Donald Trump, presidenti populist i Amerikës, po ndjek politikat jashtë normave dhe polemizuese në nivel të brendshëm dhe në nivel të jashtëm të cilat janë bërë shkak për paraqitjen e kritikave të gjera si brenda në Amerikë ashtu edhe jashtë Amerikës.

Një prej këtyre politikave e cila ishte edhe temë kryesore gjatë fushatës elektorale të tij, është çështja e emigrantëve në Amerikë, sidomos çështja e emigrantëve të paligjshëm të cilët në mënyrë ilegale hyjnë në Amerikë nëpërmjet kufijve jugorë të këtij vendi, do të thotë kufirit Amerikë-Meksikë.

Supozohet që aktualisht rreth 11 milionë emigrantë ilegalë jetojnë dhe punojnë në Amerikë. Donald Trump gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kishte premtuar se do të marrë qëndrime të prera ndaj emigrantëve ilegalë. Një prej çështjeve në këtë kuadër ishte theksimi i tij për ndërtimin e murit kufitar mes Amerikës dhe Meksikës dhe dëbimi i emigrantëve ilegalë nga Amerika. Pikërisht kjo çështje nga pikëpamja e analistëve, është bërë shkak që përkrahësit e Partisë Republikane në shtete të ndryshme sidomos në shtetet jugore si në Arizona dhe Nju Meksiko që një prej brengave kryesore të tyre është çështja e emigrantëve ilegalë, morën qëndrime pozitive ndaj Trump, sidomos pasi që ai gjithnjë sulmet më të ashpra të tij i ka drejtuar kundër emigrantëve. Donald Trump shumë herë për shkak që deklaratave të tij kundër emigracionit dhe për ndërtimin e murit në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës, është përballur me kritika të ashpra. Ish-sekretarja amerikane e shtetit znj. Madeleine Albright ka kritikuar ashpër politikat anti-emigracion të presidentit të SHBA-ve dhe gjithashtu fjalët e përdoruar nga ana e tij rreth emigrantëve. Znj. Madeleine Albright në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Është e qartë se emigrantët si ata që janë legalisht dhe ata që janë ilegalë, synojnë të përmirësojnë kushtet e jetës së tyre. Prandaj përshkrimi i atyre me fjalët "kafshë" ose "insekte" nga ana e presidentit të Amerikës, është vetëm shtim i urrejtjes dhe irritimit. Ajo çfarë po ndodhë në Uashington dhe në kufijtë e vendit tonë, është tepër shqetësuese dhe joamerikane".

Donald Trump shumë herë ka premtuar se prioritet të administratës së tij do ta vendosë marrjen e masave të prera me zero tolerancës ndaj emigrantëve ilegalë. Ai në radhë të parë u përkushtuar në anulimin e ligjit DACA në fillim të muajit shtator të vitit 2017. Në bazë të këtij ligji i cili është miratuar në vitin 2012, fëmijët të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë në territorin e Amerikës dhe janë duke ndjekur shkollimin, nuk dëbohen nga Amerika dhe do të lejohen të vazhdojnë punën dhe shkollimin. Ky veprim i Trump u bë shkak për t'i dhënë fund amnistisë ndaj 800 mijë emigrantëve të rinj. Ky vendim gjithashtu mund të rezultojë me dëbimin e gjerë të emigrantëve. Në fazën tjetër, Trump pavarësisht kundërshtimeve të gjera dhe të ashpra, së fundi në kuadër të zbatimit të politikës "zero tolerancë", që nga fillimi i vitit 2018, ka dhënë urdhër për zbatimin e masave të ashpra ndaj emigrantëve ilegalë të cilët nëpërmjet kufirit me Meksikën, hyjnë në Amerikë. Në kuadër të zbatimit të politikës së administratës së Amerikës për të ndaluar hyrjen e emigrantëve ilegalë në këtë vend, policia kufitare e Amerikës gjatë periudhës 5 maj – 9 qershor, 2342 fëmijë i ka ndarë nga prindërit emigrantë dhe i ka arrestuar. Këta fëmijë mbaheshin në kafesë të hekurit në një kamp në kufi me Meksikën të ndarë nga prindërit e tyre. Veprimi i ri Donald Trump u përball me kritika dhe kundërshtime të ashpra brenda në Amerikë dhe jashtë saj ndërsa edhe gruaja dhe vajza e Trump morën qëndrime kundër kësaj politike të Donald Trump. Michael Hayden, ish-shefi i CIA-s, thotë: "Politika për ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë na kujton krimet e regjimit nazist të Gjermanisë dhe kampin Auschwitz. Prandaj nëse nuk ndalet kjo politikë, atëherë në Amerikë do të përsëritet historia e Gjermanisë së Hitleri". Trump me këtë veprim të tij ka treguar se ai është një individ arrogant dhe autokratik në politikat e brendshme dhe të jashtme, por ai ka dobësi dhe të meta të mëdha edhe në fushon humane dhe morale sepse në mënyrë thelbësore nuk u beson normave morale dhe të drejtave të njeriut. Fuad Izedi, ekspert i çështjeve politike, duke folur në lidhje me politikën "zero tolerancë" të Donald Trump ndaj emigrantëve dhe ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, thotë: "Kjo çështje tregon se presidenti i Amerikës me këtë veprim synon të tregojë një imazh të fuqishëm në mënyrë sipërfaqësore nga vetja e tij me qëllim që të tërheqë vëmendjen e asaj shtrese raciste të shoqërisë në SHBA dhe t'i thotë atyre se do të vazhdojë pikërisht atë mentalitet racist të përkrahësve të vet".

Trump me pretekst të zbatimit të ligjit, ka vendosur të ndajë fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre në kohën kur administrata amerikane e mëparshme, kurrë nuk është munduar të shkojë drejt zbatimit të këtij ligji nga frika se do të krijohet një emër i keq për Amerikën dhe do të shtohen edhe më shumë urrejtja ndaj SHBA në nivel ndërkombëtar. Megjithëkëtë, qëllimi i Trump nga ky veprim është i qartë. Ai së fundi në një deklaratë, ka thënë se Amerika nuk do të shndërrohet në një kamp të emigrantëve ashtu siç u shndërrua Evropa. Në realitet, veprimi i fundit i Trump është bërë për të krijuar frikë në mesin e emigrantëve amerikano-latin të cilët nëpërmjet kufirit me Meksikës hyjnë në territorin e Amerikës. Ai duke zbatuar programin për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, dëshiron të skicojë një perspektivë të frikshme të masave të rrepta të administratës së Amerikës ndaj emigrantëve ilegalë, t'i ndalojë ata nga emigrimi drejt Amerikës. Trump më 24 qershor me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter ka deklaruar për emigrantët ilegalë duke thënë: "Nuk mund të lejojmë që këta emigrantë të vërshojnë në vendin tonë! Këta persona kur të vijnë në vendin tonë, pa pas nevojë për vendim të gjykatës, duhet që ne t'i kthejmë ata pikërisht në atë vendin nga kanë ardhur. Sistemi ynë për emigracion në rrethanat aktuale, është përqeshës". Observatori i të Drejtave të Njeriut me anë të një deklarate të publikuar më 29 qershor, ka kritikuar ashpër politikat e fundit të Donald Trump dhe ka theksuar se administrata e Amerikës në sferën e politikës së brendshme dhe të jashtme, i ka kthyer shpinën tërësisht çështjes së të drejtave të njeriut. Kjo deklaratë duke shpreh pakënaqësi ndaj daljes së Amerikës nga Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut, ka kritikuar ashpër edhe politikat e Donald Trump për emigracion dhe ka thënë se komisari i Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar vendimin e qeverisë së Amerikës në ndarjen e detyrueshme të fëmijëve nga prindërit emigrantë në kufijtë e këtij vendi.

Urdhri i Donald Trump për ndarjen e fëmijëve të emigrantëve ilegalë nga prindërit e tyre është aq shumë anti-njerëzor dhe i paarsyeshëm sa që ka ngjallur një valë të madhe të kritikave dhe protestave të administratës së Amerikës. Në kuadër të këtyre protestave, një grua amerikane duke protestuar kundër politikave të presidentit amerikan Donadl Trump kundër emigrantëve dhe për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, është ngjitur lartë në statujën e lirisë në Nju Jork. Kjo grua është një prej anëtarëve të grupit "Rise dhe Resist" i cili më 4 korrik dhe në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Amerikës ka organizuar protesta kundër politikave anti-emigracion të Donald Trump. Zgjerimi i paparë i protestave brenda dhe jashtë Amerikës si dhe kundërshtimi i institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë detyruar Donald Trump që të tërhiqet nga qëndrimet e tij të mëparshëm. Në këtë kuadër, Donald Trump duke u tërhequr nga politika "zero tolerancë", më 20 qershor ka nënshkruar një dekret për ndaljen e procesit për ndarjen e fëmijëve të emigrantëve ilegalë nga prindërit e tyre në kohën e shqyrtimit të çështjes në gjykata. Megjithëkëtë Trump ka theksuar: "Politika "zero tolerancë" për zbatimin e masave juridike dhe gjyqësore ndaj të gjithë emigrantëve ilegalë pa përjashtim, akoma është në fuqi". Sipas tij, tani në vend të ndarjes së fëmijëve nga prindërit të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Amerikës, ata do të arrestohen në mënyrë familjare. Politika "zero tolerancë" jo vetëm që është bërë shkak për reagime negative në nivel ndërkombëtar, por është bërë shkak që vala e kritikave të ashpra të shtrihet edhe brenda strukturave të brendshme të pushtetit dhe politikës në Amerikë. Në lidhje me këtë çështje, 17 shtete të Amerikës së bashku me rajonin e Kolumbisë për shkak të zbatimit të politikës anti-emigracion "zero tolerancë" dhe në për përpjekje për të ndalë politikën e padrejtë dhe të paligjshme të Shtëpisë së Bardhë kundër emigracionit, kanë përgatitur një aktpadi kundër qeverisë aktuale të Amerikës dhe e kanë dorëzuar atë në Gjykatën Federale. Shtetet në fjalë urdhrin e Donal Trump të datës 20 qershor i cili në mënyrë sipërfaqësore ndërprenë ndarjen e fëmijëve emigrantë nga prindërit e tyre, e kanë quajtur mashtrues.

Pasi kaloi një kohë nga zbatimit i politikës "zero tolerancë" dhe zbatimit të masave shtypëse dhe jonjerëzore ndaj emigrantëve ilegalë, gradualisht filluan të zbulohen disa prej pasojave të tmerrshme të kësaj politike. Gazeta angleze "The Guardian" në një raport të saj duke vë në dukje një mesazh të publikuar në Twitter në lidhje me trajtimin e turpshëm të fëmijëve emigrantë nga ana e qeverisë së Trump, ka shkruar: "Në kohën kur po zhvillohet një valë e gjerë raporteve informative në lidhje me mënyrën e trajtimit të qeverisë së Trump ndaj fëmijëve emigrantë, një mesazh i publikuar në Twitter në lidhje me një ngjarje të mjerueshme, ka preokupuar tërësisht mendjen e njeriut. Kanali informativ PBS ka raportuar se një foshnje mashkull 14 muajsh pasi është ndarë me forcë nga prindërit e tij, policia e ka dorëzuar atë pranë familjes së tij pas 85 ditëve në kohën kur pleshtat dhe morrat kishin mbuluar trupin e tij dhe u bë e qartë se ajo foshnje gatë për 3 muaj nuk është pastruar fare. Nëse prindërit e një foshnje nuk e lajnë foshnjën e tyre për tre muaj, me patjetër do të arrestohen dhe burgosen me akuzë të keqtrajtimit të foshnjës kurse kjo është pikërisht ajo çfarë po bënë qeveria e Amerikës me fëmijët të cilët akoma nuk mund as të flasin". Senatori Jeff Merkley, një nga përfaqësuesit demokrat në Kongresin e Amerikës, i cili ka vizituar fëmijët që mbahen të arrestuar në Teksas, në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Shumica e këtyre fëmijëve të cilët janë ndarë nga prindërit e tyre, kanë pësuar trauma të mëdha psikologjike dhe shpirtërore". Kurt Eichenwald, gazetarë dhe publicist i gazetës amerikane "New York Times", në reagim ndaj veprimeve të pamëshirshëm të autoriteteve amerikane në trajtimin që i bëjnë emigrantëve, ka shkruar: "Me urdhër të Donald Trump, fëmijët rrëmbehen nga gjiri i nënave. Amerika ka arritur në fund të rrugës dhe më nuk është një qytet në pjesën e lartë të majave, por një ankth nën sundimin e një të çmenduri serial! Amerika me veprime të tilla, e meriton të marrë të gjitha dënimet e botës".

Trump sidoqoftë po mundohet të mbrojë politikën e tij në këtë drejtim e cila po kritikohet në nivel të gjerë nga demokratët dhe republikanët, ndërsa me pretekst të nevojës për t'u përballur me emigracionin ilegal, të miratojë një buxhet të madh për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën. Çështje interesante është kjo që ky vendim i Trump ka shtuar edhe një çështje të re në listën e mosmarrëveshjeve aktuale të Evropës dhe Amerikës që përfshinë një listë të gjatë, prandaj autoritetet evropiane kanë deklaruar distancimin dhe neverinë e tyre nga ky veprim anti-njerëzor. Thorbjørn Jagland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, në reagim ndaj ndarjes së fëmijëve të emigrantëve ilegalë nga prindërit e tyre në Amerikës, ka deklaruar: "Donald Trump, presidenti i Amerikës, nuk mund të flasë për botën e lirë!" Kjo deklaratë është një idiomë cinike dhe e hidhur për Trump i cili përkundër politikës evropiane për pranimin e emigrantëve, beson në zbatimin e masave të ashpra dhe pa tolerancë ndaj emigrantëve ilegalë. Trump shumë herë ka kritikuar dhe qortuar liderët evropianë sidomos Angela Merkel, kancelaren e Gjermanisë e cila në kuadër të politikës "dyert e hapura" gjatë viteve 2015 dhe 2016, ka lejuar mbi një milion emigrantë të hyjnë në Gjermani. Nga pikëpamja e Trump, kjo çështje është bërë shkak për shtimin e pasigurisë dhe kaosit në Gjermani. Megjithëkëtë Angela Merkel duke refuzuar këto kritika, ka paraqitur këtë çështje se nëse i hedhin një vështrim statistikave mes shoqërisë së Gjermanisë dhe shoqërisë së Amerikës në lidhje me prishjen e normave shoqërore dhe anomalisë, atëherë do të kuptojmë se këto statistika tregojnë se pretendimet e Trump nuk janë aspak të drejta në lidhje me ndikimet negative të pranimit të emigrantëve dhe refugjatëve.

Trump që nga koha kur mori presidencën në Amerikë, me qëndrimet dhe veprimet e njëanshme të tij në fushën e emigracionit si trajtimi i ashpër ndaj emigrantëve ilegalë amerikano-latin, planin për ndërtimin e murit kufitar mes Amerikës dhe Meksikës, dëbimin e emigrantëve ilegalë nga Amerika, anulimin e ligjit DACA për mbështetjen ndaj fëmijëve të emigrantëve ilegalë dhe vendimet e tij kundër myslimanëve si për shembull ndalimin e hyrjes në Amerikë të qytetarëve të disa vendeve islame me pretekst për të reduktuar kërcënimet kundër sigurisë Amerikës, gjithnjë i ka shtuar tensionet si brenda Amerikës dhe po ashtu me vendet e tjera të botës duke përfshirë edhe aleatet dhe partnerët ose rivalet e Uashingtonit. Aktualisht është bërë e qartë se qasjet dhe veprimet e Donald Trump jo vetëm që janë bërë shkak për izolimin për çdo ditë e më tepër të Amerikës, por urdhri i fundit i presidentit të Amerikës për zbatimin e masave të ashpra ndaj emigrantëve ilegalë dhe ndarjen e fëmijëve emigrantë nga prindërit e tyre, ka shtuar neveritjen dhe urrejtjen ndaj Trump si brenda Amerikës ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar. Pavarësisht se në mënyrë sipërfaqësore ai është tërhequr nga ky urdhër i vet, mirëpo trajtimi jo njerëzor ndaj emigrantëve ilegal në kufijtë e Amerikës me Meksikën dhe në kampet ku po mbahen ata, po vazhdon akoma.

Jul 23, 2018 11:22 Europe/Tirane
Komente