Janar 16, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Serbia mori 1 milion vaksina nga Kina

Sot në Serbi kanë mbërritur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19  nga Kina,duke e bërë atë vendin e parë Evropian që merr vaksinën Kineze për programet e inokulimit masiv.

Ndërkohë sipas Reuters, Hungaria do të jetë vendi tjetër që do të miratojë vaksinën kineze në Europë. Rregullatori i saj mjekësor pritet të miratojë përdorimin e vaksinës Sinopharm për inokulimin në masë, pasi Komisioni Evropian dha lejen për të negociuar furnizimin e vaksinave Sinopharm. Kina miratoi Sinopharm BIBP në fund të dhjetorit, vaksina e saj e parë COVID-19 për përdorim të gjerë publik. Asnjë e dhënë e hollësishme e efikasitetit nuk është publikuar por BIBP ka thënë se vaksina është 79.34% efektive bazuar në të dhënat e ndërmjetme.

 

Tags