Jan 08, 2019 08:34 CET
  • Në shkollën e Ruhullahut: Misioni dhe detyra e universiteteve

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”.

Në dy edicionet e kaluara kemi analizuar pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me shkencën dhe diturinë dhe kemi thënë se nga pikëpamja e tij, Islami duke theksuar në konceptimin e diturisë së dobishme, shkencën dhe besimin i konsideron si dy krahët e një zogu për të cilat njeriu ka nevojë për arritjen e lumturisë së kësaj bote dhe botës tjetër. Prandaj, në bazë të kësaj, detyrë e universitetit dhe universitarëve është edukimi i njerëzve shkencëtarë dhe besimtarë për të mbrojtur pavarësinë e vendit dhe për t'i krijuar rrethanat e zhvillimit dhe progresit të shoqërisë për të arritur majat më të larta të përkryerjes njerëzore dhe progresit material dhe mirëqenies. Në këtë edicion do ta vazhdojmë këtë temë duke shpjeguar pikëpamjet e Imam Khomejnit në lidhje me misionin dhe detyrën e universiteteve dhe universitarëve, si dhe në fund do të paraqesim qëndrimin të tij për unifikimin e shkollës fetare dhe universitetit.

Imam Khomejni (ra) profesorët e universiteteve i konsideron përgjegjës për shoqërinë dhe për fatin e popullit dhe beson se profesorët e universiteteve duke pranuar profesionin e arsimtarit, kanë marrë mbi supe përgjegjësin e udhëzimit të gjeneratave të reja. Prandaj, profesioni i tyre është profesion i profetëve. Ai vlerëson se përgjegjësia e madhe e profesorëve të universiteteve është informimi dhe vetëdijesimi i shoqërisë dhe edukimi islam i gjeneratës së re dhe edukimi i njerëzve të mirë të cilët në të ardhmen duhet të marrin përgjegjësinë e udhëheqjes së vendit dhe duhet të caktojnë fatin e shoqërisë. Imam Khomejni (ra) thotë: "Ata që janë arsimtarë dhe pedagogë në universitete, të përkushtohen në edukimin e gjeneratës së re në bazë të një edukimi të mirë islam, sepse në edukimin e mirë dhe të drejtë islam ekziston çdo gjë. Njeriu i cili merr edukim të drejt islam, nuk ka mundësi që të bëjë tradhti ndaj vendit të vet... . Në parim do të zhduket tradhtia. Ne duhet të mundohemi të edukojmë individë të mirë për shoqërinë. Prandaj profesioni i arsimtarit është një profesion shumë i madh, sepse ai është profesion që merret me ndërtimin e njeriut. Profesionet e tjera kurrë nuk mund të arrin këtë shkallë. Kjo është për arsye se njeriu në botë ka vlerë të madhe...".

Themeluesi i Revolucionit Islamik gjithashtu vlerëson se përgjegjësia e studentëve është zgjimi i njerëzve nga gjumi, informimi dhe vetëdijesimi i popullit, sidomos përball fuqive despotike të brendshme dhe kolonialistëve të huaj. Ai kërkon nga studentët që të vënë në funksion të gjithë kapacitetin e vet për realizimin e këtij qëllimi dhe duke krijuar organizata dhe struktura të përshtatshme, të kryejnë sa më mirë këtë përgjegjësi ndaj shoqërisë. Imam Khomejni në lidhje me këtë thotë: "Ju studentë intelektualë keni përgjegjësi që të mos ndaleni për asnjë çast derisa t'i zgjoni këta të përgjumur nga gjumi vdekjeprurës dhe duke zbuluar tradhtitë dhe krimet e kolonialistëve dhe ndjekësve të pakulturë të tyre, t'i vetëdijësoni ata që janë zhytur në neglizhencë dhe t'i shmangeni mosmarrëveshjes dhe përçarjes sepse nga përçarja vijnë të gjitha të këqijat... . Ju të rinj që jeni shpresa e të ardhmes së myslimanëve, keni për obligim t'i informoni popujt dhe të zbuloni planet shkatërruese të kolonialistëve... . Mobilizohuni, bashkohuni dhe unifikohuni dhe forcojini radhët tuaja! Protestoni kundër barbarizmit, vrasjeve e shkeljeve të ligjeve".

Imam Khomejni (ra) pastrimin e egos dhe ndërtimin e personalitetit së bashku me nxënien e diturisë me seriozitetin më të madh, i konsideron detyrë kryesore të studentëve për realizimin e qëllimeve të larta individuale dhe shoqërore dhe me insistim kërkon nga studentët që në asnjë mënyrë të mos zhgënjehen nga nxënia e diturisë dhe shkencave të kohës, për arsye se nëpërmjet zhvillimit shkencor mbyllët rruga e depërtimit dhe ndërhyrës së kolonialistëve në çështjet e brendshme të vendeve. Ai në lidhje me këtë thotë: "Edhe studentët e shkollës fetare edhe studentët e universitetit me seriozitetin më të madh duhet të përkushtohen në nxënien e diturisë. Një spekulim tepër shqetësues që ishte përhapur diku në mesin e disa të rinjve se çfarë dobie ka arsimimi; është një çështje devijuese dhe me siguri se bëhet ose nga injoranca dhe neglizhenca ose induktohet me qëllime të këqija nga tirania djallëzore... . Ata synojnë që të rinjtë tanë të jenë parazitë dhe të varur nga shtresat kolonialiste me qëllim që çdo gjë të jetë importuese dhe nevoja për të huaj të përfshijë të gjitha sferat dhe fushat shkencore! Ky është një rrezik i madh i cili e shtynë vendin sa më shumë mbrapa. Nëse universitetet do të nuk do të kenë njerëz të specializuar dhe shkencëtarë, atëherë të huajt do të marrin dorë çështjet tona ekonomike dhe shkencore. Prandaj, rruga më e rëndësishme dhe më efikase për të luftuar kundër të huajve, është pajisja me armën e diturisë së fesë dhe botës. Prandaj lënia bosh e këtij pozicioni, është tradhti ndaj Islamit dhe vendeve islame".

Imam Khomejni pastrimin e egos dhe kontrollimin e dëshirave të egos e konsideron elementë të nevojshëm në procesin e arsimimit në universitete dhe kërkon nga studentët që paralelë me studimin e shkencave që nga fillimi i periudhës së rinisë të përkushtohen edhe në ndërtimin e personalitetit dhe ngritjen e virtyteve të larta njerëzore dhe këtë çështje të rëndësishme të mos e lënë për periudhën e pleqërisë. Prandaj të rinjtë paralel me mësimin e shkencave në universitete, duhet të përkushtohen edhe në devotshmëri dhe zhvillimin e virtyteve morale e njerëzore në ambientin universitar. Kjo çështje është e domosdoshme edhe për jetën individuale të studentëve edhe për reformimin dhe progresin e shoqërisë. Imam Khomejni ka thënë: "Egoja e njeriut është e rebeluar dhe rebelimi i egos e mposht njeriun në tokë. Egoja është si një kalë i rebeluar dhe njeriu që hip mbi atë kalë, nëse nuk ka fre për ta ndalë atë, me padyshim se do të dëmtohet rëndë. Egoja e njeriut është më e keqe se sa çfarëdo lloj rebelimi tjetër. Rebelimi i saj shkatërron shpirtin e njeriut. Prandaj, njeriu çdo hap që bënë për edukim dhe arsimim, paralel me atë duhet të bëjë edhe hapin e duhur për kontrollimin e egos në mënyrë që të mos largohet nga virtytet morale dhe njerëzore".

Imam Khomejni (ra) fryt të binjakëzimit të shkencës dhe besimit e devotshmërisë e konsideron njohjen e vetes dhe vetëbesimin ndërsa beson se universitarët nuk duhet ta humbin veten përball Lindjes ose Perëndimit. Ai ka thënë: “Ju studentë të dashur, ju vet mundoheni që të jeni jashtë ndikimit të perëndimit dhe ta ndiqni aspiratën tuaj. Ata po mundohen që në çdo mënyrë të na imponohen neve dhe  ju duhet të rezistoni”.

Imam Khomejni (ra) konsideron se përballja me faktorët devijues dhe që krijojnë përçarje është detyrë e studentëve dhe beson se uniteti mes grupe studentore është çelës i fitores dhe ky unitet duhet të ruhet me të gjithë vigjilencën dhe zgjuarsisë. Ai ka thënë: “Atë çfarë e kam shpjeguar në mënyrë të përsëritshme dhe që është çelësi i fitores, është uniteti i grupeve studentore dhe formimi i një grupi islamik-kombëtar përball faktorëve të devijuar të cilët bëjnë përpjekje për krijimin e përçarjeve. Duhet ta dini se përçarja është e burim i të gjitha të këqijave”. Ai porosit organizatat studentore dhe në mënyrë të veçantë shoqatat studentore islamike që të jenë të kujdesshëm nga depërtimi i armiqve në këto struktura, për arsye se depërtimi i armiqve dhe kundërshtarëve të Revolucionit Islamik në organizatat studentore, përgatisin kushtet për përçarje në strukturat studentore. Imam Khomejni ka thënë: “Shoqatat islamike duhet të kenë kujdes shumë të madhe që në mesin e tyre të mos depërtojnë individët e papërgjegjshëm sepse nëse depërtojnë faktorë të tillë në këto organizata, shkaktojnë dëme shumë të mëdha”.

Imam Khomejni ndërhyrjen në çështjet politike e konsideron të drejtë të universitarëve dhe duke marrë qëndrim të kundërt me ata që mendonin se ndërhyrja në çështjet politike duhet të jetë vetëm e drejtë e klerikëve fetarë, deklaron se ndërhyrja e universitarëve në çështjet politike dhe ndjeshmëria ndaj fatit të vendit është e nevojshme për ta mbrojtur Revolucionin dhe sovranitetin e vendit. Ai thotë: “Në universitete disa individë mendojnë se pjesëmarrja në zgjedhje është ndërhyrje në politikë dhe kjo është e drejtë vetëm e dijetarëve fetarë. Më parë të njëjtët individë kanë thënë se dijetarët fetarë nuk duhet të hyjnë në politikë, ndërsa tani e thonë të kundërtën. Ky komplot është edhe më i rrezikshëm se sa ai komploti i mëparshëm, sepse më parë mundoheshin të largojnë nga skena një grup të dijetarëve fetarë, ndërsa tani mundohen të largojnë nga skena të gjithë popullin. Universitetet duhet ta kuptojnë situatën dhe të mos mashtrohen me këtë propagandë dhe të marrin pjesë në proceset zgjedhore”. Imam Khomejni studentët dhe strukturat studentore i konsideron faktorë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe vigjilencës së shoqërisë me qëllim të parandalimit të devijimeve. Ai thotë: “Përgjegjësia e shoqatave islamike në universitete është një përgjegjësi e madhe, është përgjegjësi për marrjen parasysh të të gjitha aspekteve në universitet në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë devijim”.

Imam Khomejni (ra) konsideron se uniteti mes shkollës fetare dhe universitetit është i nevojshëm për progresin dhe zhvillimin e shoqërisë dhe beson se mosmarrëveshjet dhe përçarjet që janë krijuar mes shkollës fetare dhe universitetit janë rezultat i politikave kolonialiste. Ai ka thënë: “Deri më tani dora e tradhtisë së kolonializmit me anë të mjeteve të ndryshme, ka krijuar një ndarje të thellë mes shtresave të rinisë, çështjeve të fesë dhe dispozitave të dobishme të Islamit duke zhvilluar pikëpamje negative në mesin e shtresës së re dhe studentëve dhe universitarëve ndaj dijetarëve fetarë. Si rezultat i kësaj politike, është shkatërruar uniteti qenësor dhe ka hapur rrugën për qëllimet e shëmtuar të armiqve”.

Imam Khomejni e konsideron shumë të rëndësishëm ruajtjen e respektit reciprok mes shkollës fetare dhe universitetit dhe ka thënë: “Është e domosdoshme që figurat e shkollës fetare dhe universitetit të ruajnë respektin reciprok. Të rinjtë intelektual të universiteteve të respektojnë shkollën fetare dhe klerikët fetarë. Klerikët fetarë përbëjnë një faktorë të madh për t’u përballur me fuqinë e armikut. Nga ana tjetër edhe klerikët dhe shkolla fetare duhet të respektojë universitetin dhe të rinjtë intelektual të cilët po japin kontribut të madh për Islamin dhe vendin. Në asnjë mënyrë nuk duhet humbur asnjëri prej këtyre faktorëve. Jeni të sigurte se me bashkimin e këtyre dy faktorëve, do të realizohet fitorja”.

Imam Khomejni (ra) në testamentin politik ka ftuar shkollën fetare dhe universitetin që ta forcojnë unitetin dhe të krijojnë një bashkim të fortë mes universitarëve dhe klerit fetar. Ai thonë: “Porosia ime për këtë gjeneratë dhe për gjeneratat e ardhshme është kjo që të mos tregojnë neglizhencës dhe të krijojnë lidhje miqësore dhe vëllazërore mes shkollës fetare dhe universiteteve dhe të rinjtë të kenë sa më shumë mirëkuptim me klerin fetare dhe të mos tregojnë neglizhencë ndaj komploteve të armikut”.

Tags

Komente