Në muajin shaval të vitit të pestë hixhri kameri, ka ndodhur lufta e Partive (Ahzab) kundër myslimanëve, një luftë e cila nga aspekti potencialeve të gjera dhe numrit të madh të ushtrisë së armikut kundër numrit të vogël të ushtrisë myslimanë dhe potencialeve të vogla të ushtrisë së Islamit, konsiderohej një kërcënim serioz për fenë e re të Islamit në atë kohë.

Në një sure të Kur’anit të shenjtë e cila është emëruar me emrin “Ahzab”, Zoti i madhëruar fletë për çështjen e Partive (Ahzab) dhe kjo tregon rëndësinë e kësaj lufte.

Në këtë luftë, idhujtarët e Mekës me provokimin e hebrenjve të Medinës, formuan një aleancë të fuqishme ushtarake në të cilën hyn një numër i madh i fiseve dhe grupeve të ndryshme kundërshtare të Islamit me qëllim që ta zhdukin një herë e përgjithmonë fenë Islame. Kjo luftë ishte një prej luftërave më të rrezikshme kundër Islamit, prandaj nëse do të kishte ndodhur edhe neglizhenca më e vogël gjatë saj, atëherë do të zhdukeshin të gjithë myslimanëve dhe tërësisht feja Islame. Për këtë arsye, në kohën kur Amr bin Abdivud, luftëtari më i dalluar i Kurejshve, doli në mejdanin e luftës kundër ushtarit trim të Islamit Ali bin Ebi Talib (a.s.), Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “I gjithë besimi është pozicionuar kundër të gjithë idhujtarisë”. Kjo ishte për arsye se ngadhënjimi i njërit prej këtyre ty personave ndaj tjetrit, do të thoshte ngadhënjim i mosbesimit ndaj besimit ose i besimit ndaj mosbesimit. Pra me fjalë të tjera, kjo ishte një luftë përcaktuese e cila përcaktonte të ardhmen e Islamit dhe idhujtarisë.

Lufta e Partive të cilën e quajnë edhe “Lufta e Hendekut”

Kur e informuan Hazretin Muhamed s.a.v.s. se një ushtri e madhe me mbi dhjetë mijë ushtarë është mbledhur nga fiset e ndryshme dhe është nisur drejt Medinës me qëllim që ta shkatërrojë tërësisht Islamin dhe myslimanët, ai formoi këshillin ushtarak. Në mbledhjen e këtij këshilli, Selman Farisi propozoi hapjen e një hendeku në pjesët rreth qytetit të Medinës ku mund të depërtonte armiku me qëllim që të pengohet sulmi dhe agresioni i armikut në qytet.

Strategjia gjeografike e qytetit të Medinës ishte e përshtatshme dhe ndihmoi shumë në hapjen e hendekut. Kjo ishte për arsye se në pjesën perëndimore të Medinës ndodhet bjeshka Sala’ dhe në këtë pjesë armiku nuk kishte mundësi të kryejë kurrfarë operacionesh. Nga ana tjetër, në jug të qytetit Medine, gurët vullkanik dhe kopshtet e hurmave nuk lejonin që armiku të hyjë me lehtësi nga kjo pjesë në qytet. Në pjesën lindore të Medinës ndodheshin shtëpitë e ngjitura me njëra-tjetrën që formonin një lloj muri të fortë, kështu që ishte vetëm pjesa veriore e cila mund të konsiderohej si port për hyrjen e armikut në qytet. Hazreti Muhamed s.a.v.s. urdhëroi njerëzit që të hapin hendek në atë pjesë të Medinës. Në bazë të urdhrit të Hazretit Muhamed s.a.v.s., myslimanët në grupe të ndryshme filluan të hapin hendek. Pasi që hapja e hendekut ishte ndarë në bazë të numrit të njerëzve dhe personalisht Hazreti Muhamed s.a.v.s. mori pjesë në hapjen e hendekut, njerëzit filluan të garojnë në hapjen e hendekut sa më shpejtë. Në këtë mënyrë hapja e hendekut përfundoi më shpejtë se sa që ishte parashikuar. Më pas u caktuan disa porta për hendekun dhe secila portë iu dorëzua një fisi për ta mbrojtur.

Harta e Medinës në atë kohë

Ushtria me dhjetë mijë forca nën komandën e Abu Sufjanit kur arriti në Medine, u detyrua të ndalet para hendekut të gjatë, të gjerë dhe të thellë. Armiku me qëllim që ta gjejnë një korridor për të kaluar hendekun, e rrethuan qytetin e Medinës. Në këtë mënyrë u mbyllën të gjitha rrugët që lidhnin qytetin e Medinës me rajone të tjera. Nga ana tjetër, kjo luftë ndodhi në një periudhë në të cilën qytetin i Medinës përballej me një thatësirë të madhe dhe banorët e qytetit ishin nën presion të madh nga mungesa e lëndëve ushqimore. Me vendosjen e kësaj bllokade, thatësira dhe mungesa e lëndëve ushqimore u bë më shumë e dukshme për myslimanët.

Në këtë situatë dhe në rrethana të tilla, një fis hebre që quhej Beni Kurejdha i cili akoma banonte në Medine dhe kishte marrëveshje miqësore me Hazretin Muhamed s.a.v.s., prishi marrëveshjen e saj dhe deklaroi bashkëpunimin me armikun e Islamit. Nga ana tjetër, edhe hipokritët e Medinës shfrytëzuan bllokadën ushtarake dhe ekonomike dhe filluan të helmojnë opinionin publik dhe të përhapin pesimizëm.

Kur’ani i shenjtë në suren Ahzab e përshkruan shumë mirë gjendjen e myslimanëve në këtë luftë dhe thotë: “Dhe atëherë kur hipokritët dhe njerëzit me zemër të sëmurë pretendonin se Zoti dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë tjetër, përveç mashtrimit. Dhe një grup tjetër kërkonin leje nga Profeti që të kthehen dhe pretendonin se shtëpitë tona janë pa mbrojtje, ndërkohë që ato nuk ishin pa mbrojtje, por ata vetëm dëshiron të iknin (nga lufta)! Ata ishin frikësuar aq shumë sa që nëse armiku do të hynte nga rrethet në Medine dhe do t’i propozonte atyre që të kthehen në idhujtari, ata menjëherë do të pranonin dhe nuk do të mendonin aspak për ta zgjedhur këtë rrugë”. (Ahzab, ajetet 12-14).

Në luftën e Partive (Ahzab), Amër bin Abdivud që Kurejshët e konsideronin atë të barabartë me njëmijë luftëtarë kalorës, së bashku me 4 luftëtar të tjerë arriti të kalojë hendekun. Amër bin Abdivud, luftëtari trim arab, pasi kaloi hendekun filloi të kërkojë luftëtarë për dyluftim. Por pasi që asnjë luftëtarë nga myslimanët nuk u paraqit vullnetar për të luftuar me atë, ai filloi të ofendoi myslimanët duke thënë: “Ju që thoni se të vrarët tuaj janë në parajsë ndërsa të vrarët tanë në ferr, a nuk ka asnjë që dëshiron ta dërgoj unë atë në parajsë ose të më dërgojë ai mua në ferr?!” Pastaj ai këndoi poezi heroike dhe tha: “Aq shumë kam bërtitur dhe kamë kërkuar luftëtarë nga mesi juaj sa që më është marrë zëri!”.

Sa herë që dëgjohej zëri i Amër që kërkonte luftëtar, vetëm Imam Aliu (a.s.) kërkonte leje nga Hazreti Muhamed s.a.v.s. që të dalë në dy luftim me atë, mirëpo Porfeti s.a.v.s. nuk i jepte leje atij. Tre herë u përsërit një gjë e tillë. Herën e fundit kur Imam Aliu (a.s.) kërkoi leje, Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “Ai është Amër bin Abdivud!” Ndërsa Imam Aliu (a.s.) tha: “Edhe unë jam Aliu! Në këtë mënyrë Imam Aliu (a.s.) doli në mejdanin e luftës dhe i kërkoi Amrit që të pranojë fenë Islame ose të heqë dorë nga lufta. Amër bin Abdivud i refuzoi të dy kërkesat. Kështu u zhvillua një betejë e ashpër mes tyre dhe Imam Aliu (a.s.) me mburojën e tij mbrojti goditjen e Amër bi Abdivud ndërsa në anën tjetër i dha një goditje të rëndë me të cilën e vrau atë dhe me zë të lartë thirri “All-llahu Akbar”. Kur Imam Aliu (a.s.) u kthye ngadhënjimtar pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s., ai iu drejtuar ushtrisë myslimane me këto fjalë: “Vlera e goditjes së Aliut në luftën e hendekut kundër armikut, është më e madhe se sa adhurimi dhe ibadeti i njerëzve dhe xhinëve”. Më pas Hazreti Muhamed s.a.v.s. shtoi: “Me vrasjen e Amër bin Abdivud, e gjithë ushtria e armikut u kaplua nga një poshtërim i madh ndërsa e gjithë ushtria e myslimanëve u mbush me dinjitet dhe madhëri”.

Me vrasjen e Amër bin Abdivud, partitë dhe fiset idhujtare humbën moralin e tyre dhe humbën shpresën për çfarëdo lloj sulmi dhe agresioni kundër qytetit të Medinës, prandaj secili prej fiseve filloi të mendojë për t’u kthyer në vendbanimin e vet. Në fund, myslimanëve iu erdh edhe ndihma hyjnore dhe me anë të një stuhie të fuqishme u shkatërruan tendat dhe kampi i ushtrisë së armikut dhe idhujtarët gjatë u kthyen në mënyrë poshtëruar pa asnjë rezultat. Zoti i madhëruar në lidhje me këtë ndihmë hyjnore për besimtarët flet në ajetin 9 të sures Ahzab në Kur’anin e shenjtë ku thotë: “O ju që keni besuar, kujtojeni mirësinë e Zotit të madhëruar, atëherë kur erdh një ushtri e madhe kundër juve. Prandaj ne dërguan një erë dhe stuhi të fuqishme dhe një ushtri të cilën ata nuk e shikonin. Prandaj Zoti gjithnjë shikon atë çfarë ju veproni”.

Në luftën Ahzab, në kohën kur të gjithë armiqtë nga rreth e rrotull kishin rrethuar Medinën dhe Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. me besimtarët myslimanë, synonin të shkatërronin tërësisht Islamin. Hazreti Muhamed s.a.v.s. pas marrjes së masave dhe taktikës ushtarake shumë të matur, përkrah inkurajimit të njerëzve për rezistencë, ai para syve të njerëzve u ul në gjunjë në tokë dhe ngriti duart drejt qiellit duke e lutur Zotin e madhëruar: “O Zot! Na ndihmo neve dhe na dërgo fitoren tënde dhe na jep sukses neve!”. Pas tërheqjes dhe kthimit të armiqve, Hazreti Muhamed s.a.v.s. u ndal në të njëjtin vend dhe fali namazin në shenjë falënderimi për fitoren dhe më vonë aty u ndërtua xhamia me emrin “Fat’h” që do të thotë fitorja.

Masxhid Fat’h

Në afërsi të xhamisë Fat’h, u ndërtua edhe një xhami tjetër me emrin “Selman Farisi në shenjë respekti për planin e tij në rolin e kësaj lufte dhe propozimin e pashembullt të tij për hapjen e hendekut.

Xhamia Selman Farisi

Në fund duhet thënë se edhe sot ushtria e madhe e idhujtarisë dhe mosbesimit me në krye Amerikën dhe bashkëpunimi i sionistëve i ka vendosur nën presion besimtarët myslimanë ashtu si në kohën e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ajetullah Khamenei, lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, rrethanat aktuale i ka krahasuar me rrethanat e luftës Ahzab në periudhën e Hazretit Muhamed s.a.v.s., ku në këtë luftë të pabarabartë të gjithë adhuruesit e botës materiale, pushtetit dhe të gjithë kriminelët dhe zullumqarët në të gjithë botën janë bashkuar së bashku për të shkatërruar tërësisht Islamin burimor. Në pikëpamjen e Ajetullah Khamenei kjo çështje është pikërisht ajo e vërtetë për të cilën flet ajeti 22 i sures Ahzab në Kur’anin e shenjtë ku thotë: “Kjo është pikërisht ajo çfarë na ka premtuar neve Zoti dhe i Dërguari i Tij, pra Zoti dhe i Dërguari i Tij e kanë thënë të vërtetën”. (Besimtarët kur e shikuan që u realizua premtimi i Zotit dhe i të Dërguarit të Tij, do të thotë ai premtim i cili thotë: “Një ditë të gjithë armiqtë të cilët janë armiq edhe mes vete, do të bashkohen dhe do të luftojnë kundër juve”) u shtua dhe u forcua besimi i tyre dhe u dorëzuan para urdhrave hyjnorë. Gjendja e të gjithë myslimanëve të botës nga Irani, Iraku, Jemeni e deri në Nigeri e në Palestinën e pushtuar pavarësisht të gjitha presioneve, vështirësive, sanksioneve etj., është e tillë dhe ata po rezistojnë me të gjithë qenien e tyre dhe po presin realizimin e premtimeve të theksuara në Kur’an për fitoren hyjnore, sepse çdo kush që ndihmon Zotin, ndihmon fenë e Zotit, ndihmon rrugën e Zotit, ndihmon realizimin e idealeve hyjnore, me padyshim dhe në mënyrë të sigurt Zoti i madhëruar do ta bëjë atë ngadhënjimtar.

Tags

Jul 06, 2018 09:36 Europe/Tirane
Komente