Në programin " Një krahasim i thjeshtë" i përbërë nga 26 pjesë, do të bëjmë një krahasim të shpenzimeve elektorale për president në Amerikë dhe buxhetit të qeverisë amerikane për shërbimet dhe mirëqenien publike në Amerikë si dhe buxhetin e nevojshëm për zgjidhjen e problemeve botërore të tilla si përballja me urinë, vdekjen e fëmijëve, uljen e analfabetizmit dhe ulja e gazrave të efektit serë, etj.

Një herë në 4 vjet mediat botërore për disa muaj analizojnë dhe prezantojnë procesin e fushatës elektorale në Amerikë. Me këtë angazhim botëror mediatik, çështja e zgjedhjes së presidentit të Amerikës është kthyer në një çështje ndërkombëtare dhe lajmet mbi kandidatë për president janë kthyer në karnavale propaganduese botërore për Amerikën. Në kuadër të politikës së përgjithshme " Analizimi i Amerikës", përballja me këtë propagandë mediatike, mesa duke është diçka e nevojshme. Një prej karakteristikave negative në fushatën e gjatë elektorale të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, është niveli i lartë i shpenzimeve. Krahasimi i shpenzimeve të kësaj fushate me buxhetin e nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të popullit amerikan apo për zgjidhjen e problemeve botërore, tregon qartë se spektaklin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe pushtetin e parasë në zgjedhjen e presidentit të këtij vendi.

Thonë: Numrat nuk gënjejnë (Një krahasim i thjeshtë)

Një krahasim i thjeshtë

Uria dhe mangësitë ushqimore për njerëzit, të cilët këtë ushqim e kanë të nevojshëm për të kaluar jetën e përditshme, është një prej hallkave dhe problemeve botërore. Sipas statistikave të organizatës së ushqimit të OKB ( Programi Botëror i Ushqimit), 1/9 e popullsisë në botë d.m.th. 795 milion njerëz nuk kanë sasi të mjaftueshme ushqimi. - http://www.wfp.org/hunger/stats

12.9% e popullsisë në vendet në zhvillim, sipas standardeve ndërkombëtare, konsiderohen njerëz të uritur. 2/3 e njerëzve të uritur në botë jetojnë në Azi. Mirëpo situata e njerëzve të uritur në jug të kontinentit afrikan është shumë herë më tragjike. Në këto zona, 1/3 e popullsisë vuajnë nga mungesa ekstreme e ushqimit. www.fao.org/hunger/en/

Bashkësia Ndërkombëtare për të zgjidhur problemin e mungesës së theksuar të ushqimit ka krijuar organizatën e bujqësisë dhe ushqimit FAO, e cila merret me koordinimin e përpjekjeve botërore për zgjidhjen e problemeve të kequshqimit në nivel botëror. - http://www.fao.org/about/en/

Buxheti i organizatës FAO për vitin 2016-2017, i cili plotësohet nga vendet anëtare, është 2.6 miliard dollarë. –  http://www.fao.org/about/strategic-planning/en/

Kjo është në kohën kur niveli i shpenzimeve të dy kandidatëve demokratë dhe republikan, Hillary Clinton dhe Donald Trump, për thithjen e votës së shtetasve amerikanë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, është sa gjysma e buxhetit të FAO, buxhet që është i nevojshëm për zbatimin e programit botëror të përballjes me urinë.

 

Tags

Oct 23, 2016 12:00 Europe/Tirane
Komente