Jan 08, 2019 09:07 Europe/Tirane
  • Mirëpritja e librave kundër Trump në vitin 2018

Në ditët e fundit të vitit 2018 shumica e agjencive të lajmeve dhe gazetave kanë rishikuar ngjarjet kryesore të këtij viti. Fytyrat më të shquara të lajmeve, filmave dhe librave më  të shitur dhe ngjarjet më të rëndësishme në fusha të ndryshme gjatë 12 muajve të fundit, ulen së bashku dhe në duke parë këto lista, kuptojmë rëndësinë e mediave dhe fuqinë e tyre.

Sipas të gjitha gjasave, ju presidentin e SHBA e konsideroni një qenie ta paparashikueshme. Është parë si një njeri me tuite kontroverse, veprime të pafalshme, fjalime dhe sjellje polemizuese, pozitë të rëndësishme në mesin e karikaturave dhe në kopertinat e revistave dhe gazetave.

Gjatë dy viteve të fundit, janë botuar tituj të shumtë rreth Trump-it dhe jetës së tij dhe pothuajse të gjitha ato janë mirëpritur nga lexuesit në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera dhe janë shpesh në krye të librave më të shitur në gjuhën angleze. Në fillim të muajit janar të vitit 2018, Michael Wolf, shkrimtari amerikan, publikoi një libër i cili shumë shpejt u vendos në krye të listës së librave më të shitur të "Amazon". Në libraritë e Uashingtonit gjithashtu kopjet e këtij libri shiteshin shumë shpejtë dhe që nga dita e parë ky libër u bë i rrallë. Ky libër që Donald Trump, presidenti i Amerikës dhe avokatët e tij, disa ditë para publikimit, kanë bërë përpjekje për të penguar botimin dhe publikimin e tij, titullohet "Zjarr dhe Furi: pamja e brendshme e Shtëpisë së Bardhë të Trump" dhe kryesisht është përkushtuar në kritikën ndaj personalitetit dhe veprimit të Trump duke kritikuar qeverisjen një vjeçare të presidentit Trump. Wolf në librin "Zjarr dhe tërbim: pamja e brendshme e Shtëpisë së Bardhë të Trump" duke u bazuar në intervistat e disa funksionarëve të Shtëpisë së Bardhë si Steve Bannon, ka zbuluar se Trump në Shtëpinë e Bardhë po sillet si një fëmijë dhe në veprim nuk ka aftësi për ta udhëhequr një vend. Gary Cohn, këshilltar i lartë ekonomik i Trump, në këtë libër gjithashtu ka zbuluar duke thënë se Trump nuk lexon asgjë as edhe shkrimet një faqesh dhe as raportet e shkurta ditore dhe të përmbledhura.

Duke përmendur rrugëtimin nga një biznesmen i suksesshëm drejt të qënurit një yll televizioni e më pas President, Donald Trump është vetëquajtur një gjeni. Kjo deklaratë erdhi në formën e kundërpërgjigjes ndaj autorit, Michael Volf. “Nuk jam inteligjent, jam një gjeni… dhe një gjeni shumë i qëndrueshëm”, ka shkruar Trump në Tuitter, duke shtuar se “Tani që bashkëpunimi i fshehtë me Rusinë, pas një viti analize intensive, ka rezultuar një marrëzi totale, demokratët dhe këlyshët e tyre, mediat e lajmeve të rreme, po nxjerrin udhëzuesin e vjetër të Ronald Reaganit dhe po thërrasin për stabilitet mendor dhe inteligjencë”.

Kujtimet e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey janë renditur në krye të klasifikimit të shitjeve paraprake nga Amazon, i ndihmuar më së shumti nga mesazhet me tone hakmarrëse në platformën Tuitter të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e shkarkoi nga detyra vitin e kaluar. Në librin me titull “A Higher Loyalty: Truth, Lies, and Leadership” (Besnikëri e lartë, e vërteta, gënjeshtrat dhe autoriteti), ai sjell në kujtesë 20 vitet e karrierës së tij në postin e prokurorit në Nju Jork, më pas të zëvendës-sekretarit të Drejtësisë në kohën e administratës së George W. Bush dhe kreut të FBI-së mes viteve 2013 dhe 2017. James Comey, i cili drejtonte një hetim lidhur me kontaktet mes anëtarëve të stafit të Trump dhe qeverisë ruse, u shkarkua më 9 maj 2017 nga Donald Trump. Gjatë një seance të jashtëzakonshme dëgjimore në Senat, James Comey zbulon presionet e ardhura nga Shtëpia e Bardhë, faktin që presidenti kishte kërkuar “besnikërinë e tij” dhe të hiqte dorë nga një pjesë e hetimit që kishte të bënte me gjeneralin Michael Flynn, këshilltarin e tij për sigurinë kombëtar, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen. Libri u hodh në treg për publikun e gjerë më 17 prill, megjithëse është renditur i pari në klasifikimin e shitjeve më të mira, ai vijoi gjatë të ishte në krye të kategorisë “Ese”.

Bob Woodward, gazetari i vjetër amerikan, me librin e tij ishte një nga botuesit më të shitur amerikanë në 2018. Libri i tij titullohet, Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe ajo çfarë e dallon këtë libër nga veprat e tjera, janë raportet e autorit  gjatë pranisë së tij disa vjeçare Uashington.

Ky libër prezanton Trump-in si një menaxher i papërshtatshëm dhe joautentik. Në këtë libër, përveç asaj që presidenti i Shteteve të Bashkuara konsiderohet si i sëmurë mendor, thuhet se fitorja Trump në zgjedhjet presidenciale ishte e paimagjinueshme dhe gruaja e tij për pas sa nuk iu ekspozua çmendurisë kur dëgjoi këtë lajm.  Në një pjesë të librit të Woodward, sekretari amerikan i Mbrojtjes James Matis ka përshkruar sjelljet e Trump si fëmijë pas vizitës së Donald Trump në gadishullin Korean. Është gjithashtu e shkruar që John Clay, Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, e ka konsideruar Trump-in si një njeri budalla.

Një muaj pas botimit të këtij libri, mediat amerikane raportuan se ky libër është një nga librit më të shitur në vend dhe u fut në mesin e 5 veprave më të shitura në vitin 2018. Thuhet se reagimi ndaj sjelljes dhe fjalimeve të Donald Trump nuk kufizohet vetëm në shkrimin e librave kundër tij. Historiani Allan Lichtman, ishte ndër të paktet njerëz që parashikuan fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016. Tani ai parashikon një Impeachment për Trumpin në vitin 2019. Lichtman, shkencëtar politik në American University në Ëashington, u bë një yll mediatik pas prognozave të tij se Trumpi do të triumfonte në zgjedhjet presidenciale. Presidenti është mbështetur deri tani tek Kongresi i kontrolluar nga republikanët, sepse ai i ka bllokuar procedurat për largimin e presidentit nga posti. Por me fitoren e shumicës nga demokratët, në nëntor të këtij viti, gjendja ka ndryshuar tërësisht. Demokratët kanë tani në Dhomën e Përfaqësuesve 30 mandate më shumë. Ndërkohë që për nisjen e procedurave kundër Trumpit mjafton vetëm një votë më shumë. Tema “Impeachment” ka qenë në SHBA për një kohë shumë të gjatë një zonë gri, ndërsa tani mund të shndërrohet në realitet, mendon historiani amerikan. Ai arsyeton se nëse hetimi i drejtuar nga Robert Mueller sjell dëshmi të qëndrueshme kundër Trumpit, atëherë baza e demokratëve do të kërkojë ngritjen e një aktakuze ndaj kreut të shtetit, ndaj raporti i Muellerit mund të përbëjë një rrezik të madh për presidentin e SHBA-ve.

Pyetja e çuditshme e presidentit të Shteteve të Bashkuara për një fëmijë shtatëvjeçar për Santa Clausin ka shkaktuar kritikat e ligjvënësve dhe mediave amerikane. "Është shumë e çuditshme që në prag të Krishtlindjes Trump u tregon fëmijëve se besimi tek Santa Claus në moshën e tyre është një çështje margjinale", tha Chris Murphy, përfaqësues i shtetit Connecticut  në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Preet Bharara, një avokat amerikan dhe kritik i zakonshëm i Trump-it, gjithashtu iu përgjigj duke komentuar mbi Santa Claus: "Nëse je një fëmijë shtatëvjeçar, Santa Claus është atje për ty dhe të do". Një korrespondent i Neë York Times gjithashtu e krahasoi Trump-in me një komedian. Shumë kritikë thanë se Trump mund të ketë shkatërruar Krishtlindjet për një fëmijë të vogël duke nënkuptuar se Santa Claus nuk ekzistonte. Disa figura të tjera të medias dhe përdoruesit e Tëitter reaguan negativisht ndaj komenteve të Trump, me një prej tyre që në lidhje me presidentin Trump, shkroi: Ajo që është e vërtetë "për një gënjeshtar patologjik është se kurrë nuk e di se kur është koha e duhur për të treguar të vërtetën". Ditën e Krishtlindjeve Trump komunikoi me një fëmijë me emrin Colleman duke i thënë: "A besoni ende në Santa?  Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është margjinale apo jo"? Duke biseduar me mediat, Collman tha se kurrë nuk e kishte dëgjuar fjalën "margjinal" më parë.

Tags

Komente