Sep 08, 2019 08:02 CET
  • Irani, dyzetë vite pas fitores së Revolucionit Islamik

Irani, qëndrimi besnik ndaj idealeve – mbrojtja e të drejtave të popujve të shtypur (pjesa e gjashtë)

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalën e tij me rastin e fillimit të vitit të ri 1397, në Mauzoleun e Imam Ali Reza në Mashhad, një prej faktorëve të qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së vlerave të Revolucionit Islamik në dyzetvjetorin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit është qëndresa mbi idealet e Revolucionit.

Një pjesë e këtyre idealeve manifestohet në mbështetjen ndaj popujve të shtypur dhe në rezistencën e Republikës Islamike të Iran në përballje me dhunës dhe në dënimin e sjelljeve dhe veprimeve të padrejta dhe gjithashtu në dyzetvjetorin e Revolucionit Islamik, këto ideale vazhdojnë të jenë krenaria e Revolucionit Islamik. Në këtë edicion do të shqyrtojmë politikat e Iranit në mbështetje ndaj popullit të shtypur të Bahrejnit.

Tani janë bërë shumë vite që po shkelen të drejtat e popujve të shtypur dhe kjo padrejtësi nuk është e kufizuar vetëm me popullin e Palestinës. Republika Islamike e Iranit është kundër sjelljeve dhe veprimeve të tilla dhe në kudër të mbrojtjes së të drejtave të popujve të shtypur, gjithnjë ka dënuar veprime të tilla.

Mbështetja e Iranit ndaj popujve të shtypur që nga vitet e para të fitores së Revolucionit Islamik dhe në dyzetë vitet e kaluar, ka qenë e bazuar pikërisht mbi këto parime.

Mbështetja e Iranit ndaj popullit të shtypur të Bahrejnit është shembull tjetër në këtë drejtim.

Bahrejni që nga 14 shkurti i vitit 2011, është përfshirë nga protestat popullore kundër regjimit mbretëror Al Khalifa. Zjarri i këtyre protestave nuk është shuar akoma. 14 shkurti i vitit 2011 është dita e deklarimit në mënyrë të hapur të irritimit të opozitarëve të regjimit mbretëror të Bahrejnit, një ditë në të cilën gjatë një shtypje kolektive, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra protestues që protestonin kundër diskriminimeve dhe pabarazive. Disa ditë më pas, gjithashtu më 15 mars njëkohësisht me hyrjen e sekretarit amerikan të mbrojtjes në Bahrejn, forcat ushtarake të Arabisë Saudite dhe pas disa ditëve edhe forcat ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe u futën në Bahrejn dhe si rezultat është ushtruar një dhunë dhe represion i madh ndaj qytetarëve protestues ku u vranë dhe u plagosen me dhjetëra protestues.

Qeveria e Bahrejnit shkatërroi simbolin e sheshit Lu’lu’, do të thotë të atij sheshi në të cilin filloi edhe revolucioni i Bahrejnit dhe e zhduki tërësisht këtë simbol të lëvizjes revolucionare të popullit të Bahrejnit me qëllim që ta shuajë zërin e protestave qytetare.

Tani kanë kaluar më shumë se tetë vite që nga fillimi i protestave qytetare në Bahrejn. Regjimi shtypës dhe despotik i Bahrejnit, përgjatë gjithë këtyre viteve ka vazhduar t’i ngjet etiketa të sigurisë dhe akuza të rënda qytetarëve, ka vazhduar politikat shtypëse dhe lëshimin e dënimeve të rënda me burg dhe me ekzekutim me vrasje e deri në dëbim dhe heqje të nënshtetësisë së protestuesve bahrejnas.

Sunduesit e regjimit despotik të Bahrejnit me nxitjen e Arabisë Saudite dhe me llogaritjet e gabuara, mendonin që me grushtin e hekurit mund t’i vazhdojnë jetën themeleve të lëkundura të sundimit me dhunë dhe diskriminim në këtë vend. Mirëpo për shtatë vjet politikë shtypëse dhe spekulime, regjimi despotik Al Khalifa nuk mundi të shuajë protestat qytetare në këtë vend.

Bahrejni për të dalë nga kjo bllokadë të cilën e ka krijuar vet, po mundohet që duke bërë spekulime dhe akuza të pabaza, ta prezantojë Iranin si shkaktar të krizës së brendshme të tij. Mirëpo realiteti është ky që Manama e ka zhytur veten në politikat ndërhyrëse të Arabisë Saudite. Autoritetet e Bahrejnit po akuzojnë Iranin për ndërhyrje në Bahrejn dhe po mundohen këtë gënjeshtër të induktojnë edhe për të tjerët, mirëpo as këto spekulime e akuza të pavërteta dhe as politika e ashtuquajtur “grushti i hekurt” nuk kanë arritur të pengojnë qytetarët bahrejnas të kërkojnë të drejtat legjitime të tyre.

Shejkh Ali Selman, sekretari i përgjithshëm i organizatës “Vefak” të Bahrejnit, në lidhje me këtë thotë:

“Rrugëzgjidhja politike dhe përgjigja ndaj kërkesave të popullit të Bahrejnit është e pashmangshme dhe çfarëdo lloj vonese në këtë rrugëzgjidhje, bëhet shkak që Bahrejni të paguaj çmim më të lartë”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në takim me funksionarët shtetëror dhe ambasadorët e vendeve islamike në Teheran në korrik të vitit 2016, ka thënë:

“Ne në çështjen e Bahrejnit nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë kurrfarë ndërhyrje, mirëpo vetëm u japim këshilla autoriteteve bahrejnase. Atje ekziston një konflikt politik. Disa faktorë mundohen që këtë konflikt politik ta çojnë drejt një luftë të brendshme. Ne themi se nëse ata janë të vetëdijshëm, nëse kanë njohuri dhe nëse arsyeja politike sundon mbi ata, atëherë nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Kundërshtitë politike dhe konflikti politik mund të krijohet në çdo vend. Për çfarë arsye disa faktorë duhet të veprojnë në atë mënyrë që t’i detyrojnë popujt të ngritën me grusht dhe t’i fusin qytetarët në luftë mes vete?! Këto janë gabime të cilat për fat të keq po i vërejmë në disa vende islame”.

Regjimi Al Khalifa duke u bazuar në mbështetjen e pretenduesve të rrejshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në praninë e pushtuesve shtypës sauditë, më 20 korrik të vitit 2016 zbuloi perden e aventurës më të rrezikshme të tij kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Bahrejnit duke i hequr nënshtetësinë bahrejnase njërit prej dijetarëve më të mëdhenj fetar shiitë të Bahrejnit.

Edhe pse vendimi irracional dhe i injorantë i regjimit Al Khalifa në heqjen e nënshtetësisë së Shejkh Isa Kasem është shkelje e ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe kalon edhe shkeljet e të drejtave qytetare, mirëpo këto politika të shtypjes e bërën më të vendosur popullin e Bahrejnit dhe i shtuan motivet e tij për të protestuar.

Realiteti është ky që pushtimi dhe agresioni kanë qenë mjete të faktorëve të huaj për të sunduar mbi fatin e myslimanëve. Për fat të keq disa regjime shtypëse kanë bashkëpunuar me fuqitë ndërhyrëse në këtë lëvizje kolonialiste.

Republika Islamike e Iranit ashtu siç mbështet popullin e Bahrejnit me shumicë shiite, ka gjatë katër dekadave të kaluara ka mbështetur edhe popullin e Palestinës që është me shumicë sunite dhe në këtë rrugë ka paguar çmim shumë të lartë.

Irani ashtu siç ka theksuar realizimin e kërkesave drejtësidashëse të popujve të Egjiptit, Tunizisë dhe rajoneve të tjera, gjithashtu ka shprehur shqetësime për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shtypjen e popullit në Bahrejn, Arabi Saudite dhe në rajone të tjera të botës.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë çështje, në fjalën e tij në takim me funksionarët shtetërorë, me pjesëmarrësit e konferencës për unitetin islamik dhe me ambasadorët e vendeve islame të akredituar në Teheran, vlerësoi se sulmet dhe vrasjet e myslimanëve duke filluar nga Mianmari në lindje të Azisë e deri në Nigeri në perëndim të Afrikës dhe përballja mes myslimanëve në rajonin shumë të rëndësishëm të Azisë Perëndimore janë rezultate të komploteve dhe intrigave të fuqive arrogante të botës për të krijuar përçarje dhe për të dobësuar myslimanët. Ajetullah Khamenei deklaroi: “Bota islame aktualisht po përballet me shumë kriza dhe vuajtje të mëdha ndërsa “uniteti, bashkëpunimi dhe tejkalimi i mosmarrëveshjeve mes shkollave fetare dhe ideologjike nën hijen e të përbashkëtave të shumta”; janë rrugëzgjidhja e këtyre problemeve dhe krizave”.

Popujt e shtypur duke inspiruar nga Revolucioni Islamik i Iranit kanë arritur në këtë bindje se ekziston mundësia e përballjes me sistemet despotike dhe hegjemoniste. Prandaj, pikërisht për këtë arsye është krijuar kultura e rezistencës në kuadër të lëvizjeve islame në botën islame dhe është formuar kultura e luftës kundër dhunës në vendet nën sundime të dhunshme dhe vazhdimisht është duke u forcuar.

Revolucioni Islamik aktualisht ndodhet në dyzetvjetorin e jetës së vet dhe vazhdon të jetë inspirues për popujt revolucionar dhe të shtypur të botës. Zhvillimi i kulturës së rezistencës mund të vërehet shumë mirë në lëvizjet e luftës kundër sistemeve hegjemoniste që ndiqen nga popujt e shtypur. Me universalizimin e vlerave të Revolucionit Islamik, motot dhe lëvizjet në kundërshtimin e hegjemonisë së Amerikës dhe sistemeve të varura, janë shndërruar në një lëvizje globale.  

Sipas pohimeve të shumë teoricienëve politikë, lirimi nga fuqitë hegjemoniste për popujt e privuar dhe të shtypur, aktualisht është shndërruar në një kërkesë me vlerë dhe në një ideal dhe protesta kundër sistemeve hegjemoniste dhe diskriminuese është bërë një realitet i pamohuar.

Tags

Komente