Sep 11, 2019 15:37 Europe/Tirane
  • Muharremi, muaji i pikëllimit dhe epopesë

Muharremi është muaji i pikëllimit, trishtimit dhe vajtimit të shiitëve për martirizimin e Imam Huseinit (as).

Filloi muaji i Muharremit, muaji i epikës, guximit dhe sakrificës. Muaji që gjaku fitoi ndaj shpatës dhe fuqia e së drejtës e dënoi padrejtësinë deri në fund. Muaji që u mësoi brezave gjatë gjithë historisë rrugën drejt fitores mbi shtypjen dhe që shënoi humbjen e superfuqive karshi fjalës së vërtetë. Ndërsa vijnë ditët e martirizimit të Imam Huseinit (as), nipit të Profetit të Zotit (s.a.v.s) në Qerbela, era e Muharremit arrin në të gjitha qytetet dhe vendet islamike. Tekstet që qëndrojnë në muret e qyteteve, banderolat shumëngjyrëshe që mbajnë emrin e Ehli Bejtit të Profetit (as), rrobat e zeza mbi njerëzit, kujtojnë këto vargje të Kashmanit:

Përsëri cfarë është kjo revoltë që është krijim i universit

Përsëri cfarë është kjo zhurmë, kjo zi dhe ky matem

Muharremi është emri i muajit të parë të 12 muajve hixhri kameri. Arsyeja e emërtimit të këtij muaji të Muharremit ishte se ishte e ndaluar të luftohej në këtë muaj. Beni Umeje në vitin 61 h.k. me derdhjen e gjakut të Imam Husejnit (as) dhe familjarëve dhe shokëve të tij, jo vetëm që nuk apstenoi për të nderuar këtë muaj, por ai synoi të shkatërrojë familjen e Profetit të Zotit.   Meqenëse muaji i Muharremit  kujton ngjarjet e Qerbelasë dhe Ashurasë, ardhja e këtij muaji lëndon zemrat e njerëzve. Pasuesit dhe admiruesit e Imam Huseinit (as) gjithashtu mbulojnë Muharremin kudo që nga fillimi i këtij muai dhe përkujtojnë martirizimin e Imamit. Në një hadith të cituar nga Imam Reza (as) thuhet: “"Në ditën e martirizimit të Huseinit (as), zemrat tona u plagosën dhe lotët na kulluan ... Dhe trishtimi na la të mërzitur dhe të pakënaqur. Muharremi po vinte, babai im nuk ishte më i qeshur dhe që nga dita e parë e Muharremit e deri në ditën e dhjetë, pikëllimi i tij po shtohej. Dita e Ashurasë ishte një ditë trishtimi dhe pikëllimi për të dhe vazhdimisht thoshte se është dita kur u vra Huseini ... "

Image Caption

Kultura e mbajtes zi është një ritual i frytshëm dhe transcendent, që ka ardhur ndër vite vuajtjesh dhe vështirësive që familja e Profetit ka vuajtur përmes lotëve të derdhur padrejtësisht nga brezat e mëparshëm. Kjo kulturë na ka sjellë mijëra mësime dhe mesazhe informuese. Ehli Bejti i Profetit theksoi mbi organizimin e zisë, duke u përqëndruar në unitetin e njerëzve dhe parandaloi shpërndarjen e forcave duke inkurajuar njerëzit të mbajnë takimet për Huseinin dhe të krijojnë depërtim dhe vetëdije. Me rastin e ditëve të përkujtimit të martirizimit të Imam Huseinit (as), miliona njerëz të klasave, racasve dhe medhhebeve të ndryshme, mblidhen për të mbajtur zi për këtë ngjarje.

Në traditat e udhëheqësve të fesë, ka një shpërblim të madh për ata që mbajnë zi dhe qajnë për shtypjen e Aba Abdullah al Huseinit (paqja qoftë mbi të) dhe shokëve të tij në Qerbela. Kjo për shkak se kjo e qarë është e ndryshme nga të qarat e tjera. Kjo nuk është një klithmë e pafuqisë por e dinjitetit dhe krenarisë. Kjo thirrje paraqet sfondin e fuqishëm të një civilizimi 1400 vjeçar, drita e të cilit udhëheq mësimet e tij gjatë gjithë jetës në shtigjet e historisë për të udhëhequr njerëzimin. Imam Sadek (as) ka thënë: "Për shërbëtorët e Zotit, të qash dhe të vajtosh për të gjitha gjërat është një gjë e keqe, përveçse të qash dhe të vajtosh për Husein ibn Aliun sepse zimbajtësit në këtë rast marrin shpërblimin e Ahiretit".

Zimbajtësit huseinian, duke marrë pjesë në ceremonitë e Ashurasë me rastin e martirizimit të imam Huseinit (as) dhe shokëve të tij besnikë, njihen me personalitetin dhe madhështinë e tyre shpirtërore dhe ata janë qenie njerëzore të përsosura që posedojnë cilësi të mira të durimit, besnikërisë, qëndrueshmërisë dhe sakrificës. Ata janë model dhe një shembull i mirë. Zimbajtësitë duke qarë, forcojnë kuptimin dhe lidhjen emocionale të tyre me Imam Huseinin (as) dhe shokët e tij besnikë. Zemra që e do Husein ibn Aliun dhe Ehli Bejtin e Profetit, duke qarë, padyshim shpreh dashurinë e brendshme dhe rinovon besnikërinë ndaj imamit dhe kulturës së martirizmit.

Dëshmori Motahari thotë: Duke qarë për dëshmorin, duke marrë pjesë në ceremonitë epike dhe duke rënë dakord me gjallërinë dhe lëvizjen e tij, dëshmohet për emocione të pastra që tregojnë miliona njerëz në ceremonitë e organizuara për nderë të Ashurasë. Bota do të reformohej shumë nëse ata që janë të ngarkuar me këtë rezervuar të madhë, të çmuar emocionalë dhe shpirtërorë, d.m.th. ligjëruesit fetarë, mund ta shfrytëzojnë këtë rezervuar të shkëlqyeshëm, si për nga forma, ashtu edhe për tu përputhur dhe të ndiejnë shpirtin e madh të Hoseinit (as). Maurice Dekobra, mendimtar francez në përgjigje të kundërshtimit të mbajtjes së zisë, thotë: “Nëse do ta kishin ditur të vërtetën e Ashurasë, ata nuk do t'i kishin konsideruar zimbajtësit të çmendur, sepse pasuesit e Huseinit do të mësonin se përulësia dhe skllavëria dhe kolonializmi dhe shfrytëzimi nuk duhet të pranohen asnjëherë ...”

Image Caption

Filozofi dhe orientalisti gjerman Massio Marbin gjithashtu në librin Politika Islame, shkruan: "Disa historianë injorantë i kanë atribuar zisë shiite çmendurinë dhe i kanë ekzagjeruar dhe akuzuar shiitët. Ne nuk kemi parë njerëz si shiitët që janë pasionantë dhe të gjallë, kur ata mbanin zi për Huseinin për bërjen e politikave të mençura dhe krijimin e lëvizjeve fetare të efektshme. Antuan Bara i krishterë është i dashuruar në Huseinin (a.s.) dhe shumë vite të jetës së tij ia ka kushtuar hulumtimit dhe studimeve rreth jetës dhe kryengritjes së Imam Huseinit (a.s.). Antuan Bara është autor i librit “Husein (a.s.) në të menduarin e krishterë”, libër ky i cili është përkthyer në 17 gjuhë të botës. Ai në lidhje me personalitetin e Imam Huseinit (a.s.) thotë: “Përkufizimi im rreth Huseinit (a.s.) është pikërisht ajo shprehje e shkurt dhe e qartë të cilën e kam thënë në këtë libër rreth Huseinit (a.s.).

Përsëritja e Muharremit me kalimin e kohës e ka bërë të qartë se imam Huseini (paqja qoftë mbi të) dhe shokët e tij ishin njerëzit "fitimtarë" të Qerbelasë. Në Qerbela, megjithëkëtë, ata vdiqën, por ata rivitalizuan Islamin, i mësuan botës formën e anti-shtypjes dhe fituan favorin e madh të martirizimit. Gjithashtu, ata gjithmonë kanë mbajtur një vend të lavdishëm në sytë e besimtarëve dhe drejtësisë për të gjitha kohërat në histori dhe janë bërë të dashur në zemrat e besimtarëve.

Cdo vit, kujtimi i lëvizjes së Ashurasë dhemi kryengritjes së Imam Huseinit (as) bëhet më i gjallë dhe më i apasionuar, ndërsa Husein ibn Ali (as) bëhet pionier në lëvizjet për liri. Një vështrim mbi lëvizjen e Imam Huseinit (as) në Muharremin e vitit 61  hixhri, dëshmon se qëllimi dhe mendimi më i rëndësishëm i Imam Huseinit (as ) në këtë lëvizje ishte zbatimi i detyrës hyjnore. Një person që  krenohet  me faktin që është rob i Zotit, nuk mendon për asgjë tjetër, përveç zbatimit të detyrës hyjnore dhe shkaktimit të kënaqësisë së Zotit. Kryengritja e Ashurasë edhe pse ndodhi në një ditë, por ndikimi i saj është shtrirë deri në amshim dhe u bë simbol i ngadhënjimit të gjakut mbi shpatën. Kjo ngjarje e madhe ushtroi ndikim aq të thellë në ndërgjegjet dhe në zemrat e njerëzve sa që për çdo vit dhjetëditëshi i Muharremit dhe sidomos Ashura bëhet kulmi i dashurisë dhe sinqeritetit ndaj shëmbëlltyrës së luftës dhe martirizimit, Imam Husejnit (a.s.).

Kryengritja e Ashurasë është një kryengritje kundër shtypjes dhe zija është shfaqja e saj në të gjitha kohërat dhe vendet për kombet e shtypura.

 

Tags

Komente