• Shejkh Zakzaki, luftëtar i rrugës së vërtetë

Këtë emision ia kemi kushtuar jetës plot luhatje të liderit të myslimanëve të Nigerisë, sheik Ibrahim Jakub Zekzaki.

Në emisionin e kaluar folëm mbi takimin e tij me imam Khomeinin (ra) dhe thamë se në këtë takim zemra e sheik Zekzakit është ndriçuar dhe ndezur dhe kjo krijon një burim të madh për ndryshimin e tij nga aspekti shpirtëror dhe spiritual. Zezkaki, e konsideronte imam Khomeinin (ra) shembullin kryesor për nga personaliteti, feja dhe politika dhe për këtë ai u bë ndër ndjekësit e imamit. Pas këtij takimi sheik Ibrahim Zezaki, një prej personaliteteve më të mëdhenj të Nigerisë, nisi të ndjekë Ehli Bejtin dhe me përpjekjet dhe sjelljet e tij të denja u kthye në një lider guximtar dhe drejtësidashës. Ai ishte një lider që drejtonte zemrat. Ai me pastërtinë e veprimit dhe përpjekjet e tij, në Nigeri edukoi njerëz që dashuronin imam Huseinin ( as ) dhe Ehli Bejtin. Hasan Bala, anëtar i lëvizjes islame dhe një prej personave të afërt me Zekzakin thotë: "Shkaku i asaj që tani sheik Zekzaki ka shumë përkrahës është shpirti i tij paqedashës dhe i qetë. Tani edhe pas 20 vitesh, shiitët e Nigerisë që arrijnë disa miliona njerëz vazhdojnë të shohin dashamirësinë në sjelljen e sheikut, e cila buron nga imamët e mëdhenj". 

Rezultati i përpjekjeve dhe aktivitetit të sheik Zekzakit është që brenda 3 dekadave, numri i shiitëve në Nigeri të shtohet shumë dhe gjatë kësaj kohe milion njerëz që ishin sunitë apo të krishterë të ndjekin Ehli Bejtin. 

Sheik Zekzaki ishte i mendimit se islami përcjell mesa zh botëror dhe ai nuk u përket vetëm arabë, por u përket të gjithë njerëzve të të gjitha kulturave. Nga këndvështrimi i tij islami i pastër Muhamedian, është i mbushur me dashuri, mirësjellje dhe vëllazëri ku Ehli Bejti është zbatuesi më i mirë i këtij islami. 

Sheik Zekzaki thotë: " Islami ka ardhur për botën me një mesazh botëror me qëllim që të ndryshojnë mendimin tonë. Sigurisht që kultura e njerëzve qëndron në vendin e saj mirëpo përmbajtja e mendimeve dhe e veprimeve tona ndryshon. P.sh. nëse një njeri është kthyer në mysliman, nëse përpara kësaj nuk thoshte gënjeshtare për të ruajtur personalitetin e tij social, pasi është kthyer në mysliman nuk thotë gënjeshtra për të marrë pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit dhe për shkak të bindjes që ai krijon për jetën pas vdekjes në parajsë dhe ferr. Ky është një faktor i përgjithshëm për të gjithë myslimanët. Ai kryen veprime pozitive dhe të mira për të marrë pëlqimin e Zotit dhe për t'iu afruar Atij". Sheik Zezkaki vazhdon; Të gjitha karakteristikat pozitive që krijohen tek njeriu pasi ai bëhet mysliman, është për shkak të fuqisë së ndryshimit e cila quhet tevhid". 

Një prej studentëve nigerian i cili është bërë shiit duke ndjekur sheik Zezakin ka thënë; Zekzaki sapo ishte kthyer nga Irani në vitin 1980, për të prezantuar bindjet e tij të reja, ato nuk i shkruante në një letër por të gjitha fjalët dhe ftesat e tij i bënte duke i titulluar ' Vëllazëria islame'. Pra në fillim njerëzit tërhiqeshin pas sjelljes së tij madhore dhe më pas njiheshin me medhhebin e tij. sipas udhëzimeve dhe mësimeve të dhëna prej tij, shitët e Nigerisë, shiitët Nigerisë kanë sjellje islamike mjaft tërheqëse. Ata as xhamitë e tyre nuk i kanë ndarë nga sunitët dhe shumë nga familjet e të varfërve dhe njerëzve në nevojë, mbështeten nga shiitët. Pikërisht kjo ka nevrikosur dhe irrituar shumë vahabistët e Al Saud. Kohët e fundit dhe pas tragjedisë së Minasë, sheik Zekzaki për të shprehur ngushëllimet e tij ka shkuar tek shtëpitë e familjeve sunite dhe atyre u ka shprehur ngushëllime për humbin e e të dashurve të tyre në tragjedinë e Minasë. Të gjithë ata kanë falur namazin prapa sheik Zekzakit. Ky student ndër të tjera thotë: Për moment ata që ndjekin Ehli Bejtin, janë njerëz me emër dhe shumë të respektuar në Nigeri. Sa herë që njerëzit përballen me një shiit, atij mund t'i besojnë ndonjë fjalë. Ata e dinë se ai nuk gënjen, nuk vjedh dhe nuk bën ndonjë veprim kundër ligjit. Kjo sjellje e bukur, është rezultat i përpjekjeve të pandërprera të sheik Zekzakit. 

Nigeria sot pas përpjekjeve të palodhura të këtij dijetari të madh, ka rreth 8-12 milion ndjekës të Ehli Bejtit. Në Nigeri dashamirësit dhe ndjekësit e Ehli Bejtit të Profetit (s.a.v.s) dhe dashamirësit e imam Huseinit (as), me një lëvizje madhështore tregojnë dashurinë dhe respektin e tyre. milion myslimanë pasi përshkruajnë kilometra rrugë në këmbë në ditën e Arbainit të imam Huseinit (as) shkojnë në huseinienë Bagiullah në qyteti Zaria me qëllim që të mbajnë zi për imam Huseinin (as) përkrah vëllezërve të tyre fetarë. Sipas raporteve të shumta, kjo ecje e shoqëruar me dashuri dhe pastërti të myslimanëve të Nigerisë, ka marrë si shembull lëvizjen e miliona besimtarëve myslimanë në ditën e Arbainit në Irak. E gjithë kjo është rezultat i përpjekjeve dhe mundit të pakursyer të sheik Zakzakit në Nigeri. 

Mirëpo shtimi i myslimanëve dashamirës të Ehli Bejtit në Nigeri, ka ngjallur shqetësimin e Arabisë Saudite, Amerikës dhe Izraelit kriminel. Ata me komplote të ndryshme janë munduar të influencojnë tek aparati shtetëror dhe informativ i Nigerisë. Me këtë influencë ata kanë zbuluar se kush ka qenë burimi i ndryshimit të njerëzve. Kishte shumë vite që ata kishin frikë prej tij. Që prej asaj kohe kur ishte një student trim dhe i guximshëm në degën e ekonomisë. Sheik Zezaki nuk shtoi përpjekjet e tij, u përball me më shumë armiq të brendshëm dhe të huaj. Armiq të shumtë frikësoheshin në përhapjen e përditshme të islamit në Nigeri dhe në rrëzimin e shtetit në këtë vend dhe kthimin e tij në një shtet islamik të kryesuar nga sheik Zekzaki. Ata frikësoheshin se Zekzaki do të kthehej në një Khomeini i dytë dhe ai duke krijuar një shtet islam të ngjashëm me atë të Iranit, do tu priste dorën influencës së të huajve në Nigeri. 

Frika e Arabisë Saudite, Amerikës dhe e qeverisë së Nigerisë nga përhapja e myslimanëve në vend, u bë shkak që presionet ndaj sheik Zekzakit të shtohen nga dita në ditë. Në vitin 2014 në manifestimin madhështor me rastin e ditës së Kodsit, u bë e qartë irritimi i qeverisë dhe ushtrisë së Nigerisë. Ushtria e Nigerisë në atë kohë hapi zjarr ndaj njerëzve dhe martirizoi 3 nga djemtë e sheik Zekzakit. Mirëpo ky lider trim dhe i përvuajtur, fali namazin mbi kufomat e djemve të tij dhe tha se ata përballë martirëve të Qerbelasë nuk janë asgjë. Ky dijetar i madh me qëndresën e tij tregoi se rruga e islamit dhe e edukimit të njerëzve të drejtë është çdo gjë për të dhe se ai është i gatshëm të japë jetën e tij dhe të familjes së tij në këtë rrugë. Ngjarja e fundit e padëshiruar në Nigeri ishte sulmi i ushtrisë ndaj myslimanëve në ditën e Arbainit të imam Huseinit (as) në vitin 2015. Ushtria e Nigerisë duke u justifikuar me pretendimin se gjoja shiitët kishin programuar një plan për të vrarë kreun e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Nigerisë, sulmoi myslimanët dhe në qytetin Zaria dhe huseinienë Bagiullah martirizoi mbi 1 mijë myslimanë. Në këtë ditë ushtria sulmoi edhe shtëpinë e Zekzakit, ku martirizoi disa të tjerë. Në këtë ngjarje sheik Zekzaki dhe bashkëshortja e tij u plagosën rëndë dhe më pas u dërguan nga ushtria në një vend të paditur. Myslimanët e Nigerisë pas këtij sulmi të egër dhe për të mbështetur martirët dhe liderin e tyre, për çdo ditë kanë organizuar protesta të gjera. Qeveria nisi të frikësohej nga kjo lëvizje e irrituar e populli dhe më në fund tregoi se sheik Zekzaki është gjallë dhe po kurohet. Edhe bashkëshortja e tij ka mbetur gjallë. Profesor Taha Jahja një prej anëtarëve të këshillit të lartë të myslimanëve të Nigerisë i cili ishte lejuar për të takuar sheik Zekzakin, ka thënë se ushtria ka qëlluar sheikun me 6 plumba dhe vetë sheik Zekzaki nuk mund ta imagjinonte se do të kishte mbetur gjallë. Profesor Taha Jahja, ka thënë se sheik Zezaki ka theksuar vetëm në një pikë dhe ka thënë; "Ngjarjet e fundit janë me të vërtetë për të ardhur keq". 

Sheik Zekzaki, lideri i myslimanëve të Nigerisë, deri më sot nuk ka lejuar që myslimanët të ngrihen në kryengritje të armatosur. Ai me shpirtin e tij paqësor është përballur me problemet dhe është përpjekur që myslimanët të mos bëjnë veprime që ato të shfrytëzohen si pretekst nga qeveria dhe ushtria. Megjithatë ushtria më në fund i sulmoi myslimanët e Nigerisë. Shumë prej tyre i martirizoi dhe liderin e dashur të tyre e plagosi. Kjo është në kohën kur udhëzimet dhe mësimet islame dhe të Kuranit theksojnë se gjaku i të përvuajturve një ditë do të përfshijë dhe përpijë ata që kanë ndezur zjarrin dhe kanë shtypur njerëzit. 


Tags

Feb 20, 2016 08:23 Europe/Tirane
Komente