Dhjetor 04, 2020 14:24 Europe/Tirane
  • Tronditet Beogradi, shpërthim i fortë pranë RTS-së, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Në Beograd, në rrugën në parkingun e Radio Televizionit të Serbisë, para orës 10 ndodhi një shpërthim ku një person humbi jetën dhe dy mbetën të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në vendin e ndërtimit,  afër ndërtesës së RTS, ku punëtorët po punonin dhe sipas informacioneve jozyrtare një shishe me gaz shpërtheu gjatë saldimit.

Si pasojë e shpërthimit disa makina u dëmtuan dhe xhamat në një nga pjesët e ndërtesës së RTS ishin thyer rapotojnë mediat serbe.

Tags