Feb 11, 2019 08:42 CET
  • 4 dekada të sukseseve të Republikës Islamike të Iranit (7)

Ajetollah Khamenei, në shkurt të vitit 2014, u përcaktoi tre pushteteve në vend politikat e përgjithshme të ekonomisë së rezistencës, në të cilat u theksua ekonomia e rezistencës e bazuar tek kultura revolucionare dhe islame dhe shtjelloi karakteristikat e tij si mbështetja në njohuri dhe teknologji, vendosja i drejtësisë, mbështetja tek potencialet vendase, dinamike dhe progresive.

Irani nuk është vetëm i pasur me burime të naftës dhe gazit, por edhe në aspektin e rezervave të mëdha minerale, ai konsiderohet ndër tre vendet më të mira në botë dhe cilësohet si parajsë e mineraleve në botë. Shtatëdhjetë për qind e depozitave minerale në botë me një peshë prej 40 miliardë tonësh dhe me vlerë më shumë se 770 miliardë dollarë gjenden në Iran dhe nga ky aspekt Irani renditet ndër dhjetë vendet e para në botë. Megjithatë, ekspertët besojnë se vetëm 20 përqind e mineraleve të Iranit janë zbuluar. Nga 68 llojet e mineraleve iraniane mund të përmendim bakrin, plumbin, zinkun, arin, qymyrin dhe hekuri-nikelin. Pas Revolucionit Islamik, procesi i zbulimit dhe nxjerrjes së mineraleve u përshpejtua dhe u shfrytëzuan shumë miniera të mëdha. Prej 8840 minierave të gjetura në vend, 5873 prej tyre janë aktive dhe mineralet rezultuese eksportohen në vende të huaja pas furnizimit të nevojave të brendshme. Vitin e kaluar, vlera e eksporteve të produkteve minerale ishte më shumë se 2 miliardë dollarë. Ndër burimet minerale të Iranit, bakri përllogaritet rreth dy miliardë dhe gjashtëqind mijë ton, duke përbërë 4 për qind të bakrit në botë. Miniera e bakrit më të rëndësishme në Iran, e cila mban rreth gjysmën e këtij produkti, është miniera Sarcheshme në jug të Iranit. Gjithashtu, miniera e hekurit Golghay po në jug të Iranit,  kap një rezervë të përcaktuar prej 220 milion ton e cila konsiderohet miniera më e madhe e hekurit në Azinë Perëndimore. Miniera e Anguranit në Iranin Perëndimor, me rezervë prej 9 milion ton, është miniera më e madhe e plumbit dhe zinkut në Azinë Perëndimore. Miniera Zarshurane në veriperëndim të Iranit ka 150 ton rezerva ari dhe në vit prodhon 5.5 ton shufra ari në vend. Miniera më e vjetër e njohur dhe e famshme Nishapur në Iranin verilindor, është miniera më e madh në botë e gurit të çmuar firuze. Cilësia e këtij guri është aq e lartë saqë me atë gurët e të tjerë të këtij lloji. Tani, dhjetëra mijëra inxhinierë dhe ekspertë të minierave dhe metalurgjisë, së bashku me punëtorët e zellshëm dhe të denjë, duke përdorur pajisje të ndryshme po përpiqen të rrisin prodhimin e mineraleve iraniane sa më shumë që të jetë e mundur.

Miniera e bakrit, Sarcheshme

Irani është një vend i madh dhe mjaft i gjerë dhe për këtë ai ka nevojë për shumë rrugë, hekurudha dhe linja ajrore për të kryer transportet me pasagjerë dhe mallra. Deri në vitin 1979, kur fitoi Revolucioni Islamik i Iranit, në Iran kishte 46,000 kilometra rrugë, që lidhin kryesisht qytete të mëdha. Por pas revolucionit, pati një lëvizshmëri të re në ndërtimin e rrugëve dhe për më shumë se dyzet vjet, gjatësia e rrugëve që lidh qytetet dhe fshatrat ka arritur në  më shumë se 210,000 kilometra, gjë që është përmirësuar shumë në aspektin e cilësisë dhe sigurisë. Rreth 18,000 kilometra rrugë, janë autostrada të sigurta dhe të rehatshme të cilat shfrytëzohen nga më shumë se 16 milionë udhëtarë. Para revolucionit, në Iran lëvizin vetëm një milion e dyqind mijë automjete. Nga ana tjetër, 16,000 autobusë mundësonin lëvizjet e udhëtarëve në destinacionet e tyre. Gjithashtu, 360 mijë kamionë dhe makina mallrash transportonin mallrat prej 550 milionë ton në vit për t'u përdorur nga banorët e fshatrave dhe banorët e qyteteve. Irani nga kufijtë tokësore ka lidhje ekonomike dhe tregtare me shtatë vende, kështu që atij i nevojiten rrugët dhe terminalet e përshtatshme për kalimin aktiv kufitar. Aktualisht, një numër i madh kamionësh përdorin 23 terminale kufitare të vendit dhe dërgojnë mallra në vendet fqinje, si dhe importojnë mallra të ndryshme në Iran nga vende të tjera.

Treni që kalon përmes urës Varsak në veri të Iranit

Hekurudha është një nga mjetet më të sigurta dhe më të mira për transportet me ngarkesa dhe pasagjerë. Gjatë viteve pas revolucionit islamik, gjatësia e hekurudhave iraniane është dyfishuar dhe ka tejkaluar 11.000 kilometra linje hekurudhore. Gjatësia e hekurudhave, lokomotivave, vagonëve dhe binarëve është rritur dhe shumë prej tyre janë rinovuar dhe imunizuar. Shumë nga këto lokomotiva dhe vagonë janë prodhuar nga specialistët dhe punëtorët vendas. Vitin e kaluar (1396) ( sipas kalendarit diellor), trenat kanë transportuar rreth 25 milion pasagjerë dhe 47 milion ton ngarkesa me mallra. Nga ana tjetër, Irani ka një avantazh të mirë për eksportimin dhe importimin e mallrave nga deti, për shkak të 5800 kilometrave vije bregdetare të saj në veri dhe në jug të vendit. Prej këtu përcaktohet rëndësia e porteve për përdorimin e këtij kapaciteti. Para revolucionit, kapaciteti i disa porteve në brigjet e Iranit ishte vetëm 10 milion ton, i cili kryesisht ishte destinuar për importet nga vendet perëndimore. Sot, ka një numër të madh të porteve në Detin Kaspik, Gjirin Persik dhe Detin Oman, me një kapacitet vjetor prej 220 milion ton, 22 herë më shumë sesa gjatë epokës Pahlavi. Gjithashtu, në vitin 1396 ( sipas kalendarit diellor), 24 milionë njerëz kanë udhëtuar me anije të ndryshme nga portet iraniane. Sot, Irani ka një flotë të madhe anijesh dhe pajisje të tjera lundruese, si dhe 125,000 forca detare me një certifikatë të vlefshme për transportimin e ngarkesave dhe udhëtarëve. Në fushën e transportit ajror, Irani ka 57 aeroporte, nga të cilat 9 janë aeroporte ndërkombëtare. Me 266 aeroplanë që përdorin këto aeroporte, ata zhvendosin 34 milionë njerëz në vit, ndërsa para revolucionit islamik Irani ka pasur vetëm 25 avionë. Për fat të keq, pas Revolucionit Islamik qeveritë perëndimore kanë refuzuar  t’i shesin avionë Iranit, duke e bojkotuar Republikën Islamike të Iranit në këtë fushë. Për këtë arsye, ekspertët iranianë kanë punuar për të bërë avionë të vegjël dhe ushtarakë dhe për pesë vitet e ardhshme planifikohet që ata të ndërtojë avionë prodhim vendas.

Porti Shahid Rajayi në jug të Iranit

Irani ka një civilizim shumë të lashtë, me disa mijëra vite qytetërim dhe është një nga 10 vendet e para në botë në këtë fushë. Përveç kësaj, natyra e bukur dhe vendet e shenjta që gjenden me bollëk në Iran, e bëjnë atë një vend tërheqës dhe spektakolar për turistët e huaj. Për këtë arsye, më shumë se 5 milionë turistë të huaj vizitojnë çdo vit monumentet e lashta, vendet shenjta fetare dhe peizazhet e bukura të Iranit, numër ky që është trefishuar me atë të periudhës para revolucionit islamik. Të ardhura nga fusha e turizmit arrijnë në më shumë se 6 miliard dollarë. Autoritetet përkatëse po punojnë për të siguruar infrastrukturën e nevojshme për të rritur këtë industri dhe për këtë arsye, përveç mjeteve të transportit, numri i hoteleve iraniane është shtuar në 1200 hotele apo katër herë më shumë saç ishte para revolucionit. Një nga përfitimet e vizitave turistike të huaj në Iran, është një njohja nga afër me avancimet, bukuritë, ngrohtësinë dhe sigurinë, që ndikon në neutralizimin e përpjekjeve të medias perëndimore për të prishur imazhin e këtij vendi të madh dhe të rëndësishëm të rajonit. Një numër i madh i turistëve të huaj janë pelegrinët e vendeve të shenjta si Mashhad, Qom dhe vendeve të tjera të shenjta. Gjithashtu, me përparimet e rëndësishme në sektorin mjekësor të Iranit, turizmi shëndetësor i Iranit po zgjerohet dhe çdo vit në Iran për tu shëruar vijnë me dhjetëra mijëra pacientë të vende të ndryshme.

Turistë duke vizituar kompleksin turistik Poltroni Xhamshid

Ndonëse arritjet e Republikës Islamike të Iranit gjatë katër dekadave të kaluara ishin mbresëlënëse dhe nganjëherë befasuese, sanksionet e qeverive perëndimore, lufta e regjimit irakian Bathist kundër Iranit, konspiracionet e brendshme dhe presionet e huaja të ndryshme kanë penguar Iranin që të bëjë akoma më shumë progrese në sektorin ekonomik. Nga ana tjetër, armiku vitet e fundit gjithmonë është përpjekur të dëmtojë Republikën Islamike të Iranit dhe ta ngushtojë gjithnjë e më shumë popullin iranian. Për këtë arsye, shumë vite më parë udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Ali Khamenei ka projektuar një "ekonomi të rezistencës" dhe ka inkurajuar shtetin për realizimin e saj. Ai lidhur me karakteristikat e një ekonomie rezistente thotë se një ekonomi rezistente është një ekonomi që është rezistente me strukturën së saj të brendshme, mund të bëjë qëndresë dhe që nuk do të ndikohet nga ndryshimet të ndryshme në këtë qoshe apo në atë kënd të botës". Ajetollah Khamenei, në shkurt të vitit 2014, u përcaktoi tre pushteteve në vend politikat e përgjithshme të ekonomisë së rezistencës, në të cilat u theksua ekonomia e rezistencës e bazuar tek kultura revolucionare dhe islame dhe shtjelloi karakteristikat e tij si mbështetja në njohuri dhe teknologji, vendosja i drejtësisë, mbështetja tek potencialet vendase, dinamike dhe progresive. Për të zbatuar këto politika, qeveria ka krijuar një komandë të Ekonomisë së Rezistencës për të koordinuar dhe përshpejtuar realizimin e qëllimeve të kësaj strategjie të re ekonomike. Në këtë mënyrë mund të pritet që shkalla e përparimit dhe prosperitetit të ekonomisë iraniane të dyfishohet dhe për pasojë sanksionet dhe presionet ekonomike të qeverive perëndimore të humbasin efektivitetin e tyre.

Tags

Komente