Feb 11, 2019 08:48 CET
  • Të rinjtë, shoqëruesit këmbëngulës dhe të qëndrueshëm të Revolucionit Islamik

Rinia është një periudhë brilante e jetës, edhe pse jo e gjatë, por veprat në këtë periudhë janë të qëndrueshme dhe me ndikim në jetën njerëzore.

Duke hulumtuar në histori, ajo që ndodh më së shumti është çështja e pranisë dhe rolit të rinisë në çdo kohë. Që nga ditët e hershme të Islamit, kur Profeti (s.a.v.s) e bëri publikisht adhurimin e tij ndaj fesë, ndjekja e h.z. Muhammed nga të rinjtë, ishte e dyfishtë. Ata duke u frymëzuar nga natyra e tyre e pastër, u bënë avangardë të pasuesve të Islamit, kishin rrethuar me entuziazëm Profetin, me praninë e tyre të mrekullueshme, ata gëzuan zemrën e mesazhit të shpalljes, që në fjalët e Profetit Muhamed (as) përshkruhet: Zoti më ka zgjedhur si lajmëtar dhe kështu të rinjtë u bashkuan me mua, ndërsa të moshuarit u ngritën kundër meje.

Dhe sot, kur në Revolucionin Islamik të Iranit filloi kryengritja për sundimin e drejtësisë, të rinjtë e lëvizjes pioniere kanë revolucionarizuar rolin e tyre në transformimin e ekuacioneve në favor të spiritualitetit dhe racionalitetit, që do të thotë se kanë pasur një rol domethënës. Imam Khomeini besoi në fitoren e Revolucionit Islamik për shkak të sakrificave dhe vetëdijshmërisë së të rinjve dhe tha: "Ju të rinj me fuqinë e besimit e keni sjellë këtë lëvizje deri në ditët e sotme dhe keni arritur të ruani këtë fuqi besimi. Paqja qoftë mbi ju, popull i madh i Iranit, dhe qofshin faqebardhë ju të rinjtë inteligjentë. Me arritjet e të rinjve të të gjitha sferave të jetës në Iran, kjo lëvizje ka ardhur në këtë nivel. Nga tash e tutje, me përpjekjet tuaja më të mira, do të zhduken rrënjët e korrupsionit dhe të korruptuarit do të turpërohen".

Gjatë sundimit të regjimit Pahlavi, ndërsa të rinjtë përbënin një pjesë të madhe të popullsisë iraniane, regjimi i Shahut, nëpërmjet represionit dhe diktaturës në vend, i pengonte aktivitetet e tyre të lira politike, shoqërore dhe kulturore dhe nga ana tjetër u përpoq të çojë talentin e të rinjve në një rrugë të devijuar për të denigruar fatin e vendit. Ndërkohë, ndriçimi i Imam Khomeinit dhe disa personalitete revolucionare dhe udhëheqëse luajtën një rol kyç në ndërgjegjësimin dhe zgjimin e një numri të madh të të rinjve. Në këtë drejtim, shumë të rinj u organizuan nën mbikëqyrjen e politikanëve të moshuar në formën e grupeve nëntokësore dhe sekrete. Në vitin 1356, brezat e rinj të Iranit duke i dhënë përparësi idealeve të tyre, përdorën slogane revolucionare, identitet islam, drejtësi, pavarësi, refuzim të shtypjes dhe dominimit. Kështu, si një forcë masive dhe efikase, ata u futën në skenë dhe në fillim të lëvizjes revolucionare të popullit iranian në vitin 1978, të rinjtë filluan të lulëzojnë.

Formimi i Revolucionit Islamik që nga fillimi u bazua në përpjekjet dhe këmbënguljen e të rinjve. Marshimet zakonisht organizoheshin prej tyre, me përgjegjësi të ndryshme për të rinjtë e qyteteve dhe lagjeve. Gjatë revolucionit islamik, të rinjtë rifitonin identitetin e tyre kombëtar dhe fetar dhe u ndjenë përgjegjës për ndërtimin e së ardhmes së Iranit. Prania e tyre e guximshme më 13 Aban, betejat e rrugës dhe kapja e kazermave në Bahman 57, kapja e spiunëve amerikanë dhe Lufta 8 vjecare e Mbrojtjes së Shenjtë, janë rolet e përjetshme dhe të admirueshme të kësaj klase në historinë bashkëkohore iraniane.

Gjatë luftës së imponuar, një numër i madh i të rinjve dhe adoleshentëve, pavarësisht moshës së tyre të ulët, u aktivizuan për të mbrojtur ujin dhe tokën e Iranit. Gjatë  8 viteve të lufts së lavdishme, komandantët efektivë në nivelin e lartë të Komandës së Mbrojtjes së Shenjtë demonstruan praninë e të rinjve besnikë në beteja.  Dëshmor Bagheri, Dëshmor Alam Al-Hadi, Dëshmor Zainuldin, Dëshmor Adalat nga provinca Bushehr dhe shumë komandantë të tjerë ishin të rinj që shkuan në fronte sipas domosdoshmërisë së universitetit dhe vepruan në misionin e tyre historik dhe të ndjeshëm. Ajetollah Khamenei, Lideri suprem i Revolucionit islamik, tiparet e të rinjve që kanë marrë pjesë në Luftën e lavdishme 8 vjeçare, i përshkruan në këtë mënyrë: "Adhurimi, mençuria, guximi, sakrifica dhe këmbëngulja ishin karakteritika të të rinjve të cilët si luftëtarë shumë të devotshëm luftuan përballë armikut dhe Imam Khomeini (ra) me pikëpamjen e tij shumë të thellë, këta të rinjë i quajti "Fat'h Al Fotuh".

Të rinjtë, pasi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren dhe krijimin e Revolucionit Islamik, ata luajnë një rol të rëndësishëm edhe në vazhdimin e Revolucionit Islamik dhe konsolidimin e tij dhe shoqërimi i tyre do të jetë një garanci për të ardhmen e Revolucionit Islamik dhe avancimin e qëllimeve të tij në të gjitha fushat. Pas luftës së imponuar, rinia luajti një rol të veçantë në ndërtimin e vendit. Karakteristika fetare e imam Khomeinit(ra) nuk ishte i vetmi faktor që bëri të mundur tërheqjen e popullit, sepse njerëzit liderin e tyre e konsideronin dijetar të njohur të udhëzimeve islame dhe të Kuranit. Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit kishte bindje të plotë tek këto udhëzime dhe ashtu si shumë liderë revolucionesh doktrinën e konsideronte mjet për fitore. Besimi i plotë i imamit tek Zoti, e ndihmoi atë të ruante gjithmonë qetësinë dhe të kishte mbështetje. 

Në vitet e fundit, Irani ka bërë përparim të shquar në shkencë, teknologji dhe industri. Trendi i shpejtë i këtyre zhvillimeve pasqyron avancimin progresiv të Revolucionit Islamik drejt zhvillimit dhe përsosmërisë. Disa mendimtarë dhe teoricienë në fushën e sociologjisë politike, demokracinë e konsiderojnë si bazë të mendimeve dhe praktikave të veprimit, që është në përputhje me të mirën e përgjithshme, siç interpretohet dhe drejtohet nga vullneti i publikut. Sipas këtij përkufizimi, themelet e një qeverie demokratike mund të karakterizohen nga ekzistenca e kushtetutës ose traditës, promovimi i sundimit të ligjit, mbrojtja e lirive individuale dhe së fundi, ekzistenca e një strukture demokratike, të tilla si e drejta për të votuar, sundimi i shumicës dhe qeveria që përfaqëson shumicën. Sipas rolit të sistemeve demokratike, njerëzit janë në gjendje të përcaktojnë mënyrën kolektive të jetës si dhe të arrijnë një konsensus intelektual dhe praktik në komunitet dhe në politikë, dhe nëse mjetet njohëse u janë dhënë atyre në mënyrë korrekte, ata zgjedhin praktikat më të mirën. Me themelimin e Republikës Islamike në Iran dhe përpjekjet e saj për të mbizotëruar mendimin islam në skenën shoqërore-politike, çështja e mendimit politik në Islam zuri një vend të veçantë. Legjitimiteti dhe autoriteti i sistemit në Republikën Islamike të Iranit  mbështet tek kombi. Ky proces manifestohet në Republikën e Maqedonisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira të këshillave dhe pjesëmarrjes politike.

Sot, të rinjtë iranianë janë të angazhuar për të studiuar dhe për të mësuar shkencën dhe njohuritë e arsimit të lartë në universitete dhe qendra shkencore. Çdo ditë jepen lajme të mira për arritjet e shkencëtarëve të rinj me zbulime dhe shpikja shkencore, duke ditur se shkenca është shkaku i përparimit dhe prosperitetit të shoqërive.

Ajetollah Khamenei, Lideri suprem i Revolucionit Islamik, duke ju drejtuar të rinjve, thotë: "E ardhmja më e mirë se e sotmja me padyshim u përket të rinjve të cilët e kanë të nevojshme të ecin në rrugën e drejtë dhe në formë të palodhur. Lideri suprem përmendi sukseset konkrete dhe të qarta të Republikës Islamike të Iranit në shkencë dhe teknologji dhe rolin e të rinjve në këto suksese dhe tha: Megjithatë nuk duhet të mjaftohemi me kaq pro duke pasur parasysh mundësitë e vendit duhet të nxitojmë me më shumë fuqi në lëvizjen tonë".

Tags

Komente