Jan 08, 2019 12:37 Europe/Tirane
  • Evropa në rrugën e pavarësisë strategjike (2)

Bashkimi Evropian në kontekstin e përpjekjeve të vazhdueshme për integrim dhe në përpjekje për t'u bërë një entitet unik politik, ka ndërmarrë hapa drejt pavarësisë strategjike duke u përballur me pozicionet dhe veprimet e Trump-it, si dhe me ndarjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Në emisionin e mëparshëm, u diskutua strategjia evropiane për ushtrinë dhe sigurinë. Në këtë emision do të analizojmë aspektet e tjera të këtij procesi dhe përkufizimi i marrëdhënieve dhe lidhjeve të reja në fushën e biznesit dhe ekonomisë dhe mbështetja e BE-së në vetvete në arenën politike.

Presidenti amerikan Trump nuk ka fshehur kurrë faktin se "Amerika e para" është qëllimi i tij më i lartë. Gjithçka tjetër ishte dhe është e dorës së dytë dhe në rastin më të mirë mbetet një mjet për të arritur qëllimin e tërësisë së tij, domethënë ndjekjen fillimisht të interesave të Amerikës. Në këtë kuadër, Donald Trump e bëri realitet kërcënimin e tij për tarfiat treegtare ndaj BE-së dhe duke nisur nga 1 qershori 2018 BE-ja nuk përjashtohet më nga tarifat doganore për çelikun dhe aluminin. Eksportuesit e çelikut dhe aluminit nga vendet e Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe Meksikës si pas radhës duhet të paguajnë 25 % dhe 10 % tarifa të reja për qeverinë e Amerikës. Ky vendim është përballur me irritimin e madh të aleatëve më të afërt tregtarë të Amerikës dhe ata e kanë kërcënuar Uashingtonin për padi në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe për marrjen e veprimeve kundërpërgjigjeje. Parashikohet që produktet e bujqësisë, bagëtisë dhe disa produkte konsumuese në Amerikë të importuara nga vendet e BE, Kanadasë dhe Meksikës do përfshihen në tarifat e reja. Evropianët u përpoqën deri në fund ta zbusnin konfliktin tregtar me Shtetet e Bashkuara,  por kjo dështoi, sepse të dyja palët ngulnin këmbë tek pozicionet e tyre. Ndërsa SHBA favorizojnë marrëveshjet dypalëshe, BE-ja nuk dëshiron të ndahet dhe insiston tek respektimi i rregullave të OBT-së. Christine Lagarde, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me një ironi të hapur ndaj Trump, u bëri thirrje udhëheqësve të botës, për të zëvendësuar tarifat dhe proteksionizmin me qëllim reformimin e sistemit të tregtisë botërore duke u dhënë fund përpjekjeve të tyre për ta anashkaluar këtë sistem. Kryetarja e FMN i është drejtuar presidentit amerikan duke e paralajmëruar atë se lufta tregtare nuk sjell asnjë fitues.

 

Që nga fillimi i vitit 2018, Trump dhe lufta tregtare e Bashkimit Evropian kanë hyrë në një fazë të re. Disa analistë amerikanë besojnë se në të ardhmen, qeveria e Trump do të vendosë tarifa të reja dhe më të gjera kundër BE-së, Kinës, Kanadasë dhe Meksikës. Zyrtarët evropianë po përballen tani me dikë që e sheh "proteksionizmin ekonomik" si një politikë të rëndësishme në fushën e tregtisë dhe do të përpiqet në të ardhmen për të zbatuar këtë politikë. Pa dyshim, do të ketë më shumë konfrontime ekonomike, ose më mirë të themi, një luftë e thellë tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Në një deklaratë të kohëve të fundit nga Bashkimi Evropian, është paralajmëruar se Këshilli i Evropës ndjehet keq me vendimin e SHBA-së për të imponuar tarifë për importet e çelikut dhe aluminit. Ai mbështet fuqimisht përpjekjet e Komisionit Evropian për të siguruar mbrojtjen e plotë të të drejtave të Bashkimit Europian në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë në mënyrë që t'i përgjigjet në mënyrë adekuate dhe të përshtatshme veprimeve të SHBA. Cecilia Malmstrom, komisionere e tregtisë e BE, tha se Brukseli do të pres njoftimin zyrtar të tarifave të SHBA. "Zbatimi i masave gjithëpërfshirëse si kjo në përgjithësi nuk është rrugë që çon përpara", tha zonja Malmstrom në një intervistë me Financial Times. "Ne rrezikojmë të shohim një efekt domino të rrezikshëm nga kjo". Ekuacioni nuk është i komplikuar në SHBA! Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, doli me sloganin e proteksionizmit ekonomik. Që nga fillimi, ai përpiqet të sfidojë strukturën e ekonomisë ndërkombëtare, tregtinë e lirë dhe globalizimin e ekonomisë. Ai e di shumë mirë që nëse ai nuk i përmbush premtimet e tij në këtë drejtim, do të përballet me votuesit e pakënaqur. Prandaj, që nga fillimi i vitit 2018, Presidenti amerikan ka hyrë në një mosmarrëveshje të re ekonomike mes SHBA dhe partnerëve të saj. Konflikti pritet të vazhdojë deri në të paktën vitin 2020. Trump planifikon të përdorë konfrontimin ekonomik në rritje me Bashkimin Evropian, Kinën dhe vendet e tjera në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale si një bast për të fituar zgjedhjet. Prandaj, pritja e kotë e udhëheqësve evropianë që Trump tërësisht do të tërhiqet nga politikat e tij ekonomike proteksioniste nuk do të bëhet realitet. Në rastin më të mirë, Trump do t'i mbajë autoritetet evropiane në paqartësi mbi tarifat.

 

Një aspekt tjetër i përpjekjeve të Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja e saj strategjike në qëndrimin e pavarur politik të Evropës është kundërshtimi i qëndrimeve amerikane në shumë çështje ndërkombëtare. Trump, duke ndjekur një politikë unilaterale dhe një politikë tërësisht tiranike, ka kërkuar të imponojë qasje dhe dëshira të ndryshme ndaj partnerëve evropianë të Uashingtonit në disa çështje të rëndësishme ndërkombëtare. Me largimin nga marrëveshja e Parisit për klimën, Trump ka shkaktuar kritika të ashpra nga vendet e mëdha evropiane. Gjithashtu, qeveria amerikane dhe Kongresi kanë paralajmëruar vendet evropiane rreth pasojave për vazhdimin e marrëdhënieve të tyre me Iranin. Administrata e Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe mbështetja e tij kongresionale, u ka bërë thirrje vendeve evropiane të mos vënë në dyshim vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për sanksione kundër atyre që shkelin sanksionet e reja amerikane ndaj Iranit. Më 8 maj, duke përsëritur akuza të pabazuara kundër Iranit, Trump njoftoi tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe paralajmëroi rifillimin e sanksioneve bërthamore. Ky veprim është dënuar gjerësi nga faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë deklaruar se janë në favor të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Irani dhe Evropa kanë nisur bisedimet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore pas tërheqjes së Uashingtonit nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.

 

Qasja e Trump është e kundërt ndaj qasjes evropiane që theksun multilateralizmin dhe si rrjedhim, zyrtarët e lartë të BE konsiderojnë se qasja e Trump është e rrezikshme jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për të gjithë Evropën. Mund të parashikohet që vazhdimi i trendit aktual në marrëdhëniet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara do të zgjerojë më tej ndarjen midis dy anëve të Atlantikut dhe do të miratojë politika dhe veprime nga Evropa që do të bien në kundërshtim me politikat dhe veprimet e SHBA. Sipas disa zyrtarëve evropianë, ndryshimet e thella në politikën amerikane, përfshirë tërheqjen e Amerikës nga roli i saj ndërkombëtar, nuk janë vetëm për hir të një presidenti si Trump, por një ndryshim themelor që nuk do të ndalet pas zgjedhjeve të ardhshme në SHBA. Me fjalë të tjera, tani evropianët kanë të bëjnë me amerikanë të ndryshëm, të cilët kryesisht braktisin rolin e tyre mbështetës dhe marrin qëndrim rival dhe veprojnë në kuadrin e qasjes së politikës së jashtme të Trump, çka mund të quhet komercializim i politikës së jashtme. Nëse BE-ja papritur do të merrte vendime kolektive me shumicë të thjeshtë, problemet me të cilat ajo përballet nuk do të dukeshin më të vështira. Më në fund, Evropa do të ishte në gjendje të qëndronte vetë në këmbë dhe të trajtonte problemet e qytetarëve të saj. Për shembull, me një ushtri evropiane që shërben si një shtyllë autonome brenda NATO-s, BE-ja nuk do të duhej më të varej nga SHBA-ja për vendimet e sigurisë. Me një treg të vetëm dixhital, do të lindnin më në fund alternativa evropiane për Google, Facebook, Amazon, Samsung dhe Huawei. Dhe me një patrullë kufitare evropiane dhe rojë bregdetare, evropianët do të ishin shumë më pak të varur nga Turqia, Rusia dhe të tjerët kur vjen fjala për menaxhimin e flukseve të emigracionit. Kryengritja që i nevojitet Evropës nuk do të ndodhë në rrugët e Parisit apo Brukselit, por brenda institucioneve të paralizuara të BE-së. Për më shumë se pesë dekada, pushteti brenda Evropës ka qenë i ndarë midis konservatorëve dhe socialistëve, të cilët, në mënyrë kolektive, nuk kanë arritur të trajtojnë si duhet sfidat e ditës. Periudha aktuale kërkon vepra konkrete nga BE. Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj 2019, “Brezi i ri i Evropës” mund të thyejë rendin e vjetër politik dhe të nisë revolucionin në rrugët dhe në korridoret e demokracisë evropiane për një të ardhme më dinjitoze të BE-së në arenën ndërkombëtare.

Tags

Komente