Rritja e Islamit në Evropë është një subjekt që ka tërhequr vëmendjen e analistëve perëndimorë për të cilët ka ngjallur habi dhe befasi. E përjavshmja Spigel në një analizë të gjendjes së Islamit në Evropë shkruan: "Islami është feja më dinamike dhe më e madhe midis feve të botës. Shpejtësia e rritjes së asnjërës prej bashkësive  të tjera fetare nuk arrin ritmin e rritjes së Islamit.

Sot, analistët perëndimorë përballen me përparimin dhe zgjerimin e Islamit. Për shembull, në Spanjë, pas pesëqind vjetësh që nga rënia e qeverisë andaluziane, të rinjtë spanjollë gjithnjë e më shumë po përfshihen në Islam. Në Evropë dhe në Amerikë, Islami ka tërhequr shumë njerëz që janë humbur në rrugët e botës moderne dhe po kërkojnë një dritë udhëzimi që mund t'i shpëtojë ata nga dëshpërimi, humbja e qëllimit dhe objektivit. Megjithëse rritja e numrit të myslimaneve në Perëndim është e madhe për shkak të emigrimit të myslimaneve në vendet evropiane dhe në të njëjtën kohë po përhapet feja Islame në mesin e popullit evropian, mirëpo shumica e atyre që janë arsimuar dhe janë elitë e komunitetit, si dhe në një numër i madh artistësh perëndimorë, shkrimtarë dhe filozofë, i janë bashkuar Islamit.

Edoardo Agnelli është biri i Gianni Angelli, një senator dhe miliarder italian, pronar i fabrikës së automobilave Fiat, Ferrari, Obko, Lamborghini, Lancia, Alfaromeo, disa fabrika industriale, banka private, kompani të modës dhe veshjeve, Llastma, Correire Del Sera dhe klubin e futbollit Juventus. Ai ka lindur më 6 qershor 1954 në Nju Jork. Ai studioi studimet fillore në Itali dhe pastaj në Kolegjin e Atlantikut në Angli. Më pas u diplomua në Universitetin Princeton me diplomë nderi në fetë dhe filozofinë Lindore. Me hapjen e fabrikës Fiat në Itali, paraardhësit e Eduardo ndërtuan këtë industri të madhe ku të afërmit e tij tani janë aksionarë kryesorë në Fiat dhe zotërojnë kompani bankare dhe sigurimesh, klubin Juventus Club, etj.  I ati i  Eduardo është katolik ndrsa e ëma një princeshë hebre.

Eduardo Angelli dhe babai i tij


Eduardo ishte student i filozofisë fetare në Universitetin Princeton të Nju Jorkut. Ai lexoi Ungjillin dhe Tevratin, por ata nuk e bindën atë. Në moshën 20 vjeç, në bibliotekë ai hasi në Kur'an dhe ka lexuar disa ajete dhe mendoi se kjo nuk mund të ishte fjala e njerëzimit.

Eduardo shpjegon thënien e tij myslimane: "Kur isha duke studiuar në Universitetin e Nju Jorkut, unë shkova një ditë në bibliotekë dhe shikoja librat, pashë Kur'anin dhe unë isha kureshtar të shihja se çfarë vinte në Kur'an. E hapa dhe fillova të lexoja ajetet e tij në anglisht. Ndjeva se këto fjalë ishin fjalë të shkëlqyera dhe nuk mund të ishin fjalë prej njeriu. Kjo ishte ajo që më preki shumë. Unë e huazova librin dhe e studiova më tej dhe ndjeva se e kuptoja atë dhe e pranoja atë ".

Pas një studimi të hollësishëm të Islamit, ai shkoi në një Qendrën Islame në Nju Jork ku tha se donte të bëhej mysliman. Ai atje dha dëshminë e vet dhe emri i tij u vendos "Hisham i dashur". Eduardo vazhdoi të studiojë shiizmin, duke ndryshuar emrin e tij në "Mehdi". Ai thotë "Natën, në një dhomë të errët me një dritë qiriu, lexova Kur'anin dhe kështu shpirti u ndriçua dhe gjendja ime në atë kohë nuk mund të krahasohej me asnjë gjendje tjetër".

Dëshira për Islamin dhe mosinteresimi i Eduardos tek pasuria e të atit,  e detyruan babanë e tij që të refuzojë t'i japë atij trashëgiminë familjare; Prandaj, Giani Agnelli vendosi djalin e vëllait të vet, një i krishterë, si pasuesin e Eduardos. Por nuk kaloi shumë dhe kushëriri i Eduardos vdiq nga kanceri i panjohur. Njohja e parë e Eduardo Angnellit me Shiizmin dhe Revolucionin Islamik të Iranit, ishte një nga intervistat e Dr. Muhamed Hasan Ghadiri Abyaneh, konsulli i ambasadës iraniane në Itali. Intervista e tij u transmetua në televizionin italian dhe Eduardo pasi dëgjoi këtë intervistë vendosi ta takojë ata. Ai shkoi në ambasadën e Iranit në Itali, dhe kjo krijoi marrëdhëniet e Eduardo Agnellit me Iranin. Ai ishte shumë i interesuar për Imam Khomeinin. Ai thotë se personat e drejtë për të cilat flet Kur'ani ai i sheh tek Imam Khomeini(RA).

 

Media dhe qasja e shtypit ndaj Islamit dhe myslimaneve, sidomos në vitet pas Revolucionit Islamik, ka qenë gjithmonë subjekt i armiqësisë dhe ligësisë. Mediat perëndimore, në përputhje me imperializmin perëndimor, përpiqen ta zmadhojnë rrezikun e Islamit. Ata e konsiderojnë Islamin si një fe të dhunshme dhe luftënxitëse dhe mësimet e saj janë të papërputhshme me të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike dhe ata përpiqen të përhapin dobësinë e myslimanëve në Islam dhe kështu t'u tregojnë mungesën e efikasitetit të tyre në botën moderne. Por Eduardo, i cili kishte përfituar qetësi nga mësimet e Islamit, nuk u nënshtrua nga këto shpifje dhe padrejtësi dhe u angazhua për ndriçimin e së vërtetës së Islamit.

Eduardo, duke ushtruar ndikimin dhe influencën e tij, bindi kanalin 1 televiziv të Italisë për të krijuar një dokumentar rreth vendeve islamike dhe vetë ai të jetë producent i filmit. Në lidhje me këtë, ai erdhi në Iran dhe më pas këtë film e paraqiti në televizion. Pas transmetimit të episodit të fundit, një gazetar i gazetës La Stampa hapi një debat për Islamin. Gjithashtu, kur u botua libri i Selman Rushdiut, një botues italian vendosi ta botonte librin e tij. Por Eduardo shkoi ta takonte botuesin dhe e kundërshtoi botimin e këtij libri.

Eduardo Anili në rreshtin e parë të faljes së namazit në Iran

Nuk kaloi shumë kohë dhe Eduardo i ri u kthye në një kërcënim për dominimin perëndimor. Ai që ishte një anëtar i familjes së famshme Angnelli dhe i vetmi djalë i senatorit Angelli, pronar i kompanisë Fiat dhe klubit Juventus, u vra në nëntor 2000. Trupi i Eduardos u gjet në autostradën Torino-Savenah në Italinë veriore pranë qytetit të Torinos. Makina e tij, një fiat ngjyrë gri, ishte braktisur në urën Romano, në kohën kur sinjalet e saj ishin të ndezura dhe dyert e saj ishin të hapura.

Për shkak të pozitës së veçantë të familjes Agnelli në Itali, të gjitha transmetimet televizive italiane dhe radiot për disa ditë raportuan shkaqe të ndryshme rreth kësaj çështjeje dhe të gjithë, pa ndonjë përjashtim, pretendonin se Eduardo kishte kryer vetëvrasje. Ndërkohë, Shoqata Islame e të diplomuarve iranianë në Itali, sipas një historie të gjatë të familjarizimit me anëtarët e shoqatës me Eduardon, në një nga faqet e internetit zbuluan se Eduardo ishte një mysliman shiit dhe vdekja e tij nuk ishte vetëvrasje por vrasje e planifikuar nga sionistët. Përkundër faktit se një kopje e këtij lajmi u është dërguar të gjitha agjencive të lajmeve dhe gazetave në Itali, asnjëra prej tyre nuk e citoi këtë çështje, duke pasur frikë se ky lajm do të përfundonte në favor të fesë islame. Edhe familja Eduardos nuk donte të ndiqte dhe të shqyrtojë me kujdes çështjen e tij për të ruajtur pozicionin e vet dhe si rezultat, trupi i Eduardos vetëm një ditë pas vdekjes së tij, madje pa një autopsi për të identifikuar shkakun e vdekjes, u varros si i krishterë në një varrezat e familjes. Menjëherë pas incidentit, kur një grup dokumentar iranian po hetonte çështjen në Itali, policia italiane i arrestoi ata me akuza gjoja si "terrorist", në mënyrë që të parandalonte zbulimin e së vërtetës.

Është fakt se feja e Islamit në të gjitha aspektet individuale, të shoqërisë dhe politikës shpreh pikëpamje gjithëpërfshirëse. Shumë intelektualë të huaj, të cilët pas disa vite hulumtimesh mbi fetë dhe shkollat e ndryshme, më në fund kanë zgjedhur fenë e Islamit dhe shkollën shiite e kanë cilësuar nga praktikat më të mira dhe udhërrëfyese për njeriun. Ata theksojnë se tek Ehli Bejti gjendet gjithçka dhe kanë sugjeruar për të. Martir Eduardo Agnelli ishte një mysliman që e kishte zbuluar këtë realitet.

Duke nderuar kujtimin e martirit Eduardo Agnelli, këtë program po e përfundojmë me një fjalim të tij:

Koha në të cilën ne jetojmë është koha e degjenerimit të vlerave. Qëllimi i vetëm dhe mit është mbledhja e parave. Falja tek paraja është shumë më e keqe sesa droga. Ne të gjithë jemi të shqetësuar për përhapjen e drogës tek të rinjtë, por nuk e kuptojmë se po shkojmë drejt një bote të bazuar në sasinë e llogarive bankare të njerëzve. Por e gjithë kjo ka mbaruar dhe besoj se në të ardhmen pas një Rilindjeje do të hyjmë në një epokë e cila nuk bazohet më në racionalizëm dhe materializëm. Nuk duhet të harrojmë se dominimi i njerëzve tek natyra është një vigjilja e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Nuk është e drejtë që industria e automobilave, puna e së cilës është tu japë jetë miliona familjeve, të punojë në anë të kundërt. Unë besoj se paratë duhet të jenë një mjet dhe jo një qëllim.

 

Dec 04, 2017 09:08 Europe/Tirane
Komente