ka bërë hapa drejt krijimit të përçarjeve dhe marrjes së mbështetjes nga shtetet e huaja dhe perëndimore duke e bërë më kritike situatën në rajonin e Lindjes së Mesme. Përpjekje për të krijuar të ashtuquajturën "NATO Arabe" për ta dobësuar Iranin dhe fillimi i luftërave zëvendësuese, agresioni ushtarak kundër Jemenit, si dhe krijimi i krizës konfliktit në bashkëpunim kundër Iranit; janë prej veprimeve të cilat bëhen me qëllim të prishjes së sigurisë së rajonit të Lindjes së Mesme.

Puna 40 vjeçare e Republikës Islamike e Iranit në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit, duhet të analizohet vlerësohet në këto realitete dhe pikëpamje që tregon se e vetmja rrugë për rikthimin e sigurisë dhe qetësisë në rajon është arritja në mirëkuptim dhe perceptim të përbashkët rreth kërcënimeve të përbashkëta. Vendet e rajonit me bashkëpunim dhe mirëbesim mes njëri-tjetrit, mund të skicojnë një rrugë të re për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe për të krijuar më shumë bashkëpunim dhe integrim rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për të zgjeruar bashkëpunimet dhe marrëdhëniet pozitive mes vete.

Tags

Komente