Jan 08, 2019 08:52 CET
  • Në shkollën e Ruhullahut: Femrat pas Revolucionit

Në këtë edicion do të flasim do të paraqesim pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me femrën dhe do të shqyrtojmë rolin e femrave në zhvillimet politike dhe shoqërore pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar thamë se themeluesi i Revolucionit Islamik duke ringjallur vlerat fetare dhe kombëtare të qytetarëve, i dhe një pozitë të lartë femrave dhe krijoi kushtet e përshtatshme për pjesëmarrje efikase dhe serioze të femrave në sferat politike dhe shoqërore. Gjithashtu thamë se Imam Khomejni (ra) jo vetëm që ishte përkushtuar në ringjalljen dhe realizimin e të drejtave të humbura të femrave, por gjithashtu ka bërë të gjitha përpjekjet për t'i kthyer fisnikërinë dhe dinjitetin njerëzor të femrës që ishte përdhosur dhe shkelur gjatë periudhës së regjimit despotik të mbretërisë Pahlavi. Për këtë arsye dhe me qëllim të vlerësimit të pozitës dhe personalitetit të femrës, Imam Khomejni (ra) ditën e bekuar të lindjes së Hazretit Zahra (s.a.) e ka emëruar "Ditë të Gruas". Në vazhdim të këtij edicioni, do të shqyrtojmë rolin e femrave në zhvillimet pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar më tepër rolin dhe pozitën femrave në zhvillimet politike dhe shoqërore të Iranit në periudhën e sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Femrat gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik

Ashtu siç thamë edhe në edicionin e kaluar, femrat kishin një rol të rëndësishëm dhe shumë me ndikim në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit dhe Imam Khomejni (ra) në mënyrë të përsëritshme ka theksuar këtë rol të femrave dhe në disa raste rolin e femrave në zhvillimet e Revolucionit Islamik të Iranit e ka cilësuar më të madh se sa rolin e meshkujve. Nga pikëpamja e Imam Khomejnit, ishin femrat ato të cilat me sakrificën dhe trimërinë e tyre u kanë dhënë më shumë guxim dhe inkurajim meshkujve duke u bërë shkak për unitet dhe bashkim më të madh në radhët e revolucionarëve. Revolucioni Islamik bënte thirrje për liri dhe drejtësi sociale dhe u bë shkak për themelimin dhe ndërtimin e një sistemi që krijon rrethanat e duhura për realizimin e të drejtave politike-sociale të femrave dhe ringjallë dinjitetin, nderin dhe fisnikërinë njerëzore të tyre. Roli i femrave nuk kufizohej vetëm me zhvillimet e Revolucionit Islam, por përfundimi i jetës së regjimit despotik në realitet ishte një fillim për ngritjen e roleve të rëndësishme dhe të ndjeshme nga femrat në sferat e ndryshme politike dhe shoqërore. Me vendosjen e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, femrat duke u mbështetur në lirinë dhe vetëbesimit dhe respektin ndaj tyre që u realizuan me fitoren e Revolucionit Islamik, kanë arritur që të kenë pozitë dhe rol të rëndësishëm në të gjitha sferat e shoqërisë. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë ka thënë: "Sot me begatinë e Revolucionit Islamik, femra është një anëtare me ndikim në shoqëri dhe deri diku ka arritur të gjejë pozitën e vetë përkatëse. Femrat guximtare dhe me përgjegjësi, krah për krah burrave janë përkushtuar në ndërtimin e Iranit dhe njëkohësisht me këtë janë përkushtuar edhe në ndërtimin e personalitetit të tyre në fushat shkencore dhe kulturore .... Sot femrat në sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit po bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre krah për krah burrave për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Ky është kuptimi i vërtetë i lirisë së femrave dhe meshkujve...".

Fahime Ahmedi Dastxherdi, pilotja iraniane

Një prej rezultateve të rëndësishme të Revolucionit Islamik për femrat, ishte garantimi i lirisë së vërtetë për femrat. Imam Khomejni në përgjigje ndaj atyre të cilët gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik pyesnin për rolin dhe pozitën e femrave në sistemin shtetëror islamik, gjithnjë përgjigjej duke thënë se Republika Islamike e Iranit do të krijojë kushtet e duhura për praninë dhe pjesëmarrjen aktive të femrave në strukturat qeverisëse. Ai në përgjigje ty pyetjeve të gazetarëve të huaj në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Islami jo vetëm pajtohet me lirinë e femrave, po vet kjo fe është themeluese e lirisë së femrave në të gjitha aspektet e qenies së femrave. Femrat janë të lira që të marrin pjesë në shumë çështje. Do të thotë gëzojnë lirinë me kuptimin e vërtetë të fjalës, jo ashtu siç dëshironte mbreti". Imam Khomejni në përgjigje ndaj një pyetje të një gazetari tjetër në lidhje me pozitën e femrave në shtetin e Republikës Islamike të Iranit, respektimin e pastërtisë dhe dinjitetit shoqërore e konsideron të nevojshme për vazhdimësinë e lirisë së femrave dhe thotë: "Pozita e femrave në sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, është pozitë e një njeriu të vërtetë dhe një personaliteti të lirë, për kundër periudhave të cilat i kaluam ne ku as femrat dhe as burrat nuk ishin të lirë. Tani burrat dhe grat janë liruar nga zgjedha e regjimit despotik dhe tani e tutje do të jenë të lira, mirëpo nëse synojnë të kryejnë veprime përkundër normave morale, ato do të parandalohen".

Një prej sferave të rëndësishme kur femrat kanë mundur ta luajnë rolin e tyre me seriozitet të plotë në sferat shoqërore pas fitores së Revolucionit Islamik, ishte prania e tyre në procesin e rindërtimit të vendit. Procesi për rindërtimin e vendit ka filluar me dekretin e Imam Khomejnit dhe me qëllim të zhdukjes së varfërisë dhe zhdukjen e privimit të njerëzve në zonat dhe rajonet e privuara të vendit me pjesëmarrjen dhe përkushtimin e plotë të të gjitha shtresave të qytetarëve në vitet e para pas themelimit të Republikës Islamike të Iranit. Pas lëshimit të dekretit të Imam Khomejnit për fillimin e procesit të rindërtimit të vendit i quajtur me emrin "Xhihadi Sazandegi", grat krah për krah me burrat, janë përkushtuar në realizimin e drejtësisë sociale me qëllim të zhdukjes së varfërisë dhe privimit nga zonat dhe rajonet e varfra të vendit. Imam Khomejni duke vlerësuar lartë përkushtimin dhe kontributin e madh të femrave me pjesëmarrjen në procesin e rindërtimit, ka thënë: "Ky ishte vullneti i Zotit, kjo ishte një fuqi mbinatyrore! Asnjë forcë tjetër nuk mund të bënte një punë të tillë dhe të rinjtë dhe të rejat t'i drejtojë në procesin e rindërtimit të vendit. Grat të cilat në atë kohë ishin indiferente në lidhje me vendin e tyre dhe në lidhje me çdo proces tjetër, tani pikërisht këto gra kanë dalë në skenë dhe të gjithë e kemi vërejtur se ato mund të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë e tyre në nivelin më të mirë të mundshëm. Kur burrat shikojnë se edhe grat marrin pjesë në të gjithë veprimtarinë në të gjitha fushat, ata inkurajohen edhe më shumë në zhvillimin e vendit". Grat përveç rolit që kanë luajtur në procesin e rindërtimit të vendit, ato kanë qenë shumë aktive edhe në periudhën e luftës së imponuar kur Irani u përball me agresionin ushtarak të një shteti tjetër. Femrat edhe gjatë kësaj periudhe kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet luftarake dha kanë qëndruar krah për krah burrave në frontet e mbrojtjes. Imam Khomejni (ra) në lidhje me rolin e grave në mbështetje ndaj luftëtarëve në periudhën e Mbrojtjes së Lavdishme, ka thënë: "Në periudha të tilla kur ne përballemi me komplote të superfuqive botërore dhe kur Irani sulmohet nga të gjitha anët, ju femrat vazhdoni të jepni kontributin tuaj prapa fronteve të luftës duke mbështetur luftëtarët".

Pjesëmarrja e grave në mbrojtjen e  vendit

Imam Khomejni (ra) rolin e femrave në mbështetje ndaj luftëtarëve të fronteve gjatë Mbrojtjes së Lavdishme e konsideron të pashembullt në histori dhe thotë: "Unë kur po shikoj nëpërmjet televizionit si grat grupe-grupe nëpër qytete dhe fshatra po punojnë për përgatitjen artikujve dhe gjërave të ndryshme për t'i dërguar për luftëtarët në fronte të luftës, po më vije turp nga vetja duke menduar se kush jemi ne dhe kush janë këto. Ju mund të hidhni një vështrim në histori që nga fillimi e deri në fund, nëse do të gjeni në ndonjë vend se femrat në përgjithësi dhe sidomos vajzat e reja të mobilizohen deri në këtë nivel në mbështetje të vendit duke ia kushtuar të gjithë rininë e vet?". Ndihma ndaj të varfërve dhe nevojtarëve duke dhënë pasuri dhe ofruar ndihma të aspekteve të ndryshme, është një tjetër mënyrë e paraqitjes së rolit të rëndësishme të femrave në sferat shoqërore me qëllim realizimin e idealit të drejtësisë sociale. Imam Khomejni në lidhje me këtë ka thënë: "Motrat tona të cilat kanë marrë pjesë në zhvillimet e Revolucionit Islamik, duhet të dihet se vlera e veprimtarisë së tyre ka qenë më e madhe se vlera e burrave. Ato kanë dalë në skenë dhe krah për krah me burrat kanë dhënë kontribut për fitoren dhe tani me qëllim të sinqertë, të gjithë atë që kanë fituar gjatë jetës e shpenzojnë për të ndihmuar të varfërit dhe nevojtarët. Ky është veprim me vlerë shumë të madhe që nuk mund të paguhet me asnjë çmim". Imam Khomejni (ra) kontributin e grave dhe femrave në përgjithësi që kanë dhënë për të ndihmuar shtresat e varfra të shoqërisë e cilëson si luftë në rrugën e Zotit dhe thotë: "Grat në kohën tonë kanë vërtetuar se janë krah për krah me burrat në dhënien e kontributit në rrugën e Zotit. Ata kanë dhënë floririn dhe xhevahiret për të ndihmuar të varfrit. Ato në këtë kontribut kanë qëllim të pastër dhe të sinqertë për Zotin. Zoti i madhërua ka zbrit disa ajete kur'anore për të vlerësuar disa rreth bukë që Imam Aliu (a.s.) dhe familje e tij ua dha lëmosh disa personave të uritur. Këto ajete nuk janë për të vlerësuar disa rrathë buke, por të vlerësuar qëllimin e sinqertë dhe të pastër të besimtarit".

Imam Khomejni gjithashtu sakrificën e grave në edukimin e fëmijëve trima dhe të guximshëm dhe pastaj dhurimin e tyre në rrugën e Revolucionit dhe Mbrojtjes së Lavdishme, e konsideron një veprim shumë të pëlqyeshëm dhe me shumë vlerë i cili tregon besimin dhe bëhet shkak për ngadhënjimin dhe fitoren kundër tiranisë, ndërsa thotë: "Forca e besimit në martirizim dhe ndjenja për të kërkuar martirizimin, është një gjë shumë e madhe. Kjo është një sakrificë dhe flijim i papërshkrueshëm i bërë vetëm me qëllim të fitores së një populli të shtypur në luftën kundër tiranisë".

Tags

Komente