Jan 08, 2019 09:03 Europe/Tirane
  • Një vit pas vendimit të Trump mbi Jerusalemin dhe pasojat e këtij vendimi

Më 6 dhjetor 2017, Donald Trump, në një vendim të papërgjegjshëm dhe të paligjshëm, njoftoi se do të njihte Jerusalemin e pushtuar si kryeqytetin e ri të regjimit sionist dhe njoftoi transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, një vendim i bërë realitet në maj 2018.

Tashmë ka kaluar një vit nga ky vendim dhe pyetja e rëndësishme është ajo se si ka ndikuar vendimi i papërgjegjshëm i Trump në rendin politik dhe të sigurisë të Lindjes së Mesme dhe gjithashtu në konfliktin palestinezo-izraelit?

Forcimi i polaritetit në Lindjen e Mesme

Vendimi i 6 dhjetorit 2017 i presidentit Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i ri i Izraelit është pjesë e strategjisë më të madhe të administratës së tanishme amerikane në lidhje me Lindjen e Mesme, e njohur si strategjia e "marrëveshjes së shekullit". Pasojat më të rëndësishme dhe të prekshme të vendimit të 6 dhjetorit dhe të veprimeve të  mëvonshme ishin zgjerimi i dhunës në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar. Kjo dhunë është forcuar në dy mënyra: forcimi i polarizimit në Lindjen e Mesme dhe thellimi i konfliktit palestinezo-izraelit. Rajoni i Lindjes së Mesme, veçanërisht në shekullin 21, ka qenë dëshmitar i përplasjes mes dy boshteve të pajtimit dhe rezistencës, secila me karakteristikat e veta. Një nga karakteristikat kryesore të boshtit të kompromisit, është konservatorizmi, bashkëveprimi me Perëndimin dhe ndjekja e veprimtarive sabotuese "rajonale" në sferën e sigurisë. Këto aktivitete sabotuese kanë për qëllim mbështetjen e terrorizmit dhe grupeve terroriste, madje edhe sigurimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe inteligjencës me këto grupe, si dhe krijimin e pasigurisë në disa nga vendet e rajonit. Në fakt, boshti i kompromisit ndjek mësimet dhe idetë vehabiste. Karakteristikat e boshtit të rezistencës, që përfshijnë të qenit revolucionar, kundërshtimi ndaj ndërhyrjeve perëndimore në çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme dhe kryerja e aktiviteteve "proaktive" të lidhura me fushën e sigurisë rajonale, janë të kundërta me karakteristikat e boshtit të kompromisit. Boshti i rezistencës modelin aktual të sigurisë në Lindjen e Mesme e konsideron si një model i importuar dhe i imponuar nga Perëndimi, i cili është një nga shkaqet kryesore të kaosit dhe pasigurisë në Lindjen e Mesme dhe i shërben interesave të Izraelit. Aksi i rezistencës, në kundërshtim me këtë model, bën thirrje për ndryshimin e tij me modelet "popullore" dhe "origjinale", ndërsa në të njëjtën kohë jo vetëm që nuk i ekzagjeron aftësitë ushtarake izraelite, por nuk ka frikë të futet në konfrontim me këtë regjim okupator. Boshti i rezistencës jo vetëm që nuk ka luajtur asnjë rol në formimin e grupeve terroriste në këtë rajon, por ka qenë veçanërisht aktiv në luftimin e këtyre grupeve gjatë viteve të fundit.

 

Vendimi i 6 dhjetorit 2017 i presidentit Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i ri i Izraelit e ka forcuar këtë polaritet politik dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme, sepse aktorët e boshtit të kompromisit janë detyruar ta mbështesin në mënyrë implicite këtë vendim për shkak të varësisë së tyre të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa boshti i rezistencës e ka denoncuar dhe e ka kundërshtuar në mënyrë eksplicite këtë vendim. Nëse në të kaluarën disa vende arabe kanë pasur marrëdhënie sekrete me regjimin sionist, këto marrëdhënie tani janë bërë publike, pasi kjo është pjesë e vendimit të 6 dhjetorit të Trump dhe është një nga akset më të rëndësishme të planit të "marrëveshjes së shekullit. Këto kushte kanë ngritur kundërshtime mes aktorëve kryesorë në rajonin e Lindjes së Mesme, Irani, Arabia Saudite dhe Turqia. Arabia Saudite dhe vende si Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë bërë Lindjen e Mesme një treg të madh për armët Perëndimore dhe me modelet e tyre të sjelljes e kanë dobësuar sigurinë e Lindjes së Mesme, dhe tashmë ky rajon përballet me një nga periudhat më të trazuara dhe të pasigurta të veta, dhe kjo çështje garanton  interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Dr. Collin Cowell, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Blufffield në Virxhinian Perëndimore, beson se interesat amerikane në Lindjen e Mesme garantohen me krijimin e paqëndrueshmërisë në rajon.

Qendrimi i bashkësisë ndërkombëtare 

Bazuar në disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit në të cilën anëtare e përhershme me të drejtë vote është SHBA-ja, ishte vendosur që Jerusalemi të mos jetë kryeqyteti i izraelitëve për shkak se ishte vend i pushtuar. E drejta ndërkombëtare nuk lejon që një vend i pushtuar të shndërrohet në kryeqytet i pranuar ndërkombëtarisht. Prandaj, vendimin e Kongresit të SHBA-ve, për të transferuar ambasadën e SHBA-ve në Jerusalem, presidentët e mëhershëm e kishin lënë në sirtar, ndërsa Trump e bëri këtë. Ky veprim i tij trimëroi edhe më shumë izraelitët dhe disa qeveri vasale arabe, ndërsa irritoi shumicën e botës në mesin e të cilëve edhe shtetet e BE-së. A mund të thuhet se Trump është një budalla? Jo. Ai është një tregtar shumë dinak. Biografia e tij ka treguar se ai di të ngrihet shpejt pasi të bjerë në biznes. Mirëpo, në politikë fitimet e shpejta mund të sjellin rreziqe të mëdha. Ai para se të shpallte vendimin e tij për transferimin e ambasadës, fitoi qindra miliardë dollarë nga arabët, dhe aty mori miratimin e heshtjes së tyre ditën kur do të transferonte ambasadën. Kjo ishte një fitore e madhe politike dhe gjeostrategjike e SHBA-ve dhe regjimit të Izraelit. Për të vazhduar rrugën për në Tel Aviv, presidenti i SHBA përdori linjën e parë Riad-Tel Aviv, dhe që prej asaj dite, vazhdon linja e rregullt ajrore Riad-Tel Aviv. Derisa palestinezët po vriten, bota po hesht me përjashtim të protestave në disa qytete të shtete islame. Ajo që të bën përshtypje, është heshtja e shteteve anëtare të Ligës Arabe. Shtetet e BE-së gjithashtu po heshtin. Qendra Kuds për Studimet Sioniste dhe Palestineze, në një raport të datës 1 dhjetor 2018, në prag të përvjetorit të parë të vendimit të Trump mbi Jerusalemin, shkruan: "Që nga vendimi i Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist deri tani, ushtria izraelite ka martirizuar 345 palestinezë, duke përfshirë 71 fëmijë dhe 6 pacientë me sëmundje të veçantë në pjesë të ndryshme të territoreve palestineze". Sipas këtyre statistikave, pas vendimit të 6 dhjetorit 2017, dhuna në konfliktin palestinezo-izraelit është rritur ndjeshëm.

Kundërshtimi ndërkombëtar ndaj vendimit arbitrar të Donald Trump

Më 21 dhjetor 2017 u vërejt kundërshtimi i parë i madh ndërkombëtar ndaj veprimeve të paligjshme dhe të njëanshme të SHBA në lidhje me Palestinën. Rezoluta që refuzoi vendimin e presidentit amerikan Donalt Trump, për Jerusalemin, u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me 128 vota pro dhe nëntë kundër. Me këtë rezolutë u refuzua vendimi i SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke e cilësuar këtë vendim si kërcënim për paqen. Por ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haleym me paturpësinë më të madhe kërcënoi vendet e botës në tribunën e OKB duke thënë: “Do ta mbajmë mend kur do të kërkohet nga ne të japim kontributin më të madh për OKB dhe do ta kujtojmë kur shumë shtete do të presin nga ne të paguajmë më shumë dhe të përdorin ndikimin tonë për përfitimin e tyre”. Kjo votë do të ketë ndikim se si amerikanët e shohin OKB-në dhe shtetet që nuk na respektojnë në OKB. Kjo votë do të mbahet mend”, shtoi ambasadorja e SHBA. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme riafirmon statusin e veçantë të Jerusalemit si një qytet i shenjtë dhe si një çështje e statusit përfundimtar që do të zgjidhet në negociatat e ardhshme izraelito-palestineze. Aty thuhet gjithashtu se "të gjitha vendimet dhe veprimet që pretendojnë të kenë ndryshuar karakterin, statusin ose përbërjen demografike të Qytetit të Shenjtë të Jerusalemit nuk kanë efekt ligjor, janë të pavlefshme dhe duhet të anulohen". Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, kjo rezolutë nuk është ligjërisht e detyrueshme për t’u zbatuar, por mbart peshë morale, duke demonstruar vullnetin e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare. Sidoqoftë, Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Jerusalemin e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti Amerikan Donald Trump ka realizoi edhe transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Kongresi Amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës Amerikane nga Tel Avivi për në Jerusalem, por shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk e kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi.

Tags

Komente