Takimi i  grupit terrorist MEK më 30 qershor në Paris të Francës, që ashtu si vitet e kaluara u organizua me pjesëmarrjen e ish funksionarëve të  vendeve arabe dhe perëndimore dhe me shtetas të huaj të vendeve evropiane të marrë me qera, edhe një herë tregoi karakterin e varur dhe jo popullor të këtij grupi terrorist dhe kriminal.

Politikanët perëndimorë që si çdo vit marrin pjesë në këtë takim pasi kanë marrë shuma të mëdha parash, edhe një herë kanë shprehur iluzionet dhe ëndrrat e tyre të vdekura për ndryshimin e shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Kjo ëndërr e tyre ka zgjatur prej mëse 40 vitesh që nga fitorja e revolucionit islamik, mirëpo përkundër dëshirës së tyre shteti i Republikës Islamike të Iranit vazhdon rrugën e tij me gjithë komplotet e perëndimorëve dhe partnerëve rajonalë të tyre si regjimi sionist.

Absa’ali Mansur Arani, ish anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare të Iranit, lidhur me qëllimet e takimit të grupit terrorist MEK në Paris, takim që u mbajt me pjesëmarrjen e figurave anti-iraniane ka thënë: MEK për çdo vit organizon disa takime dhe kongrese dhe ashtu siç ka shërbyer në të kaluarën në interes të regjimit Bath të Irakut, sot në rajon luan rolin e spiunit informativ duke ndihmuar Amerikën dhe regjimin sionist.

Grupi terrorist MEK i cili prej vitesh ka qenë i renditur në listën e grupeve terroriste të Amerikës dhe të BE, pasi ka paguar shuma të mëdha parash dhe pasi ka bërë një lobim të gjerë në perëndim, më në fund u hoq nga kjo listë. Ky grup për çdo vit mban takime në qytetet evropiane duke premtuar udhëtim dhe akomodim falas dhe duke u dhënë para emigrantëve me qëllim që ata të marrin pjesë në takimet e MEK. Përveç kësaj ky grup kriminal përdor edhe politikanë të dorës së dytë në perëndim nga të cilëve u jep para për të shprehur mbështetjen e tyre për MEK. Grupi terrorist MEK për të treguar se gjoja ka mbështetje të madhe nga iranianët, çdo vit me reklama dhe thirrje tërheq studentët në nevojë, emigrantët me etni të ndryshme, si dhe njerëzit e pastrehë dhe atyre u premton udhëtim, akomodim, ushqim dhe para vetëm e vetëm që të marrin pjesë në takimet e MEK.

Analizimi i shpresës së perëndimorëve tek MEK, bën të qartë karakterin e këtij grupi terrorist që vazhdon të kryejë tradhti dhe krime të ndryshme. Nja nga shembujt e qartë të veprimtarisë së dyfishtë të vendeve perëndimore dhe në veçanti të Amerikës në luftën kundër terrorizmit, është bashkëpunimi i tyre me grupin terrorist MEK për tre dekada me radhë. Këto vende edhe pse kanë vënë re qartazi krimet e grupit terrorist MEK, përkundër ligjeve të brendshme të tyre kanë strehuar pjesëtarët e këtij grupi terrorist dhe atij i kanë dhënë lejë që të organizojë takime, mitingje dhe protesta në shumë vende evropiane. Përveç kësaj edhe pse perëndimi është i njohur me karakterin ekstrem të kultit MEK, është i njohur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe me veprimet ndëshkuese të këtij grupi me anëtarët e tij, përsëri perëndimi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të shpëtuar pjesëtarët e MEK nga kthetrat e këtij grupi terrorist. MEK mbështetja e të cilit ishte një prej krimeve të Sadamit, pas pushtimit të Irakut u vu nën mbrojtjen e forcave amerikane. Ky grup ka bërë përpjekje të shumta për të kryer spiunazh bërthamor kundër Iranit dhe megjithëse shumë ekspertë pretendimet e MEK rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit i kanë quajtur të padrejta dhe të pavërteta, mirëpo Amerika dhe Izraeli deklaratat pretenduese të MEK i kanë përdorur si fakte për t’iu kundërvënë aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Grupi terrorist MEK është formuar me një grup të vogël anëtarësh në vitin 1960. Ky grup pas fitores së revolucionit islamik në vitin 1979, keqpërdori situatën e krijuar në vend dhe nisi peng-marrjet dhe prej vitit 1981 nisi rezistencën e armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit duke vrarë dhe martirizuar me mijëra iranianë dhe funksionarë të Iranit. Sipas dokumenteve më shumë se 17 mijë iranianë janë vrarë nga anëtarë të grupit terrorist MEK që nga viti 1980 e tutje. Pas largimit të grupit MEK nga Irani, ky grup terrorist për 15 vjet bashkëpunoi me regjimin Bath të Irakut duke vrarë me mijëra iranianë dhe dhjetëra mijëra irakianë. Një prej rasteve më të qarta është bashkëpunimi i grupit terrorist MEK me regjimin Bath të Irakut për shtypjen e shiitëve në jug të Irakut në vitin 1991, si dhe bashkëpunimi i MEK për shtypjen e kurdëve në zonat veriore të Irakut. Grupi terrorist MEK në fundin e pushtetit të regjimit Bath të Irakut, ishte kthyer në ushtrinë private të Sadam Huseinit. Krerët e grupit terrorist MEK vazhdimin e jetës së tyre dhe të këtij grupi terrorist e lidhnin me vazhdimin e jetës së diktatorit të Irakut.

Daniel Benjamin, koordinator i luftës kundër terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, në distancën kohore 2009-2012, në një artikull të tij për gazetën Politiko ka folur për historikun terrorist të grupit MEK dhe ka përmendur vrasjen e mijra shtetasve iranianë mes tyre disa funksionarë si Ajetollah Beheshti nga grupi terrorist MEK dhe ka thënë se futja e grupit terrorit MEK në listën e organizatave terroriste është për këtë arsye.

Zbulimi i krimeve dhe i veprimeve terroriste të MEK kundër kombit iranian dhe atij irakian, sidomos pas rrëzimit të regjimit të Sadamit, u bë shkak që emri i këtij grupi të vendoset në listën e grupeve terroriste të Amerikës dhe Evropës. Mirëpo bashkëpunimi i MEK me regjimin sionist sidomos në spiunazhin bërthamore kundër Irani dhe për realizimin e objektivave të Amerikës në Azin perëndimore, shfrytëzimi i MEK për të ushtruar presione ndaj Iranit, bëri që MEK të marrë mbështetjen politike të Amerikës dhe ta inkurajojë Uashingtonin që të realizojë disa nga objektivat e tij në Azinë Perëndimore dhe në Iran nëpërmjet ringjalljes së grupit terrorist MEK. Për këtë arsye në vitin 2012 nisi procesi për heqjen e emrit të MEK nga lista e grupeve terroriste të vendeve të ndryshme të botës dhe pastaj transferimi i anëtarëve të këtij grupi në vende të tjera.

Daniel Benjamin, flet për shuma të mëdha parash që MEK ka paguar për nxjerrjen e emrit të tij nga lista e grupeve terroriste të Amerikës dhe shkruan: Në Uashington paraja lan çdo mëkat. Mesa duket MEK u ka propozuar mbështetësve të saj shuma të mëdha parash për të mbajtur fjalime në takimet e veta. Pas rrëzimit të Sadamit, i cili ishte një prej mbështetësve kryesorë të MEK, u zbulua dosja e zezë e krimeve dhe terroreve të kryera nga grupi terrorist MEK në Irak. Këto krime dhe urrejtja e kombit irakian kundrejt MEK e bëri të pamundur vazhdimin e qëndrimit të këtij grupi terrorist në Irak. Për këtë arsye Amerika mori vendim që anëtarët e MEK në fillim t’i transferojë nga kampi Ashraf për në kampin Liberty dhe më pas në Shqipëri. Amerika duke e transferuar grupin MEK në një vend tjetër synon ta përdorë këtë grup për të realizuar qëllimet dhe objektivat e saj duke e prezantuar MEK-un si një opozitë dhe duke shfrytëzuar anëtarët e këtij grupi për qëllim spiunazhi, për veprimet terroriste dhe së fundi për të rrëzuar shtetin e Republikës Islamike të Iranit. Për arsye të ndryshme dhe për të ruajtur unitetin e këtij grupi terrorist, Amerika si vendo për transferimin e MEK-ut zgjodhi Shqipërinë. Pas këtij vendimi nisi procesi i transferimit të terroristëve të MEK nga kampi Ashraf për në kampin Liberty dhe më pas në Shqipëri. Robert Turicheli ish ambasador amerikan mbi shkaqet e zgjedhjes së Shqipërisë si vend për vendosjen e grupit terrorist MEK ka përmendur lidhjen shumë të fortë të Shqipërisë me Amerikën dhe ka thënë: Mes Tiranës dhe Uashingtonit ka pasur marrëdhënie shumë të mira edhe për çështje të tjera dhe në këtë çështje ka ekzistuar një dialog i hapur.

Qeveria e Sali Berishës, ish kryeministër i Shqipërisë në shkurt të vitit 2013 pranoi marrjen e 210 pjesëtarëve të MEK. Procesi i transferimit të anëtarëve të MEK vazhdoi edhe në qeverinë e Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë. Në maj të vitit 2013 u dërguar grupi i parë i pjesëtarëve të MEK i përbërë nga 15 persona. Heshtja e medias dhe e politikanëve shqiptarë rreth pranimit dhe transferimit të anëtarëve të MEK në Shqipëri, bëri të mundur transferimin gradual të të gjithë anëtarëve të MEK në Shqipëri. Vizita e John Kerry më 14 shkurt në Shqipëri, mundësoi arritjen e marrëveshjes së fshehtë për transferimin e 3 mijë pjesëtarëve të MEK në Tiranë. Agjencia Associated Press, lidhur me këtë vizitë ka thënë: Kerry gjatë vizitës së tij në Shqipëri u mundua të bindë autoritetet shqiptare që të zbatojnë një dosje të Uashingtonit ku një prej objektivave të saj është ndihma për këtë vend Ballkanit për të pranuar anëtarët e MEK që ndodhen në Irak. Si rezultat procesi i transferimit të anëtarëve të MEK në Shqipëri u përshpejtua dhe deri në dhjetor të vitit 2017 në Shqipëri u transferuan 3250 pjesëtarë të grupit terrorist  MEK. Krerët e grupit terrorist MEK veten e tyre nuk e konsiderojnë në territorin shqiptar por atë amerikan dhe thonë se janë të ftuar të Pentagonit dhe këtë çështje e konsiderojnë sukses të madh. Megjithatë viktima kryesore e pranisë së grupit terrorist MEK në Tiranë është Shqipëria dhe populli shqiptar.

 

Jul 13, 2018 09:59 Europe/Tirane
Komente