Bangladeshi kërkon me këmbëngulje kthimin e refugjatëve myslimanë Rohingia në atdheun e tyre. Por çfarë e pengon kthimin e tyre në Mianmar?

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se duhen rreth 200 milion dollarë për të ndihmuar refugjatët myslimanë, Rohingya, të ikur nga Mianmari për në Bangladesh. Vendi që i ka strehuar dhe organizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë mbi 900 mijë personat e larguar nga dhuna dhe persekutimi në Mianmarin me shumicë budiste. Numri i refugjatëve është në rritje. Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët myslimanë, Rohingia, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihma financiare prej 78 milionë dollarësh por numri i refugjatëve në këtë vend po vazhdon të rritet. “Tani për tani, po shqyrtojmë shumën prej 200 milion dollarësh” ka thënë Robert Watkins, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Bangladesh. Dhuna e fundit e dhunës në shtetin Rakhinë të Mianmarit ka shpërthyer me 25 gusht 2017, duke detyruar më shumë se 30 mijë familje myslimane të largohen nga shtëpitë e tyre. OKB e ka akuzuar ushtrinë e Mianmarit se po kryen një betejë brutale të ‘spastrimit etnik’. Mianmari vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat për spastrim etnik ndaj pakicës myslimane Rohingia.

Myslimanët Rohingia, që janë vendosur në Bangladesh, prej fundit të muajit gusht, për ti shpëtuar dhunës së ushtrisë dhe turmave budiste në Mianmar, janë skeptikë rreth mundësisë së rikthimit në shtëpinë e tyre, edhe pse qeveria i ka siguruar ata se do t’i pranojë të gjithë të verifikuarit si refugjatë. Bangladeshi dhe Mianmari, kanë rënë dakord, rreth planit të riatdhesimit, dhe një zëdhënës ka konfirmuar se mund të vazhdojë proçedura e verifikimit të statusit të refugjatëve. Mirëpo myslimanët në Bangladesh ndjehen të përbuzur. “Gjithçka është djegur, edhe njerëzit janë djegur”, ka thënë një refugjat rohingia i identifikuar si Abdullah. “Nuk dua të kthehem, nuk besoj te qeveria. Sa herë që ajo ka premtuar që ne të kthehemi ata nuk i mbajnë premtimet e tyre”, ka thënë Anuar Begum, refugjate 55 vjeçare. Mbi 900 mijë myslimanë Rohinga kanë ikur nga Mianmari, pas përndjekjeve të dhunshme në shtetin Rakhine. OKB në një njoftim të saj të fundit bëri të ditur se ¼ e fëmijëve Rohingia që janë shpërngulur në Bangladesh, përballen me krizën e mungesës së theksuar të ushqimit. UNICEF ka raportuar se 27% e fëmijëve Rohingia që janë shpërngulur nga Mianmari dhe janë vendosur në Bangladesh kanë mungesë të theksuar ushqimesh dhe vuajnë nga kequshqimi. Përveç UNICEF-it edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka shprehur shqetësimeve mbi gjendjen e fëmijëve në Mianmar.  Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq së bashku me komitetin ndërkombëtar të Gjysmë Hënës së Kuqe kanë vlerësuar se ndihmat e dhëna deri tani nga bashkësia ndërkombëtare nuk mjaftojnë për të ndihmuar fëmijët myslimanë, Rohingia, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh.

 

Sidoqoftë, shumë po flitet për rikthimin e sigurt të refugjatëve Rohingia në shtëpitë e tyre në Mianmar. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) deklaroi se plani për kthimin e myslimanëve Rohingia të arratisur nga Arakani si rezultat i dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe turmat budiste duhet të jetë “në përputhje me standardet ndërkombëtare, i sigurt dhe në bazë vullnetare”. Zëdhënësi i UNHCR-së, Andrej Mahecic, duke folur në zyrën e OKB-së në Gjenevë, vlerësoi diskutimin mes zyrtarëve të Mianmarit dhe Bangladeshit gjatë takimit të tyre në kryeqytetin e Nepxhidou, për çështjet logjistike lidhur me kthimin e myslimanëve Rohingia në Mianmar. Duke thënë se dëshiron që refugjatët myslimanë të Arakanit të kthehen në shtëpitë e tyre me vetëdëshirë, Mahecic shtoi: “Për të mundësuar garantimin e sigurisë së refugjatëve të cilët do të kthehen nga Bangladeshi në Mianmar, jemi të gatshëm të jemi pjesë e bisedimeve dhe të dëgjojmë problemet". Ai poashtu theksoi se pas kthimit të myslimanëve të Arakanit në shtëpitë e tyre, do të ekzistojnë shumë vështirësi të cilat duhet tejkaluar dhe vuri në pah se kthimi i myslimanëve duhet të jetë “përkitazi me standardet evropiane, i sigurt dhe në bazë vullnetare". Qindra mijëra Rohingia ende jetojnë sot në kampet e refugjatëve në Bangladesh, në varfëri absolute. Në këtë vend, ata mbeten emigrantë të paligjshëm. Duke pasur parasysh që situata e refugjatëve Rohingia sa vjen dhe përkeqësohet, Bangladeshi, vazhdimisht i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për adresimin e shkaqeve kryesore të krizës së myslimanëve Rohingia. Qeveria e Bangladeshit thekson se kërkohet një zgjidhje paqësore për problematikën e gjatë tashmë në lidhje me migrimin nga Mianmari në Bangladesh dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masat e duhura për ta luftuar problemin nga rrënjët e tij.

Mendohet se në vitet 1970, në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë dhe si pasojë e spastrimit etnik nëpërmjet sulmeve sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë. Nga ana tjetër, pamjet satelitore nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregojnë se janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve. Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut Zeid Ra’ad Al Hussein tha se “situata duket se është një shembull klasik i spastrimit etnik”. “Ne kemi marrë raporte të shumta dhe imazhe satelitore që tregojnë forcat e sigurisë dhe milicitë lokale të Mianmarit që djegin fshatrat Rohingia dhe raportet e vazhdueshme të ekzekutimeve jashtëgjyqësore, duke përfshirë të shtënat kundrejt civilëve në arrati”. Por megjithatë përgjigja e komunitetit ndërkombëtar ndaj gjenocidit në Mianmar ka qenë e pamjaftueshme. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë mbetur të heshtura për spastrimin e vazhdueshëm etnik të komunitetit mysliman të pambrojtur Rohingia të Mianmarit nga budistët ekstremistë të këtij vendi dhe nën mosveprimin e qeverisë.

Budistët ekstremistë të Mianmarit të mbështetur nga forcat e sigurisë sulmuan myslimanët Rohingia në shtetin perëndimor Rakhine më 25 gusht, shfrytëzuan mundësinë për të kryer krime kundër pakicës myslimane, duke përfshirë vrasjet jashtëgjyqësore, përdhunimet masive dhe shumë veprime të tjera brutale. Analistët besojnë se qeveria e Mianmarit po manipulon çështjen e kryengritjes si një mjet për të dëbuar mbi një milion njerëz muslimanë që kanë jetuar atje për më shumë se njëmijë vjet. Megjithatë, opinioni publik botëror priste reagim nga zyrtarët e Mianmarit në rastin e gjenocidit anti-musliman, veçanërisht nga udhëheqësja de facto e vendit, fituesja e Çmimit Nobel për Paqen. Por Aung San Suu Kyi nuk i dënoi sulmet ndaj myslimanëve dhe fajësoi “terroristët” për “një ajsberg të madh të dezinformatave” rreth dhunës në Mianmarin perëndimor dhe tha: “Ky lloj informacioni i rrejshëm … ishte thjesht maja e një ajsbergu të madh e keqinformimit të llogaritur për të krijuar shumë probleme mes komuniteteve të ndryshme dhe me qëllim të nxitjes së interesit të terroristëve”. Liderja de facto e Mianmarit nuk pritet të përgjigjet ndaj thirrjes ndërkombëtare për kthimin e muslimanëve Rohingia në atdheun e tyre dhe ajo anuloi udhëtimin e saj në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fituesja e çmimit Nobel duket se nuk dëshiron të dëgjojë rreth mizorive kundër pakicave muslimane në vendin e saj dhe ftesa e saj për rikthimin e refugjatëve myslimanë nuk ka mundur të bindë asnjë prej myslimanëve rohingia, të cilët ndjehen më të sigurt në mjerimin dhe vuajtjet e shumta në Bangladesh, sesa në atdheun e tyre ku rrezikojnë të masakrohen nga ushtria e Mianmarit dhe ekstremistët budistë. Ndërkohë që njerëzit në Mianmar po ikin nga dhuna, organizatat ndërkombëtare dhe qeveria e Mianmarit gjithashtu i shpëtojnë përgjegjësive të tyre për mbrojtjen e civilëve, grave dhe fëmijëve kundër sulmeve brutale të budistëve ekstremistë. Opinioni publik botëror pret më shumë veprime nga organet ndërkombëtare për të ushtruar presion mbi qeverinë e Mianmarit për të qenë përgjegjës ndaj kësaj katastrofe humanitare. Mianmari është vetëm një rast dhe Jemeni dhe Palestina janë shembuj të ngjashëm të luftës joproporcionale kundër njerëzve të pambrojtur. Duket se ndikimi i Perëndimit në organizatat ndërkombëtare ka rezultuar në një qasje selektive ndaj të drejtave të njeriut dhe vendet që kanë lidhje të mira me kryeqytetet perëndimore përjashtohen nga konventat. Vazhdimi i kësaj qasjeje të dyfishtë ndaj të drejtave të njeriut nuk do të çojë askund, ndërsa vetëm do të rrisë urrejtjen dhe kaosin në të gjithë planetin tonë.

 

 

Feb 23, 2018 11:27 Europe/Tirane
Komente